Besim NDREGJONI
Memorie.al/Një thënie e moçme shqiptare ka një postulat: “Ma mirë vonë se hiç” mbas tre dekadash faktori ndërkombëtar nëpërmjet prezencës së OSBES-së në Shqipëri nga data 13, 14, 15 dhjetor 2021 organizoi në Tiranë një konferencë kombëtare për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve të komunizmit falënderojnë , Prezencën e OSBES- së në Tiranë dhe Ambasadorin Sh.T.Z. Vincezo Del Monaco dhe Sh.T. Z . Peter Zingraf Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Gjatë tridhjete një vjeçare, politika dhe shteti i ashtuquajtur demokratik si pasardhëse të diktaturës komuniste, heshti ndaj krimit të diktaturës enveriste. Dy partitë kryesore, si Partia Socialiste trashëgimtare dhe ricikluese e trashëgimtareve të diktaturës, dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga intelektual të privilegjuar dhe të ideologjizuar nga sistemi diktatorial, stalinist-enverist gjatë këtij tranzicioni, nuk planifikuan në programet e tyre gjetjen e eshtrave të pushkatuarve, por nuk muarën asnjë nisëm ligjore për drejtësi transitore për të i dënuar krimet makabër të diktaturës. Partia Socialiste si trashëgimtare e diktaturës që ndërroi emrin në 91, por nuk ndërroi metodat dhe nuk mund të dënonte baballarët xhelatë që i kishin kryer këto krime, veproi politikisht me heshtje, dhe adaptoi ligje që këto krime të futeshin në arshivën e harresës. Kurse Partia Demokratike i përdori krimet e komunizmit me retorika politike për marrje pushteti, duke qëndruar indiferent ndaj aspektit ligjor. Pra kishte një dakortsi në mes tyre për të heshtur ndaj krimit komunist.
Gjenocidi komunist në këtë periudhe tranzicioni u përball me një shoqërie të heshtur dhe një drejtësie inekzistente. Ç’është krimi komuniste, kush është krimineli komuniste, A duhet dënuar krimi komunist. Përse duhen dënuar kriminelët komunist. Këto pyetje janë thelbësore për një shoqëri të civilizuar. Nga përgjigja e plotë e tyre varet në fakt mbarëvajtja e shoqërisë në përgjithësi.
Atdheu im Shqipëria gjatë periudhës staliniste enveriste u shndërrua në një kamp përqendrimi genocidial të frikës. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Populli kishte frikë nga diktatori, diktatori me shokët e tij fikeshin se kishin gjymtuar e masakrua popullin. Populli trembej nga diktatori që vriste , burgoste, internonte atë pjese të shoqërisë që mbronte të drejtat dhe liritë e tyre. Prindërit trembeshin nga fëmijët, nga fqinji, nga miku, i burgosuri nga i burgosuri, për gjysëm shekulli edhe pse jo të gjithë, e ndjejmë dhunën e diktaturës. Por dhe ata që e adhuronin ose asnjanës ishin të përfshirë në burgun e frikës e mjerimit të përhershëm. Ky ishte gjenocidi komuniste shqiptar. Por në këtë gjenocid nuk mund të barazohet krimi me viktimën. Dua thjesht të tregoi përmasat e krimit, viktimizimin e një populli të një vendi nga një grusht kriminelësh me një ideologji staliniste që i shërbeu diktaturës deri në grahmat e fundit. Në konferencën tre ditore referuan studiues dhe prokurorë nga Gjermania, Polonia, Austria, Spanja etj. Referuan dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare. Referuesit e huaj e trajtonin në referatet e tyre krimin si kishte ndodhur, dhe sikur e kishin përjetuar viktimat në Shqipëri duke bërë apel për të gjetur eshtrat e të vrarëve dhe për të dhënë drejtësi për të dënuar kriminelët. E kundërta ndodhte me përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, ata flitshin se legjislacionin e diktaturës nuk mund ta preknin me drejtësinë transitore dhe nuk mund ti dënonin krimet e komunizmit. Kur dëgjoja këta prokurorë dhe drejtues të lartë të institucioneve të vendit tim, të flitnin me gjuhën e diktaturës turpërohesha përpara miqve ndërkombëtar , dhe më shkonin ndërmend fjalët e Konicës: “E keqja e shqiptarit është vet shqiptari”
Ironia e trishtuar e të gjithë tragjedisë shqiptare është se xhelatët “heronjtë” e saj janë falur, pa kërkuar falje. Në komunizëm kishte ligje që mbronin diktaturën, por jo ligje që e dënonin atë. Kjo është e kuptueshme , ligjet i kishin hartuar, dhe miratuar xhelatët e diktaturës për të sunduar. Në ‘demokracinë’ shqiptare rezultoi se kriminelët kishin vepruar duke respektuar ligjin, për pasoj ata nuk mund të dënoheshin. Nuk e di se cila mendje “gjeniale,” arriti në në këtë përfundim. Dhe kjo solli që udhëheqësit e diktaturës të dënoheshin për kafe dhe jo për gjenocid që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Dhe një paketë ligjore që u bë në vitin 1995 për gjenocid u asimilua me marrjen e pushtetit nga partia komuniste alias socialiste, me forcën e armëve në vitin 1997. Partia Socialiste ju dha dhe certifikatën e pafajësisë dhe i dëmshpërblej më shumë se viktimat që kjo udhëheqje diktatoriale kishte vrarë dhe zhdukur për pesëdhjete vite diktaturë.
Por Partia Demokratike , përse heshti ndaj mos dënimit të krimit komunist, dhe përgjigja është më se e qartë ajo nuk kishte identitetin e të djathtës, ajo me heshtjen e saj, ndaj këtij krimi u bë fajtore si Partia Socialiste.
Në vendin tonë ka një fjalë të urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë” në të vërtetë në Shqipërinë postkomuniste gjaku vuajtjet dhimbja e pafund u bënë kafe. Terrorizmi shtetëror u mor në mbrojtje nga ligjshmëria e diktaturës që u përmbys. Absurditeti i një shoqërie e vendi i të dashuruarve fatalisht pas absurdit. N.q.s do të ishte vepruar kështu mbas luftës së dytë botërore nuk do të kishte arsye të ngrihej gjykata e Nurembergut, nuk jam i hakmarrjes, por apologjet i krimit.
Drejtësia në demokraci nuk është vazhdim i luftës klasave, xhelatët “heronjtë” e tmerrit dhe të ferrit mund të faleshin, por vetëm mbasi të gjykoheshin.
Gjatë konferencës u fol për legjislacionin, ndërkombëtar që dënon krimin e diktaturën , që qeveritë e Shqipërisë e kishin ratifikuar, atëhere pse nuk i zbatojnë këto ligje institucionet shqiptare? Për mos zbatimin e legjislacionit, po jap parashikimin e historianit shqiptar amerikan ish i burgosuri politike Ziso Vangjeli, i cili kishte studiuar në Amerikë për histori ushtarake, gjatë luftës së dytë botërore si oficer amerikan zbarkon në Normandi, dhe mbas luftës punoi në një klub kulturor në Paris. Dashuria për atdheun e detyruan të bisedonte me Ambasadorin komuniste dhe të kthehej në Shqipëri, ku në fillim e punësuan pedagog në Tiranë, mbas dy vitesh e transferojnë në Gjirokastër dhe e dënuan si agjent me burg politikë. Gjatë seancës gjyqësore ai nuk do të ju përgjigjej akuzave të sajuar të komunistëve por do të deklaronte në sallë të gjyqit: Kur të bjerë komunizma, se do të bjere patjetër, ne do të vuajmë me pas me dekada prej hibridit, komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit , bijtë e të kuqve do vijojnë etërit , ajo përzierje zelli dhe inati , herë i fshehur e herë i hapur, për etërit e kuq që sëpatën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm do ti bëj dinak dhe të ligj. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje , do të ju vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do ti propagandojnë me mizorisht për ti vëne në jetë gjoja si amanete , do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve, do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë për sfond. Do të kërkojnë të bëhen pronarë. Dhe kështu do të sundoi hibridi gjatë mjaftë gjatë, Hibridet janë si mostra e për ti luftuar ata, duhet të jesh si ata. Do të jetë me keq ca kohë njerëzit do të mendojnë diktaturën. Burg i detyruar. Liri e detyruar, kaos dhe llum, pra pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Nuk jam unë njeri kundra komunistëve, janë komunistët kundra njeriut. Shqipëria ime pret pranverën, pret të dënohen krimet që u zhduku kufomat mbi 5000 shqiptarëve. Por kur do të vi ajo?/Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016