• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Isuf Muç Bruçaj, jeta e brengosun e nji “kulaku” nga Reçi i Malësisë së Madhe nën regjimin komunist të Enver Hoxhës

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Termi “divida et impera” që do të thotë, përça e sundo, erdhi në vendin tonë 2000 e ca vjet më parë, me pushtuesit romakë. Ideja asht që duke përça një popull ai, mbahet nën sundim kollaj. Sa ma mirë zbatohej aq më lehtë mbahej nën fre. Sidomos popujt e vegjël e njohin këtë praktikë. Kjo mënyrë sundimi u përqafue nga të gjithë pushtuesit. Në mungesë të tyre, nga diktatorët vendas. Shqipëria asht një shembull i qartë. Për të ruajt pushtetin komunistët, pas vitit 1944, përdorën gjithë përvojën negative të shteteve më të mëdha. Duhej ruajt pushteti, duheshin ruajt privilegjet  e për këtë kundërshtarët duheshin eliminuar me forma nga më të ndryshmet (dënime me vdekje, izolime, burgje, internime).

Jo të gjithë mund të futeshin në burgje, jo të gjithë mund të pushkatoheshin e të internoheshin, sepse kjo nuk ishte e mundur praktikisht. Atëherë u përdorën metoda të huazuese nga Bashkimi Sovjetik. Elementët kundërshtarë, që kishin mundur tu shpëtonin reformave të para shpronësuese nga regjimi komunist, u dënuan ma vonë. Lindi termi “kulak” me arsyetimin që atij individi, apo asaj familjeje fshatare, ti merrej gjithçka e tepërt. Mirëpo në Shqipni, kishte gjithsej 7 familje të tilla. Të tjerët kishin tokë e inventar tjetër bujqësor e blegtoral, sa për të mbajt frymën. Të tjerët ma pak se u nevojitej.

Pasuri pak e kundërshtarë shumë. “T’u merret atyre dhe ajo çka kanë” ishte porosia për të gjithë kundërshtarët politikë, që nuk plotësonin kushtet për të marrë dënimet më të rënda. Rrjedhojë e kësaj politike shtetërore të shpalljes “kulak” e vuajtën shumë familje. Një nga ato qe familja e Isuf Muç Brucajt në Reç të Malësisë së Madhe. Isufi, shquhej për urtësi e inteligjencë, për fisnikëri e ndershmëri. Kjo ishte arsyeja që ai ishte zgjedh anëtar i këshillit të komunës së Shkrelit, së bashku me Gjon Dedën e të tjerë. Ata, pleqëruan me urtësi e zgjidhën ngatërresat e shumë familjeve. Isufi ishte i njohun dhe në Shkodër. Dyert e Kazazëve, Bushatllinjve, Hotëve, Jukajve, ishin të hapura për të, sikurse shtëpia e tij, ishte në dispozicion të atij që trokiste në derë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

Ai, ishte antifashist dhe i’u bashkue popullit në luftën e Reçit. Siç dihet, ky fshat ishte bazë për të dyja grupimet, nacionaliste dhe komuniste. Si nacionalist Isufi, ishte në kundërshtim të plotë, me vijën komuniste. Për këtë shtabi i batalionit partizan e dënoi me vdekje në tetor 1943, por meqë ai i përkiste një familjeje të madhe, dënimi u shty për më vonë. Erdhi çlirimi por lufta nuk mbaroi, sepse malësorët nuk mund të pajtoheshin, me regjimin komunist. Isuf Muç Brucaj, mori pjesë në ‘Revoltën e Koplikut’ në janar 1945. Ai së bashku me Maç Gilën, Muho Selimin, Nuz e Brahim Bishon, asgjësuan postën e Gruemirës. Lëvizja dështoi e ai u arrestue si shumë të tjerë. Por për fat u lirue pas amnistisë dhe merret me punë bujqësie.

Me rrezik jete strehon e ushqen të arratisurit Shemsi e Hamdi Ferri (nipat e Jakup Ferrit). Shpallet kulak, pasojë e së cilës, qe konfiskimi i pasurisë. Për të siguruar bukën e gojës, detyrohet të bredhi maleve dhe të merret me bimë mjekësore. Ma vonë me djemtë punon në Kukës e Fier dhe furnizon familjen e mbetur në fshat. Pas pak kohe, familja dëbohet e vendoset në Shtoj. Atje detyrohen të jetojnë në kondita të vështira duke fjet në mullarë byku me plasmas. Herë pas here i “vinin për vizitë” punonjësit e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, për të tentue për ta rekrutue si agjent. Përgjigja ishte e prerë, jo.

Kur ke gurin në dorë, arra asht kollaj me u thye. Fillon, hakmarrja tjetër pasi i arrestohet i biri Mehmeti, gjyqi i të cilit bëhet në fshat e ai dënohet me 7 vjet burg. Më pas dhe tre nipat e Isufit, pasi akuzohen se ishin simulantë e nuk punonin për shtetin. Ishte koha kur Pol Poti i Shqipërisë, gjysëm i çmendun deklaronte se “Lufta e klasave, herë ashpërsohet, herë zbutet, po kurrë nuk shuhet”. Ndryshimet e vitit 1991 në vend, e gjetën këtë familje të mbaruar nga ana ekonomike, duke pasë shumë të vështirë integrimin në shoqërinë e re. Kur i hedhin një sy të kaluarës ata thonë “çudi si kemi mbetë gjallë”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Gazeta ‘Tomorri’ e majit 1941: “Sovrani August shkon në parakalim te organizatat djaloshare të Partisë dhe vizitat…”/ Kur Mbreti Viktor Emanueli i III-të qëndroi një javë në Shqipëri

Next Post

Palestina pas rënijes së Perandorisë Osmane dhe rrënjet e organizatave terroriste

Artikuj të ngjashëm

“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes
Personazh

“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
“Kur Enverit i shkuan në vesh fjalët e nënës sonë, se ne kishim 20 napolona ari, që na i kishte lënë Hiqmet Delvina, kur iku në ’39-ën me Zogun, ai e thirri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

“Kur Agi, gruaja e tij e dashur më tha; ‘eja shpejt, Jusufi nuk më përgjigjet’, ngjita ashensorin me një frymë dhe në dhomën e gjumit…”/ Dëshmia e ish-ambasadorit shqiptar, për përkthyesin e famshëm

“Mësuesi Janko Ll. Pali, mbetet përjetë si një monument i kulturës dhe i diturisë, pasi për gati gjysëm shekulli, luftoi për…”/ Historia e panjohur e poetit, muzikantit, valltarit e poliglotit të famshëm nga Himara

March 3, 2026
“Në vjeshtën e 1941-it, kur shërbente si drejtues i shkollave në Himarë, arrestohet nga grekët dhe dërgohet në komandën e Divizionit në Kudhës, i akuzuar…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Janko Ll. Pali

March 2, 2026
Next Post
Palestina pas rënijes së Perandorisë Osmane dhe rrënjet e organizatave terroriste

Palestina pas rënijes së Perandorisë Osmane dhe rrënjet e organizatave terroriste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme