• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003
“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

Nga MAL BERISHA

–“NJË HISTORI E DHIMBSHME QË MA PATI THYER ZEMRËN” –

Memorie.al / Ishte viti 2002. Në atë kohë isha punonjës i UNMIK-ut në Kosovë dhe më qëlloi të bëhesha dëshmitar i një bisede që, më pas, rezultoi të ishte si një profeci tragjike. Nazim Morina, mik i familjes sime, një dashamirës dhe patriot i thjeshtë nga Rahoveci, më merr një ditë në telefon nga Zvicra dhe, pasi më përshëndet, më thotë: “Zotëri Berisha, të lutem ruhu, sepse kam frikë se do të të vrasin!”

Unë, në fakt, e mora si me shaka dhe i thashë se nuk kisha asnjë lloj meraku, e lëre më frikë. Nazimi, pasi më dha disa shpjegime, më tha:

Gjithashtu mund të lexoni

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

“Zotëri Berisha, unë e di shumë mirë këtë, por ti mund të vritesh ‘në moh’, sepse mund të të marrin si objektiv, duke të ngatërruar me dikë tjetër”.

Përsëri, me atë skepticizmin tim, i thashë:

“Askush nuk e di fundin e vet, por e di që nuk ka askush ndonjë arsye për ta bërë këtë ndaj meje”!

Atëherë më tha: “I kam parë fotot e tua të këtyre kohëve të fundit dhe i ngjan shumë një personi që është në shënjestër për t’u vrarë. Ai është kolonel Tahir Zemaj”.

Kolonel Zemaj i kishte mbijetuar dy atentateve deri në atë kohë, ndaj miku im ishte bërë merak, se mos pësoja edhe unë ndonjë gjë, thjesht bazuar në ngjashmërinë me atë burrë që nuk e kisha parë kurrë.

Në të vërtetë, për shkak të një traume shëndetësore të asaj kohe, pamja ime kishte ndryshuar shumë dhe, për shkak të mjekrës gjysmë të thinjur, disa tipareve të përafërta dhe moshës thuajse të njëjte me kolonelin, duhej të kishim një farë ngjashmërie.

SI E PASHË DHE E NJOHA PËR HERË TË PARË DHE TË VETME KOLONELIN TAHIR ZEMAJ PËRPARA GJYKATËS NDËRKOMBËTARE NË PEJË

Për koincidencë, vetëm pak ditë pas kësaj bisede, pata rastin ta shihja kolonelin në sallën e gjyqit të Gjykatës së Qarkut të Pejës. Gjykatësja ndërkombëtare, e kishte thirrur për të dëshmuar kolonel Tahir Zemën. Sipas rregullave të gjykatës, ai erdhi, përshëndeti, i dha të gjitha të dhënat, dëshmoi për ato çështje për të cilat u pyet dhe e përfundoi dëshminë e tij.

Gjykatësja, pasi mbylli proces-verbal i adresoi kolonelit një pyetje që mua më shokoi: “Kolonel Zemaj, faleminderit që erdhët në gjykatë. Jam e interesuar të di: a nuk patët frikë që erdhët, pasi për ju flitet hapur, se ju ndjekin për t’ju vrarë”?

Koloneli iu përgjigj: “E nderuar zonja gjykatëse! Po më habitni me këtë pyetje! Unë jam ushtarak. Jam luftëtar dhe patriot dhe shumë herë e kam vënë jetën time në rrezik për Kosovën. Prandaj nuk e di se çfarë është frika.

Në rastin konkret, unë e kreva detyrën time si qytetar i Kosovës sime, për të cilën kam luftuar. E respektova gjykatën dhe dëshmova, jo si i pandehur. Sa i përket sigurisë së jetës sime, për ardhjen time këtu, duhet të ndiheni përgjegjëse ju që më keni thirrur”! Gjykatësja mbeti gojëkyçur.

Pas pak kohe, më 4 janar 2003, ai u vra në mes të Pejës, bashkë me të birin, Enes Zemaj, 22 vjeç, dhe nipin, Hasan Zemaj, 24 vjeç, duke i shkaktuar Kosovës një humbje të madhe, një plagë të rëndë dhe një rekord të turpshëm e të pamerituar, në historinë e saj më të re.

Sot e kujtoj me nderim dhe dëshiroj të vendos foton time të asaj kohe përkrah asaj të atij burri, të cilat vërtet kanë njëfarë ngjashmërie. Miku im nga Zvicra mund të kishte pasur të drejtë…!

Sot, në ditën e rënies, se heroit dëshiroj të deklamoj:

I paharruar Kolonel Tahir Zemaj, mbajtës i medaljeve “Hero i Kosovës”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe “Nderi i Kombit”, dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./ Memorie.al

 Nderim të përjetshëm!

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë...”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

Next Post

Kalendari 5 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
Dossier

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
Dossier

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

August 20, 2026
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91

August 21, 2026
“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës

“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
Dossier

“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës

August 20, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 5 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme