1940 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodh pushtimi i Islandës nga Mbretëria e Bashkuar. Pushtimi u krye sepse qeveria britanike kishte frikë se Islanda do të përdorej nga gjermanët, të cilët së fundmi kishin kapërcyer Danimarkën. Kjo e fundit, ishte në bashkim personal me Islandën dhe që më parë kishte qenë kryesisht përgjegjës për politikën e jashtme të Islandës. Pushtimi do të merrte fund në 1945.
1948 – Republika e Kinës zbaton “dispozita të përkohshme” që i japin Presidentit Chiang Kai-shek autorizime të zgjeruara për t’u marrë me kryengritjen komuniste; ato do të qëndrojnë në fuqi deri në 1991. Ajo shfuqizoi në mënyrë efektive kushtetutën dhe vendosi ligjin ushtarak, ku liritë civile u kufizuan. Arsyetimi zyrtar për dispozitat ishte Lufta Civile, por me prishjen e sistemit një-partiak Kuomintang, provizionet u shfuqizuan.
1950 – Lindi në Dumnicë, Podujevë Sabri Hamiti, shkrimtar, studiues, profesor letërsie dhe akademik shqiptar nga Kosova. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij. 1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë. Shqiptimi poetik si rebelim tematik e gjuhësor kundrejt letërsisë pararendëse shfaqet me figura të forta si Njeriu vdes i ri, madje në trajtë titulli. Më tutje kërkimi si vetë njohje duke krijuar variantet e Narcisit modern, si figurë themelore e letërsisë në shkallën e parë të shkrimit. Edhe më tutje figurat e kujtimeve personale, të shtrira në kohë dhe në botën e të tjerëve, që presin me thikën e harrimit; dhe ritëm, rimë, muzikë.
1969 – Lind në Amsterdam, Dennis Bergkamp. Bergkamp, është një ish-futbollist profesionist hollandez, i cili deri më 21 dhjetor 2017 ishte asistent menaxher në Ajax. Disa nga ekipet kryesore që Bergkamp ka debutuar si sulmues kanë qenë Ajax, Inter, dhe Arsenal. Gjithashtu ai debutoi me sukses dhe në kombëtaren hollandeze. Bergkamp vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit të tij.
1971 – Lindi në në Junik Luan Krasniqi boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë. Fëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier. Luani është krenar që ka prejardhje nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është “Kosovar-Shvabe” (“Kosovo-Schwabe” – Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane). Banorët e kësaj zone, e sidomos shtutgartasit krenohen me Luanin ndërsa mjetet e informimit gjermane e thërrasin me kënaqësi “Löwe”.
1975 – Kompania Sony prezanton regjistruesin e videokasetave Betamax në Japoni. Betamax (i quajtur edhe Beta, ashtu si në logon e tij) është një format i regjistrimit analog me kasetë e shirit magnetik në videon e konsumatorit. Regjistruesit e Betamax nuk do të ndërpriteshin deri në 2002, ndërsa kaseta të reja Betamax ishin në dispozicion deri në Mars 2016, kur Sony ndaloi së shituri ato, së bashku me MicroMV.
1981 – François Mitterrand fiton zgjedhjet presidenciale dhe bëhet Presidenti i parë Socialist i Francës në Republikën e Pestë Franceze. Në raundin e parë të votimit, një spektër politik prej dhjetë kandidatësh qëndroi për zgjedhje, dhe dy kandidatët kryesorë, Mitterrand dhe D’Estaing, përparuan në një raund të dytë. Mitterrand dhe Partia e tij Socialiste morën 52 përqind të votave.
1994 – Nelson Mandela është përuruar si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Qeveria e tij u përqendrua në çmontimin e trashëgimisë së aparteidit duke trajtuar racizmin e institucionalizuar dhe nxitur pajtimin racor. Ideologjikisht një nacionalist dhe socialist afrikan, ai shërbeu si president i Partisë së Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) nga 1991 deri në 1997.
2005 – Një granatë dore e hedhur nga Vladimir Arutyian në rreth 20 metra drejt Presidentit të SHBA George W. Bush ndërsa ai po mbante një fjalim para një turme në Tbilisi, të Gjeorgjisë. Ai, ishte i shoqëruar në këtë fjalim, nga lideri gjeorgjian Mikhail Saakashvili. Por mekanizmi i saj keq funksionoi dhe ajo, nuk shpërthen. Ai më vonë u arrestua dhe u dënua me burg të përjetshëm.
2019 – Vdes në moshën 6 vjeçare, Alfredo Perez Rubalcaba. Rubalcaba, ishte një burrë shteti spanjoll, politikan dhe kimist që shërbeu si Zëvendës Kryeministër i Spanjës nga 2010 deri në 2011, dhe më parë si Ministër i Arsimit nga 1992 deri në 1993, si Ministër i Presidencës nga 1993 deri në 1996, si Ministër i Brendshëm nga 2006 deri në 2011 dhe si ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes midis majit dhe qershorit 2008.