• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Arbëri i tha të ëmës, se ishte dashuruar me Blerinën, ajo shtangu dhe vetëm kur e mblodhi veten, mundi t’i tregoj, se ajo ishte mbesa e hetuesit…”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës

“Në qeli, m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë, sepse u shava Enver Hoxhën dhe njërin e kafshova, pasi më vuri këmbën në…”/ Dëshmia e rrallë e Laura Keçit nga Shkodra, që u arrestua kur ishte 16 vjeçe
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Imazhi i parë, në postën kufitare me ish-Jugosllavinë, një portë me tela me gjemba të elektrizuar, ku një ushtar i armatosur me një yll të kuq në kapele…”/ Reportazhi i panjohur i ish-atasheut kulturor italian në Tiranë, në ’82-in
“Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….
Relacioni sekret: “Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe…”/ Letra për Xhelil Gjonin, në 13 dhjetor ’90-të, për “huliganët” e Shkodrës

Nga Reshat KRIPA  

Pjesa e shtatë

Memorie.al / Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me radhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Pothuajse në të njëjtën gjendje ishte edhe Arbëri. Por ai, të paktën, ndërgjegjen e kishte të qetë. I kishte treguar Blerinës të vërtetën dhe ishte ajo që duhej të vendoste. Por ishte i ndërgjegjshëm që ky vendim do të ishte shumë i vështirë. A do të ishte në gjendje ajo të thyente tabunë e luftës së klasave? Një gjë e tillë i dukej gati e pamundur.

Për një gjë ishte i sigurt. Edhe në rast se ajo do të thyhej nuk do t’i mbante mëri. Para syve i dilnin fjalët që i kishte thënë në bisedën e fundit: “Unë jam i sigurt se ne do të gjejmë forca për ta përballuar”.

Vendosi ta bisedonte çështjen me Petritin. Pas dy ditësh, ai do të nisej për në universitet. Ishte shoku më i ngushtë i tij. Deri atëherë nuk i kishte thënë asgjë për dashurinë me Blerinën dhe këtë e kishte bërë pikërisht për faktin e hendekut, që e ndante me të dashurën.

“Petrit, dua të bisedoj diçka personale me ty”, – i tha një ditë.

“Çështje personale, cila na qenkërka kjo”? – u përgjigj ai me një farë ironie.

“Këtu nuk mund ta them, por eja të shkojmë në breg të detit”.

Bregu i detit ishte vendi ideal për Arbërin ku mund të shprehte lirisht mendimet e tij. I hipën urbanit dhe mbërritën në bregdet. Arbëri e çoi mikun e tij në vendin e preferuar.

“Dëgjo vëlla. Fillimisht dua të të kërkoj të falur se për këtë  çështje duhej të të kisha njoftuar më parë, por as vetë nuk e di pse nuk e bëra një gjë të tillë. Kërkoj vetëm të mos më ndërpresësh. Dëgjomë me vëmendje”.

Heshti për disa çaste. Edhe Petriti nuk e pyeti. Së fundi ai filloi.

“Jam dashuruar me Blerinën. Ti e njeh. Jemi njohur së bashku me të. Ajo i është përgjigjur dashurisë sime. Por ti e di që familja e saj, dy prindër model, dy mësues model, kanë qenë dhe janë lidhur me pushtetin e sotëm, ndërsa familja ime, i përket krahut të kundërt. Këtu ka një mospërputhje. Këtë mospërputhje ia thashë edhe asaj. U trondit së tepërmi. E lashë të mendohej dhe të vendosë. Kanë kaluar dy javë, që nuk jam takuar me të. Përditë shkoj në vendin e takimit, por ajo mungon! Nuk e di si të veproj”.

Petriti nuk u përgjigj menjëherë. Ai e kuptonte shumë mirë gjendjen në të cilën ndodhej miku i tij. Por ishte i ndërgjegjshëm edhe për situatën në të cilën jetonin. I kuptonte fare mirë pasojat, që mund të vinin nga kjo dashuri.

“Mos bëjë asnjë veprim. Lere të vendosë vetë ajo. I takon asaj vendimi”, – i tha së fundi.

I sugjeroi që këtë çështje, ta diskutonte me nënën e tij. Ajo ishte një intelektuale e njohur dhe do të dinte të gjente një zgjidhje. Në mbrëmje, pasi hëngrën darkë, Arbëri iu drejtua s’ëmës:

“Nënë, jam në udhëkryq”!

“Në udhëkryq, përse”?

“Kam rënë në dashuri”.

“Ke rënë në dashuri?! Po ky është lajmi më i mirë që kam dëgjuar”.

Afërdita u ngrit dhe përqafoi të birin.

“Por dashuria ime, është një dashuri e pamundur”.

“Dashuri e pamundur?! Përse”?

“Sepse i përkasim dy botëve të ndryshme”.

“Çdo të thuash”?!

“Ajo bën pjesë në kampin e fitimtarëve, ndërsa unë në atë të të mundurve”.

“Mjaft or bir, mos më fol me filozofira. Kush është ajo vajzë”?

