1904 – Louis Rigolly, një francez, bëhet njeriu i parë që thyen pengesën 100 km/orë në tokë. Ai drejtoi një makinë, 15-litra Gobron-Brillie në Ostend, të Belgjikës. Ky do të ishte rekordi i parë automobilistik, në botë i këtij lloji. Rigolly gjithashtu mori pjesë në garat e hershme me makina, të Grand Prix.
1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut. Ky traktat, i referuar gjithashtu si Traktati i Uashingtonit, është traktat që formon bazën ligjore dhe zbatohet nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Traktati u nënshkrua në Uashington, D.C më 4 prill 1949.
1960 – Sirimavo Bandaranaike zgjidhet Kryeministre e Sri Lanka, duke u bërë kreu e parë i qeverisë femër në botë. Ajo shërbeu tre mandate qeverisëse, përkatësisht në vitet, 1960-1965, 1970-1977, dhe 1994–2000. Mandati i Bandaranaike u shënua nga zhvillimi ekonomik në nivelin kombëtar. Ajo luajti një rol të madh jashtë vendit si një negociatore midis kombeve jo të bashkuara.
1969 – Gjatë programit Apollo në 02:56 UTC, astronauti Neil Armstrong bëhet personi i parë që ecën në Hënë. Kjo ngjarje u pa live jo vetëm nga stacioni i NASA-s, por në të gjitha radiot dhe televizionet e botës. Shprehja e famshme e Neil Armstrongut për suksesin e këtij misioni ishte, “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.
1973 – Në Lillehammer, të Norvegjisë, agjentët e Mossad vrasin një kamerier të cilin ata gabimisht menduan se ishte i përfshirë në Masakrën e Lojërave Olimpike të Mynihut të 1972. Gjashtë vetë nga ekipi i Mossad, u kapën dhe u dënuan për bashkëpunim në vrasjen nga drejtësia norvegjeze, në një goditje të madhe për reputacionin e agjencisë së inteligjencës.
1978 – Lind në Minnesota, Josh Hartnett. Hartnett, është një aktor amerikan dhe producent i filmit. Ai së pari erdhi në vëmendje në 1997 për rolin e tij si Michael Fitzgerald në serialin dramatik të krimit televiziv Cracker. Disa nga filmat e tij janë, Pearl Harbor, Black Hawk Down, Black Dahlia, Lucky Number Slevin.
1983 – Temperatura më e ulët në botë në një vend të banuar është regjistruar në Stacionin Vostok, të Antarktidës në – 90 gradë celscius. Stacioni Vostok njihet ndërkombëtarisht si një ndër vëndet me klimën ekstreme më të ftohtë në botë. Ky stacion kërkimor i vendosur në Antarktidë, shfrytëzohet për qëllime të ndryshme nga Rusia.
2012 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Ali Podrimja. Podrimja, ishte një poet shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, në atë kohë pjesë e Shqipërisë së kontrolluar nga Italia. Podrimja, konsiderohej nga shumë njerëz si përfaqësuesi më tipik i vargjeve moderne shqiptare në Kosovë dhe ishte padyshim poeti kosovar me reputacionin më të gjerë ndërkombëtar.