• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur njerëzimi nuk është çliruar ende nga skeptri i gjenocidit, i vjen radha pyetjes: A ka ekzistuar vërtet ‘gjenocid’ në Shqipëri, sepse…”? / Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Islam Spahiu  

“Si e burgosën ushtarin roje, kur F., që akuzohej si njeri i komandës, tentoi vetëvrasjen, duke shkuar te telat e rrethimit dhe ai nuk e vrau…”?! / Ngjarja e panjohur në kampin e Spaçit, dhjetor ‘79
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Në ’93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të ‘Revoltës së Spaçit’, i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…”/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi
“Në kampin e Ballshit, njoha të dënuarin F., nga Laçi, gjysëm i paralizuar, të cilin në ’75-ën, Sigurimi e kishte dërguar me mision në Gjermani, por ai dekonspiroi…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës
“Shkodra, nga këndvështrimi i ‘Historikut të Sigurimit të Shtetit’ të Themi Bare dhe… “/ Historia e panjohur e krimeve të diktaturës komuniste, shqiptaro-jugosllave
“Kur njerëzimi nuk është çliruar ende nga skeptri i gjenocidit, i vjen radha pyetjes: A ka ekzistuar vërtet ‘gjenocid’ në Shqipëri, sepse…”? / Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Islam Spahiu   
“Pasi më kapën ushtarët, një shofer me emrin Foto, më futi një thupër metalike në plagën e plumbit, duke më dëmtuar…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit që u arratis

Nga Islam Spahija

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Bjeshkët e Lumës nuk janë dëgjuar vetëm për bukurinë e madhështinë natyrore, ato kanë edhe vlerë monumentale. Po të flasim për bukuritë natyrore, dashur pa dashur do të përdorim gjuhën lirike të Naimit, do të përmendnim “lisat e gjatë”, “lumenjtë e kulluar”, “vendi ku buron uji i ftohtë, tek mbin lulja me gas shumë”, etj…! Ndërsa po të flasim për vlerë monumentale, do t’i referoheshim epikës folklorike ku këndohen ngjarjet e ndodhura në vende e pika të veçanta, e ku është skalitur madhërishëm historia jonë kombëtare. Gjithë njerëzit e mëdhenj e kanë pasur këtë privilegj nga natyra. E për një figurë të tillë, ia vlen të flasësh.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

REFLEKSIONET E KALUARA

E kaluara gjithmonë ka qenë tema e shfrytëzuar nga mendimtarët: megjithatë mendojmë që asnjëherë nuk ka qenë kaq shqetësuese dhe kaq e mohuar, se sa është në ditët tona dhe në vendin tonë. Duke patur para sysh këtë të vërtetë të hidhur si dhe rrjedhojat arrijmë në përfundimin, që sa më i paditur dhe i pandjeshëm të jetë njeriu, aq mospërfillës dhe mohues është ndaj së kaluarës.

Janë pikërisht forcat e errëta, ato që mundohen të asgjësojnë vlerat morale që sollën qytetërimin. Sa e kotë!  Po ç’është e kaluara? –  “Ti vetë”!- ka thënë një i mençur. Nga kjo kuptohet se sa tragjikomike është të fshihesh prapa mohimit të vetvetes.  Mund të flitet mjaft mbi këtë çështje, por ne këtu nuk duam tjetër, veçse t’u përgjigjemi spekuluesve të politikës, të cilët kanë shpallur sloganin cinik; “Ne tashmë nuk do të merremi me të kaluarën”!

Janë të shumtë ata që i tremben së kaluarës, po cilët janë vallë”?! Ne, të dënuarit të diktaturës më barbare që ka njohur historia, ne pra, e dimë fare mirë kush janë. Janë disa kategori njerëzish, po ndër ta do të përmendim: të parët, janë anëtarët e “klanit të kuq”, të cilët i kanë zhytur duart gjer në bërryla në gjak të pafajshëm; këtu përfshihen pushtetarët monistë dhe gjithë aparati i diktaturës. Të dytët, janë të privilegjuarit e sistemit komunist, të cilëve nuk u intereson të kthejnë sytë prapa, sepse ajo anë paraqet një akuzë për servilizmin e tyre. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata, që nga frika apo interesi, u pajtuan me regjimin diktatorial. Të tretët, janë ata që nga pozita shoqërore, u ndodhën objekt i luftës famëkeqe të klasave dhe nga pafuqia u thyen. Me fjalën “u thyen”, kuptojmë nënshtrimin dhe kthimin në vegël të diktaturës, duke u bërë servilë dhe spiunë.

Mjerisht këta bëjnë pjesë në radhët tona. Pastaj vijnë apatikët (të pandjeshmit) ndaj vuajtjes: këtu hyjnë ata që janë dënuar për bindjet, që nuk i kanë patur, ata që janë dënuar kot. Këta as kanë patur dhe as kanë ndonjë koncept ideologjik. Këta edhe, fatkeqësisht, bëjnë pjesë në radhët tona. Të gjithë këta bashkojnë zërat, me një kor të vetëm; duke mohuar të kaluarën, ajo që duket e çuditshme është që një pjesë janë në pozitë, dhe pjesa tjetër në opozitë, ose bredhin me modelin e disidentit nëpër botë. Janë ata për të cilët Rexhep Qosja ka thënë, me shumë të drejtë: “U errën  bolshevikë dhe na u zgjuan demokratë”.

Në rast se duam vërtet ta ndërtojmë jetën e re, të cilën sot është bërë zakon ta quajmë me dashuri; “Demokraci”, duhet të jemi të mençur, të urtë dhe të drejtë. E në qoftë se duam të nxjerrim mësime nga historia, le të vemi herë pas here në varreza, në atë botë të amshuar. Përmes heshtjes së përjetshme, do të dëgjojmë zërin e përvojës. Kështu do të dimë të kthehemi prapa në të shkuarën, për të parë të tashmen nga larg. Vetëm atëhere shikimi ynë do të përfshijë gjithë figurën në tërësi e pastaj, duke u afruar tek koha e jonë, do ta kuptojmë atë në të gjitha hollësirat dhe më mirë se ata, të cilët nuk e kanë braktisur asnjëherë. E do të shkojmë përpara, pasi të kemi njohur gjurmët mbi të cilat kaloi kalvari gjysmëshekullor i popullit shqiptar dhe pasi të njohim ato shtigje nëpër të cilat shoqëria jonë, mos të ketë as mundësi, as të drejtë, qe të kalojë më. Ky vend nuk ka nevojë më për karrieristë, por për Cincinate. E mbi të gjitha: kurrë mos të harrojmë!

MBI GJENOCIDIN

Tek ne shumë është folur dhe po flitet për një fenomen shoqëror, i paemërtuar më parë, për “gjenocidin”, e kjo gjë gjer në abuzimin më grotesk: Shkaktarët e kësaj skifo-je, janë politikanët spekullues. Në qoftë se njerëzit e thjeshtë e përdorin këtë fjalë me vend ose pa vend, duke mos ia ditur kuptimin, çdo të thoshim kur kësaj paditurie, i përshtatet një intelektual në kundërshtim me bindjen e tij? Është kjo pra arsyeja që na detyron ta diskutojmë këtë çështje, duke e vënë nën dritën e së vërtetës. Në këtë mënyrë mendojmë, se do t’ia presim rrugën një gënjeshtre frymëzënëse dhe nuk do të lejojmë të prof-anohen vuajtjet sublime të një populli të martirizuar, si asnjë tjetër, nga inkuizicioni i kuq.

Në vendin tonë gjenocidi u denoncua zyrtarisht për herë të parë në vitin 1996, me një dekret presidencial, me rastin e zgjedhjeve elektorale për Kuvendin Popullor. Kjo ngjarje shkaktoi shumë iluzione tek naivët dhe me shumë bujë u hap fjala se më në fund, do të dënoheshin kriminelët politikë, jo “për kafe”, por për krimet që kishin kryer kundër popullit të tyre. Mirëpo përmbajtja dhe zbatimi i atij dekreti, duke patur si qellim interesin e ngushtë politik, pra spekulativ, sigurisht nuk do t’i prekte aspak ata, që i kishin duart me gjak të pafajshëm.

Objektivi ishte gjetkë: Ca titullarë të ish-pushtetit monist, për shkak të “gjenocidit” që kish ushtruar ky, duhej të mos kishin të drejtë që të zgjidheshin si deputetë në Kuvendin Popullor. Protestave të socialistëve opozitarë në parlament, Kryetari i Shtetit të atëhershëm, iu përgjigj duke iu tundur letrën e vendimit, me fjalët: “Ky dekret, nuk dënon në të vërtetë asnjeri”! Pra qëllimi i asaj farse del qartë…! Sidoqoftë, i vërtete është edhe fakti që pas atij dekreti, u ngrit një valë protestash dhe denoncimesh nga të gjitha anët e vendit, kundër gjenocidit komunist. Kështu, nën këtë presion, pushteti i PD-së, vuri në bangën e të akuzuarve gjithë elitën udhëheqëse të PPSH-së.

Pak më vonë. dënimet me vdekje të këtyre gjyqeve u falën. Pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997, socialistët e ardhur në pushtet, duke qenë më të avancuar se të parët në këtë drejtim, i liruan fare kriminelët; madje shpallën solemnisht që; “Nuk ka patur “gjenocid” në Shqipëri”. Për t’i dhënë një përgjigje sa më të saktë këtij nihilizmi cinik, studimin tonë këtu, do ta përqendrojmë në dy çështje kryesore:

  • Ç’është gjenocidi?
  • A ka ekzistuar “gjenocidi” në Shqipëri.

Ç’është gjenocidi?

Sipas enciklopedisë së Madhe franceze, ky term është shpikur nga profesori amerikan, me origjinë polake, R. Lemkin, i cili nuk ka marrë shumë parasysh rregullat elementare të etimologjisë. Shprehja greko-latine (nga gr. “genos” = race dhe lat. caedere= mbyte) u jepet grupeve të tëra njerëzore, po me atë kuptim që ka fjala “vrasje”, për individë të veçuar. Aq i vjetër sa vetë njerëzimi i cili, shpesh ka asistuar pa reaguar shumë, në masakra popullsish, ky krim megjithatë nuk u quajt i tillë, veçse të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës ky u krye nga shteti “gangster” nazist, në një masë të pakrahasueshme.

Shfarosja sistematike e çifutëve, e ciganëve dhe “racave” të tjera të konsideruara “inferiore”, që pjesëtarët e tyre qenë apo jo të rrjedhur nga Reich-u i III-të, e ka detyruar njerëzimin që të mos e lërë më në kompetencën ekskluzive të shtetit, trajtimin e qenieve njerëzore që gjenden nën fuqinë e tij. Kështu nga marrëveshja trepalëshe e Aleatëve pas lufte, u hartua Statuti i 8 gushtit 1945, sipas të cilit u organizua gjyqi ushtarak ndërkombëtar i Nurembergut, për të gjykuar kriminelët më të mëdhenj nazistë: për krime kundër njerëzimit. Gjenocidi, në qoftë se nuk është i vetmi, mbetet më i rëndi i krimeve.

Për këtë arsye, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 dhjetor 1948, aprovoi Konventën për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit. Megjithëse ende mbeten të pazgjidhura shumë probleme që dalin nga kjo, për arsye kundërthëniesh, ka patur rezultate. Porse, përparime të reja duhen realizuar, gjersa njerëzimi të jetë çliruar nga kjo gjëmë e urryer. Për ta zbërthyer më mirë problemin që kemi marrë në analizë, së pari le t’u referohemi fjalorëve: Sipas të vetmit fjalor që ka gjuha e sotme shqipe, gjenocid do të thotë: “Shfarosje e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare, që bëhet nga imperialistët e nga shovinistët, për qëllime kriminale”.

Në pjesën e parë të frazës, kemi të bëjmë me një përcaktim pak a shumë shkencor, ndërsa në të dytën, me një interpretim sipas ideologjisë komuniste (pa vlerë). Fjalori enciklopedik ‘Larousse’ jep këtë shpjegim: “Genocid = Shfarosje sistematike të një grupi njerëzor, kombëtar, etnik apo fetar”. Në disa fjalorë të gjuhës gjermane gjendet vetëm sinonimi gjermanisht i termit: “Volker-morder” me shpjegimin: “Asgjësim ose dëmtim i rëndë ndaj një populli, apo të një grupi të madh shoqëror”. Sigurisht nuk do të harrojmë edhe ndonjë fjalor të gjuhës angleze, si për shembull: A.S. Horby. Oxford University: Genocyde = Shfarosje e një race me masa vrasjeje, ose me anë të konditave që bëjnë të pamundshme mbijetesën.

