• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, September 22, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 16 Shtator

0
Shares
275
VIEWS

 

1908 – Themelohet në Detroit nga William C. Durant, Charles Stewart Mott, dhe Frederic L. Smith, kompania më e famshme në botë për prodhimet elektro-mekanike General Motors. General Motors përgjatë 120 vitesh do të zgjerohej në afro 50 vënde të botës. Ajo do të siguronte patentën e prodhimit të makinave Chevrolet, Cadillac, Buick, dhe GMC. Vetëm në vitin 2018, kjo kompani, do të siguronte rreth 150 miliardë dollarë qarkullim në financat e saj.

 

1920 – Në New York të SHBA-së, ndodh atentati terrorist i njohur ndryshe edhe si Bombardimi i Wall Street-it. Nga ky sulm me bombë, do të humbnin jetën 38 persona si dhe do të plagoseshin 150 të tjerë. Atentati u krye nga anarkistët italianë të udhëhequr nga Luigi Galleani, të cilët kishin pakënaqësitë e tyre rreth shfrytëzimit klasor, të drejtat e mohuara të punëtorëve, si dhe shtypjen e vazhdueshme të sindikatave në këtë vënd.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 22 Shtator 2023

Kalendari Historik 21 Shtator 2023

 

1956 – Lind në Metuchen të New Jersey, një nga magjistarët dhe iluzionistët më të mëdhenj të botës, David Copperfield. Në karrierën e tij si iluzionist, Copperfield ka fituar plot 11 çmime të Guiness World Records, si psh, iluzionisti me karrierën më të gjatë, interpretimi në shumë show gjatë një viti, arkivi më i madh në botë i magjisë, iluzioni magjik më i madh i bërë ndonjëherë, etj. Ai do të bëhej i njohur edhe me lidhjen e tij me modelen Claudia Schiffer.

 

1957 – Krijohet Universiteti i parë në Shqipëri. Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.

 

1966 – Inagurohet për herë të parë në New York, Shtëpia e Operas Metropolitane (e njohur ndryshe dhe si qëndra Lincoln). E dizenjuar nga arkitektët Wallace Harrison dhe Max Abramovitz dhe me një kapacitet prej 4000 vëndesh, në Operën Metropolitane do të vihej në skenë kryevepra e kompozitorit Samuel Barber, Anthony dhe Cleopatra. Shtëpia e Operas do të cilësohej si skena me repertorin më të madh muzikor në botë.

 

1978 – Në rajonin e Tabas-it, në Iranin lindor, do të binte një nga tërmetet më shkatërrimtarë në historinë e këtij vëndi. Me intensitet 7.4 ballë të shkallës Mercali dhe me epiqëndër 85 km në thellësi të tokës, ky tërmet do të shkaktonte afro 25.000 viktima si dhe lëkundjet e tij do të ndiheshin deri në Teheran, 610 km larg epiqëndrës. Të plagosurit do të ishin mbi 50 mijë.

 

2016 – Shuhte në moshën 95 vjeçare, në Romë një nga politikanët më të njohur të Italisë, Carlo Azgelio Ciampi. Ciampi gjatë karrierës së tij 28 vjeçare do të shërbente si Drejtor i Bankës Kombëtare, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Brëndshëm, Kryeministër, dhe së fundi Presidenti i 10-të i Italisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azeglio Ciampi do të kryente shërbimin e tij ushtarak në Shqipëri.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Si e kalova kufirin i uritur dhe i zhuritur nga etja, këmbëzbathur dhe i veshur me zhele, ku një prift më gjeti gjysmë të vdekur…”/ Dëshmia e rrallë e të arratisurit në ’85-ën

Next Post

“Sigurimi dërgoi një agjent në Greqi, si ‘ushtar i arratisur’, i cili erdhi në Kampin e Refugjatëve në Llavrio dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Kaso Hoxhës nga SHBA-ve

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Shtator 2023

September 21, 2023
Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Shtator 2023

September 20, 2023
Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Shtator 2023

September 19, 2023
Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Shtator 2023

September 18, 2023
Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 18 Shtator 2023

September 17, 2023
Kalendari Historik  01Shtator 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 17 Shtator 2023

September 16, 2023
Next Post
“Sigurimi dërgoi një agjent në Greqi, si ‘ushtar i arratisur’, i cili erdhi në Kampin e Refugjatëve në Llavrio dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Kaso Hoxhës nga SHBA-ve

“Sigurimi dërgoi një agjent në Greqi, si ‘ushtar i arratisur’, i cili erdhi në Kampin e Refugjatëve në Llavrio dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Kaso Hoxhës nga SHBA-ve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!