• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Komunizmi e përçudnoi karakterin, e ktheu mirditorin krenar, nga individualist, që njihte për prijës Kapedanin e Oroshit, në mëditës kafshate, që i lëpihej çdo çapaçuli komunist…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Në birucat e Repsit, më erdhi komandanti i kampit, Gjeto Gjini, babai i të cilit, kishte torturuar priftin e famullisë së tij dhe mbasi e kish copëtuar trupin, ja kishte…”/ Historia e tmerrshme e ndodhur në Mirditë
“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik
“Komunizmi e përçudnoi karakterin, e ktheu mirditorin krenar, nga individualist, që njihte për prijës Kapedanin e Oroshit, në mëditës kafshate, që i lëpihej çdo çapaçuli komunist…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Tragjedia e tmerrshme që u ndodhi në Berat familjes së Teme Sejkos, ish- Kundëradmiralit të Flotës, siç ma tregoi i biri në Spaç, pasi ai…”/ Rrëfimi i Kaso Hoxhës nga SHBA-ës
“Komunizmi e përçudnoi karakterin, e ktheu mirditorin krenar, nga individualist, që njihte për prijës Kapedanin e Oroshit, në mëditës kafshate, që i lëpihej çdo çapaçuli komunist…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Komunizmi e përçudnoi karakterin, e ktheu mirditorin krenar, nga individualist, që njihte për prijës Kapedanin e Oroshit, në mëditës kafshate, që i lëpihej çdo çapaçuli komunist…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Nga Shkëlqim ABAZI

Pjesa e tretë

                                                                                 SPAÇI

                                                                     Varri i të gjallëve 

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Tiranë, 2018

                                                        (Kujtime të miat dhe të të tjerëve)

Memorie.al / Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’ pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Kur u çova mbi bërryla, konspiratorët e prenë dialogun.

“Si ndihesh njimë”? – Osmani m’u var mbi krye.

“Me tjetër, besoj”! – dhe bëra të ngrihem.

“Mos luj, jena këtu në t’u dasht gja! Njihu me Sezai Turkun nga Tirona”, – shënjoi një tridhjetë e ca vjeçar, me një birë në mjekrën e hequr, ballëlartë, apo m’u duk për shkak të pozicionit e të flokëve të rralluar.

Kur u rreka sërish, Sheziu bëri me dorë: – “Po t’u lyp gja, më thuaj”! – dhe sheshoi tasin mbi jatak. E falënderova dhe humba në gjumë.

Sa fjeta?

Ilaçi më dha halucinacione dhe ëndrra. Më trullosi, sa humba sensin e kohës. Kur më shtrëngoi nevoja, zotërova veten dhe u kthjellova ku gjendesha.

Bëra të çohem, po m’u morën mendtë. Mbatha opingat dhe terezita hapin pas spondit të katit të dytë, por pas dy çapash humba drejtpeshimin, sa gati u plasa përdhe.

Myslimi më kapi për bërryli.

– “Të falem nderit”!

– “Për ku kështu, or mik”?

– “Duhet të shkoj në banjë”.

– “Kapu pas meje, sepse atje jam nisur edhe unë”!

Morëm djathtas hyrjes, mbas nja dhjetë metrash u gjendëm para një barake buzë greminës.

– “Ja ku i ke. Të të shoqëroj”?

– “Jo, jam mirë”, – dhe eca drejt.

Nevojtoret ishin edhe më të këqija nga binjaket e Repsit, përndanin një duhmë më të pështirë, sepse në to jashtëqitnin pesëqind burra, afër dyfishi i atjeshëm. Struktura dhe komoditeti s’ndryshonin, dy dërrasa veshtulloze për të fiksuar këmbët dhe gropa e stërmadhe.

Rreziku ishte evident. Në Reps, po të thyhej këmbajka, e shumta do zhyteshe në të pëgërë, këtu një pakujdesi, kthehej në fatalitet, rrokulliseshe te rrethimi, ku, nëse të kursente pushka e ushtarit, s’shpëtoje pa thyer ndonjë eshtër.

Mbarova në nevojtore dhe iu drejtova çezmave, nga një sulinë me vrima më të shtuara në numër, uji rridhte mbi një lekan të kuqërremtë. Krejt territori, i përngjiste një vatre ndryshku.

“Do kenë përdorur çimento të kuqe”, mendova, por prapa mësova se ishte efekti i acidit sulfurik. Hodha nja dy grushte dhe kapërdiva ca gllënjka të shpëlaja gojën, por më përcëlloi fytin një djegësirë piperke. Gjithsesi, freskia më bëri esëll dhe qortova veten për veprimin e vonuar, por huri dhe terreni i panjohur dhanë efekte sekondare.

Nga çezmat, çamë përmes një barake, ku fjolla tymi silleshin nën çati, flatronin dhe mësynin anët e zhveshura duke përndarë aromë kuzhine. Në dy krahët, grupe dy-tre vetash gatuanin ose, kuvendonin para vatrave të zjarrit. Në Spaç, zjarret ishin të bollshëm, sepse s’mungonte lënda drusore. Nga trupat që përdoreshin për armimin e galerive, ngeleshin mbetje me shumicë.

Kaluam mes nikoqirëve që gatuanin apo kuvendonin, si në revistë nderi. Të gjithë na përshëndetën, madje shumë m’u drejtuan në emër. Çudi! “As pesë gjashtë orë, e mësuan kush jam! Dhe unë i kujtova të ftohtë e të pa afrueshëm”?!

“Oh-u-ah, bota është e vogël byrazer! Gjithë ç’ndodh në orbitën e burgogradit Shqipëri, merret vesh sa ndodh! Vatha socialiste, s’ka mistere, është aparat radiografie, ku i sheh edhe plaçkat në bark tjetrit!…”, m’u ndërmend Ilia Iljadhi.

Afër fundit, Myslimi, ndali pranë një grupi dhe më paraqiti: – “Shkëlqim Abazi nga Berati”! “Zef Ashta, prej Shkodre”! – më shtriu dorën një shtat imët, mbi pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjeçar, me sy gri ekspresivë, që spikatnin dukshëm në fytyrën eshtake.

“Skënder Shaholli pe Devolli”! – një më shtatmadh se i pari, syzi e vetullzi, me mustaqe të modës, u ngrit dhe më lëshoi stolin.

“Ju shërben Ismet Boletini me Kosovën dhe kosovarët”! – theksi i mprehtë i Kosovës veriore.

“Tomor Allajbeu nga Peshtani i Beratit”! – një vramuz që vetullat kaleshe i bënin hije mbi sy.

Të katër këta emrat i kisha në letrat rekomanduese, apo i kisha dëgjuar për burra me vlera morale dhe qëndrestarë të paepur.

I përshëndeta dhe ia nisëm muhabetit.

Pas të njohurve të parë, policit Preng Rrapi, që më zhdëpi në hu pa më zënë këmbët, Osman Kazazit dhe Jovan Xhuvanit, që më mjekuan plagët; Myslim Fuatllarit, që më shoqëroi në kapanon, Naun Bishës dhe Shezai Turkut, fqinjë krahësh, këta qenë të prezantuarit e momentit.

Kështu, për gjashtë orë njoha nëntë të burgosur dhe një polic, që do t’i kisha bashkëshoqërues dhe pika reference në burg.

Në rrjedhën e viteve, do njihja mijëra të tjerë, por këta do mbeteshin strumbullari i lidhjeve të reja. Preng Rrapi, xhelati i pandashëm gjer në sekondën kur do më nxirmin jashtë derës, madje gjer te ura e Zogut, të tjerët të pandashëm në burg dhe jashtë tij; sipas rastit, dikë do ta kisha model për ta ndjekur, dikë profesor, po të gjithë do më bëheshin krahë, në ditët, muajt, vitet në vijim. Bashkërisht do kapërcenim peripeci të panumërta në humbëtirën Spaçiane.

Kampi

                                                (Si e gjeta, e lashë)

Peizazh mirditor

Një yll i padukshëm që do kapte kreun për krimet që do konsumoheshin atje, për terrorin askund si atje, për eksperimentet dhe atentatin ndaj species humane, si atje, për…; sidomos për shpirtin e sakrificës dhe ndjenjën e kundërshtisë që ngjizën misionarët idealistë, të cilët ofruan personalitetin dhe ushqyen kandilin e lirisë, sakrifikuan shëndetin dhe mëkuan shpresën për krejt shqiptarët, projektuan Revoltën e 21 Majit 1973, që e realizoi rinia, u ngul përdhunshëm në konstelacionin komunist.

Pas atyre telave, fshihej “MEDALJA ME DY FAQE”, në anën e gjakuar të së cilës përskuqnin mizoritë e kuadrove terrorist-kanibal që e çuan dhunën në zgrip, në tjetrën arena e promovimit të karakterit burrëror, patriotizmit dhe rezistencës demokratike.

Minierat e Mirditës, janë njohur qysh motit, por terreni i vështirë dhe largësia nga akset që e lidhnin me ultësirën, shto mjetet primitive të transportit, e vështirësonin dyfish. Mbretëria ndërmori do nisma për të ndërtuar rrugë, por s’i mundësoi koha, mungesat financiare dhe rendi i pa konsoliduar. Me instalimin e komunizmit në zonat mineralmbajtëse, nisën të gëlonin lloj-lloj specialistësh (me origjinë sllave, dhe më pas kinezë), që e shihnin nëntokën Mirditore, si lopë qumështore.

Afërmendsh, babëzia e të huajve iu përkonte tanëve, të parët zhvatnin qelepir mineralet për industrinë e tyre dhe komunistët shtireshin se bënin, gjoja, investime në rajonin e prapambetur, ku demek synonin progresin ekonomik dhe kurimin e kushteve të jetesës. Por, rezultoi e kundërta, me sajesat socialiste ia dolën të kontrollonin popullatën e trevës më antikomuniste, i inkuadruan në brigada, iu vunë në krye sekretarët dhe brigadierët, i qarkuan me operativë dhe iu përçudnuan karakterin, duke e kthyer mirditorin krenar, nga individualist pa limite, që njihte për prijës kapedanin e Oroshit, në mëditës kafshate, që i lëpihej çdo çapaçuli komunist.

Mirdita ka gëzuar status vetëqeverisës qysh lashtë, legjitimoi kanunin dhe pleqësinë e kuvendit të burrave, mbi ta kapedani, krah tij Abati dhe famullitarët që në rrjedhën e shekujve kanë sakrifikuar edhe jetën për të ruajtur traditat dhe doket e trevës me vlera unike. Pushtuesit, ndonëse rrallë ia dolën t’i nënshtronin ato vise, u detyruan të respektonin traditën, bile edhe perandoria osmane, iu njohu vetëqeverisjen, sa hasi kryeneçësinë e këtyre tipave krenarë dhe ia delegoi kompetencat pushtetërore kapedanit, statu-quo që i siguroi qetësinë Portës së Lartë, dhe në këmbim, përfitoi forca ushtarake nga krahina rebele.

Mirditorit shpesh i ka munguar buka në sofër, por jo pushka në sup dhe liria, t’i bjerë tej e ndanë sinorëve pa dhënë hesap, privilegj që i jepte ndjesinë e shqipes, që gjurmon nga lartësia e qiellit. Mirditori çmonte kapedanin që i mbronte pozitat politike dhe pacenueshmërinë fizike, pleqësinë që i garantonte statusin social dhe famullitarin që i lehtësonte barrën e mëkateve, kur largqoftë, bënte ndonjë hajni për mbijetesë, jashtë kufijve të Mirditës.

Mirditori bashkudhëtonte me qefinin. Nën flamurin e kapedanit apo në kuturitë plaçkitëse, mund të binte theror, por teksa bajraktari i thurte lavde, Abati i ofronte parajsën dhe famullitari kujdesej për cullët, me përkushtim prindëror.

Kushtet e jetesës e kishin bërë kryeneçin, dhe e këqyrte veten i barabartë, ndër të barabartët, ndaj i drejtohej gjithkujt “or tëj”, vetorin “ju”, e përdorte për grupe.

Të edukuar me ndjenjën e besnikërisë së pakushtëzuar ndaj kapedanit, të nënshtruar verbërisht para vendimeve të pleqësisë, të bindur pafundësisht te dituria e fratit, cilësi mjaft të diskutueshme, mirditori bëhej theror.

Këto vese-virtyte, nxitën lakminë e sundimtarëve, sa edhe pashai i Janinës, e formoi gardën me këta hallçakë, të gatshëm për sakrifica sublime. Thjesht për të justifikuar besimin e financuesit dhe të ruanin pa e cënuar emrin e krahinës, apo për kapriço, ata tipa krenar, konsumonin vepra heroike dhe naive, që s’ndodhnin kund në botën moderne.

Historia na sjell shembuj qëndrese dhe heroizma të pashoqe.

Po i referohem dy rrëfenjave të krye-shekullit të nëntëmbëdhjetë:

E para nga doktor Astrit Delvina, për një ndodhi në Janinë:

“Një gardist i Ali Pashës, po shkrydhej nga dhimbja e dhëmballës. Mblodhi nofullën me turbanin që mbante rreth kokës dhe mësyu paradhomën e xherahut, bashkë me një shok. Mirditorët u futën turravrap në studio, sepse e kishin për turp të prisnin radhën. Dentisti kur pa këta allçakë rrëmujaxhinj, pa pike etike dhe me veshje ndryshe nga banorët e zonës, u shqetësua.

“Ekso apo dho, qi..qi..qirje stratiotis”! – u klithi, sepse s’e kuptoi dialektin verior, madje s’e fliste mirë as toskërishten.

Po ushtarët s’luajtën vendit. Nofull-mbështjelli e hëngri me sy. I tmerruar, dentisti i tregoi një divan gjysmë shtrirë:

“Edho. Ti eqi..qis qi… qi… qirje stratiotis”? – e ftoi buzë dridhur.

“Ç’a tuj fol ky, or tëj”? – iu kthye syçakërri shokut. – “Thuj zotnisë se, s’kena ardh njitu me shkërdhy apo, me na shkërdhye kush”!” – dhe fët dorën në alltie.

Mjeku flaku darët dhe rendi jashtë. Një shqiptar që priste, ndërhyri dhe iu shërbeu si përkthyes, gjersa u qetësua situata.

Mjeku s’po e mblidhte dot veten, ndaj për të shpëtuar sa më parë nga këta allçakë trushkulur, pikasi dhëmballën e sëmurë dhe ja shkuli pa narkozë (atëkohë s’bëhej fjalë për narkoza, kushedi thjesht mpirje me akull, me doza rakie, ose alkooli.) Gjaku spërkati dyshemenë, ulërimat u ngritën në kupë të qiellit, dhimbja ia terri gjykimin palikarit, që la çarkun e alltisë dhe u shndërrua në qaraman.

Kjo metamorfozë shkaktoi ilaritet. Të pranishmit nisën qesënditë, po shoqëruesi i prekur në sedrën mirditore, e kapi xherahun për jake, hapi gojën dhe i bëri shenjë t’i shkulte, cilin dhëmbë të dëshironte. Xherahu u step, dhëmbë e dhëmballë në gojën e tjetrit ishin të shëndetshëm, si çataj ujku

“Shkule, ç’pret ej burrë”! – iu grehos ushtari.

“Ç’je tuj ba or shoq, hajt t’ikim”?! – me gjithë dhimbjet e forta i gjakosuri i futi krahun.

“Jo besa, s’jam tuj lujt pa i tregu këti grekut dhjeraman dhe këtyne toskëve rreckaman, ç’a i aftë me ba një mirditor”! – i rrasi përdhunshëm darët dhe vuri dorën në allti: – “Shpejt se pasha Zotin, ta po…”!

Insistimi i ushtarit i kalli datën. Xherahu se zgjati, por i shkuli dhëmbin e parë që zuri dara. Ndonëse i shpërtheu gjaku, asnjë; “oh” apo “ah”, s’doli nga goja e ushtarit që u largua ballëlartë dhe krenar, për nderin e vënë në vend.

Një episod më burrëror, e përmend Sabri Godo te “Ali Pashë Tepelena”. Ushtari mirditor s’pranoi të vinte dorë mbi të çarmatosurit, gratë dhe fëmijët.

Drejtuesi i taborit ndëshkimor, të forcave që nënshtruan kardhiqotët, kundërshtarë të Ali Pashës, s’pranoi të turpëronte burrat e lidhur. “Lum Pasha, nepju ka nji armë dhe kem m’u vra si burrat, n’shesh t’mejdanit”! ia ktheu.

“Mirësi” komuniste

Në fillim vitet gjashtëdhjetë, komunistët ndërtuan uzinat e Rubikut dhe të Laçit, me punë qelepir. Si lëndë të parë, njëra kishte bakrin, tjetra piritin, minerale që fshihte nëntoka e Mirditës.

Nëntoka mirditore, është e pasur kudo, por Gurth-Spaçi, veçon. Në të njëjtin mal dhe në të njëjtën faqe, gjysma ka mineral piriti dhe gjysma bakër.

Meqë largësia e zonën mineralmbajtëse, me vendin ku instaluan uzinat, s’ishte kushedi, bënë ca rrugë dosido, po krahu i punës kushtonte dhe kostoja rritej goxha. Ndonëse me rrezik jete dhe shëndeti, popullsia rreth minierave, po braktiste fshatrat, sepse iu leverdiste të punonin nëntokë, se sa të rropateshin për tridhjetë lekë, në kooperativa.

Projektuan kampin e Spaçit, për të ndalur hemorragjinë. Angazhuan specialistë nga tërë institucionet, deri te kryeministri, siç e ceka më lart. Terreni dhe pozicioni ishin të përsosur, për të shfrytëzonin qelepir dhe larg syrit të hallkut, krahun e lirë të kundërshtarëve politikë. Ndërkohë, punësonin edhe policë e minatorë vendas. Pra, me një gur, vrisnin dy zogj, armiqve iu fusnin dërrmën, me gogolin e humbjes në këto zgafelle dhe vendasve ua sillnin burgun te pragu, si për t’iu thënë: “ulni kokat dhe mos bëzani, se ja tek e keni ferrin”. Kështu ua zvetënuan karakterin dhe i armiqësuan me njëri tjetrin.

Ngulën ca stalla në stilit sovjetik, i rrethuan me pupulit, iu hodhën sipër ca pllaka eterniti, ku ç’binte jashtë, rridhte brenda, dhe strehuan politikanët.

O Zot, të gërmoje në skutat më të errëta të ferrit, zor s’e do hasje të tillë panoramë!

S’di kujt “arkitekti”, i vajti mendja të instalonte kampin në atë rrëzomë?! Po ta dija, do të propozoja një nismë për “çmimin nobel”, si kontribut në shkencat mjekësore dhe eksperiment me specien humane, në kushte regjimi stallor, në mungesë të parametrave për jetesë mjerane;

Ajër të bollshëm, pa ujë cilësor, me lagështirë tej normave në dimër e zheg në verë; (mbase llogariste të nxirrte reumatizmin në vapën e beharit). Ndaj, edhe pas vdekjes, duhet të propozohet për çmimin nordik, paçka se shkelen paksa rregullat e akademisë Suedeze, sepse jo çdokush ka kontribuar kësisoj, në lëmin e mbijetesës.

Ta lemë arkitektin dhe të zhvendosemi në projektin e tij inferrnal, në Spaçin që gjeta unë. Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me Torinon në ’68-ën, na dhanë nga një dollar e gjysëm dhe në tre ditë, 4 dollarë, pra asnjë paketë cigare s’bleje. Doja t’u merrja vëllezërve nga një palë çorape, por...”! / Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit shkodran?!

Next Post

“Mbreti Zog, e priti Dr. Frigione në audiencë, ku i dorëzoi dekoratën e lartë: ‘Oficer i Madh i Urdhërit të Skënderbeut’ dhe...”/ Historia e panjohur e hapjes së Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Mbreti Zog, e priti Dr. Frigione në audiencë, ku i dorëzoi dekoratën e lartë: ‘Oficer i Madh i Urdhërit të Skënderbeut’ dhe…”/ Historia e panjohur e hapjes së Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Mbreti Zog, e priti Dr. Frigione në audiencë, ku i dorëzoi dekoratën e lartë: ‘Oficer i Madh i Urdhërit të Skënderbeut’ dhe...”/ Historia e panjohur e hapjes së Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!