1914 – Pas 6 muajsh të mbretërimit të tij në Shqipëri, si pasojë e pushtimit grek të Shqipërisë së Jugut dhe rebelimit të Haxhi Qamilit, princi gjerman Wilhelm von Wied abdikon nga froni dhe ikën nga territori shqiptar së bashku me gruan e tij princeshën Sophia. Princ Wied-i do të ishte monarku i parë dhe i fundit i huaj që do të mbretëronte në Shqipëri.
1926 – Lind aktorja e famshme greke me origjinë shqiptare Irene Papas. Papas do të bëhej e njohur për publikun ndërkombëtar në disa nga interpretimet e saj në filmat hollivudianë, The Guns of Navarone , Zorba the Greek, Odysseus, dhe Captain Corelli Mandolin. Në serialin e famshëm Odysseus ajo interpretoi përkrah një tjetër aktori të famshëm me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu.
1933 – Alpinisti rus Yevgeniy Alabakov do të jetë i pari njeri që do të ngjisë majën më të lartë të Bashkimit Sovjetik, pikën Ismoil Somoni (asokohe Stalin) në Taxhikistan në lartësinë 7500 metra mbi nivelin e detit.
1950 – Giuseppe Farina do të bëhet piloti i parë që do të fitojë Kampionatin e garave auto-mobilistike të Formula Uno-s në Itali, pasi më parë kishte fituar çmimin e madh të Italisë Grand Prix.
1971 – Shteti i Katarit në Lindjen e Mesme, shpall pavarësinë nga komuniteti i Commonwealthit britanik. Sheiku Ahmad Bin Ali Al Thani do të bëhej udhëheqësi i parë i tij dhe, në një periudhë të shkurtër kohore Katari si pasojë e zhvillimit ekonomik do të bëhet një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës në botë.
1989 – Vdes futbollisti i famshëm Italian Gaetano Schirea. Schiera u shpall kampion me kombëtaren e Italisë në Botërorin e vitit 1982 dhe gjithashtu kampion me Juventusin në Kupën UEFA në vitin 1977. Ai njihet si një ndër emblemat e futbollit Italian ndër vite.
2017 – Koreja e Veriut do të përfundojë me sukses 6 testet e saj bërthamore të zhvilluara në poligonin e Punggye-Ri, duke përfshirë gjithashtu edhe shpërthimin më të fuqishëm atomik prej 50 kilotonësh të bërë ndonjëherë nga ky vend. Këto test do të alarmonin ndjeshëm komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që paraqisnin.