• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Shtator 2023

Kalendari Historik  01Shtator 2023

1927 – Lind në Friuli, futbollisti dhe trajneri i famshëm italian Enzo Bearzot. Karriera e Bearzot, do të niste në vitin 1945 ku ai do të debutonte si lojtar me ekipin e Gorizias, dhe më pas në vazhdim me Interin dhe Torinon. Por ai do të mbahet mënd si trajneri që ka drejtuar më gjatë kombëtaren italiane, për plot 12 vjet. Në vitin 1982 ai do ta shpallte këtë kombëtare, kampione bote në Madrid. Enzo Bearzot, do të fitonte disa çmime individuale si, European Coach of Year, Panchina d Oro, etj.

 

1933 – Një nga eksponentët e botës së krimit në SHBA, George Kelly Burnes, arrestohet nga agjentët e FBI-së, së bashku me gruan e tij. I njohur ndryshe edhe si Machine Gun Kelly ai, ishte kthyer në tmerrin e qyteteve amerikane në vitet 20-30. Disa nga akuzat që rëndonin mbi to ishin, peng-marrje, zhvatje, vjedhje, vrasje, etj. Machine Gun Kelly, dhe e shoqja e tij Kathryn do të dënoheshin nga gjykata federale e Oklahomas me burgim të përjetshëm. Ai do të vdiste në burgun e Kansas-it, ndërsa Kathryn, do të lirohej në vitin 1958.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1952 – Vdes në Romë në moshën 88 vjeçare, filozofi, dhe novelisti i famshëm spanjoll George Santayana. Santayana, do të bëhej i famshëm me veprat e tij, The Sense of Beauty, The Life of Reason, Scepticism and Animal Faith, The Last Puritan, etj. Në veprat e tij George Santayana përshkon më së miri rrymën e materializmit dhe filozofisë morale në të cilat, bazohen disa nga personazhet e tij. Gjithashtu ai do të mbahet mënd edhe për aforizmat dhe klishetë e shumta që shprehte në shkrimet e tij. Një nga thëniet e tij të famshme do të ishte,”Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të destinuar që ta përsërisin atë”.

 

1959 – Bregdeti japonez, do të prekej nga një nga tajfunet më të forta në historinë e këtij vendi. I quajtur tajfuni Vera, ai do të godiste, pjesën lindore të ishullit duke shkaktuar afro 5000 të vdekur, dhe mbi 10.000 të plagosur. Era do të frynte me një shpejtësi prej, 305 km në orë, ndërsa të pastrehët do të ishin 2 milionë. Kostoja e dëmeve të shkaktuara nga ky tajfun do të përllogaritej në 600 milionë dollar.

 

1960 – Në Chicago, në ambientet e studiove të NBC News do të zhvillohej një prej debateve më të zjarrta elektorale në historinë e SHBA-së. E moderuar nga prezantuesi Frank McGee, përballë tij do të ishin dy kandidatët për zgjedhjet e 44 presidenciale të Amerikës. Respektivisht John Kennedy për Partinë Demokrate dhe, Richard Nixon për Partinë Republikane. Midis tyre do të kishte gjithsej 4 seanca televizive debatesh, ku Kennedy, do të dilte ndjeshëm fitues ndaj Nixonit.

 

1983 – Koloneli i Forcave Ajrore Sovjetike, Stanislav Petrov, do të shmangte mundësinë e një përplasjeje bërthamore midis, SHBA-së dhe BRSS-së. I etiketuar ndryshe edhe si njeriu që shpëtoi botën nga Lufta Bërthamore, ai do të arrinte të evidentonte një alarm fals kompjuterik. Nëpërmjet këtij alarmi, sistemi raketor atomik sovjetik mund të godiste dhe shkatërronte jo vetëm SHBA-në por edhe aleatët e saj. Petrov deklaroi se ky alarm nuk ishte gjë tjetër veçse një defekt, në sistemin e radarëve të sigurisë bërthamore të BRSS-së.

 

2002 – Trageti senegalez MV Le Joola, përmbyset në bregdetin e Gambias, duke shkaktuar 1863 të vdekur. Të mbijetuarit do të ishin vetëm 64. Shkaqet e përmbysjes së këtij trageti do të ishin, keq-menaxhimi i sistemit drejtues, dhe mosrespektimi i sigurisë teknike, nga ana e stafit. Kjo do të ishte një nga tragjeditë më të rënda të transportit civil detar në kohë paqeje pas mbytjes së Titanik-ut në 1912.

 

Vasillaq_Vangjeli2011 – Vdiq Vasillaq Vangjeli,  aktorshqiptar, kryesisht komik, Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli, ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë. Me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli, ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur, për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës, duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e ka kthyer në lokal, ku argëton të tjerët, por argëtohet edhe vetë. I shkojnë vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Ai ndërroi jetë pasi vuante nga diabeti.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga tre recensentët e Shtëpisë Botuese, vetëm Piro Misha, kishte vlerësuar librin tim pozitivisht, me fjalët më të mira, kurse dy të tjerët, që ishin...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur

Next Post

“Rreth Prishtinës, ka mbi 5 mijë të vrarë, fshatrave shqiptare ju vihet zjarri, banorët qëllohen për vdekje si minj dhe kjo gjueti njerëzish, thuhet me gëzim nga serbët...”/ Shkrimi i gazetarit danez, Fritz Magnussen

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Rreth Prishtinës, ka mbi 5 mijë të vrarë, fshatrave shqiptare ju vihet zjarri, banorët qëllohen për vdekje si minj dhe kjo gjueti njerëzish, thuhet me gëzim nga serbët…”/ Shkrimi i gazetarit danez, Fritz Magnussen

“Rreth Prishtinës, ka mbi 5 mijë të vrarë, fshatrave shqiptare ju vihet zjarri, banorët qëllohen për vdekje si minj dhe kjo gjueti njerëzish, thuhet me gëzim nga serbët...”/ Shkrimi i gazetarit danez, Fritz Magnussen

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!