• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja 309 shkrimtarët e artistët që u dënuan, persekutuan dhe u ekzekutuan nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe e Josif Broz Titos…”/ Refleksione e poetit të njohur nga SHBA-ës

“Të përktheje letërsinë e realizmit socialist, ishte aty-aty me vuajtjet në burgun e Burrelit, por më pëlqen Kadareja, poezitë e Arapit dhe…”/ Dëshmitë e poetit e përkthyesit, që bëri 19 vite burg
“Një krijim interesant, antipod i ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’ të Musarajt, mund të konsiderohet poema ‘Përqafimi i dy kundërshtarëve’ e Hekuran Zhitit…”/ Studimi i panjohur i Prof. Agim Vinca
Kalendari Historik 08 Korrik
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Zai Fundo braktisi ideologjinë komuniste që i’a kalon edhe Satanait për nga ligësia’ dhe i shkruan Imzot Fan Nolit e del hapur kundër regjimit pervers…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Memorie.al
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
0
Shares
329
VIEWS

Nga Visar Zhiti

Memorie.al/ Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figurë letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh. Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pas Luftës II-të Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, socializmit real, asaj diktature që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri të njeriut të ri. Dhe më përpara se të hapeshin universitete, u hapën burgje. Shqipëria ishte vendi më i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Europë, ku u provuan të gjitha: komplotet e heshtjes vrastare, zhbërjet, larje kolektive trush, internime, burgosje, pushkatime, madje dhe krijuesi suprem, vetë Zoti, u ndalua, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve. Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët e saj, artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat apo fermat, ndërkaq duke bërë zëvendësimin e Zotit me vetveten dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ekzekutive.

Në fund të fundit, dhuna permanente ushtrohej po me intelektualë, jo vetëm me policë, me propagandistë, me shkrimtarë dhe veprat të tyre në shërbim të ideokracisë dhe sistemit totalitar. Njohja e së keqes, studimi i saj tani, institucioni i kujtesës janë të domosdoshëm, për t’u njohur e kaluara, historia jonë dhe e vërteta jonë, pra vetja si individ dhe kolektiv, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe vizion, me qëllim që të mos përsëriten diktaturat dhe e ardhmja të bëhet sa më shpejt e tashme. Kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidenca, martirizimet, revoltat, diksioneri i qëndrestarëve, deri dhe te viktimat, jo vetëm që meritojnë nderim, por shërbejnë dhe si mësim i mekanizmit të madhërishëm të kundërveprimit ndaj makinerisë së përbindshme të dhunës dhe tjetërsimit çnjerëzor. Të kujtojmë. Kemi 20 vjet që kujtojmë me mençuri, duke (ri)edukuar kohën tonë.

Fitimtarët e tmerrshëm…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë, etj., ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë. Në lozha të teatrit rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta, teksa dora zgjatej për monoklin, kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi. Dënohen me pushkatim: Kol Tromara, Fejzi Alizoti, Javer Hurshiti, Konstandin Kote, Hilmi Leka, Sejfulla Merlika, Ismail Golemi, Terenc Toçi, Zef Kadarja, Shyqri Borshi, Beqir Valteri, Bahri Omari, Dik Cami, Aqif Përmeti, Daut Çarçani, Gustav Mirdashi…!

Me burgime të rënda: Koço Kota, Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi… Gjergj Bubani, Libohova… etj., etj. Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit. Vazhdojnë vrasjet: Dom Ndre Zadeja… Intelektuali i lartë Xhevat Korça vendos të vdesë në burgun e Burrelit me grevë urie, e para grevë në komunizmin e këtushëm. Ndërkaq poetit Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i fundit”, madje i propozuar dhe për Çmimin “Nobel”, do t’i prishin varrin dhe do i’a hidhnin eshtrat në lumin Drin. Ngaqë kishte qenë prift anti bolshevik dhe nacionalist, s’duhej të ishte as i vdekur. Edhe autori i romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, u fut në burg në moshën 82-vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Et’hem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit.

Madhështia e qëndresës

Megjithatë “Shqipëria që shtypej” ruajti dinjitetin, guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës më 1946. Këtu u kap dhe poeti Martin Camaj, që do të arratisej për në Gjermani, sipas dëshmisë së poetit të burgosur politik Pano Taçi. Vetëm 19 ditë ishte ajo që bota e quan Revolucioni Hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin të qëndronin me armë në dorë Gjomarkajt, Mirakajt, Bajraktarët, Melyshët, Kolët, Sulkurtët, Merlikajt, Kazazët, Lleshanakët dhe betejat e tyre do të zgjasnin 10 vjet. Përrenjtë sillnin dhe gjakun e tyre. Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, u arratis në Itali, ku themeloi në Romë katedrën universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Por në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai i dënoi diktaturën komuniste duke shkruar dramën e mrekullueshme “Rrajët lëvizin”, ku si një antioruellian, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e profetizoi.

Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e një partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të. Poeti dhe studiuesi, profesor Arshi Pipa, kundërshtar i hapur, pasi doli nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij, i kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh, i gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepëseje. E botoi në Romë më 1959. Në burg futën dhe drejtorin e parë të radios shqiptare, gazetarin dhe përkthyesin, Gjergj Bubani. Edhe autori i operës së parë që u vu në skenë pas luftës, Preng Jakova, pasi i vranë vëllanë si kundërshtar, kurse atë e liruan si moshë e vogël, do të mbetej gjithë jetën me maninë e persekutimit derisa vrau veten.

Në burg ishin përkthyesit e mëdhenj të Homerit, Dantes. I Shekspirit nuk u kthye kurrë nga Amerika.Shkrimtari Kasëm Trebeshina, “më i njohuri i të panjohurve” siç e ka cilësuar përkthyesi i tij në gjermanisht, Hans Joackim Lancksh, ende nuk e ka botuar dot të plotë veprën e tij të shkruar burgjeve dhe internimeve. Ai luftoi si partizan, por u nda nga diktatura e fitimtarëve, madje la studimet përgjysmë në Bashkim Sovjetik se u neverit nga realizmi socialist dhe e kthyen në atdhe si të çmendur. Kundërshton që të votojë dhe kërkon t’i jepet leje të ikë nga Shqipëria. Meqenëse çmendina ishte më e mirë se burgu, Trebeshinën e fusnin herë pas here në burg, por ai nuk nënshtrohej dhe as sot nuk i ka ikur zemërimi me të gjithë. U lodh së qeni shqiptar dhe befas shpallet se është turk. Siç thashë, këtu dënoheshin dhe libra, edhe kur ishin letërsi e përkthyer po nga vetë sistemi, ndaloheshin sipas konjukturave për shembull, Remarku, Hemingueji, Shollohovi, Mopasani, madje dhe Go Mo Zho, etj., nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe bashkë me libra të tjera nga letërsia shqipe, të traditës ose të porsa botuar gabim dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër.

Ndodhte që punëtorët vidhnin ndonjë, unë ende ruaj libra të tillë në bibliotekën time, nuk m’i gjetën kur më arrestuan dhe mua për metaforat, se nuk lejohej hermetizmi i tyre, shumëkuptimësia e dëmshme, se përçonte ide të fshehta kundërshtuese. Më dënuan me 10 vjet burg. Aktekspertizuesit e poezisë time ishin dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që zbuluan se nxinin realitetin dhe shpesh aludonin hapur kundër udhëheqjes së partisë dhe sistemit socialist.

Perspektivë dhe retrospektivë:

I ndihmuar nga distanca kohore dhe nga vizionet e reja që të jep liria, unë them tani se shkrimtarët dhe artistët shqiptarë kanë qenë të dënuar në mënyrë gjenerale: një pjesë e ndjeshme, si kundërshtarë, duke i futur burgjeve, duke u ndaluar veprën dhe duke mos i lejuar të shkruajnë a vrarë dhe pjesa tjetër u mbyllën në metodën e realizmit socialist, duke krijuar letërsi propagandistike, mashtruese dhe lajka për sistemin, derisa u tjetërsuan, në viktima fatlume, po i quaj. Mediokriteti kështu ishte dënim po aq i rëndë, por për letërsinë dhe kulturën, jo për autorët e tij të privilegjuar. Prandaj dhe poeti qiellor shqiptar, liriku i mrekullueshëm Lasgush Poradeci vendosi të mos shkruante më. Ai thuri poemën e mallkuar të heshtjes së vet dhe për të mbijetuar, përkthente Gëten, Hajnen, Pushkinin, por edhe Brehtin. Nga klasikët e vdekur lejohej ndonjë gjë. Madje një hebre shqiptar, Robert Shvarc, guxoi dhe përktheu nga Brehti “Marshi i viçave” si i shkruar posaçërisht për këtu: Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin.

Është paradoksale dhe shtirje naive të besosh që në diktaturë, me mungesë të tmerrshme lirie, mund të bëhen vepra të mëdha. Regjimet totalitare e racionojnë lirinë ashtu si ushqimet e përditshme. Cave ua heqin lirinë fare dhe ndocave, të përzgjedhur dhe këta, u japin më tepër se racioni. Pse? Që të shkruajnë për të bërë alibinë e diktaturës ndaj botës jashtë dhe ndaj së ardhmes. Pati shkrimtarë në komunizëm që ditën ta shfrytëzojnë këtë kusht dhe kjo është arsyeja kryesore që dhe në diktaturë arrihen të bëhen vepra jetëgjata, të cilat ndodhte t’u jepeshin që t’i përkthenin të burgosur pa emër dhe shteti ua ofronte që të botoheshin në vende të tjera si maskë politike e diktaturës, që ajo të mos dukej aq e keqe. Dhe shpenzimet merreshin nga puna e papaguar e të burgosurve nëpër minierat infernale, ku ishin dhe kolegë të tyre, por me shenjën minus.

Me shpërbërjen e perandorisë komuniste dhe me rënien e diktaturave të saj, Shqipëria zbuloi një letërsi tjetër, e rroposur, që vinte nga nëntoka, por që dukej se kishte dalë të priste në të ardhmen. Letërsia tjetër po sillte dëshminë e saj dhe vlera artistike të tjera dhe nuk kërkoi të përzërë ç’ka qenë vlerë, por për të sjellë vetveten. Dolën vepra nga burgjet, erdhën nga balta e internimeve, i nxorën nga sirtarët e brejtur nga koha. Shqipëria e mrekulluar pa se paskësh patur, edhe pse ilegale, disidencë, kundërshtarë, martirë, jo vetëm viktima, të cilat edhe ato ndërgjegjësoheshin në burg.

Persekutimi frymëzoi dhe tragjeditë e antikitetit grek e shkrimet e shenjta. Na trondit së thelli aq sa revoltat ajo që kanë shkruar poetët e pushkatuar, aq të rinj në moshë, Trifon Xhagjika, që pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si altelier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Bedri Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. I varuri i fundit në perandorinë komuniste është bashkëvuajtësi ynë Havzi Nela, ai kishte shkruar në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur këtu jashtë burgut nuk i dinin ç’ishin këto. I burgosuri politik Astrit Delvina ka ende romane në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe polemikat e tij kundër socrealizmit në hetuesi. Por ai ka vdekur që t’i kërkojë dhe në vendin tonë të vdekurit harrohen shpejt. Letërsisë shqipe i’u shtuan veprat monumentale të kujtesës të At Zef Pllumit dhe Amik Kasoruhos, nga Fatos Lubonja e Marsen Bungo, nga Pjetër Arbnori e Agim Musta, Engjëll Çoba e Spartak Ngjela, Jorgo Bllaci e Pano Taçi, Uran Kalakulla e Zyhdi Morava, Ahmet Kolgjini, Ylber Merdani e Leka Tasi, Frederik Rreshpja, Henrik Gjoka e Eugjen Mërlika, Gëzimët, Çela e Medolli, vëllezërit Çoku, (Esat, Bedri dhe Çaush), që ishin bashkë në burg me një prangë dorë më dorë.

Dolën nga varret e heshtjes poezitë moderne të ish-të burgosurit Zef Zorba dhe komeditë e ish-të burgosurit tjetër Hekuran Zhiti. Edhe vepra madhore shkencore e Profesor Kolec Topallit, por edhe lutjet e shenjtores tonë Nënë Tereza…! Emra, emra, emra, emra një apel i hatashëm. Unë kam nxjerrë 201 emra shkrimtarësh dhe artistësh të dënuar, 43 në Kosovën e pushtuar, pra sa 1/5, kurse në Shqipëri më shumë se aq u pushkatuan, edhe gra si shkencëtarja që kishte studiuar në Torino, zonja Sabiha Kasimati. Në Kosovë u vranë vetëm 15, shumica në luftën e 1999, është fjala për shkrimtarë e artistë, kur dhe një njeri është shumë.

Ndërkaq në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditshme, nëse trashëgohej dënimi si një pasuri e patundshme si për shembull, at e bir, Lazër dhe Jozef Radi, bij të dënuarish po tregojnë tani për burgun, kur shkonin të takonin prindërit si shkrimtari Agron Tufa, poetja Luljeta Lleshanaku, studiuesi Leka Ndoja, Ron Kubati dhe Ornela Vorpsi përtej detit në Itali. Edhe unë arrita të nxjerr poezi nga burgu, botova dhe të tim eti duke besuar se po vëmë gurët tanë në këtë mozaik marramendës, që nuk është më i nëndheshëm. “Ringjallje” e quan në një nga veprat e tij historiani-shkrimtar, Uran Butka, që bashkë me Pjetër Pepën kanë zhvarrosur histori kombëtare. Por mjerisht kurrë nuk do të vijë dot ajo që nuk u la të bëhej nga jetët e ndërprera, kultura jonë do të ketë brenda një si varrezë të madhe kolektive. Koha do ta kujtojë gjithmonë që është vrarë kohë njerëzore: Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Kurse koha pas pushkatimeve është e pamatshme, llahtar me shenjën infinit. I vetmi ngushëllim është mospërsëritja e tyre.

LISTA IME ME TË DËNUAR, SHKRIMTARË E ARTISTË: 

  1. Arbnori Pjetër – shkrimtar
  2. Ahmeti Sadri – piktor, poet
  3. Ajazi Beqir – historian
  4. Ajazi Namik – kineast (i biri)
  5. Aliaj Kujtim – poet
  6. Aliko Tomorr – studiues
  7. Andoni Sotir – shkrimtar
  8. Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
  9. Agolli Telat – artist cirku
  10. Bego Medin – gazetar, kineast
  11. Belishova Bardhyl – studiues
  12. Berberi Abdulla – prozator
  13. Biba Eqerem – shqipërues
  14. Bishqemi Osman – shkrimtar
  15. Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
  16. Blloshmi Bedri – hulumtues
  17. Boriçi Nuredin – shkrimtar
  18. Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
  19. Bungo Makensen – shkrimtar
  20. Burimi Luan – poet
  21. Bushati Ahmet – prozator
  22. Cangonji Abdullah – piktor
  23. Çela Gëzim – tregimtar
  24. Çobani Ron – kritik
  25. Çoku Bedri – prozator
  26. Çoku Zeus – poet (vëllai)
  27. Çomo Drita – poete
  28. Culaj Caf Jonuz – prozator
  29. Dashi Veniamin – përkthyes
  30. Deda Guljelm – shqipërues, kritik
  31. Delvina Astrit – shkrimtar
  32. Dema Mark – shqipërues, studiues
  33. Dine Dine – kritik letrar
  34. Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
  35. Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
  36. Dushi Kin – shkrimtar
  37. Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
  38. Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
  39. Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
  40. Farka Ismail – inxhinier-shkencëtar
  41. Filaj Luigj – muzikolog
  42. Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
  43. Fishta Bashkim – prozator
  44. Fishta Filip – studiues, kritik
  45. Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
  46. Frashëri Anton S. – shkrimtar
  47. Furxhi Dhimitër – aktor estrade
  48. Gardini Giacomo – at, italian, studiues
  49. Gazulli Nikollë – gjuhëtar
  50. Gjeçi Pashko – shqipërues
  51. Gjergo Edison – piktor
  52. Gjergji Kolec – shkrimtar
  53. Gjini Miho – kritik teatri
  54. Gjini Pjetër – poet, kompozitor
  55. Gjoka Henrik – shkrimtar
  56. Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
  57. Golemi Ahmet – shkrimtar
  58. Greblleshi Mustafa – shkrimtar
  59. Gruda Zef – kompozitor
  60. Gumeni Daut – poet
  61. Haçi Beqir – poet
  62. Hakiu Nexhat – poet
  63. Hamiti Agim – shkrimtar
  64. Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
  65. Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
  66. Hasanaj Ibrahim – poet bektashian
  67. Hasanaj Xhevdet – folklorist
  68. Hisku Halida – këngëtare
  69. Hyseni Bajram – poet
  70. Ilia Frano (Dom) – folklorist
  71. Jakova Prenk – muzikant,
  72. Jakova Tuk – gazetar
  73. Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
  74. Jero Minush – kritik teatri
  75. Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
  76. Kaçaj Lluk – këngëtar opere
  77. Kalakulla Uran – shkrimtar
  78. Karma Gjon – at, folklorist
  79. Kaso Tanush – shkrimtar
  80. Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
  81. Kati Vasil – shkruan kujtime
  82. Koçi Mandi – kineast
  83. Kodra Lame – poet, përkthyes
  84. Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
  85. Kolgjini Ahmet – poet
  86. Koliqi Mikel – at, kompozitor, kardinal
  87. Komnino Gjergj – poet
  88. Kostreci Uran – poet
  89. Kotani Niko – studiues
  90. Kote Nikolla – përkthyes
  91. Kuteli Mitrush – shkrimtar, shqipërues
  92. Kripa Reshat – shkrimtar
  93. Kuqi Pirro – poet
  94. Lala Dhimitër – kineast
  95. Lamaj Fatmir – publicist
  96. Lamaj Klito – publicist
  97. Laze Halil – shkrimtar, gazetar
  98. Leka Dhora – kompozitore
  99. Leka Zef – kompozitor
  100. Luarasi Mihallaq – regjisor
  101. Lubonja Fatos – shkrimtar
  102. Lubonja Liri – autore kujtimesh (e ëma)
  103. Lubonja Todi – autor kujtimesh (i ati)
  104. Luci Namik – studiues shkencor nga Kosova
  105. Maluka Luan – regjisor
  106. Marko Petro – shkrimtar
  107. Marko Jamarbër – poet (i biri)
  108. Martini Viktor – prozator
  109. Mazreku Filip – at, muzikolog
  110. Mazreku Nikollë (Dom) -studiues
  111. Medicina Maria (Dvorani) – shkrimtare
  112. Medolli Gëzim – poet
  113. Mëhilli Xhavit – pedagogjist
  114. Merdani Sherif – këngëtar
  115. Merdani Ylber – poet
  116. Merlika Elena Gjika – studiuese
  117. Merlika Eugjen – shkrimtar (i biri)
  118. Mëshkalla Pjetër, at- poet, teolog
  119. Miçaço Dionis – publicist
  120. Mirakaj Lek – gazetar
  121. Mishtari Loni – shkrimtar
  122. Morava Zydi – shkrimtar
  123. Moreka Llazar – kompozitor
  124. Mulleti Tanush – gazetar
  125. Murati Kujtim – poet
  126. Musta Agim – historian
  127. Myftari Bedri – shkrimtar
  128. Myftiu Luan – tregimtar, eseist
  129. Myftiu Mehmet – shkrimtar
  130. Namik Ajazi – kineast
  131. Ndoja Mark – poet, shqipërues
  132. Ngjela Spartak – prozator
  133. Nika Ndoc – shkrimtar
  134. Dakaj Nikollë – shqipërues, poet
  135. Ogranaja Zhaneta – poete
  136. Oseku Ali – piktor
  137.  Paçrami Fadil – dramaturg
  138. Palaj Bernardin – at, shkrimtar
  139. Peci Gaqo – prozator
  140. Peçi Gjergj – poet
  141. Pengili Natalia Arkadij Rozengolc – përkthyese
  142. Pervizi Lek – piktor
  143. Peshkëpia Gëzim – prozator
  144. Perdoda Ernest -poet
  145. Pipa Arshi – shkrimtar
  146. Pllumi Zef – at, studiues, shkrimtar
  147.  Prifti Leonard – studiues, psikolog
  148. Prodani Medi -kitarist
  149. Radi Lazer – shkrimtar, përkthyes
  150. Radi Jozef – poet (i biri)
  151. Rafaeli Stavri – këngëtar opere
  152. Rakipaj Maksim – përkthyes
  153. Ratkoceri Gani Demir – prozator
  154.  Repishti Sami – eseist, historian
  155. Reshpja Frederik – poet
  156. Resuli Kapllan – shkrimtar
  157. Riza Selman – gjuhëtar, albanolog
  158. Rrapaj Mero Fatos – folklorist
  159. Sadiku Hito – poet (sekretar i Faik Konicës)
  160. Selfo Halit – shqipërues
  161. Shehu Bashkim – shkrimtar
  162. Shehu Mehmet (Tepelena) – studiues
  163.  Sheldija Gjush – folklorist
  164. Shllaku Gjon – shqipërues
  165. Simoni Zef – at, studiues
  166. Sirdani Marin – at, historian, studiues
  167. Skanjeti Marin – shkrimtar
  168. Skura Gani -poet
  169. Sokoli Ramadan – muzikolog, folklorist
  170. Spahiu Islam – shqipërues
  171. Starova Dylber – muzikant
  172. Stratobërdha Viktor – regjisor, kineast
  173. Taçi Anastasia – librare, studiuese
  174. Taçi Pano – poet
  175. Tase Leka – instrumentist, shkrimtar
  176. Tasi Akile – gazetar
  177. Tasi Koço – gjuhëtar
  178. Tasi Napolon – shqipërues
  179. Titani Gjergj – poet
  180.  Toto Leka – dramaturg
  181. Trebeshina Kasem – shkrimtar
  182. Vako Milto – dirigjent kori
  183. Vaqari Selman – shkrimtar
  184. Varfi Andrea – poet
  185. Vasija Ndoc – shkrimtar
  186. Velaj Petrit – shkrimtar
  187. Velo Maks – arkitekt, shkrimtar
  188. Volaj Viktor – at, studiues
  189. Vrioni Hazis – shqipërues
  190. Vrioni Jusuf – përkthyes
  191. Vullkani Robert – përkthyes, kritik
  192. Xhaferri Astrit – tregimtar.
  193.  Xhuvani Visaroin – teolog, gjuhëtar
  194. Zallari Mihal – publicist, shqipërues
  195.  Zeka Aleksandër – poet
  196. Zezaj Gjovalin – studiues
  197.  Zhiti Hekuran – dramaturg, aktor
  198. Zhiti Visar – shkrimtar (i biri)
  199. Zorba Terezina Pali – aktore
  200.  Zorba Zef – poet, regjisor (i shoqi)

Nga Lega në Prishtinë:

  1. Abazi Hajdin (Lum Haxhiu) – poet, publicist
  2. Avdyli Merxhan – poet
  3. Beqiri Azem – poet
  4. Brovina Flora – poete
  5. Buja Ramë – publicist
  6. Bytyçi Sali – poet, studiues i letërsisë
  7. Ceraja Jakup – poet
  8. Çuni Martin – poet, publicist
  9. Demaçi Adem- shkrimtar
  10. Demolli Arif – shkrimtar
  11. Dervishi Teki – shkrimtar
  12. Fetiu Sefedin – kritik letrar, prozator
  13. Gashi Adem – poet
  14. Gërvalla Zeqir – poet
  15.  Hajrizi Mehmet – publicist
  16. Halimi Bedri – poet
  17. Hasani Nait – poet
  18. Haxhaj Ardian – poet, prozator
  19. Haziri Ramadan – shkrimtar
  20. Hyseni Hydajet – poet, publicist
  21. Kelmendi Ramiz – shkrimtar
  22.  Kosumi Bajram – poet dhe publicist
  23. Krasniqi Jakup – publicist (historian)
  24. Kryeziu Ekrem – dramaturg
  25. Kurti Albin – gazetar
  26. Matoshi Halil – poet
  27. Musliu Beqir – poet, shkrimtar
  28.  Novosella Selatin – publicist
  29. Nura Xajë – poet
  30. Radagoshi Kadrush – shkrimtar
  31. Ramadani Sali – poet, publicist
  32. Rogova Muhamet – pedagog, publicist
  33. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog*
  34. Rrustemi Sabit – poet
  35.  Sadiku Rrahim – poet, gazetar
  36. Selmanaj Rasim – poet
  37. Shatri Xhafer – publicist (më pas i arratisur)
  38. Sinani Ramadan – poet
  39. Smajli Rexhep – akademik
  40. Syla Ismail – poet
  41. Ukaj Vezir – poet
  42. Vinca Agim – poet, studiues.
  43. Zyberaj Bedri – poet, publicist

VARREZA MONUMENTALE

Në letërsinë shqipe: të pushkatuar, varur, vdekur në tortura,
pa varre:

  1. Blloshmi Vilson – poet, përkthyes, pushkatuar
  2. Bonati Jul – imzot, përkthyes, pushkatuar
  3.  Çela Beqir – poet, pushkatuar
  4.  Çika Nebil – gazetar, pushkatuar
  5. Çurçia Gasper – muzikant, pushkatuar (akuza: falsifikim parash)
  6.  Çuni Mark – stilist, pushkatuar
  7.  Deda Simon – shqipërues, vdekur në burg
  8.  Draçini Qemal – kritik, vdekur në burg
  9.  Dushi Mark – folklorist, arkeolog
  10. Fallo Dhimitër – përkthyes, pushkatuar
  11. Haxhiademi Et’hem – dramaturg, vdekur në burg
  12. Gazulli Nikollë – at, gjuhëtar, vdekur në hetuesi
  13. Gruda Pjetër – aktor, vdekur në kamp
  14.  Ivanaj Mirash – poet, studiues, ministër i Arsimit, vdekur në burg
  15. Idrizi Sulejman – gjuhëtar, vdekur në burg
  16. Janina Myqerem – përkthyes, vdekur në burg
  17. Fundo Zai – poet, filozof, masakruar
  18. Kasimati Sabiha – shkencëtare zoologe, pushkatuar
  19. Kokalari Musine – shkrimtare, vdekur në internim, pas burgut.
  20. Kokalari Muntazi – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
  21. Kokalari Vesim – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
  22. Kokalari Syrja – pedagog, pushkatuar (kushëriri)
  23. Kokalari Salim – studiues, pushkatuar
  24. Kokomani Fadil – gazetar, pushkatuar
  25.  Koprencka Xhelal – poet, pushkatuar
  26. Leka Genc – poet, pushkatuar
  27. Korça Xhevat – studiues, historian, vdes me grevë urie në burg
  28. Lezho Vangjel – gazetar, pushkatuar
  29.  Mala Zef – drejtor biblioteke, vdekur në burg
  30. Nela Havzi – poet, varur
  31. Omari Gramoz – oficer, fizarmonicist, pushkatuar
  32. Panariti Qani – përkthyes, pushkatuar
  33. Pantalia Gjon – regjisor, vdekur në hetuesi
  34.  Peshkëpia Manush – poet, pushkatuar
  35. Pipa Myzafer – gazetar, kritik, vdekur në hetuesi
  36. Prennushi Vinçenc – poet, vdekur në tortura
  37. Shantoja Lazër – (Dom) shkrimtar, pushkatuar
  38. Toçi Terenc – gazetar, historian, pushkatuar
  39. Tushi Vangjush – piktor, vdekur në burg
  40. Xhagjika Trifon – poet, pushkatuar
  41. Shllaku Gjon – at, kritik, gazetar, pushkatuar
  42. Sirdani Aleksandër – folklorist, vrarë
  43.  Stefa Kristaq – studiues, pushkatuar
  44.  Tomorri Ali – poet, pushkatuar
  45. Toto Selaudin – shkencëtar, deputet, pushkatuar
  46. Venetiku Kiço – dirigjent, vdekur në burg
  47. Venetiku Krisanthi – fotografe, vdekur në burg
  48. Zadeja Ndre – (Dom) dramaturg, poet, pushkatuar
  49.  Zdrava Dane – akademik (hap kinemanë e parë. në Berat), vdekur në burg
  50.  Zhiti Maksut – studiues, poet, vdekur me tortura në hetuesi

Nga Prishtina: 

  1. Agani Fehmi – sociolog, filozof
  2. Berisha Latif – poet, studiues, vrarë, 1999
  3. Bicurri Esat – artist, këngëtar, vrarë, 1999
  4. Elmazi Rexhep – poet, vrarë pas burgut
  5.  Graiçevci Fazli – poet, mbytur me tortura nga UDB-1964
  6. Çaushi Bardhyl – jurist, prof. i së drejtës romake, vrarë
  7. Gërvalla Jusuf – shkrimtar, vrarë
  8. Hadri Enver – poet, publicist, vrarë,1990
  9. Hoti Ukshin Hoti – politolog, filozof (i zhdukur)
  10. Konjusha Selman – poet, vrarë, 1999
  11. Mustafa Xhemail – publicist, kritik letrar
  12. Ramadani Agim – poet, piktor
  13. Sulejmani Gursel – piktor, rënë në luftë
  14. Topalli Enver – poet, publicist, vrarë në burgun e Dubravës, 1999
  15. Zeka Kadri – publicist, vrarë. (Kortezi- R.D.). Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 4 Nëntor 2022

Next Post

Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte...”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte...”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!