• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Arbëri dhe të dënuarit e tjerë, ndoqën revistën televizive, ku spikeri lexoi njoftimin e Komitetit Qendror të PPSH-së, se kishte vdekur ‘udhëheqësi i madh’, të burgosurit…”! / Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Memorie.al
“Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë,…”/  Studimi profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

Nga Reshat KRIPA

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me radhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

Zakonisht njeriut, sidomos kur është në kondita të vështira, i shfaqen parandjenja të cilat mbajnë gjallë shpresën për ditë më të mira. Një gjë e tillë i ngjau edhe Xhavitit, shokut të Arbërit. Po afronte mesi i prillit. Atë  ditë  ai u afrohet shokëve dhe u thotë:

– “Dëgjoni, këto ditë do të ndodhë një ngjarje e madhe. Kam një parandjenjë për këtë” .

– “Goja të buroftë mjaltë”! – i tha Arbëri.

– “Një i madh do të thyejë qafën”.

U ishte bërë zakon që çdo ditë, të prisnim ngjarje të tilla. Mirë thonë se shpresa vdes e fundit. Ajo i mbante gjallë. Pikërisht në ato ditë, në orën 20.00, u përhapën tingujt e siglës së emisionit qendror të lajmeve. Pas saj në ekran u shfaq fytyra e spikeres, që me një ton serioz njoftoi:

– “Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë, njofton se sot në orën (-tha orën), – pas një sëmundjeje të pashërueshme, ndërroi jetë udhëheqësi ynë i madh, themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, strategu i reformave të mëdha, që e çuan vendin tonë në majat më të larta, shoku. – tha edhe emrin e tij…! Një portret u shfaq në ekranin e televizorit…! Spikerja vazhdonte të fliste dhe të fliste për figurën e tij të pa arritshme. Në ditët në vazhdim turma njerëzish drejtoheshin në selinë e Komitetit Qendror të PPSH-së, duke i rënë kokës me grushte. Shumë njerëzve u binte të fikët. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për asnjë rast tjetër, madje edhe kur prindërve u kishin vdekur fëmijët.

Dita e varrimit. Kortezhi nga godina e Komitetit Qendror, drejtohet për në sheshin e kryeqytetit. Në të dy anët e rrugës turma të mëdha, me lot ndër sy dhe duke nderuar me grusht, përcillnin “prijësin e madh”, që nuk e kishte parë kurrë vendi. Në krye të kortezhit, pretendenti i fronit, i shoqëruar nga shokët e tij. Natyrisht fjalën e rastit e mbajti ai. Foli për humbjen e madhe që kishte pësuar vendi. Foli për kontributin e këtij njeriu të pa zëvendësueshëm. E për çfarë nuk foli. Së fundi u gjunjëzua para arkivolit dhe duke nderuar me grusht thirri:

– “Betohemi”!

Turma e tërë, e gjunjëzuar edhe ajo, iu përgjigj:

– “Betohemi”.

Kortezhi mori rrugën e Varrezave të ‘Dëshmorëve të Kombit’. E njëjta pamje. Fjalime të tjera edhe atje. Arkivoli me trupin u vendos në varrin e përgatitur. Në pllakën përkujtimore të varrit, u shënua vetëm një datë, ajo e lindjes. Ai nuk kishte vdekur! Për disa muaj në të gjithë vendin,. Nga Jugu në Veri, nuk kishte më këngë e valle, nuk kishte më fejesa dhe martesa, ato u anuluan, apo u shtynë për një moment tjetër të pacaktuar. Një parullë e re filloi të shfaqet: “Ta kthejmë dhimbjen, në forcë”!

Lajmin e vdekjes së “Prijësit të Madh”, e morën vesh edhe të burgosurit e kampit të Arbërit. Gëzimi në radhët e tyre, ishte i jashtëzakonshëm.

– “A nuk ju thashë unë, që e parandjeva”?- tha Xhaviti gjithë gëzim.

Mersini, një nga ata që të burgosurit i quanin “minjtë e birucave”, pasi tërë periudhën e burgut, e kaluan nga biruca në birucë, për të nxjerrë ndonjë fjalë nga të burgosurit dhe për t’ia shpënë eprorëve të tyre dhe që u ndodh rastësisht aty pranë, e dëgjoi dhe ia raportoi oficer Abazit. Oficeri i tha: Xhavitit:

– “Mos u gëzoni, edhe në rast se imperialistët amerikanë, do të guxojnë të shkelin në tokën tonë, juve do jeni të parët, që do të zhdukeni”.

– “Të gjithëve nuk na zhdukni dot”, – u dëgjua zëri i Xhavitit.

– “Ashtu”? – pyeti oficeri i tërbuar.

E mori dhe, pasi e lidhi, e dënoi një javë në birucë. Ai muaj, ishte një skenë terrori për kampin. Megjithatë shumë shpresonin se pasardhësi do të ndryshonte diçka…! Por kjo nuk ndodhi. Atë mëngjes Arbëri, u gdhi përsëri me temperaturë. U vizitua te  doktor Istrefi. Temperaturën e kishte tridhjetetetë gradë Celsius. Doktori vendosi ta shtronte në infermieri. Aty pranë ndodhej oficer Abazi. Kur mori vesh përse bëhej fjalë, tha:

– “Tashti nuk mund ta shtroni. Është në forcën e atyre, që duhet  të shkojnë në punë”.

Doktori këmbënguli, por ai nuk pranoi. Arbëri u detyrua të  nisej në punë. Ecte duke iu marrë këmbët. Kur mbërritën te kanali, nuk kishte më fuqi. Si duket temperatura duhej t’i ishte ngritur më tepër. Xhaviti propozoi, që ta linim të pushonte buzë kanalit, deri në mbrëmje. Biseduan edhe me rojën që i shoqëronte. Do të punonin shokët, që të realizonin normën e tij. Ai pranoi.

Afroi dreka. Ishte verë. Dielli të digjte. Mbërriti oficer Abazi. Pa që Arbëri po rrinte shtrirë dhe urdhëroi që të ngrihej. Ai u ngrit, mori karron e dorës dhe e shtyu me mundim. Kur mbërriti te vendi ku shkarkoheshin, fuqitë iu prenë dhe ra në pirgun me dhe. Karrot e tjera që vinin nga prapa, ndaluan.

– “Çfarë prisni, shkarkojini”! – urdhëroi oficeri.

Asnjë nuk lëvizi. Xhaviti doli para dhe tha:

– “Ai është vëllai ynë. Ne nuk mbulojmë vëllanë tonë”!

Togeri u xhindos. Dha urdhër të lidhin Xhavitin. Pastaj u foli të tjerëve:

– “Vazhdoni”!

Asnjë nuk lëvizi. Si e pa që çdo urdhër ishte i kotë, iu drejtua Mersinit dhe një grupi servilësh, që ishin midis të burgosurve.

– “Mbulojeni me dhe”! – u dha urdhër me ton të prerë.

Ata filluan të hidhnin karrot e dheut mbi trupin e drobitur të Arbërit. Dëgjoheshin rënkimet e tij të mbytura. Kjo punë vazhdoi deri në mbrëmje. Zbuluar i mbeti vetëm koka. Kur përfundoi puna, shokët e nxorën trupin e tij nga dheu dhe e çuan në krah. Ishte mrekullia e doktor Istrefit dhe fati i tij, që e solli përsëri në jetë. Doktori, i revoltuar, i tha oficerit:

– “As nazistët, nuk kanë bërë vepra të tilla!

Oficeri desh ta ndëshkonte, por e shpëtoi ndërhyrja e komandantit të kampit, ndërsa Xhaviti u gdhi disa netë në qeli, i lidhur me hekura në duar. Kur doli nga qelia, i kushtoi një poezi mikut të tij. Poezia kaloi dorë më dorë, në pjesën më të madhe të kampit. Poezia ra edhe në dorë të Mersinit. Ai i tha oficer Abazit, i cili priste rastin për ta ndëshkuar Xhavitin.

– “Paske shkruar poezi zotërote, – i tha – Qenke dhe poet pale?! Ta tregoj unë tani poezinë”.

Urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë elektriku, që ndodhej në mes të kampit. Kështu e la për tri ditë pa bukë dhe pa ujë. Xhaviti i ngratë po shkrihej dalëngadalë. Arbëri dhe shokët e tij e shikonin, por nuk kishin asnjë mundësi, ta ndihmonin. Xhaviti rënkonte e rënkonte, me një zë të mekur. Dikur ato  pushuan. Kishte fluturuar në botën e përjetshme. Nga sytë e Arbërit, filluan të rrjedhin lot të nxehtë.

– “Pështyjeni”! – thërriste togeri

Askush nuk lëvizi. Madje as Mersini dhe disa të tjerë si ai, nuk guxuan. E lanë gjithë ditën në atë vend, që ta shikonin të gjithë.

– “Kështu do ta pësojë kushdo, që do të shkelë rregulloren e kampit”, – thirri oficeri.

Një hije e zezë mbuloi të gjithë kampin. Më i prekuri ishte Arbëri. Kishte humbur një mik të shtrenjtë. Kishte humbur një njeri.

                                                               *     *     *

Më në fund mbërriti edhe dita e lirimit nga burgu. I kishte plotësuar të gjitha vitet e dënimit. Ishte 10 shtatori i vitit  1990. Natën e fundit, u mblodhën shokët tek shtrati i tij. Oficer Abazi, ishte transferuar në një tjetër kamp. Kërkuan leje nga roja e brendshme, që të këndonin në atë mbrëmje. Ai i lejoi.  Shokët këndonin të shoqëruar nga një kitarë, që e kishte një i burgosur. Pas mbarimit të çdo kënge, ngrihej një mirësi. Zakoni e donte që mirësitë të ngriheshin me raki, por atje ajo mungonte. Atë e zëvendësonin cigaret. Për çdo mirësi, i hidhej një, dy, apo tre cigare, kitaristit.

Nuk mungonte as kënga labe. I pari ia mori një kënge të vjetër patriotike, që dikur e këndonin nacionalistët në kohën e luftës, ishte Hysniu, një djalë nga fshatrat e krahinës së Arbërit, që ishte dënuar për krijimin e një organizate që shpërndante trakte në qytet.:

“Hapni dritë o male, mos rrini në re,

Ti Baba Tomori, lësho një rrufe,

Mblidhuni vëllezër, ejani me ne,

Ti Baba Tomori, lësho një rrufe.

Le të nxjerrim armët që kemi në dhe,

Ti Baba Tomori, lësho një rrufe”!

Kur ishte i ri ëndërronte të bëhej poet, shkrimtar apo aktor teatri. Por në vend të shkollës së lartë, ndoqi atë të burgut, një shkollë ferri të vërtetë, që të mbyste me rrathët e saj. Ishte i rrethuar nga një uri e përjetshme, nga një vdekje që të rrinte e gatshme në çdo çast, për ta rrëmbyer. Shtojini këtyre edhe torturat, për të cilat mund të flasin vetëm ata që i kanë provuar dhe do të keni tabllon e plotë të këtij teatri tragjik.  Por burgu pati edhe meritat e tij. Ai ishte një shkollë e vërtetë, një shkollë e një lloji të veçantë.

Ai i mësoi disa të vërteta, të cilat do të kishin mbetur të panjohura, nëse nuk do të kishte qenë atje. Arbëri u njoh me shumë burra të rrallë, që nuk kishte pasur fatin t’i njihte më parë. Ata i mësuan se si duhej të vepronte, që të ishte njeri. Tashti do të dilte, në një botë tjetër. Si do të ishte ajo? Mos do të ndërronte burgun e vogël, me atë të madhin, që quhet Shqipëri? Kishte hyrë me mendime të tjera dhe tani logjika i kishte ndërruar. Ato vite burgu dhe personalitetet që kishte njohur atje, kishin formuar karakterin e tij. Që nga ajo ditë, nuk mendonte tjetër veçse, kur do të vinte dita që të ishin të lirë. Por a do të vinte vallë?

Megjithatë, era e lirisë kishte filluar të frynte. Në vendet e tjera të Lindjes Komuniste, liria kishte lulëzuar. Nuk mund të qëndronte larg vendi ynë. Në qytetin verior, kishin tentuar të rrëzojnë monumentin e diktatorit rus. Dy muaj më parë, një mori njerëzish kishin hyrë në ambasadat e huaja, duke e detyruar qeverinë shqiptare, të pranonte largimin e tyre në Perëndim. Udhëheqësi i vendit organizoi një takim me intelektualë të njohur, për të patur mbështetjen e tyre. Por gjatë saj u ndien shumë zëra, që kërkonin një ndryshim të sistemit. Por diktatori nuk dorëzohej. Ai hodhi idenë e pluralizmit të mendimit, që nuk u përkrah nga shumë pjesëmarrës. Në një miting të madh të zhvilluar në kryeqytet, dy ditë më vonë, ai do të deklaronte:

“Edhe bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim”!

U dëgjuan edhe thirrje të tjera: “Ata që u futën në ambasadat ‘kapitaliste’, janë jashtëqitja e kombit“. Por ujkut tashmë i kishin rënë dhëmbët. Ai nuk mund të kafshonte më. Arbëri, tashmë i lirë, u drejtua tek stacioni i trenit të qytetit. Preu biletën. Treni nisej pas dy orësh. Doli në qytet dhe u drejtua në postë. Nisi telegramin për nënën: “Mbërrij me trenin e orës 18.30.”!

Në orën e caktuar, ishte në qytetin e tij. Kur zbriti nga treni, u ndesh me dy njerëzit më të dashur, Blerinën dhe Petritin. U përqafuan dhe qëndruan ashtu për minuta të tëra, pa u ndarë. Si kaluan çastet e para, Arbëri foli:

– “Ejani të shkojmë në shtëpi. Tani nuk do të ndahemi më kurrë”.

U nisën. Në shtëpi i prisnin nënë Afërdita dhe Hektori, me Irmën. Përsëri përqafime dhe urime. Mbi të gjitha, nëna ngazëllehej. I kish premtuar se do ta priste dhe e kishte mbajtur premtimin. Arbëri, djali i vetëm i saj, drita e syve të saj, tashmë ishte në shtëpi. Porsa kishte marrë telegramin, kishte shkuar në tregun privat, që atë kohë kishte filluar sërishmi nga aktiviteti dhe kishte blerë pak mish, vezë, perime, fruta, verë e të tjera. Kishte përgatitur një darkë, që nuk kishte mundur ta përgatiste kurrë më parë. Midis të tjerave edhe një kek të mrekullueshëm.

I shtroi në tavolinë dhe i ftoi të ulen. Bisedat nuk kishin të sosur. Askush nuk e përmendi të kaluarën, sikur ajo të mos kishte ekzistuar. Pinin verë dhe uronin njeri-tjetrin. Në fytyrat e tyre, dallohej vetëm gëzimi. Në mënyrë të veçantë, në atë të nënës. Vendosën që sa më parë të kryenin celebrimin dhe ceremoninë e martesës. Befas, në mes të kësaj hareje, nëna u mbështet në kolltukun ku ishte ulur. Sytë i kishte të mbyllur.

– “Nënë”, – i foli Arbëri.

Ajo nuk u përgjigj. Arbëri u ngrit dhe duke e kapur për shpatullash thirri:

– “Nënë, çfarë ke”?!

Përsëri asnjë përgjigje. Të gjithë u ngritën në këmbë. Hektori u afrua dhe filloi t’i kontrolloi pulsin.

– “Duhet dërguar urgjent në spital, – tha – Petriti, – dil shpejt dhe gjej ndonjë makinë”.

Petriti doli me vrap. Në rrugë, për fat, po kalonte një fugon pasagjerësh. E ndaloi dhe i kërkoi ta ndihmonte, për të çuar nënën në spital. Shoferi fugonit pranoi menjëherë. Pas pesëmbëdhjetë minutash, ishin në spital. Personeli mjekësor e mori nënën në barelë dhe e çoi në sallën e diagnostifikimit. Arbëri dhe të tjerët prisnin përjashta. Pas ndonjë ore një mjek i vjetër doli nga salla.

– “Doktor, si është nëna”? –  pyeti Arbëri.

– “Nuk mund të japim një përgjigje të saktë”, – u përgjigj mjeku. – “Ka pësuar atak kardiak. Po përdorim të gjitha mjetet, për ta rikthyer në jetë. Duhet të ruani qetësinë”.

Mjeku hyri përsëri brenda. Kaluan edhe dy orë të tjera. Mjeku doli përsëri nga salla.

– “Ti je Arbëri”? – Pyeti të birin.

– “Po”.

– “Eja brenda. Nëna ka filluar të pëshpërisë emrin tënd”.

Hynë në sallë. Nëna me sytë mbyllur, pëshpëriste me një zë që mezi dëgjohej:

– “Arbër…Arbër…Arbër…”

– “Erdha nënë, erdha. Hapi sytë”.

Çuditërisht këto fjalë sikur e zgjuan nënën. Vështroi të birin. Me zërin e saj të ëmbël, zë nëne, i tha:

– “Të pata…premtuar…se do të…prisja…! E mbajta…! premtimin…! Qofsh…i lumtur…bir…”!

Sytë iu mbyllën dhe koka iu var. Arbëri klithi. Mjeku e kapi për dore dhe i tha:

– “Kurajo djalë, të rroni vetë”!

Të nesërmen u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në varreza.  Në krye të kortezhit, ecnin Arbëri dhe Blerina. Pas tyre Hektori me Irmën, si edhe Andrea me Elvirën e Petriti me Vojsavën, të ndjekur nga një turmë e madhe qytetarësh, që rrallë herë ishte parë në të tilla raste. E vendosën pranë varrit të s’ëmës. Vdekja kishte shokuar një qytet të tërë. Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vetëm pse i kishte dhënë besën, ai u arratis në Jugosllavi, e mori të fejuarën e tij dhe u kthye përsëri në Shqipëri, ku pas 8 vitesh burg në Spaç...”/ Historia e rrallë dhe e pabesueshme, e Mark Ukshinit të Berishës

Next Post

“Nuk do të lejojmë kurrë, se është gjynah, që me këmbët e ndyra të shqiptarëve, të shkelet Voskopoja greke dhe nuk do të pranojmë kurrë tjatër flamur...”/ E vërteta mbi Sali Butkën e, djegien e Voskopojës

Artikuj të ngjashëm

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 16, 2025
“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!
Dossier

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

May 16, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 15, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

May 15, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 14, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“I lartpërmenduri u ekzekutua në kohën dhe në vendin e caktuar e, fjalët e tij të fundit ishin…”/ Proces-verbali pushkatimit të Hamit Myrtja më 30.12.’76, nga hetuesi Sh.Ç., prokurori R.K. dhe zv.shefi Policisë, B.Sh

May 14, 2025
Next Post
“Nuk do të lejojmë kurrë, se është gjynah, që me këmbët e ndyra të shqiptarëve, të shkelet Voskopoja greke dhe nuk do të pranojmë kurrë tjatër flamur…”/ E vërteta mbi Sali Butkën e, djegien e Voskopojës

“Nuk do të lejojmë kurrë, se është gjynah, që me këmbët e ndyra të shqiptarëve, të shkelet Voskopoja greke dhe nuk do të pranojmë kurrë tjatër flamur...”/ E vërteta mbi Sali Butkën e, djegien e Voskopojës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!