• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 8 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor
8
Shares
231
VIEWS

1895 –Lindi, Ahmet Muhtar bej Zogolli në Burgajet të Matit,  i njohur pas 1922 thjesht Zogu, kurse gjatë viteve 1928-1939 si Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëvet, ka qenë politikan shqiptar që shërbeu në vitin si ministër i brendshëm, më pas si kryeministër, President dhe Mbret. Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me Lalë Krosin, dhe filloi studimet në “Numenu Tereki”, e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak. Qëndroi në Stamboll deri në fund të pranverës të vitit 1912, kur mësimet shkollore u mbyllën për pushimet verore. Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën:

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

 

1912 – Fillon Lufta e Parë Ballkanike kur Principata e Malit të Zi e udhëhequr nga Knjaz Nikolla i shpall luftë Turqisë. Në këtë konflikt rajonal, do të përfshiheshin shtete si Greqia, Serbia, Bullgaria, dhe Mali i Zi kundrejt Perandorisë Otomane. Humbjen do të ishin të konsiderueshme për të dyja palët pasi, Turqia do të humbte 350 mijë ushtarë ndërsa koalicioni ballkanik rreth 110 mijë. Territoret që do të cënoheshin më shumë nga kjo luftë do të ishin ato shqiptare të cilat, u pushtuan nga fqinjët.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 24 Mars 2023

Kalendari Historik 23 Mars 2023

 

1952 – Në stacionin hekurudhor të Harrow and Wealdstone-it në periferi të Londrës, do të ndodhte një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore në historinë e Britanisë. Pikërisht dy trena të kësaj linje u përplasën mes tyre, duke shkatuar vdekjen e 112 personave. Të plagosurit do të ishin 340. Arsyet e kësaj përplasjeje do të ishin, mos-respektimi i rregullave teknike të udhëtimit, dhe amortizimi i ndjeshëm i hekurudhave në këtë pjesë të Londrës.

 

1970 – Lind në Cambridge të SHBA-së aktori i famshëm Matt Damon. Damon do të bëhej i njohur në botën kinematografike me rolet e tij në filmat, Saving Private Ryan, The Talented Mr Ripley, Oceans Eleven, dhe serialin Bourne. Ai do të nderohej me 94 nominime dhe nga këto 27 të fituara në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare kinematografike. Gjithashtu ai do të kontibuonte mjaft edhe në aspektin e ndihmave humanitare në vënde të ndryshme të botës.

 

1978 – Piloti i moto-barkave të shpejtësisë, australiani Ken Warby do të krijojë një rekord të ri në këtë sport. Pikërisht i pajisur me një moto-barkë me motorrë të fuqishëm reaktivë, ai do të kalonte sipërfaqjen ujore me 510 km në orë. Ky rekord iu thye kampionit të mëparshëm Donald Campbell i cili aksidentalisht vdiq gjatë një aksidenti me 480 km në orë. Mjeti i tij i shpejtësisë do të quhej Spirit of Australia, dhe do të garonte në ujë-mbledhësin e Boëering-ut.

 

1992 – Vdes në moshën 78 vjeçare në Unkel, Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Willi Brandt. Ai do të shërbente në këtë post nga viti 1969 deri në vitin 1974. Brandt do të mbahet mënd për projektin e ashtuquajtur Ostpolitik, i njohur ndryshe edhe si hapja politike dhe ekonomike e Gjermanisë Perëndimore ndaj asaj Lindore, si dhe ndaj shteteve të tjera komuniste. Ai do të fitonte Çmimin Nobel për Paqjen në vitin 1971, për merita në krijimin e një Europe të unifikuar.

 

2001 – Në aeroportin e Linate-s në Milano do të ndodhte aksidenti më i rëndë ajror në historinë e këtij vëndi. Pikërisht një avion i linjës Scandinavian Airlines 686, do të përplasej me një Cessna Citation CJ2. Si rezultat të 114 pjestarët e bordit do të mbesnin të vdekur, përfshi dhe ato të avionit privat Cessna. Aksidenti do të ndodhte si pasojë e keq-funksionimit të sistemeve sinjalizuese të të dy avionëve. Një tjetër kontribues i madh në këtë aksident do të ishte edhe mjegulla e dendur.

 

2005 – Në Kashmir të Pakistanit, do të shkaktohej një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Mercalli. Si pasojë, afro 88.000 vetë do të humbnin jetën dhe 75.000 do të plagoseshin. Të pastrehët do të kalonin shifrën e 100.000. Rreth 1000 post-tërmete të tjera me magnitudë deri në 4 ballë, do të ndodhnin pas tij. Ky do të ishte një nga tërmetet më shkatërrimtarë në historinë e Pakistanit pas atij të vitit 1935.

Share8TweetPinSendShareSend

Previous Post

"Kufitarë e popull, gjithnjë pranë njëri tjetrit" (foto nga periudha e komunizmit)

Next Post

“Pas Akademisë në Torino, luftova si toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ku ndihmova komunistët, të cilët më burgosën 8 vjet dhe…”/ Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Mars 2023

March 20, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Mars 2023

March 19, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Mars 2023

March 18, 2023
Next Post
“Pas Akademisë në Torino, luftova si toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ku ndihmova komunistët, të cilët më burgosën 8 vjet dhe…”/ Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime

“Pas Akademisë në Torino, luftova si toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ku ndihmova komunistët, të cilët më burgosën 8 vjet dhe…”/ Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!