• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik
“Organet e Autoritetit mbyllën tërsisht Kuvendet e Tiranës, mashkullore dhe femërore, prandaj lutemi të nepni instrukcione…”/ Letra e Dom Shtjefën Kurtit, dërguar Enver Hoxhës në ’46-ën
Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik
Relacioni sekret për Enverin: “Kë të simpatizoj rinia, Agllaia Zoton, që lahet tërë ditën në det dhe pastaj…”?!/ Zbulohen letrat e Adil Çarçanit, për “shthurjen” e rinisë komuniste të Durrësit
Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik
“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

Memorie.al / Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës, mbesës së personalitetit të njohur, ish-kryeministrit të Shqipërisë, patriotit të njohur, Hasan Prishtina. E bllokuar në Shqipëri pa familje, pa pasuri dhe pa të drejtë largimi, Elma i shkroi personalisht kryeministrit Enver Hoxha, një letër të gjatë dhe të dhimbshme, duke kërkuar vetëm një gjë: të largohej nga vendi ku nuk kishte asnjë njeri dhe ku nuk mund të mbijetonte.

Historia e saj nis më 1939, kur babai, Ymer Prishtina — vëllai i Hasan Prishtinës — e solli në Shqipëri pak para shpërthimit të luftës italo-greke. Me origjinë nga Selaniku dhe me shtetësi greke, ai u detyrua të merrte shtetësinë shqiptare gjatë luftës. Por vdiq në fund të vitit 1942, duke e lënë Elman vetëm, të pambrojtur dhe pa asnjë të afërm në vend.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, Elma mbeti në Shqipëri si shtetase e huaj me dokumente të rregullta. Ndërsa familjarët e thërrisnin nga Turqia, ajo mori një leje-kalimi, shiti gjithçka kishte, dhe u përgatit të largohej. Por rruga iu mbyll në minutën e fundit: konsullata jugosllave nuk i dha vizën e transitit.

E bllokuar dhe pa asnjë mjet jetese, ajo iu drejtua vetë Enver Hoxhës në shtator të vitit 1949, duke i lutur që t’i shtynte afatin e lejes dhe t’i mundësonte ikjen përmes Italisë. Kërkesa nuk u aprovua kurrë. Fati i Elma Prishtinës u bashkua me qindra të tjerë, që regjimi komunist në fuqi nuk i lejoi të largoheshin nga vendi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

Më poshtë, letra e saj origjinale, një prej dëshmive më të rralla të asaj kohe — një zë i brishtë i mbetur në duart e një regjimi të pamëshirshëm.

LETRA E MBESËS SË HASAN PRISHTINËS, DËRGUAR ENVER HOXHËS

Gjeneral kolonel Enver Hoxhës

Tiranë

E nënshkruara Elma Prishtina shtëpiake dhe banuese në “Lagjen Misto Mame”, “Rruga Bajram Curri” Nr. 419, marr nderin me ju parashtrua sa më poshtë:

Baba jem i ndjeri Ymer Prishtina, vëllai i të ndjerit Hasan Prishtina, mbas ikjes së Zogut nga Shqipnija në muajin Gusht të vitit 1939, më mori dhe mua vajzën e tij të vetme dhe ardhëm këtu për një vizitë, mbas shumë vjet mërgimi; dhe mbasi filloj lufta kundër Greqisë, baba i jem, i cili kishte shtetësi greke, mbase jetonim në Selanik ku kemi edhe pasurinë tonë, u shtrëngua të marrë shtetësinë shqiptare, porse në fund të vitit 1942 vdiq, e kështu unë mbeta vetëm dhe nuk pata mundësi që të shkonj, mbasi ra Greqia, sepse isha një vajzë e re pa njeri të afërm t’imin.

Kur hyri Partia këtu unë vazhdova që të qëndroj si shtetase e huaj, siç rezulton edhe nga leje-qëndrimi për të huaj që kam në dorë.

Mbasi pra në këto kohët e fundit njerëzit e minj që kam në Turqi më kanë kërkuar që të shkonj atje kërkova rregullisht një leje – kalimi, e cila dhe m’u dha porse nuk munda që të shkonj, sepse Konsullata Jugosllave nuk më mbante vizën që të kaloja nëpër Jugosllavi.

Në këtë ndërkohë unë, tue shpresue se do të shkonja shita të gjitha plaçkat e mia dhe sot kam mbet pa asnjë gjë. Me qenë pra se jam një copë vajzë, që nuk di as gjuhën shqipe, mbasi kam le në Selanik. Dhe me qenë se tash kam mundësi që të shkonj në Turqi më anë të Italisë.

Prandaj marr nderin t’ju lutem të kini mirësinë të merrni masat e duhuna që të më shtohet leja e lejekalimit dhe të më vizitohet e kështu të mundem të shkonj sa pa zënë dimni e, të vetë pranë njerëzve të minj e të shpëtonj jetën, mbasi këtu nuk kam kurrsesi mundësi që të jetoj./ Memorie.al

                                 Tiranë, më 5.XI.1949

                                      Me nderime

                                     Elma Prishtina

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

Next Post

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë...”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

Artikuj të ngjashëm

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos
Dossier

“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
Next Post
“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë...”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme