1924 – Ekzekutimi i parë në një shtet të SHBA-së, zhvillohet në Nevada. Personi i parë i ekzekutuar, ishte një kino-amerikan i quajtur Gee John, i cili akuzohej për vrasjen e një personi të moshuar. Ai u ekzekutua me mbytje në një dhomë me gaz. Që nga ajo kohë, me qindra të dënuar me vdekje, janë ekzekutuar në shumë shtete të SHBA-së. SHBA-ja, pas Kinës është një nga vendet, ku aplikohet ky dënim.
1950 – Gjatë Luftës së Ftohtë, krijohet Policia Sekrete e Gjermanisë Lindore e mbiquajtur Stasi. Stasi, konsiderohet si një ndër shërbimet informative më të famshme dhe më represive, që ka ekzistuar ndonjëherë. Zyrat e saj qendrore, ndodheshin në Berlin. Për dekada me radhë, deri në rënien e Murit të Berlinit, Stasi, survejoi, arrestoi, dhe dënoi me mijëra shtetas gjermano-lindorë.
1959 – Vdes në Washington, në moshën 76 vjeçare, William Donovan. Donovan, ishte një ushtarak amerikan, avokat, oficer inteligjence dhe diplomat, i njohur për shërbimin si kryetar i Zyrës së Shërbimeve Strategjike OSS, pararendëse e CIA-s, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vlerësohet si babai themelues i CIA-s, dhe një statujë e tij qëndron në hollin e ndërtesës së selisë së në Langley, Virginia.
1963 – Regjimi i Kryeministrit të Irakut, gjeneral brigade Abd al-Karim Qasim, rrëzuar nga Partia e Baath. Ky do të ishte një nga grushtet e shtetit më të përgjakshëm jo vetëm në Irak, por në tërë Lindjen e Mesme. Al-Karim u vra nga forcat ushtarake një ditë më pas. Partia Baath, do të sillte në pushtet Saddam Hussein-in i cili, do të qeveriste në mënyrë diktatoriale këtë vend, deri në vitin 2003.
1966 – Lind në Plovdiv, Hristo Stoichkov. Stoichov, është një ish-futbollist bullgar që aktualisht punon si komentator sportiv. Ai vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, dhe konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i madh bullgar i të gjitha kohërave. Në 2004, Hristo Stoichkov u emërua nga Pele në listën FIFA 100 të lojtarëve më të mëdhenj në botë.
1981 – 22 tifozë të futbollit, u shtypën për vdekje në stadiumin Karaiskakis në Neo Faliro, të Greqisë, pas një ndeshjeje futbolli midis Olympiacos F.C. dhe AEK Athinë F.C. Afro 100 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Si pasojë e kësaj përleshjeje, të dy klubet greke u gjobitën rëndë nga UEFA. Kjo tragjedi, ishte më e madhja e futbollit në historinë e Greqisë, dhe një ndër më të këqijat në historinë e sportit.
1993 – Një Tupolev Tu-154, dhe një Sukhoi Su-24 përplasen në ajër pranë Qods, në Iran, duke vrarë të gjithë udhëtarët, 133 personat që ndodheshin në bordin e dy avionëve. Përplasja ndodhi pasi, pilotët, nuk kishin respektuar rregullat e qarkullimit ajror. Ato po fluturonin në një mot të papërshtatshëm pa sinjalet e rrezikut. Kjo tragjedi, do të ishte një nga më të rëndat në historinë e këtij vëndi.