• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kam qenë anëtar i thjeshtë i ‘Ballit Kombëtar, me shpërndarjen e trakteve, po kurrë, s’kam spiunuar apo arrestuar njeri, kurse për vrasjet e 4 shkurtit…”/ Dëshmitë e Osman Kazazit në gjyq, maj 1945

“Kur Musa Cara u arratis dhe emigroi në Australi, regjimi komunist ia sekuestroi pasurinë, ndërsa testamentin që ai la në Melburn, ia morën…”/ Historia e trishtë e ballistit të famshëm nga qyteti Kavajës
“Në mars ’91, kur ai më takoi para Bankës së Shtetit, m’u kujtua biseda dhe huri që kish ngrënë në emrin tim, nga Muharrem Dyli, por ai u shemb te këmbët e mija…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Kam qenë anëtar i thjeshtë i ‘Ballit Kombëtar, me shpërndarjen e trakteve, po kurrë, s’kam spiunuar apo arrestuar njeri, kurse për vrasjet e 4 shkurtit…”/ Dëshmitë e Osman Kazazit në gjyq, maj 1945
“Kam qenë anëtar i thjeshtë i ‘Ballit Kombëtar, me shpërndarjen e trakteve, po kurrë, s’kam spiunuar apo arrestuar njeri, kurse për vrasjet e 4 shkurtit…”/ Dëshmitë e Osman Kazazit në gjyq, maj 1945
“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra
“Kur familja Kirka, i kërkoi Fan Nolit, që të ndërhynte pranë qeverisë së Enver Hoxhës, për të shpëtuar mikun e tij të ngushtë, ai iu përgjigj…”/ Historia e trishtë e rilindasit të fundit, që vdiq në Burrel
“Kam qenë anëtar i thjeshtë i ‘Ballit Kombëtar, me shpërndarjen e trakteve, po kurrë, s’kam spiunuar apo arrestuar njeri, kurse për vrasjet e 4 shkurtit…”/ Dëshmitë e Osman Kazazit në gjyq, maj 1945

Nga Kastriot Dervishi

– Historia e një prej qëndistarëve të burgjeve komuniste, që hyri në 1945-ën dhe u lirua në ‘86-ën, duke vuajtur 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë –

Memorie.al/ Njëri prej qëndistarëve më të njohur, gjatë regjimit komunist, shembull i gjallë i moralit dhe atdhedashurisë, Osman Kazazi (1917-1999), bëri plot 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë burg politik. Nuk mundën ta njollosin e ta përkulin. Jeta e tij është një prej historive më interesante, e nisur plot ëndrra dhe e vijuar gjithë peripeci. I ndjeri, mbaroi në vitin 1940, gjimnazin e Shkodrës. Për 3 vjet, në vitet 1940-1943, ndoqi studimet universitare në Itali, për farmaceutikë. Në vitin 1942, u bë anëtar i ‘Ballit Kombëtar’, prej Halim Begesë. Në qershor 1943, pa e mbaruar universitetin, u kthye në Shqipëri, për të kontribuar në Lëvizjen Antifashiste.

Pas 11 muajsh aktivitet politik, kryesisht propagandistik, ishte tërhequr nga ‘Balli Kombëtar’, në qershor 1944. Pavarësisht kësaj, u trajtua si “kriminel lufte”, pa iu vërtetuar asnjë akuzë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1944-1959, 14 vjet, 3 muaj, 21 ditë;

1966-1986, 19 vjet, 2 muaj, 13 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 28 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 69 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua pikërisht më 14.11.1944, tre ditë përpara se zyrtarisht komunistët, të merrnin pushtetin në Tiranë. Asokohe, gjuetia njerëzore e inatçore, ishte shumë e përhapur. Njerëzit e shkolluar dhe jo anëtarë të Partisë Komuniste, shiheshin si armiq.

Kazazi u gjykua duke u akuzuar si anëtar i thjeshtë i një organizate, pavarësisht se kjo ishte veçse një vit, nga pesë vjet, që kishte zgjatur lufta.

Gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, ai mohonte të kishte qenë anëtar i qarkorit të ‘Ballit Kombëtar’, apo të kishte drejtuar njësi ushtarake. Deklaronte se kish qenë veçse anëtar i thjeshtë, që merrej me shpërndarjen e trakteve.

“Kurrë nuk kam spiunuar dhe arrestuar njeri” – deklaronte përpara gjykatës. Po ashtu mohonte të kishte dijeni, apo pjesëmarrje, për vrasjet e masakrës së 4 shkurtit 1944.

Në gjyq, u paraqitën katër dëshmitarë, pro Osmanit dhe dy, kundër tij. Përveç mungesës së provave, kundër dënimit, ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se; Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë, dënimi ishte paracaktuar.

Si duket për komunistët e sapoardhur në pushtet, nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij, u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë, e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani, me prokuror major Gjon Banushin.

Gjykata, me vendimin nr.138, datë 12.5.1945, në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim, e konfiskimin e pasurisë . U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua, për 5 vjet, në Shtyllas të Fierit, me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve, “për rrezikshmëri shoqërore” .

Dënimi i dytë dhe i tretë

Pas mbarimit të internimit, Osman Kazazi u arrestua përsëri, më 31.10.1966, i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë, ishte punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore Shtetërore, “Gjergj Dimitrov” në Tiranë.

Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital, nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza, që vinin nga koha e internimit.

Nisur nga koha, dy vjet pas lirimit, do të thotë se burgosja ka qenë krejt e papërligjur. U përdorën gjashtë dëshmitarë, por të gjithë rezultuan të rremë.

Osman Kazazi, nuk pranoi asnjë dëshmi të tyre. Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave; në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj.

Hetuesi Iljaz Haxhiaj, zhvilloi hetimin ndaj tij. Osman Kazazi deklaroi se nuk pranonte të kishte zhvilluar biseda kundër pushtetit, madje nuk shoqërohej me njeri.

Të njëjtin qëndrim, mbajti edhe në procesin e ballafaqimit me dëshmitarët. Përfundimisht, Osman Kazazi u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë.

Duke e deklaruar fajtor, për veprën e agjitacionit e propagandës, në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata, me vendimin nr.14, datë 11.3.1973, e dënoi me 10 vjet burgim.

U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967, të Gjykatës së Lartë. U ri-dënua sërish, gjatë burgimit. Përfundimisht, doli nga burgu më 13.1.1986. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 8 Shtator 2024

Next Post

"O Zot, ç'vend ideal për t'u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! - më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun
Personazh

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

August 25, 2026
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm

August 20, 2026
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
Personazh

“Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin Shqipërinë në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, plazhe…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

August 19, 2026
“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas

August 18, 2026
Next Post
“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit

"O Zot, ç'vend ideal për t'u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! - më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme