1900 – Mbretëria e Bashkuar, anekson territorin e Transvaal-it në atë që do të quhet më vonë si Afrika e Jugut. Kolonia e Transvaal-it, ishte emri më i përdorur për t’iu referuar rajonit të Jugut të Afrikës gjatë periudhës së sundimit të britanik dhe okupimit ushtarak midis fundit të Luftës së Dytë Boere në 1902.. Kufijtë fizikë të Kolonisë Transvaal, nuk ishin identike me Republikën e mposhtur të Afrikës së Jugut (e cila kishte ekzistuar nga 1856 deri në 1902), por ishte më e madhe. Në vitin 1910 i gjithë territori u kthye në Provincën e Transvaal-it brenda Unionit të Afrikës së Jugut.
1917 – U hap Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu francez në Korçë. ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Të diplomuarit e njohur Enver Hoxha, Pandi Geço, Pandi Cici, Mahir Domi, Vedat Kokona, Selman Riza, Ptoleme Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi, Nonda Bulka, Anton Mazreku, Kolë Paparisto, Misto Treska, Niko Qafzezi, Fahredin Nuri, Sotir Kuneshka.
1927 – Në bregdetin Brazilian, mbytet transoqeanikut luksoz italian SS Principessa Mafalda. Më 25 tetor 1927, ndërsa ndodhej në brigjet e Brazilit, një bosht i helikës shpërtheu dhe dëmtoi rëndë bykun e saj. Anija u mbyt ngadalë në prani të anijeve të shpëtimit, por konfuzioni dhe paniku, shkaktuan 314 viktima nga 1.252 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bordin e saj. Mbytja e SS Principessa Mafalda-s, rezultoi në humbjen më të madhe të jetëve në një transportier detar italian, dhe më e madhja ndonjëherë në hemisferën Jugore në kohë paqeje.
1940 – Benjamin O. Davies, bëhet Gjenerali i parë me ngjyrë në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Davis u bë gjeneral komandues i Brigadës së 4-të, Divizionit të 2-të të Kalorësisë në Fort Riley, Kansas, në Janar 1941. Rreth gjashtë muaj më vonë, ai u caktua në Washington, D.C si asistent në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Ndërsa shërbente në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, Davis gjithashtu shërbeu në Komitetin Këshillimor për Politikat e Trupave të Negro. Nga viti 1941 deri më 1945, Davis kreu turne inspektimi të ushtarëve afrikano-amerikanë të stacionuar në SHBA dhe Europë.
1945 – Pas 50 vitesh nën sundimin kolonial japonez, ishulli i Taiwan-it, shpall bashkimin me Repulikën e Kinës. Taiwan-i, deri në atë periudhë i njohur për botën perëndimore si “Formosa”, u bë një koloni e Perandorisë së Japonisë kur Mbretëria Qing humbi Luftën e Parë Sino-Japoneze në 1894. Pas kësaj humbjeje ishulli iu dha Japonisë, me nënshkrimin e Traktatit të Shimonoseki-t në 1895. Sundimi japonez në Taiëan zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Por pas pas fitores së komunistëve të Mao-s në vitin 1949, Taiwan-i iu shkëput zyrtarisht Kinës, duke u shpallur si shtet më vete.
1973 – Vdes në Addis Ababa, në moshën 41 vjeçare, atleti etiopian me famë botërore Abebe Bikila. Bikila, ishte një garues maratone dhe gjithashtu, një kampion olimpik. Ai fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960 në Romë ndërsa vraponte zbathur. Ndërsa, medaljen e dytë të artë e fitoi, në Lojërat Olimpike të Tokios në 1964. Abebe Bikila, është medalisti i parë i Olimpiadës së Artë në Afrikën Sub-Sahariane. Në Tokio në vitin 1964, ai u bë atleti i parë që mbrojti me sukses një titull në maratonën olimpike. Për meritat e tij Bikila u caktua të shërbente në Gardën Perandorake të Etiopisë.
1983 – Në rajonin e Karaibeve, ndodh pushtimi i Grenadës. Pushtimi i Grenadës nga ana e Shteteve të Bashkuara filloi më 25 tetor 1983, i koduar ndryshe edhe si Operacioni Urgent Fury. Ajo rezultoi në një fitore të trupave amerikane brenda disa ditëve. Kjo ndërhyrje ushtarake, u nxit nga grindja brenda Qeverisë Revolucionare Popullore e cila urdhëroi, arrestimin dhe ekzekutimin e liderit Maurice Bishop. Pas ekzekutimit të tij, pushtetin e mori Hudson Austin i cili, ishte me bindje të majta pro-sovjetike. Ndërhyrja amerikane, rezultoi në emërimin e një qeverie të përkohshme, e ndjekur nga zgjedhjet demokratike në 1984.
1995 – Në Fox River Grove të Illinois-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodh një përplasje mes një autobusi shkolle, dhe trenit të linjës Northwest. Si pasojë e kësaj përplasjeje do të humbnin jetën 7 nxënës, dhe do të plagoseshin 22 të tjerë. Kjo përplasje do të ishte, një nga aksidentet më të rënda në historinë e transportit civil në shtetin e Illinois-it në very të SHBA-së. Në vendin e përplasjes, sistemi i sinjalizimit është përmirësuar pas aksidentit dhe, tani mbron trenat kalues dhe trafikun e automjeteve motorike. Aty pranë është një memorial i vogël për shtatë nxënësit e shkollave të mesme të vrarë në përplasje.
2001 – Lind në Bruksel, trashëgimtarja e fronit mbretëror belg, Princesha Elisabeth. E njohur ndryshe edhe si Elisabeth Theresia Maria Helena, ajo është fëmija më i madh i Mbretit Philippe dhe i Mbretëreshës Mathilde. Elisabeth-a, fitoi të drejtën legjitime për tu bërë trashëgimtarja e ardhshme e fronit mbretëror pasi, gjyshi i saj, Mbreti Albert i II-të abdikoi në 2013 në favor të të birit. Dinastia mbretërore e Belgjikës, është një nga më të vjetrat në Europë, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale të vendit.