• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 
“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!
“Në nahijen tonë, vajza e një kryetari kooperative, që ishte edhe deputet i Kuvendit Popullor, u dashurua me një arixhi, por babai i saj…”/ Ngjarja e panjohur që tronditi Beratin, në vitet ’80-të
Memorie.al
“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik
Relacioni sekret: “Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe…”/ Letra për Xhelil Gjonin, në 13 dhjetor ’90-të, për “huliganët” e Shkodrës

Nga Petraq J. PALI

Pjesa e parë

Memorie.al / Kishte plot 68 ditë që hetuesi ushtronte një hetuesi të tmerrshme, duke përdorur çdo lloj metode për t’a nënshtruar plotësisht të pandehurin, të cilin e akuzonin për marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë. Ai, ishte përpjekur dhe ishte munduar maksimalisht me të gjitha “metodat” dhe “format”, si të fjalës së urtë e dialogut, ashtu edhe të dhunës e hurit, por “fatkeqësisht” nuk i kishte nxjerrë asnjë fjalë. Provat ishin të pa mjaftueshme. Dhuna e ushtruar mbi të s’kishte bërë asnjë efekt. Kjo bërë që vete kryeprokurorja e rrethit që ishte një grua e bukur, autoritare shumë serioze dhe e sertë, duke pare se duheshin edhe vetëm katër ditë të përfundonte afati i hetimit, sipas ligjeve në fuqi dhe i pandehuri po nuk u thye, do të dilte i pafajshëm.

Ai më pas do të përfitonte të gjitha të drejtat morale dhe materiale që i jepte kushtetuta, prandaj vendosi ta merrte vetë hetuesinë e tij dhe të ç’frytëzonte këto katër ditë të mbetura.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

Ajo, dhe institucioni që drejtonte, do të injoroheshin komplet po të dilte “fitimtar’ i pandehuri, i cili ishte një intelektual i dëgjuar dhe me shumë reputacion në qytet, gjendja politike shoqërore e tij ishte shumë e mirë. Ai, ishte vetëm 38 vjeç, një burrë i bukur, shtat lartë me trup sportisti, ishte i martuar, baba me dy vajza të mitura. Ishte mësues matematike në gjimnazin e qytetit.

Kur kishte ndodhur arrestimi i tij, i cili bëri jehonë, asnjë nuk donte ta besonte për vetë personalitetin dhe prezencën e tij shoqërore. Në të gjithë qytetin komentoheshin më pas fjalë si t’i vinte për mbarë kujtdo! Kryeprokurorja ishte njohur me dosjen fill mbas arrestimit të tij. E kishte studiuar dhe lexuar disa herë, bile për çdo ditë merte të dhëna nga hetuesi, se në çfarë faze ishte hetimi i tij, në disa raste kishte dërguar edhe specialistë hetues më të zotë ose të sjellë enkas edhe nga Tirana, në ndonjë rast.

Duke parë që i pandehuri s’kishte “mendje”të dorëzohej me gjithë ballafaqimin e disa dëshmitarëve dhe provave te reja të cilat i pandehuri i rrëzonte pa problem, sepse nuk thonin të të vërtetën asnjëherë, por ishin të manipuluara dhe të intriguara, këmbëngulte dhe për qamet dhe në asnjë mënyrë nuk donte të firmoste proçes verbalin e akt-akuzës, e cila mund ta dënonte deri dhjetë vjet, në bazë të ligjit 8425/4/F/dt. 13.7.’65 të Kodit penal.

Kryeprokurorja mbasi kishte bërë planin se si do ta thyente “viktimën”, urdhëroi hetuesin, se ditët e mbetura do të bënte vetë hetuesinë. Dhe me të vërtetë, ajo ju kushtua seriozisht çështjes dhe me tepër i vinte inat, se sa kohë ajo pat qëndruar në këtë detyrë, asnjëherë nuk kishte bërë vaki një gjë e tillë.

Institucioni i saj ishte model në republikë, për të “nënshtruar” të pandehurit që të pranonin akt-akuzën. Format dhe metodat që ajo aplikonte kishin dhënë rezultatet e duhura dhe Ministria përkatëse e kishte “model” dhe gjithmonë ne vendin e parë si rreth.

Kryeprokurorja, mbante dhe zgjidhte herë pas here hetuesia “profesionistë” dhe “zanatçinj” të vërtetë, sa herë bënte kërkese ne Ministri, ministri menjëherë i jepte Ok. kryeprokurores së bukur, e cila kishte arritur këto maja, falë “miqësisë” me ministrin e ri. Sa dëgjoi hetuesi se vetë kryeprokurorja do ta merrte hetuesinë e të pandehurit ditët e fundit, nuk e donte veten, se vetë ajo, do ta quante më pas të paaftë dhe kush e di ku do ta syrgjynosnin të ziun, por tani ishte tepër vonë.

Aq më keq që të pandehurin ajo, do ta gjente në gjendje të keqe fizike e mendore, nga “hetuesia” që vazhdonte të kishte përdorur mbi të kryesisht ditët e fundit, deri sa kishte plasur dhe ai!

Gjithsesi hetuesi, urdhëroi “të fortët” ta lanin e të mundoheshin ta sillnin pak a shumë në gjendje normale të pandehurin, i cili po jepte shpirt, sa duheshin vite të merrte veten. Kur ajo hyri në qelinë e tij, së bashku më dy të “fortët” dhe i foli, ai, u zu ngushtë dhe u befasua nga prezenca e vetë prokurores.

Ajo me ton të rreptë urdhëroi që i pandehuri të zgjidhej nga prangat dhe ta shoqëronin për në dhomën e hetimit…ku i pandehuri s’kishte qenë asnjë herë. Se hetuesi, ja bënte hetimin gjithmonë në qeli të tij, natyrisht për për ta nënshtruar sa më shpejt, me gjithë që nuk lejohej hetimi aty! Kryeprokurorja nuk u besoi syve, me pamjen e renduar të pandehurit, të cilin e njihte më parë si një intelektual në zë i qytetit, dhe kur kishte firmosur për arrestimin e tij, ishte tronditur, me gjithë që nga rrethanat që u krijuan ishte e detyruar të firmoste.

Mbasi e qetësoi të pandehurin, nxori nga dhoma e “hetimit” shoqëruesit, dhe me plot seriozitet dhe me një autoritet të gjithëpushtetshëm, e pyeti për hetuesinë që kishte zhvilluar hetuesi, a kishte pakënaqësi dhe pse nuk kishte thënë të drejtën.

– “Besoj se mua do të më thuash gjithçka nga ato që do t’ju pyes? Do të ma thuash të gjithë historinë, si të ka ndodhur që ju jeni këtu sot?! Të pyes i pandehur, më folë saktë, shkurt dhe prerë. Nuk dua të zgjatesh”!

Ajo: – “A e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie seksuale mbi nxënësen tuaj të mitur, e cila ju akuzon?

Po? Jo”?

Ai: – “Kurrë asnjëherë! Jo”!

Ajo: – “Çfarë e detyroi vajzën të nxirrte një fjalë të tillë, për ju, në një kohë që i bëri dëm të madh vetes”?

Ai: – “Këtë kërkojani vajzës”!

Ajo: – “Në rregull. Ju pohoni se nuk keni kryer marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Ai: – “Po, nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me të, as me dhunë”.

Ajo: – “A thua të vërtetën”?

Ai: – “Po them vetëm të vërtetën. Po ju them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”!

Ajo: – “Përsërite dhe një here”!

Ai: – “Them vetëm të vërtetën”.

Ajo: – “Në rregull, ditën e mirë”!

Ajo: – “Po ju le këtu një fletore dhe një stilolaps, mendohuni saktësoji gjërat dhe ngjarjet dhe do të më shkruani deri nesër mbrëma, se si e mendoni ju akuzën, pse ju akuzuan, kush ju akuzoi dhe çfarë i shtyti ata njerëz t’u akuzojnë”?

Ajo: – “Gjërat thuaji saktë dhe prerë me aq sa dini, se po është e vërtetë ajo që ju do thoni, këtu do ta kenë vendin të tjerë, ju betohem për këtë”.

Ai: “Kurrë ndonjëherë nuk do të jap gjëra me shkrim, e aq më keq në këto momente, ju prandaj jeni të nxirrni të vërtetën, atë që nuk bëri mirë hetuesi im, bëheni ju zonja kryeprokurore e rrethit, nxirrni të vërtetën”.

Ajo: – “Si guxon të më thyesh urdhrin, a jeni menduar mirë ç’ka thoni…?! Mblidhe mendjen, këtu jeni në hetuesi dhe së shpejti do të shkoni para ligjit, për vepra të turpshme me të mitur”!

Ai: – “Ju mund të bëni gjithçka zonja kryeprokurore, por fjala ime është një dhe vetëm një, nuk kam bërë as një veprim të turpshëm, jam shumë i ndershëm, me një familje tejet të ndershme dhe me një prejardhje te ndritur”.

Ajo: – “Dëgjo këtu profesor, do të bëni si ju thonë, merre lapsin dhe letrën, deri nesër të më japësh gjithçka ju kërkova, një e një bëjnë dy, dëgjove, dëgjova thuaj? Në mënyrë urgjente do të shkruash çfarë dini ju rreth kësaj historie, si autori kryesor.

Ai: – “Po silleni letrën të firmos në të bardhë dhe ju sajojeni vetë historinë, thureni si të doni, pak rëndësi ka për mua, a mos këtë kërkoni zonjë e nderuar…?! Ja ku më kini, bjere ta firmos dhe ju të dilni me plan të realizuar dhe të nderuar, ndërsa unë të kryej dënimin pa faj…! Po ju them shpirtërisht dhe shqip për të fundit here, jam krejtësisht i pafajshëm, këtë besojeni, jam i pafajshëm, intriga më është bërë nga kundërshtarët e mi, të cilët ja kam përsëritur mijëra herë hetuesit, ju i dini më mirë gjërat…”!

Ajo: – “Si i provoni”?

Ai: – “Prova është e qartë…mua më dënoni dhe ndiqni hetimin, sipas kallëzimit që i kam bërë qysh ditën e parë hetuesit”!

Ajo: – “Si mund ta kuptojmë këtë, deri sa unë kërkoj që ju të më shkruani të gjithë historinë, qysh nga fillimi”?!

Ai: – “Shumë thjeshtë, ju keni të gjitha thëniet e mia të incizuara nga hetuesi, i cili natyrisht ju a ka bërë të ditur, dhe s’ka pse të më kërkoni sërish ato! Unë i kam deklaruar atij me përgjegjësi dhe sinqeritet, ajo është e vërteta”.

Ajo: – “Me pak fjalë i pandehur, ju nuk do të më rrëfeni me shkrim, atë ç’ka ju kërkoj”?!

Ai: – “Kategorikisht jo! Ne qoftë se doni ta dëgjoni edhe një herë thëniet e mia, me plot dëshirë ju a rrëfej, por me shkrim jo kurën e kurës”.

Ajo: – “Mirë ahere, do të bëjmë një kompromis, në qoftë se thëniet e tua të mëparshme, nuk do të përputhen me këto të rejat, ju do të pranoni akt-akuzën”.

Ai: – “Zonja prokurore, dëshmia ime me ju, do të jetë kryekëput e kundërt, me sa i kam shprehur hetuesit, i cili kërkon me këmbëngulje që unë të pranoj fajësinë, të cilën as e kam kryer, as e pranoj. Unë desha të shpjegoj juve hamendësinë time, pse më kanë intriguar, si dhe qysh…?! Këtë ju duhet ta dëgjoni nga unë e, më dhe pas merrni vendimin përkatës. Ju, me eksperiencën që keni, të bindeni për ç’ka do t’ju them! Po deshët më dëgjoni dhe po nuk ishte kështu e vërteta, pranoj çdo akuzë”.

Ajo: – “Ju po më diktoni tani, a si mund ta kuptoj ‘hamendësinë’ tuaj”?

Ai: – “Fare thjeshtë, unë mendoj se nga këto arsye, ka ardhur intriga që dashakeqësit kanë bërë kundrejt meje, ju po u bindët jepni drejtësi, në rast të kundërt më dënoni sa të doni dhe kur të doni, po bindem që drejtësia këtu tek ne, si zakonisht është në duar mafiozësh. Unë jam i pafajshëm dhe pike”.

Ajo: – “I pandehur, mendohu për ç’ka flisni, se nesër do të jetë tepër vonë”.

Ai: – “I kam marrë parasysh të gjitha, deri sa të pandehurin e hetoni si ne mesjetë, duke përdorur metoda edhe dhunë fashiste?! Hetuesi mua më ka torturuar, poshtëruar, mbi asnjë bazë, a mos vallë kështu do dalë e vërteta, të them atë qe nuk e kam kryer apo, të marr faj pa qenë fajtor…?! Kështu janë gjyqet tuaja zonja Prokurore….”?!

Ajo: – “Në rregull, nesër paradite do t’ju dëgjoj, dhe do ishte në të mirën tuaj, t’i thoni gjërat siç edhe kanë ndodhur, që edhe ne të mendojmë dhe të japim drejtësisë realitetin”.

Prokurorja doli nga dhoma a hetimit e çoroditur nga dialogu me të dhe me një paqartësi të madhe. Në mendjen e saj fiksoi se i pandehuri nuk e kishte kryer aktin…dhe se një kurth i mirë pregatitur kundër tij, do ishte mundësia e arrestimit. Gjithsesi, ajo duhet ta dëgjonte njëherë versionin këmbëngulës të tij.

2. Të nesërmen kryeprokurorja pa asnjë aparat inçizimi, pa fletore dhe bllok shënimesh, në bashkëbisedim me të pandehurin, dëgjoi këtë histori nga goja e tij:

– “Para se të vija në qytet si mësues gjimnazi, siç jeni ne dijeni, pata shërbyer si mësues matematike në shkollën 8-vjeçare ne fshatin D., për gati dhjetë vjet, deri sa më transferuan në qytet në gjimnazin më të mirë, duke dhënë matematikë, një lëndë bazë kjo për mbarëvajtjen e nxënësve për më tej, ky transferim më është bërë mua falë aftësive të mia intelektuale dhe si metodist për mësimdhënie, gjatë karrierës sime në fshat dhe nga inspektimet e shumta që seksioni i Arsimit, bënte shpesh në shkollën tonë.

Në fillimet e punës sime në atë fshat, krahas vështirësive të shumta, si edhe më pas, kam qenë një njeri që jam përshtatur ambientit, fshatit, zakoneve dhe kam pasë qenë një intelektual që kam përkrahur të renë dhe jam përpjekur që fshati të zhvillohet nga ana shoqërore dhe nga ana kulturore, sa më mirë dhe sa më shpejt. Këtë e provon edhe karakteristika ime, e cila ndodhet në dosjen e hetuesit tuaj.

Kam qenë i lidhur me shokët dhe për më tepër kam qenë aktivist dhe propagandist sipas metodave të shoqërisë dhe sipas udhëzimeve te qeverisë. Aty, në atë fshat, kur unë kisha pesë vjet si mësues, na vjen si mësuese e letërsisë një gocë e re nga qyteti, një vajzë e bukur plot hire dhe e shkathët.

Kjo vajzë sinqerisht u hyri në zëmër të gjithë njerëzve, për seriozitetin dhe aftësitë e saj komunikuese, si prindërve të nxënësve, popullit, por edhe parisë së vendit. Unë, me thënë të drejtën, vitet e para nuk i dhashë rëndësi e, as më shkonte mëndja për të, jo pse nuk e meritonte vëmendjen time, por unë kisha të tjera motive për jetën, ashtu siç edhe i realizova më vonë ato.

Kjo mësuese vinte nga rreth tjetër dhe si e tillë kishte nevojë për mbështetjen tonë, që natyrisht si unë edhe kolegët e mi, ja dhamë plot mirënjohje dhe plot sinqeritet. Ndërmjet kolektivit të shkollës dhe stafit pedagogjik pa përjashtim, e përkrahëm dhe e integruam mësuesen e re, qysh sa erdhi. Në një dhomë fshati ajo u strehua së bashku me një mësuese tjetër dhe me infermieren.

Sepse veç arsimtarëve, që ishin pak a shumë mbi pesëmbëdhjetë vetë të huaj, kishte edhe dy tre vendas, por në atë fshat që ishte pak a shumë si qendër lokaliteti, shërbente edhe një mjek i përgjithshëm, një mjek tjatër stomatolog dhe një infermier edhe një teknik pyjesh, apo një i kulturës. Me thënë të drejtën, shumica e këtyre intelektualëve ishin beqarë dhe çdo të shtunë zbrisnin në qytet, pranë familjeve.

Suzi, se kështu quhej mësuesja e bukur, Suzana, që vinte nga një rreth tjetër, nuk mund të ikte natyrisht çdo të shtunë, në shtëpinë e saj, dhe ndodhte që shoqet e merrnin me vete të kalonte fundjavën, së bashku me familjen e tyre në qytet. Por më vonë, Suzana, si vajzë pa mentalitete dhe emancipuar, shkonte edhe në shtëpinë e shokëve për fundjavë, pa asnjë të keq”. / Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Arifi shkoi në Athinë, ku ishte aksioner i ‘DAG Film A.E.’, e cila ishte firma e parë kinematografike e Greqisë...”/ Historia e panjohur e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino, në letrat europiane

Artikuj të ngjashëm

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

March 9, 2026
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
Dossier

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

March 7, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme