1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, nënshkruhet një armëpushim midis Rusisë dhe Fuqive Qendrore. Armëpushimi, u nënshkrua, midis Republikës Socialiste Federative Ruse, nga njëra anë dhe Perandorisë Austro-Hungareze, Bullgarisë, Perandorisë Gjermane dhe Perandorisë Osmane, nga ana tjetër. Kjo marrëveshje, hyri në fuqi dy ditë më vonë, më 17 dhjetor.
1939 – “Gone with the Wind” (filmi me shikueshmërine dhe fitimet më të larta) çel, premierën e tij në Teatrin e Madh të Loew të Atlantas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Gone with the Wind” është një film romantik dhe epik amerikan, i adaptuar nga romani i vitit 1936 nga Margaret Mitchell. Filmi u prodhua nga David O. Selznick i Selznick International Pictures dhe me regji nga Victor Fleming.
1966 – Shuhet në moshën 65 vjeçare, në New York, Walt Disney. Disney, ishte një sipërmarrës amerikan, animator, aktor zëri dhe producent filmi. Një pionier i industrisë amerikane të animacionit, ai prezantoi disa zhvillime në prodhimin e karikaturave. Si prodhues filmi, Disney mban rekordin për shumicën e çmimeve Academy të fituara nga një individ, pasi ka fituar 22 të tillë.
1973 – John Paul Getty III, nipi i miliarderit amerikan J. Paul Getty, u gjet i gjallë afër Napolit, në Itali, pasi u rrëmbye nga një bandë më 10 korrik. Ndërsa jetonte në Romë në 1973, ai u rrëmbye për një çmim shpërblimi 17 milion dollarë. Gjyshi i tij ishte i gatshëm të paguante, pasi mendonte se kjo mund të vinte në rrezik nipat e tjerë. Pas, një marrëveshje dhe Getty u la i lirë.
1979 – Lind në San Diego, Adam Brody. Brody, është një aktor, shkrimtar, muzikant dhe producent amerikan. Ai është më i njohur për rolin e tij si Seth Cohen në The O.C. Brody është shfaqur në filmat, Mr. & Mrs. Smith, Thank You for Smoking, In the Land of Women, Jennifer’s Body, Cop Out, Scream 4, Lovelace, Life Partners, dhe Sleeping with Other People.
1981 – Një makinë vetëvrasëse që kishte në shënjestër ambasadën e Irakut në Bejrut, të Libanit, shpërthen dhe vret 61 njerëz. Gjatë këtij shpërthimi, pati dhe mjaft të plagosur, duke përfshirë ambasadorin e Irakut në Liban, (i cili vdiq nga plagët e marra). Sulmi konsiderohet si bomba e parë moderne vetëvrasëse.
2013 – Lufta Civile e Sudanit të Jugut fillon kur liderët e opozitës Dr. Riek Machar, Pagan Amum dhe Rebecca Nyandeng votojnë për të bojkotuar mbledhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar në Nyakuron. Gjatë kësaj lufte të përgjakshme 6 vjeçare, do të humbnin jetën afro gjysëm milioni sudanezë dhe me mijëra të tjerë, do të zgjidhnin rrugën e arratisjes nga vëndi.