• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Gjatë mbledhjes, kur shefi i Sigurimit, Apostol Çepele, pyeti vartësin e tij se, a dilte në punë Frida Sadedini, që kishte bërë 18 vjet burg, ajo…”/ Kujtimet e ish- të internuarit politik, Simon Mirakaj

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes, i tha; Hajrie Mulleti lirohesh, por s’të lejohet të shkosh në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Sarandë’, ajo iu përgjigj…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Në maj të ’59-ës, kur erdhi Hrushovi në Shqipëri, nga kampi i internimit të Savrës, Sigurimi i Shtetit mori Seit Selfon, Vanko Lezon, Shahin Rushitin dhe i çuan në…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj   
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj

Nga SIMON MIRAKAJ   

Pjesa e pestë

                                        ‘Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim’           

                                                                       – Kujtime –

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                                         H Y R J E

Memorie.al/ Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

                                                                   NË KAMPIN E GJAZËS

 (9 shkurt 1969 – 4 korrik 1989)

 Internimi në Gjazë

Kishte kohë që operativi Kosta Sillo, thoshte që disa familje do t’i heqim nga Savra do i transferojmë në Gjazë (Lushnje). Transferimi për në Gjazë u bë në dt. 6 shkurt 1969. Ishte ditë e ftohtë e me pak shi. Rruga ishte pak e gjatë, nga Savra 16 km.

Kur u afruam e u futëm brenda në sektorin e Gjazës, pamë nga makina se kishte dy rrugë që ishin jo më shumë se 100 m. Kishte tre rreshta me shtëpi. Në njërin rresht ishte një ndërtesë e vjetër, që quhej “Këndi kuq” dhe që përdorej për mbledhjet.

Në rreshtin e mesit ishin shtëpi të bëra me plithar e të suvatuara e të lyera me bojë të bardhë. Njëra nga këto shtëpi, ishte zyrë e përgjegjësit të sektorit. Rreshti i tretë, ishte me shtëpi të vjetra me tulla. Aty gjetëm disa familje, si ajo e Markagjonit, Talo, Xhydollari, Meraja, Peroni, Nela, Kaziu dhe Agolli.

Familjet që ikëm nga Savra, ishin familjet e Mirakajve, Cuba me djalin Zefin, Kunia me dy djemtë, Simonin e Sokolin, me gruan Valin e, dy fëmijët Leonin e Vilmën. Familjet të Dinellarve nga rrethi i Dibrës, nënë Rukija me dy djemtë, Tomorrin e Sazanin, me gruan e fëmijë.

Familja Sulltane Dine, me djalin Dinen. Familja Fuat Dine, me zonjën e tij, Meleqen, familja Ismail Spahiu, me gruan e dy fëmijët, familja Ahmet Kolgjini me gruan, djalin, e motrën. Familja Xhevit Matjani, me nënën e gruan, me fëmijët. Në Gjazë jetuam 20 vjet, në kushte shumë të vështira.

Kasollja e Gjazës,  1969

Po shihja kasollen e Gjazës, ku kalova 21 vjet të jetës. Në apelin e mbrëmjes, operativi Sigurimit lexonte emrat e familjeve që transferoheshin nga Savra, për në kampin e Gjazës. Gjaza ishte 15 km. larg qytetit, si km. nuk ishin shumë, por ne ishim të izoluar. Izolimi jonë filloi në vitin 1968. Nga kampi i Savrës, nuk mund të dilnim më në qytet, edhe pse e kishim vetëm 4 km. larg.

Për të dalë në qytet, duhej leje nga operativi i Sigurimit. Para këtyre viteve, na kishin pajisur me një leje qarkullimi, kjo leje na mundësonte lëvizjen në zonën e Lushnjes, nga mëngjesi deri në darkë. Gjithmonë lëvizja fillonte mbas paraqitjes në apel, në mëngjes e në darkë.

Kjo lëvizje pra u ndërpre në vitin 1968, kur sapo kishte filluar ashpërsimi i luftës së klasave. Ashpërsimi u shoqërua me largimin nga Savra të disa familjeve, më “të rrezikshme” (sipas atyre). Transferimet zgjidheshin nga Sigurimi, muajt më të ftohtë të vitit. Mbas apelit të mbrëmjes, operativi Kosta Silo, komunikoi emrat e familjeve që do të transferoheshin për në Gjazë:

Familjet; Mirakaj, Dine, Matjani, Spahiu, Bajraktari dhe Markagjonët, kishin ikur një vit më përpara. Me largimin e Markagjonve, kuptuam se edhe në nuk e kishim të gjatë aty.

Transferimi na gjeti të përgatitur shpirtërisht; “Pra – vazhdoi operativi – ju që dëgjuat emrat, në orën 7 të mëngjesit, duhet të jeni gati se vjen makina të ju marrë”. Me t’u kthyer në barakën tonë, filluam të bëjmë gati plaçkat.

Atë natë nuk fjetëm fare edhe nga vizitat e njerëzve, që na jepnin kurajo e shprehnin keqardhje, të cilën e shprehnin me lot. Në ora 7.00, makina ndodhej te oborri, i cili ishte mbushur me njerëz. Afër shoferit, qëndronte operativi i Sigurimit. Filluam të ngremë plaçkat në makinë. Komshinjtë dhe shumë miq të kampit, nuk na lanë të prekim plaçkat e, filluan e i mbaruan ata, pasi nuk kishim shumë.

Ishte ftohtë, binte dhe pak shi i hollë, makina ishte e zbuluar, plaçkat i kishim mbuluar me një plastmasë, ashtu ishim mbuluar edhe ne, unë me vëllain Sokolin, kunata Vali me të dy fëmijët, Vilmën 4 vjeç dhe Leonin 2 vjeç. Nënën e lamë të motra atë natë, se ajo vuante nga zemra. “Ja – tha një plak me lot në sy – dhe qielli po qan për ju”. Filluam të përqafohemi e të ndahemi me motrën e burrin e saj, me mbesën e nipin, me njerëzit që kishin ardh me na dhënë lamtumirën.

Hipëm në makinë ajo ishte e zbuluar, siç ju thashë, ato zgjidheshin me qëllim të tilla. Ishte një presion psikologjik që na bëhej, por ne ishim mësuar me sadizmin e tyre dhe nuk na bënte përshtypje. Makina filloi rrugën për Gjazë. Ne përshëndesnim të afërmit, me dorë derisa u larguam. Shiu nuk pushoi, rruga na u duk shumë e gjatë. “Eu… ku qenka kjo Gjaza”?!

Kishim shkuar një herë para shumë vjetësh për të luajtur futboll, me repartin ushtarak që gjendej atje. Nuk e mbaja mend distancën, udhëtimi zgjati një orë. Më në fund mbërritëm.

Makina u ndal para shtëpisë me tulla. Shtëpitë ishin ndërtuar në vitet ’50-të, po nga të internuarit. Zbriti kunata me dy fëmijët, pastaj edhe ne. Kishin dalë me na prit e për të na ndihmuar, Markagjonët, Kristina, Çelestina e Gjoni. I sistemuam plaçkat në dy dhoma. Në njërën vëllai me gruan e dy fëmijët, në tjetrën unë me nënën.

Mbasi u larguan njerëzit dolëm të shohim oborrin, e pamë të nevojshme ndërtimin një kasolleje, që do na shërbente si kuzhinë. Të nesërmen pas apelit të mëngjesit, filluam të bëjmë regjistrimin për në punë. Na caktuan në brigada të ndryshme pune. Puna ishte e rëndë, Sigurimi i Shtetit e kishte dhënë porosinë, nëpërmjet operativit të zonës, Kosta Silos;  “armiqve, punë sa më të rëndë”. E përballuam me shumë sakrificë e dinjitet. Qëlluam fatkeqësisht të rinj… por politikisht, nuk na mposhtën, nuk na bënë dot bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Filluan një luftë të hapur ekonomike, punë të rëndë, që paguhej më pak. Kontrolli ishte i rreptë, dy herë në ditë apel, në shumicën e rasteve, tre herë. Kur vinte ndonjë delegacion në Tiranë, ne duhet të paraqiteshim 3 herë në ditë në apel, po kështu tre herë, gjithë ditët e festave.

Në mëngjes, përgjegjësi i Sigurimit të Shtetit, Til Qosja, na thotë se; “Sot vjen shefi operativ dhe ka një takim me ju, në orën 11.00 Janë lajmëruar brigadierët që mos t’ju çojnë larg me punë”. Takimi do të kryhej te këndi i kuq, në orën 11.

Në krye të tavolinës, ishte ulur paria e sektorit. Ne u ulëm nëpër stola, mbas 5 minutash, vjen operativi Kosta Sillo dhe shefi operativ, Apostol Çepeli. Mbledhja filloi me përgjegjësin e sektorit, mbasi mbaroi ai, shefi pyeti: “A dalin në punë këta”?

“Po dalin, me përjashtim të Frida Sadedinit”, ju përgjigjën vartësit e tij. Frida ishte afërsisht 70 vjeç, kishte studiuar në Austri dhe kishte bërë 18 vjet burg.

“Kush është Frida”, pyeti shefi? – Frida u ngrit në këmbë.

“Pse nuk del në punë”?! – i tha shefi operativ.

“Zotni, by… së vjetër, nuk i vihen këmbë të reja”, – i tha Frida dhe u ul. Për disa sekonda, ra heshtje, shefi nuk e priste atë përgjigje, fytyra i që bërë flakë e kuqe. Ndërkohë, përgjegjësi i apelit, iu drejtua shefit operativ:

“Sa është e drejta e këtyre, për të lëvizur”?

Apostol Çepele, iu përgjigj: “Këta kanë të drejtë të lëvizin, 700 ha. tokë që ka ferma juaj, nëse e kalojnë, plumbin ballit”!

Ky ishte prezantimi që bëri shefi operativ, për “armiqtë e klasës”, siç na quanin ata.

Baftjari

Baftjari ishte nga një fshat i quajtur Mazhaj. Ai fshat, nga kampi i internimit në Gjazë të Lushnjes, ishte afërsisht dy km. larg. Baftjari kishte fituar të drejtën të punonte në fermën shtetërore dhe kjo largësi, nuk i dukej gjë.

Këtë rrugë e bënte dy herë në ditë, në mëngjes që vinte për të marrë planin e punës dhe mbas punës, nisej për shtëpi. Baftjari tregonte, mbasi u njoftëm, se në fillim kur shkuam në Gjazë, Sigurimi Shtetit kishte hapur fjalë nëpërmjet njerëzve të tyre, se do vijnë disa familje kriminelesh.

“Unë, – tha ai, – nga që kisha frikë nga ju, i bija rrugës për të shkuar në shtëpi, rrotull, në vend që të shkoja për një orë, e bëja për një orë e gjysmë”! – dhe qeshte.

Ishte i martuar dhe kishte dy apo tre fëmijë, (nuk më kujtohet), por kishte dhe shumë humor. U ndodha në një brigade me Baftjarin, qëllonte që punonim afër në kanal apo vija. Kur uleshim për të pushuar, bënim pak muhabet.

“Baftjar, – i thoja, – po gruaja punon”?

“Punon e merr pikë në kooperativë”.

Kështu paguhej, me pikë.

“Tani e kemi të vështirë shumë për kalamajtë, për t’i rritur. Kisham një lopë, po tani nuk mbajmë dot. Nuk ka qumësht, se na kanë mbjellur grurin afër shtëpisë e, nuk lënë që ta kullosim. ‘Mbaje, – na thonë, – anës kanalit’. Kishim pula,- ato na thonë: ‘Mbaje në kotec, se hanë grurin. Lopën e shita.

Mundohem të nxjerr ndonjë lek me shkusi”! – dhe qeshte.

“Të japin lek”?

“Jo, më blejnë një palë këpucë. Me erdhi njeri që i kishte vdekur gruaja, kishte disa vjet dhe donte nuse. Unë i thashë: Si e do, e do me viç? Ai më tha: Dua nuse jo lopë! Mirë, mirë, se është njëra në fshat, që i ka vdekur burri dhe ka një djalë, prandaj të thashë e do me viç…”!

“E mirë, me viç, me djalin, se edhe unë kam një vajzë”.

“E kështu i rregullova, ai me dha 2000 lekë një palë këpucë. Me lekët, bleva librat e kalamajve”.

Mbas pak u ulëm për të ngrënë. Kur nxjerr nga çanta Baftjari bukën e misrit, që ishte e trashë sa buka e grurit, unë kujtova se e ka bukë gruri dhe i them: “Baftjar, po hani bukë gruri”?

“Ça re, kjo isht bukë misri”! Unë ja hidhja bukën lopës e nuk e hante, se bukën e kanë bërë nga misri hibrid, po nga ato të fundit të koçekut. Me bukën kishte edhe dy kokrra vezë. Nxora bukën nga çanta. Kisha marrë bukë shumë dhe e ndava për gjysëm.

“Na, – i thashë, – Baftjar”.

“Po e marr t’ua çoj kalamajve”.

“Merre haje tani, kur të mbarojmë punën, eja me mua shkojmë në Gjazë, se do marr një bukë për ty e, për kalamajtë”. U nisëm për në shtëpi dhe unë u drejtova të dyqani, për të blerë bukë. Shitësit i them: “Më jep dy bukë, se me kanë ardhë miq”. Mora dy bukët, kur i pa Baftjari i shkëlqeu fytyra dhe mori njërën bukë.

“Kur të me shohin kalamajtë që u kam sjellë bukë të grunjtë, do fluturojnë nga gëzimi”. U ndamë me Baftjarin, duke i thënë njeri-tjetrit natën e mirë. Baftjarin e kujtojmë sot me respekt, se ishte punëtor dhe i ndershëm.

Ndryshimi mes nesh e Baftjarit ishte, se ai shkonte në shtëpinë e vet e, nuk e kishte atë pasigurinë tonë, ku çdo ditë, na kërcënonte pasiguria për jetën, pasi ne quheshim “armiq”. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në familjen time mësova, se dhimbja që mundonte miken italiane të gjyshes sime, lidhej me një fakt të tmerrshëm, pasi bashkëshorti dhe djali i saj...”/ Kujtimet e emigrantes në Itali, për Tiranën e viteve ’80-të

Next Post

Kalendari Historik 16 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 16 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!