• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

Memorie.al
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
Memorie.al
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
Enveri: “Kadri, ti me Beqirin më erdhët në Dajt dhe kërkuat miratimin tim, për arrestimin e Teme Sejkos, por Mehmeti s’ishte…”! / Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
0
Shares
636
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, letra, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poli-agjentit Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Në këtë dokument, ish-kreu i Ministrisë së Brendshme, shkruan: “Aty nga fillimi i shtatorit kur isha duke u qethur, më vjen një shofer që punon me linjat e transportit me jashtë e më thotë se, duke u kthyer nga jashtë, shoferët i kishin folur keq për fatin tim. Nuk e pyeta se çfarë i kishin thënë, por i thashë që të shkonte e ta raportonte aty ku duhej. Ai, shtoi më hollësisht se kishte folur me shoqëruesin që rri me mua, që dhe këtë e porosita që të raportonte. Ai më tha se e kishte bërë këtë gjë. Nuk e di se për këtë rast i kam thënë apo jo, shokut Hekuran. Mbas disa ditësh kur u ktheva nga një shërbim 3-4 ditor, në familjen time për të parën herë më thanë, se po na marrin në telefon e të tjera, në takime pyesin për ty, ku je e si je, sepse kemi dëgjuar gjëra jo të mira, sikur ne jemi arratisur familjarisht jashtë shtetit, sikur unë jam shkarkuar nga detyra si Ministër i Mbrojtjes, etj. Ju thashë se kushdo që pyet për ne, ju thoni jemi mirë dhe mos u fusni më tej në muhabete. Theksoj se këto gjëra janë përhapur aq shumë saqë edhe një punëtore nga ato që shërben në familjen time, u largua pa pritur, se me mua e me familjen time, diçka po ndodh. Të gjitha këto gjëra, ja kam thënë shokut Ramiz, bashkë me mendimin tim se s’po luftohet aq sa duhet kundër këtyre parullave të dëmshme dhe se ato në radhë të parë, po përhapen nga Tirana”. Po kështu në dokumentin në fjalë ndodhet gjithashtu edhe prces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më datën 8 tetor 1982, ku është marrë në analizë “veprimtaria armiqësore e Kadri Hazbiut” që nga periudha e pas luftës kur ai ishte në funksionin e Shefit të Sigurimit të Ushtrisë, gjë e cila ka sjellë debate të ashpra, ata diskutuan të gjithë, duke filluar nga: Adil Çarçani, Hekuran Isai, Simon Stefani, Manush Myftiu, Rita Marko, Prokop Murra, Foto Çami, Lenka Çuko, Pali Miska, Besnik Bekteshi, Muho Asllani dhe Llambi Gegprifti. Madje debatet dhe tonet e forta në atë mbledhje, nuk kanë munguar edhe në mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiut, të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë mbledhjes, prej disa seancash. Por për më shumë rreth këtyre, na njeh dokumenti, që për herë të parë publikohet nga Memorie.al

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

                                                    Vijon nga numri i kaluar

PARTIA E PUNËS SË SHQIPTARISË                                                               TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                        PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Atë unë mund ta shtoj, megjithatë mirë, ju mund të mos më lejoni, po nga unë është shkruar letra. Unë nuk i zë në gojë ata të dy, sepse për të tëra këto ngjarje ata kanë qenë vënë në dijeni nga unë.

SHOKU ENVER HOXHA: Këtë na e thua ti tani, po ku ta dimë ne se ata i kanë ditur këto gjëra.

SHOKU KADRI HAZBIU: E kanë ditur, sepse kështu është rregulli, more shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Rregulli, rregulli, thua ti, por kur ishte rregull ju keni bërë të tjera legjenda.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po edhe kemi bërë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ke ardhur te unë ti, më ke pyetur?

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo për të gjitha, kurse për këtë po.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, për këtë ti nuk më the që ke marrë edhe miratimin e Mehmetit e të Beqirit?

SHOKU KADRI HAZBIU: Me siguri që e kam marrë edhe nga ata të dy.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse nuk e ke shkruar? Se dardha e ka bishtin pas.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mundet, mundet që dardha e ka bishtin prapa, po unë jo ama, se nuk e kam bërë me qëllim atë.

SHOKU ENVER HOXHA: Mundet, po këtë e bën ti, Kadri Hazbiu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mirë, dakord, po atë unë se kam bërë me qëllim.

