• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën

“Xhaviti tha se polakët janë popull me vitalitet, vetë e vunë Gomulkën dhe vetë e hoqën, kurse tek ne s’ka luajtur…”/ Raporti i agjentit “Radohima”, Burrel ‘74
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
Hysni Kapo:  Dy herë Beqiri më kërkoi dorëheqjen, por i thashë… / Debatet në Byro kur “kryqëzohej” ministri Balluku në korrikun e ’74-ës
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
“Komploti i Lin Biaos na krijoi shumë vështirësi, por ai dështoi sapo filloi, si ai i Liri Belishovës…”/ Fjala e Çu En Lait me Beqir Ballukun, Pekin 1972
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
“Qetësia në kufijtë tanë tokësorë është relative, prandaj ne kemi nevojë për armë këmbësorie, tanke dhe…”/ Takimi i Beqir Ballukut me homologun kinez në ’72-in, në Pekin
“Xhaviti tha se, fakti që këta u detyruan të arrestojnë Beqir Ballukun dhe gjeneralë e kolonelë ‘Heronj të popullit’, tregon se udhëheqja…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit në ’76-ën
beqir
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Për bandën e Xhevdet Mustafës dhe për Enver Hoxhën, bënë komentet e tyre, Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Spartak Ngjela dhe Uran Kalakula, duke thënë…”/ Raporti i agjentit “Shkëmbi”, Burrel, 1982

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tridhjetë e dy

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                             Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

Dokumenti sekret me planin e masave agjenturale-operative të Punëtorit Operativ Esat Lata dhe të miratuara nga Shefi i Seksionit, Ramiz Hoxha, në drejtim të dënuarit Xhavit Qesja, në burgun e Burrelit

    MIRATOHET                                                              “SEKRET”

   SHEF I SEKSIONIT                                           Ekzemplar i vetëm

   RAMIZ HOXHA                                              Burrel më 10/4/1975

PLANI I MASAVE AGJENTURALE–OPERATIVE NË DREJTIM TË PËRPUNIMIT II/A XH. QESJA

Xhavit Qesja ndiqet nga Organet tona në përpunim aktiv II/A, si element anti-Parti. Gjatë vuajtjes së dënimit ka treguar e vazhdojnë të tregojë aktivitetet të theksuar armiqësor.

Me qëllim që të mund të arrijmë në përpunimin e tij dhe dokumentojmë veprimtarinë e të mendojmë të marrim edhe këto masa agjenturale-operative:

  • Meqenëse Xhaviti nuk punon më si përkthyes, agjenti “Beni” ta thërras në vendin e punës së tij dhe gjatë bisedave me të, t’i thotë se qemë shumë rehat me ato përkthime, por megjithëse unë u futa këtu, por më vjen keq për ty se nuk ke të ardhura, se unë një pakicë të vogël e marr, pas bisedave, futu në biseda me të me karakter provokues politik, sidomos rreth komenteve të Plenumit të 6 të P.P.Sh.

Kryen P. Op. E. Lata. deri në maj 1975.

  • Duke u nisur se agjentit “Beni” i është dhënë një vij sjellje për Dilaver Radëshin, pasi u takua me të shoqen, “Beni”, sipas porosisë së dhënë, Beqirin, Hiton dhe Petritin i kanë arrestuar, por se çfarë akuze i kanë bërë, gruaja nuk dinte gjë.

Të kryhet deri në Prill 1975. Bisedo edhe me Xhavitin.

  • Për agjentin “Beni” të hartohet një vijë sjellje, për t’a drejtuar tek Xhaviti dhe në të njëjtën kohë të mundohemi që bisedat e tija, t’i përgjojmë me T.O., deri në muajin nëntor 1975.
  • Të mbahet nën kontroll e gjithë korrespondenca e tij.

Kryen P.Op. Esat Lata. Detyrë e vazhdueshme.

  • Të sigurohet dorëshkrimi dhe certifikata familjare e tij dhe t’i vendosen në dosjen formulare të tij. Deri në Qershor 1975, kryen P.Op. Esat Lata.

            PUNËTORI OPERATIV

                  ESAT LATA

                                                            Realizimi i detyrave

  1. Agjenti “Beni” është drejtuar tek Xhaviti, pasi kohët e fundit Xhaviti, nuk para flet gjë, e cila vihet re si nga të dhënat e “Benit”, si dhe nga T.O. prandaj edhe të dhënat nuk janë siguruar.
  2. “Beni” është drejtuar tek Xhaviti, pasi nuk ka ndonjë mendim për Grupin puçist të Beqir Ballukut dhe nuk është siguruar asnjë e dhënë.
  3. Është kontrolluar korrespondenca e tij rregullisht, por nuk ka patur gjë me interes.
  4. Është siguruar dorëshkrimi i tij (shih xhepin mbrapa).

                                                       E K S T R A K T

NXJERR NGA DEPONIMET E HALIM XHELOS PËR XHAVIT QESEN

Nga bisedat e zhvilluara, Halim Xhelo tregoi se Xhavit Qesja është njeriu që komenton më pak, ai më shumë se çdo njeri tjetër flet me mua, e megjithatë ai nuk më ka folur. Ai për proçesin e parë dhe as për të dytin, më ka thënë se është fatkeqësi që çështjen e tij nuk e ka marrë asnjë herë në dorë, udhëheqësi kryesor i Partisë (për të cilin ka shumë simpati dhe respekt), ndërsa për të tjerët, nuk ka respekt.

                     10/6/1975                                PUNËTORI OPERATIV

                                                                                 ESAT LATA

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me përgjimet dhe survejimin e të dënuarit Xhavit Qesja, në burgun e Burrelit

                                                                               DHËNË Agjenti “BENI”

                                                                               Marrë P.Op. Esat Lata

                                                                               Burrel më 28/10/1975

                                                                                      Nr.199

                                                       R A P O R T

Ai raporton se më datën 15/10/1975, në ajrimin e mëngjesit, ai po shëtiste në oborr me Xhavit Qesen dhe ra fjala për lajmet e fundit që solli Fehmi Frashëri.

Lidhur me Beqir Ballukun dhe me grupin e gjeneralëve të arrestuar, Xhaviti u shpreh kështu: Fakti që këto u detyruan t’i arrestojnë të gjithë udhëheqjen ushtarake, shumica gjeneral e kolonel dhe një pjesë “Heronjë të popullit”, tregon se udhëheqja ndodhet në vështirësi dhe krizë të thellë politike dhe ekonomike, si brenda ashtu edhe jashtë.

Nuk e kanë pasur të lehtë të godasin të gjithë kuadrot që bënë Luftën dhe që mbanin në këmbë ushtrinë tonë. Ushtarakët jo vetëm që nuk kanë komplotuar, por kanë qenë besnik deri në fund të udhëheqësit të Partisë dhe popullit, por këta të fundit e kanë frikësuar me gjoja komplotin që po përgatitej.

Mirë këto, po Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi pse u goditën në këtë mënyrë, për t’u hedhur në qafë dështimet në ekonomi. Politika e këtyre ka hyrë në një rrugë pa krye dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi në popull. Nuk mund të mbahet populli me dhunë dhe këtë udhëheqësi do ta kuptojë pa tjetër.

Më 25 tetor 1975, kur ai ndodhej i shtrirë nga sëmundja në dhomë, në mbrëmje, në prezencë të Bardhylit dhe të Dilaverit, i drejton Todit një pyetje lidhur me kushtetutën e re që do të shpalli Shqipërinë Socialiste, kurse ai, e kundërshtoi atë (Todin), se për t’a shpallur socialiste, duhet të ketë përfunduar ndërtimi i bazës materiale e teknike të socializmit, që sipas kryetarit të shtetit, duhet të vazhdojë edhe disa pesë-vjeçarë.

Todi tha se ashtu është, por nuk do të presim për këtë, udhëheqësi i Partisë është sëmurë dhe dëshiron që të jetë gjallë ai, kur të shpallet, prandaj don ta bëjë. Sigurisht, vazhdoi Todi: Kjo nuk do t’i përgjigjet realitetit, se do të jetë një hap i parakohshëm dhe kompromentim për socializmin, por këta do ta bëjnë dhe vuri bast me atë, që kjo do të ndodh pa tjetër.

                                             “BENI”

 Vlerësimi i të dhënës:

E dhëna ka vlerë operative, sepse të dënuarit Xhavit Qesja dhe Todi Lubonja, bëjnë fjalë për aktivitet armiqësor.

DETYRE: Agjenti u porosit që të bisedojë me Xhavitin dhe persona të tjerë dhe t’u thotë, se nuk ka se si të bëhej goditja e gjithë atyre kuadrove dhe nuk na merr mendja të bëjnë këtë, pa patur veprimtari armiqësore dhe arrestimi i gjithë këtyre personave, të lë të kuptosh dhe të krijosh bindjen, që këtu duhet të ketë pasur veprimtari të organizuar, prandaj edhe është bërë arrestimi i tyre.

Me Todin, bisedo dhe i thuaj se shpallja e Shqipërisë socialiste, bëhet kur të piqen kushtet dhe kjo nuk arrihet pse kemi qef ne ose dikush tjetër, prandaj këtu unë nuk jam dakord.

 MASAT OPERATIVE

E dhëna u shtyp në dy kopje për Xhavit Qesen dhe Todi Lubonjën dhe u vendosën në dosjet e tyre formulare.

Kopje nuk ju dërgua Drejtorisë së Parë.

                             PUNËTORI OPERATIV

                                   ESAT LATA

 Shënime të Shefit të seksionit:

 Jam dakord me detyrat.

           R. Hoxha          

        29/XI/1975.

Shënime të Zv/Kryetarit:

      U Pa.     3/XI/1975.

             I.Musta

Dokumenti me planin e masave agjenturale-operative të hartuara nga Punëtori Operativ Bekim Budo dhe të miratuar nga Shefi i Seksionit Ramiz Hoxha, për përgjimin dhe survejimin e të dënuarit Xhavit Qesja, në burgun e Burrelit

 MIRATOHET                                                                                  “SEKRET”

SHEFI I SEKSIONIT                                                                  Ekzempl. I vetëm

RAMIZ HOXHA                                                                      Burrel, më 20/1/1976

                                              PLAN – MASASH

AGJENTURALO – OPERATIVE NË DREJTIM TË PËRPUNIMIT 2/A XHAVIT QESJA

I DËNUARI Xhavit Qesja, është ngritur në përpunim 2/A si element anti- parti, sepse gjatë vuajtjes së dënimit ka treguar një aktivitet të theksuar armiqësor. Që të mund të arrijmë në përpunimin e tij dhe t’a dokumentojmë këtë veprimtari armiqësore, mendoj të merren këto masa:

Objekti në 2/A Xhavit Qesja, ka disa kohë që është tërhequr në bisedë, për këtë të drejtohet agjenti “Beni”, për ta afruar në bisedë, duke e ndihmuar me ndonjë shërbim, pa i dhënë të kuptojë.

Kryen P. Op. B. Budo, deri në Mars 1976.

  • Mbi Bazën e qëndrimit të objektit në marrëdhënie me agjentin, fillimisht të drejtohet agjenti me detyra.

Kryen P. Op. B. Budo

  • Të drejtohet agjenti “Beni” tek objekti me një vijë sjellje të aprovuar. Deri në Tetor 1976.
  • Të mbahet nën kontroll e gjithë korrespondenca e tij.

Kryen P. Op. B. Budo – detyrë e vazhdueshme.

                          PUNËTORI OPERATIV

                               BEKIM BUDO

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit Bekim Budo, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me përgjimin e survejimin e të dënuarit Xhavit Qesja në burgun e Burrelit

                                                                                               Dhënë AGJENTI “Beni”

                                                                                                Marrë P. Op. B.Budo

                                                                                               Burrel me 4/3/1976

                                                R A P O R T

Me 23.2.1976 në kohën e ajrimit të mëngjesit, duke shëtitur me Xhavit Qesen, ra fjala për Projekt – Kushtetutën, lidhur me pikën e amnistisë. Ai mbrojti tezën se, në këtë rast do të bëhet një amnisti e madhe, në mos të përgjithshme, për të burgosurit politikë.

Xhaviti e hodhi poshtë me këmbëngulje këtë tezë, duke thënë se në këtë kohë, kur është ashpërsuar artificialisht lufta e klasave, as që mund të bëhet fjalë për diçka të rëndësishme. Mund të bëhet diçka e vogël, Këta (udhëheqësit), i kanë hyrë rrugës së përdorimit të dhunës dhe nuk mund të heqin dorë prej saj. Ata po zhdukin fizikisht shokët e tyre (lajmi që futi Dh. Kotefa, pas takimit mbi pushkatimin e B. Ballukut, P. Dumes dhe H. Çakos).

Më 25/2/1976, pasi e kishte lexuar volumin e 19-të të veprave, Xhaviti i tha atij, duke i referuar pjesën që bëhet fjalë për Koço Tashkon: “Unë e kisha thënë qysh kur isha në Zvërnec, se Koço Tashkua, si budalla dhe si idiot që e njihja unë, nuk mund të bënte aktin e kundërvënies udhëheqjes nga vetja, por atë duhet ta kishin shtyrë sovjetikët”.

Tani që e lexova volumin e 19-të, del e qartë se Koço Tashko ishte kthyer në një vegël e sovjetikëve dhe bile e njëfarë Bespallovi, sekretar i ambasadës agjent i K.G.B.

Lidhur me Lirin, Xhaviti tha se Lirija në Kinë, kishte vepruar në kundërshtim me rregullat e Partisë së saj, kur bisedën që pati me udhëheqësit Kinez i’a transmetoi të ngarkuarit me punë të ambasadës sovjetike në Pekin. Ajo atje përfaqësonte Partinë dhe jo vetëm dhe pa lejen e Byrosë Politike, nuk kishte të drejtë ta bënte atë. Aty del se ata përdorën edhe Lirinë në atë kohë për qëllimet e tyre, teza e saj për të mos “përzierë” në këtë mes udhëheqësin e Partisë, nuk kishte për qëllim siç pretendon ajo, për të ruajtur Udhëheqësin, por qëllimi i sovjetikëve ishte që ta izolonin atë, këtu Udhëheqësi e kuptoi, prandaj e goditi Lirinë.

Përsa i takon Lirisë, Xhaviti tha se ai prej kohësh ka menduar edhe i këtij mendimi është edhe sot, se Lirija më 1960, bëri një truk, desh të përfitonte nga konjuktura e krijuar, prandaj ju kundërvu Udhëheqësit të Partisë indirekt, meqenëse ai (Xhaviti), e di mirë se më 1956, në kohën e Konferencës së Tiranës dhe kur u përjashtua Xhaviti nga Partia, Liria ka qenë në mënyrë të vendosur kundra vijës së Kongresit të 20-të. Këtë qëndrim ajo e ka shprehur hapur në Sekretariatin e Komitetit Qendror, kur ishte thërritur atje Xhaviti, pasi u kthye ai nga Moska dhe u shpreh pro vijës së Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

                                              “BENI”

Vlerësimi i të dhënave:

E dhëna ka rëndësi operative, pasi Xhavit Qesja, për sa i takon problemit të luftës së klasës, me qëllim në mënyrë armiqësore e shtrembëron. Ndërsa sa i takon problemit të Liri Belishovës, ai sërish e shtrembëron të vërtetën që thotë Partia, se Liri Belishova ju kundërvu udhëheqjes së Partisë, u bë vegël e Hrushovit dhe e kursit revizionist të Kongresit 20 dhe 22.

Detyra:

Në bisedat e ardhshme me Xhavit Qesen, të trajtoni me objektivitet temën në vazhdim që trajtohet në veprën e 20-të të Udhëheqësit Kryesor, ku bëhet fjalë për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe faktorët që influencuan.

Gjithashtu të mos kufizohen vetëm në disa përpunime, por me kujdes bisedoni edhe me të tjerët, duke hedhur mendime në diskutimet e ndryshme që do të zhvillohen.

MASAT OPERATIVE

Njoftoj Udhëheqjen e Degës.

Shtyp raportin në një kopje për Xhavit Qesen. /Memorie.al

                                                                                  PUNËTORI OPERATIV

                                                                                        BEKIM BUDO

                   U Pa.

  Zv/Kryetari i Degës P. të Brendshme

              Ismail Musta

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“A e dini se çfarë tha Kiço Ngjela, kur e penguan Andrea Mançon të shkonte në Perëndim, pasi dyshohej se ai...” / Akuzat e Enverit në Plenumin i 7-të, maj ’75, ku u “zbuluan” grupet armiqësore!

Next Post

Konferenca tre ditore e OSBES -së për të zhdukurit e diktaturës një vlerësim ligjor historik për të dënuarit, krimet e komunizmit

Artikuj të ngjashëm

“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
“Kur mbi trupin e saj ranë breshëritë e para të skuadrës së pushkatimit, Ramize Ggjebrea, tha…”/ Dëshmitë e panjohura për ekzekutimin e partizanes, të akuzuar për “dashuri të ndaluar”…!
Dossier

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe…”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

June 15, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

June 15, 2025
Next Post
Konferenca tre ditore e OSBES -së për të zhdukurit e diktaturës një vlerësim ligjor historik për të dënuarit, krimet e komunizmit

Konferenca tre ditore e OSBES -së për të zhdukurit e diktaturës një vlerësim ligjor historik për të dënuarit, krimet e komunizmit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme