• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Eduard Llesh Marashi, njeriu me dy kambë të preme që sifidoi regjimin komunist në burgjet e Enver Hoxhës

0
Shares
2.6k
VIEWS

Nga Caf Jonuz Çulaj                       

Memorie.al/Dhjetë vitet e fundit të jetës së tij ai i kaloi në katin përdhesë, të një pallati pranë stacionit të trenit në Shkodër. Kushtet e asaj dhome, i ngjanin një burgu. Drita hynte sa për të nda ditën nga nata, ajri ishte plot lagështi. Ai kishte pa dhe ma keq. Personazhi i këtij shkrimi është Eduard Llesh Marashi. Në vitet e fundit ai ishte në një gjendje shëndetësore tepër të keqe. Dy këmbë të preme deri nën gjunjë dhe një koleksion sëmundjesh, që i dinte vetëm ai dhe mjekët.

Si jetoi vallë ai në atë gjendje?! Shpesh ne shokët e tij të burgut i bënim vizita, me i dhënë kurajo për të mbijetue. Ai ishte kalitë plotësisht në qelitë e burgjeve dhe kampeve. Vazhdimisht e sfidonte sëmundjen dhe ndonëse ma i ri se unë, më jepte zemër. Njëherë më tha: “Populli shqiptar po duron sëmundjen kanceroze të komunizmit, e nuk po dorëzohet, si të dorëzohem unë nga kjo palo sëmundje”?!

Ai u lind në 1934, në Shkrel të Shkodrës, në një familje me tradita të shumta. Tre djemtë e Marash Vatës, u bënë oficerë. Kanto Marashi, Gjokë Marashi e Llesh Marashi, që ishte babai i Eduardit. Familja e tij nxori edhe klerikë. Në një mjedis të tillë ai mori mësimet e para të fesë. Qe vetëm 5 vjeç kur Italia pushtoi Shqipërinë. Si antifashiste, familja e tij mori arratinë në male. Babai i tij, Lleshi, mori pjesë për pak kohë në çetën e parë partizane në vitin 1942, por u largue shpejt prej saj, pasi idetë e tij ishin nacionaliste.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

“Ishte një skenë të llahtarshme, kur kaloi vagoni me trupin e Ilmiut të ndarë në dysh, ku koka ishte e shkëputur dhe…”/ Dëshmia tronditëse për dy të burgosurit që vdiqën në Qafë Bari

Vitet kaluan e Eduardi rritej e formohej tduke pa se ç’po ndodhte. Erdhi nandori i vitit 1944 dhe Lleshi, del sërish në arrati maleve. Ndërsa në dhjetor të po atij viti, familja dhe fisi i tij, internohen në kalanë e Beratit. Dështon lëvizja e Koplikut e drejtueme prej tij dhe ai kapet me tradhti, në një shpellë në Razëm të Shkrelit. Varet në qendër të Shkodrës. Para ekzekutimit, oficeri e pyet se cilët ishin fjalët e tij të fundit. “Rroftë Zogu i parë, rroftë Shqipëria e lirë” dhe kjo dëshmi është autentike dhe u tregue në kofidencë nga ai oficer që sot nuk jeton.

Duke qenë i vogël Eduardi, kthehet në Shkodër dhe vazhdon shkollën, por asht në sy të nxënësve që kishin marrë urdhër me e survejue. Deri në vitin 1951, vazhdon gjimnazin dhe në fshehtësi të plotë, organizon një qëndresë me shokët e tij, prindërit e të cilëve, ishin goditur në forma nga më të ndryshmet nga regjimi komunist. Sigurimi i Shtetit kishte veshët e mprehta e duart e gjata. Arreston Eduardin, Q. Elezin, R. Uruçin, Xh. Xhaferrin, dhe F. Kombin. I torturojnë por ata nuk tregojnë.

U bahet gjyqi por ata prapë qëndrojnë. Dhe dënohen duke kalue vit pas viti, në burgje dhe internime. Burgjet dhe kampet ishin shkollat, ku u kalit ma shumë karakteri i tij. Mësues, pati të burgosurit e moshuem. Mendja i punonte mirë e ai thithi shumë njohuri. Ma në fund, ai lirohet nga burgu, por nuk strehohet në shtëpinë e tij, sepse i’a kishin sekuestrue, por në një biçim banese. Gjendja shëndetësore e tij qe e dëshpërueshme dhe ai punon në punë nga ma të rëndat e me pagë të ulët.

