1885 – Vdes në moshën 83 vjeçare, Victor Hugo, Hugo, ishte një poet, romancier dhe dramaturg francez i lëvizjes Romantike. Gjatë një karriere letrare që përshkoi më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ai shkroi me bollëk në një larmi të jashtëzakonshme të zhanreve si, vargje, satirë, epika, poema filozofike, epigame, romane, histori, ese kritike, fjalime politike, oracione funerali, ditarë, letra publike etj.
1947 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Doktrina e Trumanit hyn në fuqi, duke ndihmuar politikisht, ekonomikisht, dhe ushtarakisht, Turqinë dhe Greqinë. Doktrina e Trumanit ishte një strategji e politikës së jashtme amerikane, qëllimi i deklaruar i së cilës ishte të përmbajë zgjerimin gjeopolitik sovjetik sidomos në Mesdhe. Kjo doktrinë, u bë themeli i politikës së jashtme amerikane dhe çoi, në formimin e NATO.
1960 – Tërmeti i Madh i Kilit, me madhësi 9.5 ballësh, godet rëndë Kilin jugor, duke u bërë tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në botë. Gjatë lëkundjeve të këtij tërmeti, mbetën të vdekur mbi 5000 vetë si dhe u plagosën afro 50.000 të tjerë. Numri i të pastrehëve do ti kalonte 100.000 banorë. Ndërsa dëmet ekonomike që shkaktoi ky tërmet përllogariteshin në mbi 500 milionë dollarë.
1963 – Politikani i majtë grek Grigoris Lambrakis është qëlluar në një atentat dhe vdes pesë ditë më vonë. Lambrakis, ishte një politikan grek, mjek, dhe, anëtar i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Vrasja e tij nga disa eksponentë të krahut të djathtë provokoi protesta masive dhe çoi në një krizë politike të rëndë në Greqi. Kjo krizë do të vazhdonte deri në vitin 1967 kur Junta e Kolonelëve, mori pushtetin.
1967 – Dyqani i departamentit L’Inovation në Bruksel, Belgjikë, digjet, duke rezultuar në 323 të vdekur ose të zhdukur dhe 150 të plagosur. Pas zjarrit, pati spekulime se mund të ishte nisur nga protestuesit anti-Amerikanë, Maoist në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe kundërshtimin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit. Ky konsiderohet si zjarri më shkatërrues në historinë e Belgjikës.
1987 – Lind në Beograd, Novak Djokoviç. Djokoviç, një tenist profesionist serb, i cili aktualisht renditet në vendin e parë në botë numër 1 në tenisin tek, për meshkuj nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit (ATP). Ai, ka fituar 17 tituj të Grand Slam, i treti në histori, pesë tituj në finale të ATP, 34 tituj të ATP Tour Masters, 14 tituj ATP Tour, dhe ka mbajtur vendin e parë në renditjen ATP për mbi 280 javë.
1990 – Jemeni i Veriut dhe ai i Jugut janë të unifikuar për të krijuar Republikën e Jemenit. Ali Abdullah Saleh i veriut u zgjodh President, dhe Ali Salim al-Beidh nga jugu u caktua Kryeministër. Gjithashtu u caktua një periudhë 30-mujore kalimtare për përfundimin e unifikimit të dy sistemeve politike dhe ekonomike. Një këshill presidencial u zgjodh bashkarisht nga këshilli prej 26-anëtarësh.
2012 – Tokio Skytree hapet për publikun. Ky gradaçel është kulla më e lartë në botë (635 m), dhe struktura e dytë më e gjatë e krijuar nga njeriu në Tokë pas Burj Khalifas (830 m). Tokio Skytree, është qendra e një zhvillimi të madh tregtar të financuar nga Tobu Railway (i cili zotëron kompleksin) dhe një grup prej gjashtë transmetuesve tokësorë të kryesuar nga NHK në tërë Japoninë.