SHOKU ENVER HOXHA: Si nuk e bëre me qëllim? Ti kërkon të më provokosh mua, që po luftoja, jo para mbledhjes së Bukureshtit, por shumë kohë përpara, që në kohën e Liri Belishovës, që në kohën e Koço Tashkos, etj., kundër hrushovianëve? Ti tani, vjen të më thuash këtu, se më 1960-ën, kemi menduar një legjendë, për t’i dhënë një kuadër të lartë të Ushtrisë sonë, agjenturës sovjetike? Si ta merr mëndja ty, ta pranoja unë këtë? Mund të të jepja pëlqimin për këtë çështje? Si mund të ndodhte kjo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Ashtu si më kujtohet mua kjo çështje, shoku Enver, kështu ka ndodhur.

SHOKU ENVER HOXHA: Ty të kujtohet kjo në mënyrë fallco, kurse unë kam këtu defterin, e kam të shkruar datën kur ke ardhur.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo mirë! S’ka mirë këtu, po është o kështu, si them unë, ose ashtu si thua ti. Unë do të ta këndoj, që ti ke ardhur te unë në Dajt, për të marrë pëlqimin për arrestimin e Teme Sejkos, tok me Beqir Ballukun, e jo me Mehmetin. Nuk ishte Mehmeti në këtë takim, se po të qe edhe ai, unë do ta kisha shkruar. Kurse në ditarin tim, ju kam shkruar vetëm juve, të dy dhe nuk ju kam thirrur unë me këtë rast, po atje keni ardhur vetë tek unë, për të biseduar për këtë çështje.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mundet, mundet.

SHOKU ENVER HOXHA: Mundet, mundet thua, po fakti vërteton se s’është kështu si thua ti, është krejt e kundërta.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, edhe unë them “me sa më kujtohet”.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’ne sa sa të kujtohet? Ti thua me sa më kujtohet, për këto çështje kaq shumë të rëndësishme?

SHOKU HEKURAN ISAI: Këtu ka një problem të madh, shoku Enver, që ju e keni ngritur se nuk ish e qartë. Mua më duket se shoku Kadri, duhet të thotë diçka këtu. Unë i kam lexuar dosjet, kam lexuar akuzat, kam lexuar pyetjet e të gjitha dhe del, se këtu ka diçka të trilluar. Teme Sejko, ka qenë agjent i grekëve dhe ky është një fakt real, por çështja e Teme Sejkos, u përdor nga sovjetikët, nëpërmjet kuadrove të Sigurimit të Shtetit, për të manipuluar një gjyq. Në fakt, ata ishin agjentë. Në atë kohë, neve rrezikoheshim nga Flota e 6-të Amerikane, nga grekët, dhe nga jugosllavët, pikërisht në momentin kur po përzinim sovjetikët nga Baza e Vlorës dhe po i demaskonim ata, nuk dinim që kishim marrë në mbrojtje kinezët, që na paskan qenë miq të amerikanëve. Flotën Sovjetike ne po e përzinim nga Baza, revizionistët sovjetikë po i demaskonim, Kinën që ishte aq e dashur për Shetet e Bashkuara të Amerikës, ata e morrën në mbrojtje. Këto veprime, nuk mund t’i bënim dot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as me luftë, as me rrugë tjetër, nuk mund t’i përzinim dot, amerikanët, forcat e Traktatit të Varshëvës, as nga Adriatiku, as nga Mesdheu, dhe pikërisht, në këto momente, trillohet kjo. Si ka mundësi të merret në përpunim për 12 ditë një kolonel, nga data 14 deri më datën 26 gusht dhe pas 12 ditësh, të arrestohet?! Ne shokë, edhe për një njeri të thjeshtë, nuk bëjmë veprime për 12 ditë, kurse për një kolonel, ju u nxituat, prandaj, duhet të na thuahs këtu, se kush ju nxitoi në këtë çështje?

SHOKU ENVER HOXHA: E di ti, pas sa muajsh u dënua, ose u mbyt Teme Sejkoja?

SHOKU KADRI HAZBIU: Pas nja gjashtë apo tetë muajsh.

SHOKU ENVER HOXHA: 8, apo 10 muaj, po çfarë tha ai?

SHOKU KADRI HAZBIU: Ai tha…

SHOKU ENVER HOXHA: Na i sqaro, çfarë tha konkretisht, si do të sulmoheshim ne dhe ku?

SHOKU KADRI HAZBIU:  Ai e shpjegoi këtë çështje, po unë tani, nuk jam në gjendje të flas, shoku Enver, duhet freskuar kjo ngjarje.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po pse nuk je në gjendje? Ti i ke marrë në proces ata dhe ky ishte një proces i madh, more Kadri, nuk ishte procesi i një njeriu dosido, prandaj, si na thua se nuk mban mënd, ngjarje të një procesi kaq të madh?!

SHOKU KADRI HAZBIU: E mbaj, si nuk e mbaj mënd, po në vija të trasha ama.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po si ore këtë s’e mban mënd, këtë tjetrën se mban mënd? Ore, po këtu nuk është fjala për të trasha e të holla!

SHOKU HEKURAN ISAI: Po në hetuesi të këtij grupi, ka qenë Beqir Balluku?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, ka qenë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Jo ka qenë, po ti ishte ministër i Punëve të Brendshme atëhere, prandaj si lejove ti, të vinte Beqiri në hetuesi, pa të pyetur ty?!

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, avash, avash, dale mo, se Beqiri ishte eprori im, unë varesha nga ai, more Hekuran.

SHOKU HEKURAN ISAI: Pa më pyetur mua si ministër, as një nuk mund të shkojë në hetuesi, kështu është rregulli në këtë çështje.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po dale ore, se Beqiri ishte ai nga i cili varesha unë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Sidoqoftë, edhe po të kërkonte të vinte, mund ta lejoje, të vinte tok me ty, pse të shkonte tinëz teje, nën kryeministri, me makinë “Benz”, dhe të takonte Teme Sejkon në Hetuesi?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ai ishte nën kryeministër, e kupton?

SHOKU HEKURAN ISAI: Po mirë, edhe ne kemi nën kryeministra, po nuk vijnë të na përzihen në punë. Ka rregulla këtu.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Po ja, nën kryeministra jemi edhe ne, po, pse nuk kemi ardhur atje?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po Beqir Balluku, ishte nën kryeministër nga i cili varesha unë, more e kupton?!

SHOKU ENVER HOXHA: Mos kërko që të na bindësh për një gjë që ne e dimë, megjithëse, ai edhe mund të vinte, prandaj mos e ngri zërin lart që të na bindësh për këtë. Unë, po të përsëris, për atë që të pyeta dhe nuk më dhe asnjë përgjigje?

SHOKU KADRI HAZBIU:  Urdhëro, urdhëro, për cilën?

SHOKU ENVER HOXHA: Dhe u përgjigje gabim bile. Jo, nuk po t’i përsëris pyetjet, se u lodhëm, njëherë i them, të dytën herë, nuk i përsëris.

SHOKU KADRI HAZBIU: Për legjendën, në qoftë se doni të them, me sa më kujtohet, ajo është sajuar, që kur u fiksua se Teme Sejkoja, ishte agjent dhe shtrohesh problemi, nëse duhesh arrestuar, apo ta mbanim sekret veprimtarinë e tij dhe ta ndiqnim për të sqaruar se, çfarë fshihej prapa tij.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pas gjithë kësaj lufte që ne po bënim me sovjetikët, me kinezët, me Liri Belishovën, me Koço Tashkon, ti na paskëshe menduar, të bëje një legjendë, me këshilltarët sovjetikë, dhe të merrje edhe miratimin tim.

SHOKU KADRI HAZBIU: Nga prilli i vitit 1960, ka ndodhur çështja e legjendës, shoku Enver.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ja, legjendën që pretendon se i’a ke thënë shokut Enver, del që s’ja ke thënë kur ke vajtur në Dajt.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, po  tashti unë…

SHOKU RAMIZ ALIA: Patsaj në prill, nuk shkohet për të pushuar në Dajt. Atje shoku Enver duhet të ketë shkuar nga muaji gusht.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, jo, unë kam shkuar tek shoku Enver, për t’i dhënë fund kësaj punë dhe shoku Enver më tha: që s’ka më ç’të pritet, prandaj arrestojeni Teme Sejkon dhe pas fjalës së tij, ne e arrestuam.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethënë, shoku Enver, e dinte legjendën?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë kështu e di, që ju e dinit.

SHOKU ENVER HOXHA: Si e dija?

SHOKU KADRI HAZBIU: Që, si ide, jua kishim thënë juve. Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ja 309 shkrimtarët e artistët që u dënuan, persekutuan dhe u ekzekutuan nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe e Josif Broz Titos...”/ Refleksione e poetit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por....”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati

Artikuj të ngjashëm

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
Next Post
“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por….”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati

“Pasi pushkatuan dajën, babai vdiq në burgun e Burrelit, disa policë erdhën në shtëpi dhe morën nënën që ishte yll e bukur, jo për ta arrestuar, por....”/ Dëshmia rrëqethës e ish-të burgosurit nga Berati

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!