Motra e tij Xhina, i mëson rrobaqepësinë dhe ai punonte fshehurazi, për me nxjerrë bukën e gojës. Nuk zgjat shumë, sepse në lagjen ku banonte, demaskohet e arrestohet, sepse bënte propagandë kundër pushtetit. Neni 55 i Kodit Penal të Shqipërisë, zbatohej ritmikisht. Ky nen, të jepte 7 vjet heqje lirie. Gjyqi u zhvillu në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, ku kryetari i saj i tha: “Tani dhelpra plakë të erdhi fundi. Ti do të ngelesh banor i përhershëm i burgjeve tona”. Eduardi i përgjigjet: “Nuk më vjen keq aspak, se Shqipëria është një burg gjigant dhe të burgosur janë të gjithë shqiptarët, duke përjashtuar disa zagarë”.

Dërgohet në burgun e Burrelit, ku vuan dhe lagështirën e urinë. Më pas e çojnë në Spaç. Sëmundja i përparon dhe ai përdor patericat. Në vitin 1979 Eduardi, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Xhelal Koprencka, i shkruajnë letër Enver Hoxhës, ku i thonë që të ndërrojë rrugën e nisur, pasi sistemi që ai kishte ndërtuar, do të shembej.

“Zeusi” i Tiranës, u tërbua. Menjëherë nisi në Spaç të deleguemët e tij. Pyetja që ata i banë 4 guximtarëve qe dredharake. A mos vallë, e keni shkruar letrën në gjendje depresive dhe tani jeni penduar?! Të katërt i’u përgjigjën që atë e kishin shkruar me mëndje të kthjellët dhe u gëzuan që ajo kishte mbërrit në destinacion. S’mbeti gjë tjetër veçse gjyqit.

Eduardi për shkak të sëmundjes, dënohet me 25 vjet të tjera. Ç’ka do të thoshte vdekje në burg. Sëmundja i përparoi dhe atij i presin të dyja këmbët. Patericat dalin jashtë përdorimit. Pas kësaj janë shokët që e mbajnë mbi shpinë.

Asht koha kur Ramiz Alia, ishte kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Eduardi i shkruan një letër, ku i thotë se ju qëllimisht ma falët jetën që të vdes në burg. Do jua di për nder që të më vrisni, pasi nuk jetoj dot në kurriz të shokëve të mi.

Ramiz Alia dërgon qëllimisht një fotoreporter, që të shikonte sesi qëndronte puna. E fotografojnë në mes të oborrit të burgut. Për regjimin, tani ai nuk paraqiste rrezikshmëri. Transferohet nga Spaçi për në Shkodër. Tani janë policët të detyruem që t’a mbanin mbi shpinë.

Ma në fund lirohet. Duke qenë shumë sedërli nuk pranon lëmoshë, por don me punue. Një shok i tij, i siguron një makinë qepëse. Mendoni tani çfarë përpjekjesh bani ky njeri, në atë gjendje me punue. Vdiq në vitin 1990, e u varros pa ceremoni fetare e pa fjalime. U varros në heshtje nga familjarët e shokët në një dhimbje të thellë. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 22 Maj

Next Post

“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit

Artikuj të ngjashëm

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik
Personazh

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

January 31, 2023
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
Personazh

“Ishte një skenë të llahtarshme, kur kaloi vagoni me trupin e Ilmiut të ndarë në dysh, ku koka ishte e shkëputur dhe…”/ Dëshmia tronditëse për dy të burgosurit që vdiqën në Qafë Bari

January 29, 2023
Dosja sekrete: “Pasho Hysi, ish-deputet i Zogut dhe njeri me pikëpamje jo të qarta, shkoi në shtëpinë e Tuk Jakovës dhe…”/ Dokumentet me raportet e survejimit, Berat, 1955
Personazh

“Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si i’a dorëzoi ai sovjetikëve, dokumentin tepër sekret të një shteti perëndimor, ku thuhej…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

January 26, 2023
“Me urdhër të Enver Hoxhës, unë qëndrova në spital deri sa Nako Spiru vdiq dhe pastaj ai më tha t’i kontrolloja xhepat e kufomës së tij, ku gjeta…”/ Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm
Personazh

“Me urdhër të Enver Hoxhës, unë qëndrova në spital deri sa Nako Spiru vdiq dhe pastaj ai më tha t’i kontrolloja xhepat e kufomës së tij, ku gjeta…”/ Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm

January 24, 2023
“Pas 33 vitesh, në ’74-ën, më lejuan të vija në Shqipëri, ku takova babanë 82 vjeçar, që kishte dalë nga burgu, por…/ Dëshmia e rrallë nga Bosnja e të bijës së ish-regjentit shqiptar
Personazh

“Pas 33 vitesh, në ’74-ën, më lejuan të vija në Shqipëri, ku takova babanë 82 vjeçar, që kishte dalë nga burgu, por…/ Dëshmia e rrallë nga Bosnja e të bijës së ish-regjentit shqiptar

January 22, 2023
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
Personazh

“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946

January 18, 2023
Next Post
“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit

“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!