Duke parë fjalorët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin që, edhe po të shikonim gjithë të tjerët, do të gjenim përcaktime të një kuptimi që ka termi “Gjenocid” dhe që është: Shfarosja e grupeve njerëzore, cilat do qofshin ato. Mirëpo ligji ndërkombëtar për ndëshkimin e gjenocidit, merr parasysh vetëm grupet kombëtare, etnike, raciale, e fetare, duke përjashtuar grupet politike, ekonomike dhe kulturore (art.2 i Konventës së vitit 1948).

Mungesa e referencës ndaj gjenocidit politik dhe atij kulturor është shqetësues, sidomos kur dimë që garancia ndërkombëtare e mbijetesës së këtyre grupeve, varet krejtësisht nga ekzistenca e mekanizmave të mbrojtjes ndërkombëtare e, mbijetesës së këtyre grupeve, varet krejtësisht nga ekzistenca e mekanizmave të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Së fundi, realizimet në këtë fushë, nuk janë bindëse, pavarësisht nga Konventa evropiane e 4 nëntorit 1950, e cila nuk funksionon veçse në një kuadër të kufizuar të Evropës Perëndimore.

Aktet e gjenocidit çojnë gjithnjë në asgjësimin fizik dhe biologjik te grupit, gjë që të përbën thelbin e këtij krimi, çfarëdo qofshin mjetet që përdoren për të arritur qëllimin. Vrasje të një numri pak a shumë të madh pjesëtarësh, cënim i rëndë i integritetit fizik apo mendor, nënshtrim i qëllimshëm i grupit me kondita ekzistence të ndjeshme, ndaj ushtrimit të shkatërrimit të tij total, ose të pjesshëm fizik, masa që synojnë në frenimin e lindjeve, transferime të fëmijëve në një tjetër grup etj … (art.2).

Këto akte nuk mund të kryhen kurrë nga ndonjë individ i veçantë: Nga natyra e tij gjenocidi, nuk mund të jetë tjetër veçse një krim kolektiv, i kryer nga pushtetarët e një shteti, në emër të tyre ose me aprovimin e tyre, të shprehur apo të heshtur. Pas hyrjes në fuqi të Konventës së 1948-s, 12 janari 1951, aktet përbërëse të këtij krimi janë vënë në dukje, sa nga shtypi, aq edhe nga disa qeveri: P.sh.; për ish-Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, kundër ca popullsive minoritare, siç janë Çeçenët – i ngushë, tartarët e Krimesë dhe gjermanët e Vollgës; në Nigeri kundër popullit Ibo; në Lindjen e Mesme, kundër judenjve të Izraelit dhe, të atyre te vendeve arabe; në Brazil kundër indianëve të Amazonës, etj.! Megjithatë asnjëherë nuk është vendosur juridikisht krimi i gjenocidit, sepse ndëshkimi i tij ndesh në pengesa sa juridike, aq edhe politike, të cilat përbëjnë organizimin e pamjaftueshëm të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Gjer tani, mbi 140 shtete dhe entitete shtetërore, që përbëjnë bashkësinë ndërkombëtare, vetëm 74 kanë ratifikuar Konventën e 1948-s. Dhe është për t’u vënë re, që përmes fuqive të mëdha që kanë një peshë të shumëfishtë në vendimet e OKB-së, si SHBA-ës, ashtu edhe Britania e Madhe, pa folur për Kinën komuniste, nuk figurojnë në listën e vendeve kontraktuese. Njerëzimi nuk është çliruar ende nga skeptri i gjenocidit. Tani i vjen radha pyetjes: A ka ekzistuar “gjenocid” në Shqipëri? Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hapa letrën që më solli shoku i qelisë, ku ai më shkruante; Afërdita ime, jam në çastet e fundit të jetës dhe dua të tregoj atë që më torturoi, ai është Resuli...”/ Ngjarja e trishtë e kohës së diktaturës

Next Post

Kalendari Historik 30 Nëntor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024

Kalendari Historik 30 Nëntor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!