“Blerina, vajza e mësues Hektorit dhe mësuese Irmës”.

“Mos bir”! – thirri nëna dhe u hodh përpjetë.

Arbëri shtangu. Reagimi i s’ëmës e habiti.

“Përse nënë”?! – i tha

“Më mirë të mos e dish”.

“E përse”?

“Sepse do të të thyhet zemra”.

“Fol nënë, fol! Mos më lër në këtë gjendje”!

Por nëna nuk fliste dot. Ajo nuk mund t’ia thoshte të vërtetën e tmerrshme, që ai nuk e dinte. Qëndroi në heshtje.

“Fol nënë”! i thirri Arbëri, me një ton padurimi.

“Blerina është mbesa e Resulit”, – tha me një zë të lehtë, që mezi dëgjohej.

“Mbesa e Resulit”?!

“Po bir, Irma është motra e Resulit”.

Lajmi ra si bombë mbi ndërgjegjen e Arbërit. Ai paska dashuruar mbesën e vrasësit të babait të tij? Një tufan i brendshëm i shpërtheu në ndërgjegje. Mendja iu çorodit. Mendimet iu  turbulluan. Përse e dënoi kaq shumë fati? Nuk i mjaftonin ato që kishte kaluar familja e tij?! Nga sytë filluan t’i rrjedhin lot. Nëna e vuri re. Iu afrua të birit dhe i tha:

“Pushoi lotët bir! Ulu ta diskutojmë me gjakftohtësi gjendjen”.

“Çfarë ka mbetur më për të diskutuar”?!

“Le ta marrim shtruar. Vajza është e bija e dy prindërve, për të  cilët deri më sot, nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për karakterin e tyre. Ata janë prindër të nderuar, ndaj edhe vajza duhet të jetë e nderuar. Në çastin e parë, unë të thashë se ajo është mbesa e Resulit. Tani e kuptoj se gabova. Në rast se vajza dhe prindërit e saj, të pranojnë për dhëndër, atëherë edhe unë nuk kam se si të mos pranoj vajzën për nuse. Nuk ka pse të paguajë vajza, për dajon”!

“E dua Blerinën! – tha Arbëri.– Në rast se edhe ti e pranon bashkimin tim me të, kjo është gjëja më e çmuar, që po më dhuron. Faleminderit, nënë! Unë ia tregova historinë e familjes sime dhe jam në pritje të përgjigjes”.

“Lere të vendosë ajo”.

“Po për Resulin”?

“Në bisedën me të, nuk i thashë se nuk e dija”.

“Le të bisedojë me të ëmën”.

Me këto fjalë biseda u mbyll.

Dita e fundit e pushimeve shkollore. Blerina u drejtua për në vendin e zakonshëm të takimit. Arbëri nuk ishte aty. Përse? Mos vallë e kishte harruar nga mungesa prej gati tre javësh?! Megjithatë, vendosi të priste. Nuk vonoi shumë dhe ai erdhi. Qëndruan të dy përballë njeri-tjetrit pa folur. Së fundi u dëgjua zëri i Arbërit:

“Blerina…”!

“Mos fol, – e ndërpreu ajo.- Unë e vendosa. Toka dhe qielli të bashkohen, unë nuk ndahem nga ty”.

“A e mendove mirë”?

“Plotësisht”.

“A e ke biseduar me prindërit? Unë do të të kërkoja që të merrje edhe mendimin e tyre…”?

“Ashtu”?

“Patjetër, ne nuk mund të vendosim pa miratimin e tyre. Unë e bëra një gjë të tillë”.

Në mbrëmje kur u kthye i ati në shtëpi, Blerina iu drejtua prindërve.

“Babi, mami, dua bekimin tuaj”.

“Bekimin tonë? Por ne ta kemi dhënë qysh ditën që linde”.

“Bekimi që kërkoj sot është i një karakteri tjetër dhe unë nuk mund t’jua mbaj të fshehtë”!

“Fol, bijë”!

“Kam rënë në dashuri me një djalë, ndaj kërkoj bekimin tuaj”.

“Ke rënë në dashuri?! – foli e ëma, – Po na thuaj, moj vajzë, cili  është ky djalë”?!

“Po, do t’jua them, por mos u çudisni. Është Arbër Dauti, biri i Afërditës, që dikur ka qenë mësuese, si ju”.

Prindërit u panë sy ndër sy. Qëndruan për një kohë të gjatë në atë gjendje. Asnjeri nuk fliste. Blerina priste fjalën e tyre. Heshtja sundoi në dhomë. Së fundi atë e prishi zëri i Irmës, që foli:

“A e di historinë e asaj familjeje”?

“Po nënë, Arbëri m’i ka treguar të gjitha. Më ka treguar që i ati ka vdekur në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Më ka treguar që e ëma nga mësuese, tani punon si punëtore në ndërmarrjen bujqësore. Më ka treguar që për këto arsye, atij i mohuan medaljen e artë dhe të drejtën e studimit”.

“Po tjetër gjë, a të ka treguar”?!

