• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, January 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Maj 2024

Kalendari Historik 01 Maj 2024

1945 – Gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, instrumenti i fundit gjerman i dorëzimit nënshkruhet në selinë sovjetike në Karlshorst të Berlinit. Në pjesën më të madhe të Evropës, 8 maji festohet si Dita e Fitores në Evropë. Ndërsa 9 maji festohet si Dita e Fitores mbi nazi-fashizmin në Rusi, ish republikat sovjetike, vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe në Izrael.

 

1950 – Robert Schuman paraqet propozimin e tij për krijimin e një Evrope të organizuar, e cila sipas tij ishte e domosdoshme për mirëmbajtjen e marrëdhënieve paqësore. Ky propozim, i njohur si “Deklarata Schuman”, konsiderohet, si fillimi i krijimit të asaj që është tani Bashkimi Evropian. Ai propozoi vendosjen e prodhimit francez dhe gjerman të Perëndimit të qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet të Lartë të përbashkët

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

1972 – Ndërroi jetë Tahir Dizdari një folklorist dhe studiues shqiptar. Punoi në administratë, iu kushtua krijimit dhe funksionimit të administratës së re shqiptare, më 1929 botohet “Ligja e katundarive dhe e komunave”, ku luajti një rol kryesor në përpilimin e saj, një vepër që, duke bërë fjalë mbi formimin, organizimin dhe funksionimin e organeve lokale, hedh bazat e strukturave administrative të qëndrueshme e moderne. Më vonë, më 1935 boton broshurën “Udhëhjekës për konferenca”. Në maj të vitit 1945 bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Bashkimi” dhe në tetor bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Gjatë viteve 1946-1951 merret me skedimin e fjalorit dhe me folklor. Në vitet 1946-1949 shëtit nëpër gjithë Shqipërinë, merr pjesë dhe në aksionet e rinisë, duke mbledhur nga goja e popullit material folklorik dhe etimologjik. I dorëzon Institutit të Folklorit një material të pasur prej 800 faqesh të daktilografuara. Prof. J.Nemeth i Akademisë Hungareze të Shkencave e vlerëson veprën e Dizdarit, si një material jashtëzakonisht të pasur dhe me vlerë. Njëkohësisht shprehet, se në asnjërën prej gjuhëve të gadishullit të Ballkanit, nuk janë mbledhur elementët turk, në mënyrë kaq të përsosur.

1978 – Ekzekutohet në moshën 61 vjeçare, nga Brigadat e Kuqe, Aldo Moro. Moro, ishte një burrë shteti italian dhe një anëtar i shquar i partisë Kristian Demokrate. Ai shërbeu si Kryeministri i 38-të i Italisë, nga 1963 deri në 1968, dhe më pas nga 1974 deri 1976. Moro u rrëmbye, në 16 mars 1978 nga Brigadat e Kuqe në atë që konsiderohet si “Masakra e rrugës Fani”, dhe u vra pas 55 ditësh. Kufoma e tij u gjet në bagazhin e një makine.

 

1987 – Avioni civil i linjës ajrore, LOT 5055 Tadeusz Kosciuszko u rrëzua pas ngritjes në Varshavë, Poloni, duke vrarë të 183 pasagjerët në bord. Përplasja, ndodhi në zonën e rezervatit natyror të pyllit të Kabaty në periferi të Varshavës, në Poloni. Shkaqet e kësaj tragjedie ajrore, u zbuluan pas disa kohësh nga autoritete polake. Ato kishin të bënin, me një defekt të rëndë në motorët anësorë të avionit.

 

1991 – Lind në Pejë, Majlinda Kelmendi. Kelmendi, është një shqiptare e Kosovës dhe kampione e dyfishtë botërore në sportin e Judo, me dy tituj evropianë. Ajo garon në kategorinë e peshës 52 kg. Në vitin 2014, Majlinda kryesoi listën e renditjes botërore të prestigjit të grave të IJF. Më 7 gusht 2016, ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro.

 

2002 – Rrethimi i 38 ditëve në Kishën e Lindjes në Betlehem përfundon kur palestinezët brenda bien dakord të kenë 13 terroristë të dyshuar mes tyre të deportuar në disa vende të ndryshme. Rrethimi i Kishës së Lindjes në Betlehem ishte një rrethim i militantëve palestinez të dyshuar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në Betlehem në Bregun Perëndimor që zgjati nga 2 prilli deri më 10 maj 2002.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Kur isha e vogël, mbaj mend dhomën në fund të korridorit, ku mua më qe ndaluar rreptësisht të hyja, pasi aty...”/ Dëshmia e rrallë e pinjolles së fundit të dinastisë së famshme, Marubi

Next Post

“Të gjithë u tmerruam, kur pamë se për të marrë Enverin dhe Spiro Moisiun në Dibër, u sakrifikua jeta e 200 shqiptarëve...”/ Trakti i ish-partizanit të Brigadës së Parë, të Mehmet Shehut, për krimet monstruoze!

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 1 Janar 2026

December 11, 2025
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
Next Post
“Të gjithë u tmerruam, kur pamë se për të marrë Enverin dhe Spiro Moisiun në Dibër, u sakrifikua jeta e 200 shqiptarëve…”/ Trakti i ish-partizanit të Brigadës së Parë, të Mehmet Shehut, për krimet monstruoze!

“Të gjithë u tmerruam, kur pamë se për të marrë Enverin dhe Spiro Moisiun në Dibër, u sakrifikua jeta e 200 shqiptarëve...”/ Trakti i ish-partizanit të Brigadës së Parë, të Mehmet Shehut, për krimet monstruoze!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme