1944 – Republika Popullore e Tuvan-it në Mongoli aneksohet terriotrialisht nga Bashkimi Sovjetik. Pas ofensivës së Ushtrisë së Kuqe në kontinentin aziatik, një ndër shtetet e para që u vu nën dominimin e Moskës ishte Mongolia. Por ky aneksim i Tuvan-it do të bëhej para syve të botës si një referendum popullor. Depërtimi i trupave sovjetike në kufirin sovjeti-mongol, do të bëhej për shkak të mbështetjes amerikane që i ishte dhënë Kinës së Çang Kai Shek-ut.
1953 – Lind piktori Gazmend Leka. Në vitin 1978 kryen studimet në Akademinë e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 bëhet udhëheqës artistik i filmave të animuar në kinostudion “Shqipëria e Re” duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 nis punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve.
1954 – Sipas marrëveshjes së Konferencës së Paqes në Gjenevë, Franca do të tërhiqte përfundimisht trupat e saj ushtarake nga Vietnami. Disa nga pikat e tjera që do të diskutoheshin ishin ndarja e Vietnamit në dy pjesë ndërmjet paralelit 17, dhe krijimin e dy kryeqyteteve Hanoit dhe Saigonit, përkatësisht të Veriut dhe Jugut. Shteti i Vietnamit do të bashkohej në vitin 1975 dhe kryeqyteti i tij do të mbetej Hanoi.
1963 – Shuhet në moshën 70 vjeçare në San Francisco, fotografja e famshme amerikane Dorothea Lange. Lange do të diplomohej në Akademinë e Arteve të Bukura në Californi. Ajo do të bëhej e famshme me pozën e shkrepur ndaj një fermereje të varfër amerikane, ç’ka u kthye në një simbol të periudhës së Krizës Ekonomike në vitet 30-të. Të tjera fotografi të Dorothea Lange do të bëheshin të njohura, si ajo e fëmijëve japonezo-amerikanë të cilët respektojnë himnin, dhe atë të gjyshit dhe nipit në qendrën Manzanar.
1968 – NASA lëshon në hapësirë, misionin e koduar Apollo 7. Ai do të ishte misioni i parë i suksesshëm amerikan në hapësirë para asaj të Apollo 11 që u dërgua në Hënë. Ai përbëhej nga tre astronautë, Walter Schirra, Donn Eisele, dhe R Walter. Cunningham. Ata qëndruan në orbitë për 10 ditë, 20 orë, 10 minuta, e tre sekonda. Anija kozmike e tyre do të quhej Apollo CSM-101. Pas zbritjes në tokë ata u gjetën nga luftanija USS Essex.
1972 – Në bordin e aeroplan-mbajtëses amerikane Kitty Hawk e ankoruar në brigjet e Vietnamit, shpërthen një kryengritje raciale. Kjo revolt u zhvillua midis marinarëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë. Deri në atë periudhë në marinën ushtarake të SHBA-së vetëm 5 përqind ishin me ngjyrë. Nisur nga ky diskriminim por edhe nga të tjera kushte të këqija, marinarët afro-amerikanë filluan të përlesheshin me ata të bardhë. Si pasojë 27 marinarë me ngjyrë u arrestuan dhe u dënuan nga gjyqi ushtarak, ndërsa asnjë i bardhë nuk u procedua.
1984 – Avioni civil i linjës ajrore sovjetike Aeroflot Flight 3352, aksidentohet gjatë ngritjes në ajër duke i marrë jetën 185 personave në bord. Ai ishte nisur nga aeroporti i Krasnodar-it për të shkuar në Novosibirsk. Një tjetër shkak i këtij aksidenti, ishte edhe teknologjia e vjetër e avionëve në përgjithësi në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të ishte një nga katastrofat më të rënda ajrore e ndodhur brenda kufijve të Rusisë.
1985 – Lind në Jamaica sprintieri i famshëm Netsa Carter. Carter, gjatë karrierës së tij 15 vjeçare, do të fitonte 5 medalje ari në kompeticionet e atletikës në Marrakesh 2014, Daegu 2011, Moscow 2013, etj. Gjithashtu ai do të merrte 4 medalje argjendi dhe dy bronzi në mitingje ndërkombëtare të atletikës. Ai do të konsiderohet si një ndër sprintierët më të mirë pas Usain Bolt-it në disiplinat 100 dhe 4×100 m.
1986 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Reagan dhe ai i bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev, u takuan në një samit dypalësh në Reykjavik të Iceland-ës. Ky samit do të zgjaste dy ditë dhe do të mbahej në godinën e konsullatës britanike e quajtur Hofoi. Në këtë takim dypalësh Regan dhe Gorbachev, do të diskutonin gjerësisht mbi të ardhmen e botës dhe zhvillimin e ri të ekuilibrave politikë, dhe ekonomikë. Po kështu do të nënshkruhej edhe një marrëveshje për ndalimin e mëtejshëm të armëve nukleare.