“Jo”.

Prindërit u panë përsëri sy ndër sy.

“Tregoja”, – tha i ati.

“Dëgjo bijë! – filloi e ëma. Do të të them një gjë, që ti nuk e di dhe duhet ta mësosh. Hetuesi i babait të Arbërit, ka qenë dajua yt dhe vëllai im, Resuli. Në kohën kur ndërroi jetë Sokoli, Resuli punonte ne Degën e Punëve të Brendshme”.

Blerina shtangu. Një tjetër hendek i thellë ishte hapur ndërmjet dy të dashuruarve.

“Por ne duhemi, duhemi shumë”, – mundi të thoshte me gjysmë zëri.

“Qetësohu bijë, – ndërhyri i ati. –  Le ta mbyllim për sot këtë bisedë. Pleqëroje me veten tënde dhe nesër e bisedojmë përsëri”.

Edhe një natë tjetër zgjuar. Edhe një natë tjetër mbushur me ëndrra të frikshme. Një përplasje dallgësh në zemrën e Blerinës, por një përplasje dallgësh, edhe në zemrat e prindërve të saj.

“Si do t’ia bëjmë or burrë”?! – pyeti Irma.

“Le t’ia lemë vajzës, të vendosë”, – ishte përgjigja.

Të nesërmen Blerina, hyri në dhomën ku ishin prindërit e saj.

“Baba, nënë, e vendosa. Kërkoj bekimin tuaj”, – tha.

“Mirë bijë, – foli i ati – por më parë, dua ta bisedoj këtë çështje edhe me familjen e Arbërit. Lajmëroi të vijnë sonte”.

Në mbrëmje Afërdita dhe Arbëri, erdhën në shtëpinë e Blerinës.

“Le të futemi në temë – tha Hektori – Të dy palët, jemi para një fakti të kryer. Personalisht kam bindjen, se edhe të dy familjet përputhen. Por koha na hodhi në krahë të kundërta të barrikadës. Nuk dua të zgjatem, me hollësitë e kësaj ndarjeje. Ato dua t’ia le së kaluarës. Vetëm dua të them se; a do të jemi në gjendje t’i përballojmë vështirësitë”?

“Fort i nderuar zoti Hektor! – filloi Afërdita. – Folët ashtu siç ju takonte. Unë nga ana ime, ju garantoj se kurdoherë, në çdo rrethanë që do të na paraqitet, do të di të qëndroj, ashtu siç duhet. Blerina do të jetë vajza jonë dhe do të di si ta mbroj. Unë e kam treguar se jam në gjendje, të përballoj çdo lloj situate”.

“Le t’i pyesim edhe dy të rinjtë”.

“U premtoj se në çdo situatë që do të paraqitet, do të jem gjithmonë në krah të Blerinës, deri në ditën e fundit të jetës”, – tha Arbëri

“Edhe unë gjithashtu”, – e plotësoi Blerina.

“Atëherë na qoftë për mbarë”! – e përfundoi Hektori.

U ngritën dhe filluan të urojnë dhe të përqafoheshin midis tyre. Afërdita nxori nga çanta një varëse floriri dhe ia vari në qafë Blerinës.

“Këtë varëse, ma ka sjellë Sokoli nga Franca dhe unë po ia dhuroj bijës time”.

Ndërsa Irma i dhuroi Arbërit, një orë dore zvicerane, të markës “Omega”.

“Edhe unë e kam kujtim nga babai im i ndjerë” – tha ai.

Blerina dhe Arbëri, nuk përmbaheshin dot nga gëzimi.

“Kam edhe një kërkesë të fundit”, – tha papritmas Hektori.

Të gjithë heshtën.

“Mos u çudisni, – vazhdoi ai. – Sivjet Blerina, është në vitin e  maturës. Pas maturës, do të vazhdojë universitetin. Do të doja që këtë fejesë, hë për hë, të mos ta shpallim, deri sa Blerina të arrijë një moshë më të plotë. Le të paraqiten në publik, si dy shokë të mirë”.

Heshtja pasoi fjalët e tij, për një kohë të shkurtër. Atë e thyen zërat e dy të rinjve: “Plotësisht”. Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndërsa gatuante makarona, i trokasin në derë, e lajmërojnë të niset me shërbim, si përkthyes i frëngjishtes në Kongresin e 7-të të PPSH-së, por...”/ Si e burgosi Sigurimi të birin e rilindësit të shquar nga Korça?!

Next Post

“Para se ta arrestonin, tim atë e thirrën në Degën e Brendshme, pasi ai kishte folur për pushtimin e Çekosllovakisë, para se ta jepte Radio-Tirana dhe...”/ Historia e trishtë e autorit të këngës “Qingji i vogël”!

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 19, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja

“Para se ta arrestonin, tim atë e thirrën në Degën e Brendshme, pasi ai kishte folur për pushtimin e Çekosllovakisë, para se ta jepte Radio-Tirana dhe...”/ Historia e trishtë e autorit të këngës “Qingji i vogël”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!