• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82

Memorie.al
“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82
Memorie.al
“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82
“Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82
“Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82
“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82
“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…”/ Letra e panjohur në ’82-in, e personazhit real të ‘Mërgata e Qyqeve’, e Nasho Jorgaqit
“Kur i thashë shokut Ramiz se, me atë që bëri Prokopi në Pezë, unë po çmendem, se do vazhdojnë llafet, ai m’u përgjigj…”/ Autokritika e panjohur e Kadri Hazbiut, shtator ‘82
Kadri Hazbiu dhe Delo Balili gjate nje takimi me drejtues te larte te Policise Popullore ne MPB. Foto e viteve 50
“Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesda e katërt

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al 

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti me autokritikën e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, më 27 shtator 1982

Unë e ndjej se ditët e fundit kam bërë një gabim që duhet t’ja them Byrosë Politike. Kur ishim në Pezë, ditën e mitingut që u bë atje, shoku Prokop Murra që bëri çeljen e mitingut, kur prezantoi disa nga pjesëmarrësit, për secilin prej tyre i dha të plota funksionet (partiake e shtetërore). Kurse për mua, përjashtimisht tha që: “merr pjesë dhe anëtari i Byrosë Politike, shoku Kadri Hazbiu”.

Në këtë moment shumë njerëz, shikuan nga unë me njëfarë habie. Unë, megjithëse në pamje qëndrova shumë i qetë, pëshpërita shumë avash “ç’bela e kastravecllëk”, prapë do të vazhdojnë me llafe e parulla.

Pas mitingut bisedova me shokët Simon Stefani e Foto Çami, se nuk bëri mirë shoku Prokop, se nuk do ju pritet rruga llafeve, se gjoja unë jam shkarkuar si ministër, dhe shfaqa mendimin se mund të korrigjohet disi ajo që nuk u tha.

Shoku Simon, theksoi se Prokopi duhet t’i lexojë ashtu siç i ka të shkruara funksionet, ndërsa shoku Foto tha, se kjo gjë të mos paraqitej kështu në shtyp.

Gjatë drekës shoku Prokop, e korrigjoi me një dolli pasi erdhi dhe, e takoi gotën me mua. I thashë se nuk u bë mirë, dhe se prapë do të ketë llafe për mua. Ai, nuk tha gjë.

Kur u ktheva, i thashë në telefon shokut Ramiz Alia dhe më pas dhe shokut Hekuran Isai, se: “kështu siç e bëri prezantimin Prokopi, prapë do të vazhdojnë parullat për mua se jam shkarkuar si ministër”. Të dy shokët më thanë se s’ka gjë, pasi e mira ishte që kjo të mos kishte ndodhur.

Shokut Ramiz i thashë, se jam dakord, por se po çmendem për këto parulla. Duke reflektuar rreth kësaj ngjarjeje, i konsideroj të gabuara si gjithë këto evidentime përpara shokëve, ashtu edhe shprehjen në mënyrë të papërmbajtur megjithëse me zë fare të ulët.

Por përse e bëra unë këtë?! E para, sepse tek unë u krijua një shqetësim mbasi, nëpërmjet këtyre parullave, po vihej në diskutim uniteti në udhëheqjen e Partisë, dhe kjo po bëhej duke më akuzuar mua për gjithfarë gjërash që vënë në diskutim besnikërinë time ndaj Partisë, Atdheut, dhe shokut Enver.

E dyta, sepse tek unë u krijua gradualisht mendimi se nuk po vlerësoheshin e luftoheshin shpejt e me forcën e duhur këto parulla në Tiranë, nga ku po përhapeshin me shpejtësi në të gjitha anët e vendit. Po pse u krijuan këto mendime, dhe çfarë qëndrimi kam mbajtur unë kur i kam dëgjuar këto parulla.

Unë, e di mirë se armiku vazhdimisht përhap parulla nga më të ndryshmet, por Partia i lufton ato me shumë forma, shpejt, e me efektin e duhur. Kurse për këtë rast, për aq sa kam mësuar kjo gjë, nuk u bë si zakonisht. Po çkam mësuar, dhe si kam vepruar unë?!

Para 3-4 muajsh një i afërmi im familjar, më tha se në një rreth të caktuar njerëzish (nuk e di se cilët), ishte folur (personi që më tha mua këtë) do të shkarkohej nga detyra, si i afërm i Kadri Hazbiut, i cili nuk do ta ketë të gjatë.

I thashë atij, që të mos shqetësohej për mua dhe këtë çështje, ta thotë në Komitetin e Partisë (mirë është shokut Prokop) dhe shokut Hekuran.

Ai, vajti tek shoku Hekuran dhe para ca kohësh më tha se nuk qëndronte kështu çështja, ndërsa shoku Prokop, nuk më tha nëse vajti ose jo dhe ç’dolli.

Më vonë aty nga fillimi i shtatorit kur isha duke u qethur, më vjen një shofer që punon me linjat e transportit me jashtë e më thotë se, duke u kthyer nga jashtë shoferët, i kishin folur keq për fatin tim.

Nuk e pyeta se çfarë i kishin thënë, por i thashë që të shkonte e ta raportonte aty ku duhej. Ai, shtoi më hollësisht se kishte folur me shoqëruesin që rri me mua, që dhe këtë e porosita që të raportonte. Ai më tha se e kishte bërë këtë gjë. Nuk e di se për këtë rast i kam thënë apo jo, shokut Hekuran.

Mbas disa ditësh kur u ktheva nga një shërbim 3-4 ditor, në familjen time për të parën herë më thanë se po na marrin në telefon e të tjera, në takime pyesin për ty ku je e si je, sepse kemi dëgjuar gjëra jo të mira, sikur ne jemi arratisur familjarisht jashtë shtetit, sikur unë jam shkarkuar nga detyra si Ministër i Mbrojtjes, etj.

Ju thashë se kushdo që pyet për ne, ju thoni jemi mirë dhe mos u fusni më tej në muhabete. Theksoj se këto gjëra janë përhapur aq shumë saqë edhe një punëtore nga ato që shërben në familjen time, u largua pa pritur e pa bindur, se me mua e me familjen time diçka po ndodh.

Të gjitha këto gjëra, ja kam thënë shokut Ramiz bashkë me mendimin tim se s’po luftohet aq sa duhet kundër këtyre parullave të dëmshme dhe se ato në radhë të parë, po përhapen nga Tirana. Shoku Ramiz më tha se di disa gjëra rreth këtyre dhe se kishte dhënë porosi që, të goditeshin si parullat, ashtu edhe ato që i përhapnin.

Ai, kërkoi mendimin tim për të dalë për prezencë në ndonjë ceremoni dhe ramë dakord që, të dal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik që do mbahej pas disa ditësh. Megjithëse unë e kisha konsideruar krejt të mjaftueshme këtë gjë shoku Ramiz, më porositi që të shkoja dhe në Pezë.

Dhe kështu u bë dhe në miting, ndodhi ajo që shpjegova në fillim. U zgjata në këtë histori, të më falni, por gjykoj se në këto rrethana m’u duk e palejueshme që shoku Prokop me kaq pakujdesi, të fliste siç e tha, kur në Tiranë ai e dinte mirë se ç’flitesh, dhe se unë atje shkova me porosi të shokut Ramiz.

Shokëve ua kam ngritur këtë çështje, jo sepse për mua ishte e rëndësishme të cilësohej funksioni si ministër, përpara atij si anëtar i Byrosë Politike, por sepse mendova se do t’ju lihej akoma shteg llafeve: “se mos isha shkarkuar, siç po vazhdohej që të flitej”!

Ndoshta jam ekzagjeruar në këtë vlerësim, por preokupimi im ka qenë që t’ju pritej rruga llafeve që janë në dëm të unitetit të udhëheqjes së Partisë dhe Shtetit.

E them sinqerisht se kurrë nuk kam pasur e nuk do të kem prirje për karrierë, por nuk e përjashtoj që është zhvilluar tek unë si pa u ndjerë, edhe njëfarë kulti që shpërtheu në këtë mënyrë.

Sepse po goditej ajo anë e jetës sime si komunist, besnikëria ime ndaj Partisë, e ndaj shokut Enver Hoxha. Por gjykoj se këtu, ka ndikuar dhe ky avashllëk në luftimin ndaj këtyre parullave, sidomos në Tiranë dhe nga ky këndvështrim, nuk e mora krejt si rastësi atë, që shprehu shoku Prokop në miting për mua. Këtë arsyetim timin, le ta ketë parasysh edhe vetë shoku Prokop. Memorie.al

                          Kadri Hazbiu

                        Tiranë më 27.9.1982

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’79-ën në burgun e Shkodrës, një i dënuar më tregoi se aty ndodhej Imzot Çoba, Arqipeshkvi, që i gjithë qyteti e dinte të vdekur dhe kur e pashë...”/ Kujtimet e At Anton Lulit

Next Post

“Në ’87-ën u alarmua Komiteti Qendror dhe donin të më çonin te Radio Kukësi, sepse intervistova Vokrrin, kur erdhi në Vlorë me ‘Partizanin’ e Beogradit...”/ Dëshmitë e radio-kronistit të RTSh-së

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në ’87-ën u alarmua Komiteti Qendror dhe donin të më çonin te Radio Kukësi, sepse intervistova Vokrrin, kur erdhi në Vlorë me ‘Partizanin’ e Beogradit…”/ Dëshmitë e radio-kronistit të RTSh-së

“Në ’87-ën u alarmua Komiteti Qendror dhe donin të më çonin te Radio Kukësi, sepse intervistova Vokrrin, kur erdhi në Vlorë me ‘Partizanin’ e Beogradit...”/ Dëshmitë e radio-kronistit të RTSh-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!