• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 18 Mars 2026

Kalendari 1 Mars 2026

1871– Revolta e Komunarëve në Paris. Në mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parizianët dolën nëpër rrugë, dhe së shpejti ushtarët e gjetën veten të rrethuar. Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Si përfundim, Komuna u shtyp, mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20,000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7,500 u burgosën ose internuan; kjo gjendje zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, dhe i hapi udhën lëvizjes proto – komuniste në republikën e tretë franceze (1871-1940).

1900 – Themelohet, AFC Ajax Amsterdam, klubi më i madh dhe më i suksesshëm i futbollit në Hollandë. Ajaxi, ka qenë klubi më i suksesshëm në Hollandë, me 34 tituj Eredivisie dhe 19 Kupa KNVB. Ajo ka luajtur vazhdimisht në Eredivisie, që nga fillimi i ligës në 1956 dhe, së bashku me Feyenoord dhe PSV Eindhoven, është një nga klubet “tre të mëdhenj” të vendit që kanë mbizotëruar atë konkurrencë.

 

1913 – Mbreti George I i Greqisë vdes nga një atentat në moshën 67 vjeçare, në qytetin e çliruar të Selanikut. Atentatori i tij ishte Alexandros Schinas, një revolucionar me ide të majta. Arsyet e vërteta të vrasjes së mbretit George i I-rë, mbeten ende të panjohura. Vetë Schinas, do të vdiste në burg, disa ditë më pas. George, konsiderohet si një ndër monarkët që ka mbretëruar më gjatë në historinë e këtij vendi.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 14 Prill 2026

Kalendari 13 Prill 2026

 

1921 – Paqja e dytë e Rigës nënshkruhet midis Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik. Ky traktat u nënshkrua pas një të pari që ishte firmosur po në Rigë. Traktati përfundoi Luftën Polako-Sovjetike. Kufijtë Sovjeto-Polakë të vendosur nga traktati mbetën në fuqi deri në Luftën e Dytë Botërore. Ato u ribënë më vonë  nga aleatët gjatë, Konferencës së Jaltës dhe Konferencës së Potsdamit.

 

1965 – Kozmonauti Alexei Leonov, duke lënë anijen e tij anijen Voskhod 2 për 12 minuta, bëhet personi i parë që ecën në hapësirë. Ai, mbante një çantë metalike të bardhë që përmbante frymëmarrje artificial dhe oksigjen nën presion prej 45 minutash. Ecja në hapësirë, do të ishte një nga tentativat më të suksesshme të shkencës hapësinore në mbarë botën. Të tjerë astronaut do ta praktikonin këtë gjë, pas Leonovit.

 

1980 –  Një raketë Vostok-2M në Kozmodromin e Plesetsk 43 shpërtheu gjatë një operacioni të karburantit, duke vrarë 48 njerëz. Fatkeqësia nuk u raportua në mediat sovjetike në atë kohë dhe arriti vetëm në mediat perëndimore në 1989 pas deklasifikimit, të dokumentave rreth kësaj tragjedie. Pravda raportoi se hedhja e raketës ishte një sukses dhe nuk tha asgjë për shpërthimin.

 

1990 –  Në Republikën Demokratike Gjermane votojnë në zgjedhjet e para demokratike që nga periudha e ish-diktaturës komuniste. Gjatë përfundimit të këtyre zgjedhjeve, do të shpallej fitues kandidati i CDU, Lothar de Maize, i ndjekur nga ai i SPD, Ibrahim Bohme, dhe Hans Modrow i PDS. Katërqind deputetë , ku shumicën cilësuese e mori CDU, u zgjodhën në Volkskammer.

 

1994 – Boshnjakët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë Marrëveshjen e Washingtonit, duke i dhënë fund luftës midis  Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe duke krijuar Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga liderët respektivë të të dy shteteve, Alija Izetbegoviç, dhe Franjo Tuxhman, me ndërmjetësinë e Bill Clinton.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Next Post

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull...”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Prill 2026

April 14, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Prill 2026

April 5, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 12 Prill 2026

April 12, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 11 Prill 2026

April 10, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 10 Prill 2026

April 9, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 09 Prill 2026

April 9, 2026
Next Post
“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull...”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme