• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 10, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja përse Dr. Mark Gjomarku, i biri i Kapidanit t’ Mirditës, s’i la njerzit e tij me e vra Bardhok Bibën, kur ai u doli rastësisht n’pritë dhe…”/ Historia e panjohur e vitit të mbrapshtë, 1946

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
Memorie.al
0
Shares
7.6k
VIEWS

Nga Dodë Melyshi

                 (E nigjueme prej babës, të cilit i’a ka rrëfy një person që ka qenë prezent në këtë ngjarje).

Memorie.al / Duhet të ketë qenë pranvera e atij viti, ku një pjesë e forcave të organizuara antikomuniste të rrethit të Mirditës gjendeshin sipër katundit Tarazh (të Mirditës), e po spostoheshin drejt Prosekut. Nen komiteti Krahinor i Mirditës, i cili ishte pjesë – epiqendër e frymëzimi kryesor, i Organizatës “Bashkimi” – që përfshinte gjithë Veriun antikomunist, ku bënte pjesë Puka (e Pashuk Bib Mirakës), Luma (e Muharrem Bajraktarit), Dibra (e Fiqri Dines e Hysni Demës), Mati (me Bilal Kolën), Lura, Dukagjini, Kelmendi, Malësia e Madhe, Kruja, Elbasani etj., (që numëronte të paktën 12.000 forca të gatshme të armatosura)-ishte shndërrue në ‘Lidhja Kombëtare e Maleve’, e kryesohej nga Dr. Mark Gjomarku, i biri i Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit, që asokohe ndodhej n’Itali, pasi ishte largue që në nëntorin e ’44-ës nga Shqipëria, pak ditë pa mbarue Lufta.

Një ditë prej ditësh, në një distancë të largët, këta burra që spostoheshin drejt fshatit Prosek, vërejnë një grup prej 3-4 personash të armatosur, që po lëvizte nga Tarazhi drejt katundit Malaj. Mbasi afrohen në një farë distance, arritën të dallojnë që këta ishin, Bardhok Bib Gjomarku (sekretari i parë i Partisë Komuniste të rrethit), me njerëz të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

Sensibiliteti që i menjëhershëm. Nuk ekzistonte asnjë plan e, aq më pak dëshirë me vra Bardhok Bibën, por ky rastësisht u kishte ardh te gryka e pushkës. E në formacionet ushtarake kishte njerëz, të cilëve regjimi komunist në fuqi, që në vitin e parë, u kishte bërë dame dhe krime të panumërta në familjet e tyre, ndaj dëshira për shpagim, ishte e madhe.

Menjëherë të habitun, se si Bardhok Biba ishte tregue aq i shkujdesun, kishin pregadit armët, sekush më i pari nder to, me e “heq qafet”.

Në ketë elektrizim të përgjithshëm (a në një garë, se kush me heq gisht i pari), frut i asaj rastësie fatlume për ta, ndërhyn Mark Gjomarku, në rolin e kapedanit e, njëkohësisht të komandantit, e u kërkon njerëzve te tij të qetësohen se ka ndërmend me e vra vetë!

Sakaq mbështet armën (armë me preçizion) në një degë lisi, e merr në shenj grupin e, të parin e tyre, ndërkohë që këta ishin n’ ecje e sipër. Terreni ishte i tillë që, vijë kalimi i komunistëve me n’krye Bardhokun, gjendej poshtë kodrës nga po spostoheshin antikomunistët, e ishte në formë kthese, ç’ka i binte që trajektorja të vinte nga larg, duke u afrue, pastaj fillonte avash-avash rruga e, largohej e zhdukej në pyll drejt Malajve.

Dr. Mark Gjomarku, shoqënon me shejin e pushkës së tij grupin në afrim, pa qëllu, pastaj e shoqënon edhe në largim, ndërkohë që ndjeksit e tij, në padurim i kërkonin: “Shkrepe atë pushke se po largohen…”!

E’ n’fakt, ashtu ndodhi. Bardhok Biba me shoqnuesit e tij u larguan pa ditë gja. E ktej në formacionin antikomunist, kishte shpërthye një sherr i madh (me agjitacion bezdisës), për këtë pavendosmëri të Kapedanit, të cilit, kush ma shumë e, kush ma pak, fillojnë t’i kërkojnë llogari.

Dr. Mark Gjomarku, ul pushkën avash – avash, i heq shulin e, u drejtohet njerëzve të tij:

“Nigjoni o burra, sot e sa te jemi gjallë, kush e vret Bardhok Bibën, ma ka gjakun borxh…”!

Këtë histori e kam ndie prej Babës. E kur kam kuriozu pse: kjo sjellje e Mark Gjomarkut kështu (t’u aludu fillimisht në një dakortësi të heshtun, mes tij e Bardhok Bibës, me ruejt njani-tjerin, sikur thuhej t’ishte fol nan za), baba arsyetoi:

“T’u marr përsipër se: ‘e vras vetë Bardhokun’, kishte të vetmen mënyrë me frenue njerzit e tij, antikomunista me namë, të cilët n’raste ekstreme, s’pytshin as Kapedan e as Komandant. E ktu kemi parasysh se, bahet fjalë për Marka Dod Gjin, Gjin Kros Bun e Mark Bib Vokërr me shokë, (trima t’çartun si ata), të cilët kur i preknin pushkët, s’i ulnin ma, bash me u ba nami, jo për hadër t’ Kapedanit, por as për hadër të t’madhit Zot.

Ndërsa t’u i’u kërku luftëtarëve të tjerë, mos me e vra Bardhok Bibën, ‘sot e sa t’ ishin gjallë’, Mark Gjomarku kishte sa duket parasysh, faktin se vrasja e tij, do faronte përfundimisht Mirditën, t’uj ja qit ujin e zi asaj. Komunizmi një shkak donte, m’e e djeg e përvlu, me të fajshëm e të pafajshëm, Ashtu sikur bani. Sepse Dr. Mark Gjomarku, ka qenë vizionari ma i madh që ka njoft Mirdita” – pat përfundue baba fjalën e tij. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 3 Tetor 2022

Next Post

“Në Komitetin e Partisë u përpilua një letër e hapur për Enver Hoxhën, ku gjoja Himara dhe gjithë bregdeti, zotoheshin se s’do pranonin më pako nga...”/ Dëshmia nga Franca, e ish-telekronistit të Vlorës

Artikuj të ngjashëm

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun
Dossier

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

June 9, 2023
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
Dossier

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

June 8, 2023
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Dossier

“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik

June 6, 2023
“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra
Dossier

“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra

June 5, 2023
Armet e futura ne Katedralen e Shkodres 1946
Dossier

“Torturat ndaj Klerit Katolik, nuk kanë kuptimin e plotë, nëse s’kujtohen fjalët e Pandi Kristos: Ato Lleshrat e Prengrat, i kemi vrarë, faj e pafaj…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e ambasadorit të njohur

June 3, 2023
“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/  Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur
Dossier

“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur

June 3, 2023
Next Post
Memorie.al

“Në Komitetin e Partisë u përpilua një letër e hapur për Enver Hoxhën, ku gjoja Himara dhe gjithë bregdeti, zotoheshin se s’do pranonin më pako nga...”/ Dëshmia nga Franca, e ish-telekronistit të Vlorës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!