• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Haxhi Lleshi, doli dëshmitar në gjyqin ndaj fisit Ndreu, duke i quajtur ata tradhtar, Xhelal Ndreu, i tha; babai jot, Haliti, ishte me serbët dhe…”/ Historia tragjike e pasardhësve të Elez Isuf Ndreut

“Ju bahet me dije se, vdiq Elez Isufi…”/ Ngjarja e 31 dhjetorit të vitit 1924, ku nënprefekti i Dibrës, njoftonte Ministrinë e Brendshme, për vdekjen e “Gjeneralit me shajak”
“Sipas Naimit, duket që edhe nëntëdhjetë vjet më parë, ishte një gardh që e ndante Shqipërinë nga Perëndimi…”/ Studimi i panjohur i prof. Namik Resulit, në ’68-ën për poetin kombëtar
Dali Ndreu
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
“Aventura ime nga kampi internimit në Llakatund të Vlorës, në Radion e Melburnit, ku Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e të arratisurit Hiqmet Ndreut
“Kjo është historia tragjike e familjes sonë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku u pushkatuan, burgosën, internuan apo u arratisën …”/ Dëshmia e dhimbshme e emigrantit politik nga Australia

Nga Reshat KrIpa

                                -ODISEA E NJË FISI, NGA MË TË NJOHURIT E SHQIPËRISË SË VERIUT-

Memorie.al/ Ato ishin dhjetë. Tetë prej tyre kishin të njëjtin mbiemër “Ndreu” , mbiemër i njohur në gjithë Shqipërinë. Diktatura i shpërnguli nga veriu në jug. I vrau, i burgosi, i internoi me qëllim që t’i ç’faroste. Shifrat janë rrëqethëse. Vetëm pjesëtarët e familjeve Ndreu, që deri në fillimin e viteve ’90-të, kanë banuar në internim në fshatrat e rrethit të Vlorës (familje të tjera jetonin në vise të ndryshme të vendit), kanë bërë 156 vjet burg politik, 650 vjet internim dhe tre të pushkatuar; Ganiun, Avdiun dhe Sabriun. Ato ishin bijat dhe nuset e djemve të tyre, që nga dhjetori i vitit 1990, e më pas, u futën në grevë urie, për të protestuar kundër shkaktarëve të gjëmës së madhe që mbuloi gjithë atdheun.

Kush ishin ato?

Gjithashtu mund të lexoni

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

Vali (Toro) nuk e prishi traditën familjare, i biri Eduardi pjesëmarrës i grevës së urisë të studentëve (nga fakulteti i Inxhinierisë Mekanike), i vëllai Qazimi, në grevën e urisë të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Tiranës. Vazhdimësi vetëmohimi. Emineja 53 vjeçare, protestonte për të shoqin Avniun e gjymtuar, që regjimi nuk e la të plotësonte dëshirën e tij, për t’u bërë shkrimtar dhe për të cilën kishte aq shumë prirje.

Hyrija, Afërdita, Qerimeja dhe Pjereta, që fatin e tyre e lidhën me atë të këtij fisi të dënuar. Ato nuk donin që fëmijët e tyre, të kishin fatin e baballarëve, Pullumbit, Azizit, Lutfiut dhe Memduit. Monda me Mozën, që me vetëmohimin e tyre kërkonin të drejtën e barazisë, për veten dhe baballarët e tyre të shumëvuajtur, Rexhepit dhe Baftjarit. Me to ishte bashkuar natyrshëm edhe Shpresa, që sapo ishte kthyer nga Berati, ku kishte shkuar për të kërkuar eshtrat e të atit, Ramadan Zdravës, vdekur në qelitë e errëta të sigurimit.

E fundit ishte Etleva e vogël, 18 vjeçare, bija e Et’hem Brahimit, të drobitur nga vitet e burgut. I kam njohur këta njerëz, 35 vjet më parë. Më bashkoi me ta, ideja e përbashkët, vuajtjet e përbashkëta. Ishin ato vite, kur njerëzit na shihnin me frikë, madje disa me mospërfillje. Oh ironi e fatit! Sa të varfër shpirtrat e tyre?!

Nuk dua të shkoj larg në pemën gjenealogjike të këtij fisi. Po filloj nga shekulli ynë. Gjyshi i tyre, Elez Isuf Ndreu, luftëtar i shquar kundër turqve, armik i betuar i serbëve, besnik i parimeve republikane, vritet në dhjetor të vitit 1924, në mbrojtje të qytetit të Peshkopisë.

Viti 1946. Atë që nuk e bënë dot serbët, e bëri regjimi i Enver Hoxhës: I burgosën, i vranë, kullat u a dogjën, (me gurët e latuar të kullave të tyre, ndërtuan muret e stallave të kooperativës, që do krijohej vite më pas), tokat dhe bagëtitë ua morën, i shpërngulën forcërisht, me gra dhe fëmijë, duke i internuar në zonat e jugut të Shqipërisë. I gjatë dhe interesant itinerari që përshkuan. Filloi në Sllovë, vend-lindja e tyre, për të vazhduar në; Strugë, Ohër, Qaf-Thanë, Elbasan, Berat, Kuçovë, Lushnje, Fier, Tepelenë, Vlorë, për të përfunduar në fshatin Lubonjë të atij rrethi bregdetar.

Them interesant, se duket e çuditshme që për të ardhur nga Dibra në Vlorë, duhej kaluar nëpër Jugosllavinë e asaj kohe. Me këtë veprim, diktatori komunist Enver Hoxha, donte t’u tregonte padronëve të tij jugosllavë, se ai po realizonte atë që ata nuk kishin mundur ta bënin, zhdukjen e këtij fisi të madh. Ai, dukej se po u jepte atyre shpërblimin, për ndihmën e dhënë, kur e vendosën në krye të pushtetit.

Viti 1949. Në bangon e të akuzuarve, 13 pjesëtarë të këtij fisi, 11 prej të cilëve vëllezër, bijtë e Cen Elezit, djali i madh i Elez Isuf Ndreut. Dëshmitar i akuzës në gjyq, presidenti i ardhshëm i Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë “shoku” Haxhi Lleshi. Thonë se; edhe për shumë vite pas atij gjyqi, kur binte për të fjetur, i dilnin para syve, seancat e këtij gjyqi…! Atëhere ai dëshmonte: – “Këta janë të gjithë reaksionarë, që nga më i vogli dhe deri te më i madhi. Kështu kanë qenë edhe baballarët edhe gjyshllarët e tyre”.

Ndërsa Xhelali, zotërues i anglishtes, italishtes, gjermanishtes, turqishtes dhe rusishtes, që më vonë do të shkruante dy drama në vargje, tre romane, dy monografi për jetën e dibranëve, si dhe mjaft poezi, të cilat nuk mundën asnjëherë të shohin dritën e botimit, u përgjigj me krenarinë e dibranit:

“Në qoftë se kapemi prej baballarësh, ju jeni i biri i Halit Lleshit, personit me gjak të zi serbi, që për nandë vjet rresht, ka luftue kundër Dibrës, përkrah forcave serbe, që kërkonin me vendosë kufinin, në krahun e djathtë të lumit Drin”.

Dëshmitari i rremë, Haxhi Lleshi, nuk gjente dot fjalë për t’u përgjigjur!

Sa vuajtje rënduan mbi shpatullat e këtyre njerëzve?! Kudo që shkonin, ndjenin pas vetes diskriminimin e tmerrshëm. I diskriminonte shteti me anën e agjentëve të Sigurimit të Shtetit, i diskriminonin edhe servilët hipokritë të regjimit. Po t’i pyesësh ata, të flasin me neveri për mësues Enverin, që u thoshte vazhdimisht fëmijëve të tyre, se do t’u shtypte kokën. Por si krye-shembull të terrorit, ata të tregojnë kampin e tmerrshëm të Turanit në Tepelenë.

-“Mathauzeni dhe kampet e tjera naziste, nuk ishin gjë para tij, – tregon Azizi i menduar.

– Ende i kam parasysh lotët e nënave të pafuqishme përpara fëmijëve që u vdisnin para syve për një kafshatë buke. Kujtoj Kec Grimcin, që i ngrirë plotësisht në momentin e fundit, përmblodhi ato pak fuqi që i kishin mbetur dhe u tha familjarëve te tij – “Mos harroni racionin tim të bukës”!

Azizi hesht. Më lutet që këto të mos i botoj, pasi ndoshta ndonjë ditë, do të ulet t’i shkruajë më me hollësi. Por unë po i shkruaj. Ato janë gjëra që nuk duhen harruar. Dëgjoj fjalët e tij dhe para syve më dalin; Haliti, Fuati, Islami, Irfani dhe të tjerë burra të këtij fisi, që sot nuk jetojnë më.

Më del Bexheti, të cilit, do i shkonte shumë për shtat malësori që Migjeni do ta quante: “Një copë mali, e vendosun mbi dy kambë të forta”.

E pra sot kjo “copë mali”, mezi qëndron në këmbë. Pesha e rëndë e këtyre viteve i ka dhënë frytet e saj. Megjithatë një gjë nuk ka mundur të mposhtë, forcën shpirtërore dhe besimin e tij.

“Kam një dëshirë të madhe – thotë ai – dua që vajza e ime, Brunilda, të studiojë jashtë shtetit”, shprehet Bexheti dhe një pikë lot e “tradhton” nga sytë…!

Brunilda është nxënëse e vitit të fundit të shkollës së mesme. Rezultatet i ka të shkëlqyera. Njeh mirë italishten dhe vazhdon të studiojë frëngjishten. A do të plotësohet dëshira e Bexhetit?

Apo do të vazhdojnë të mbajnë ende mbi supe peshën e rëndë të diktaturës? Kush do të vërë dorë për ta? Presidenti, Parlamenti, Qeveria, heshtin. Ata vetëm premtojnë. Sa do të vazhdojë kështu?! Kjo pyetje kërkon përgjigje. /Memorie.al

Vlorë, më 28 tetor 1991

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1947-ën, kur Mustafa Varoshi hartoi peticionin për faljen e familjes së Ali Saraçit dhe nga xhamia ‘mallkoi’ gjykatën ushtarake, Enver Hoxha e thirri...”/ Historia e trishtë e klerikut nga Durrësi

Next Post

“Pasi roja i tërbuem, i vuni cigaren e ndezun në sy, ai lëshoi nji britëm therëse; ‘o Aristidh Karrabeci, edhe Zotin mund ta harroj, por jo...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Dossier

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

July 6, 2025
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

July 6, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

July 5, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit

“Pasi roja i tërbuem, i vuni cigaren e ndezun në sy, ai lëshoi nji britëm therëse; ‘o Aristidh Karrabeci, edhe Zotin mund ta harroj, por jo...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme