• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, December 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Intervista e Sadik Premtes nga Parisi në ‘82-in: Mehmet Shehu kishte kurajo, nuk ishte nga ata që vetëvritej…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon intervistën e Sadik Premtes nga Parisi, njërit prej kundërshtarëve politikë më potencialë të Enver Hoxhës që jetonte në Perëndim, dhënë revistës franceze “Le drapeau du socialisme”, në vitin 1982 pas ngjarjes së ndodhur në Shqipëri me të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, ku ai flet e jep konsideratat e tij edhe për regjimin komunist të Tiranës, për ngjarjen e eliminimet të Mehmet Shehut dhe një prognozë se çfarë do të ndodhte në udhëheqjen e lartë pas vdekjes së Enver Hoxhën….

                                              Intervista e Sadik Premtes

“Një bandë kriminelësh të arratisur shqiptarë të komanduar nga banditi Xhevdet Mustafa është likuiduar”, ka njoftuar Agjencia Shqiptare e Lajmeve në 28 shtatorin e fundit. Tentativë e çuditshme zbarkimi, nga fundi i vitit 1949. Përshtypje të mistershme me qëllim sundimi, në një vend pak më i madh se Sicilia, mbërthyer midis Jugosllavisë dhe Greqisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

Historia e kësaj demokracie popullore konfondohet me atë të luftërave të brendshme, sekretin e të cilave  e ka Enver Hoxha. “Vetëvrasja” e fundit ka nëntë muaj, kur kryeministri që qëndroi 27 vjet, u eliminua.

Për të tentuar të mësojmë më shumë mbi këtë vend prej 2.5 milion banorësh, i cili ka nivelin më të ulët në Evropë, ne kemi takuar njërin nga themeluesit të Partisë Komuniste shqiptare, sot refugjat politik në Francë.

Sadik Premtja, i quajtur Xhepi, në vitin 1941 mori pjesë në krijimin e Partisë Komuniste shqiptare. Meqenëse refuzoi t’u nënshtrohej urdhrave të Hoxhës, largohet nga Shqipëria në 1944, për të shmangur vdekjen e sigurt. Në Shqipëri kishte lënë të shoqen dhe një vajzë të vogël, 3 vjeçare.

38 vitet kaluan pa marrë ndonjë lajm nga familja e tij, por ata nuk kishin harruar, dy tentativa vrasjesh në Paris: e para, në 1951 dhe tjetra në 1954.

Vëllai i tij, që jetonte në qytetin e tij, lindur në Vlorë, ka qëndruar në burg për një kohë të gjatë, megjithëse ai s’qe veçse 7 vjeç kur Xhepi, la vendin e vet. Ndërkohë, çdo kongres i PPSH-së, dënonte rregullisht Xhepin si tradhtar të atdheut. Edhe libri i Hoxhës, përkthyer në frëngjisht “Përballë revizionizmit”, qorton vazhdimisht Xhepin.

“Shqipëria është një bunker shumë i madh”.

Pyetje: Ç’mendoni ju për këtë tentativë zbarkimi, për të arratisurit shqiptarë?

Përgjigje: Djali i ish-mbretit të Shqipërisë rivendikoi aksionin sigurisht, ishin zogistë (ruajalistë). Të ndihmuar nga shërbimet sekrete amerikane, britanike, ato që morën pjesë në zbarkim. Një provokim i bukur! CIA e di që me 30 vetë nuk mund ta rrëzonte qeverinë, madje as me 3000 nuk mund ta destabilizonte. Është thjesht një akt lufte e ftohtë, ndoshta mendonin se një zbarkim do të nxiste masat e pakënaqura kundër regjimit, kjo do të thotë të harrosh shpejt se Shqipëria sot është një bunker i madh.

Pyetje: A mendohet sot për pasuesin e Enver Hoxhës?

Përgjigje: Po, prandaj vrau Mehmet Shehun, ish-kryeministrin. U tha se vrau veten në një moment depresioni. “Je l’ai bien connue”. Kishte shumë kurajë dhe nuk qe i llojit që të vetëvritej. E varrosën si të qe një qen edhe pse ishte personi i dytë i shtetit. E shoqja, e cila mbante një post të rëndësishëm (presidente e Shkollës së Lartë të Kuadrove të Partisë Komuniste), u burgos. Prej kohësh ekzistonte një rivalitet midis të dyve, Hoxha-Shehu. Të dy ambiciozë, secili dëshironte të qeveriste vetë.

Pyetje: Ky pastrim mund të jetë një politikë e vazhdueshme?

Përgjigje: Në fakt ka disa vite që kanë likuiduar Ministrin dhe Zëvendës ministrin e Mbrojtjes, si dhe komisarin politik të Ushtrisë, së bashku me disa qindra oficerë. Pak kohë më parë bënë të njëjtën gjë me Ministrin dhe Zëvendës ministrin e Kulturës.

Pyetje: Si e shpjegoni ju izolimin politik në të cilin jetoi Shqipëria?

Përgjigje: Fillimisht u prish me Jugosllavinë në 1948, pastaj me URSS në 1963 dhe më në fund me Kinën në 1978. Për të gjitha rastet, shqiptarët kanë justifikuar politikën e tyre për të mbrojtur figurën e Stalinit.

Ju e dini se PKSH-ja, u formua në 1941 me pjesëmarrjen e dirigjentëve të Partisë Komuniste Jugosllave. Mbas lufte heronjtë e popullit ishin Hoxha dhe Tito. Hoxha zgjodhi kampin më të madh, kur Tito u prish me Stalinin.

Në fillim të destabilizimit të URSS në 1956, Hrushovi erdhi në Shqipëri për të shpjeguar se gabimet ishin të Stalinit dhe se tani duhej zbutur regjimi. Militantët e seksionit të Partisë Komuniste të Tiranës, i kërkuan llogari Hoxhës, për krimet e bëra. Hoxha fillimisht pranoi, pastaj i arrestoi dhe i zhduku pa lënë asnjë gjurmë.

Sot Hoxha ka frikë nga një zbutje politike, ai nuk mund të ecë prapa, i duhet patjetër të shkojë deri në fund.

Vetëm Vietnami ruante raporte të mira me Shqipërinë, mbasi ai (Vietnami) deshi të mbante marrëdhënie me të gjitha vendet e kampit socialist.

Pyetje: Pra, nuk ka asgjë pozitive në këtë regjim?

Përgjigje: Po, ka. Analfabetizmi u zhduk dhe ky vend bujqësor njohu një fillim industrializimi. Por për të pasur valutë, për blerjen e materialeve  industriale, duhej praktikisht të eksportohej gjithë prodhimi bujqësor drejt Jugosllavisë, Greqisë, Italisë apo Francës. Pra, njerëzve u duhej të shtrëngonin rripin. Nëna ime punoi deri në moshën 75 vjeçare, për të përballuar nevojat e saj. Socializëm për t’u vajtuar!

Pyetje: Besoni se do të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri?

Përgjigje: Po, unë jam 68 vjeç, Hoxha 74. Vdekja e tij do të sjellë padyshim një luftë klanesh. Nga ekipi i vjetër që themeloi Partinë Komuniste, kemi mbetur veçse ne të dy dhe presidenti i sindikatës, një mediokër. Pas dy drejtuesve të vrarë gjatë luftës, të tjerët janë likuiduar.

Shpresoj se ndryshimi do të vijë nga brenda, pa presionin e rusëve  apo kinezëve.

Kam takuar njerëz që kanë mundur të ikin nga Shqipëria (djem të rinj), më kanë thënë se prindërit s’kanë guxim të flasin, para fëmijëve të tyre. Kjo është barbari e vërtetë! Megjithatë, shenjë e mirë, njerëzit (të rinjtë) diskutojnë midis tyre kur kanë besim ndaj njëri-tjetrit, ata gjithmonë kritikojnë regjimin.

Këta të rinj besonin se kisha vdekur, megjithëse nuk më kishin parë kurrë dhe që në shkollën fillore, u thoshin se unë isha tradhtar./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share8TweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e Peshkopisë….

Next Post

Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….

Artikuj të ngjashëm

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Intervista

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

December 14, 2025
“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake
Intervista

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

December 12, 2025
“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës
Intervista

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni, e shpëtuan Iballën nga masakrat e Brigadës së VI-të të Haki Toskës dhe Jaho Gjolikut…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për shtrembërimet e Xhemal Meçit
Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

December 5, 2025
“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

Memorie.al Fecor Sheuh gjyq

Letra e Feçorit për Enverin: Oficerin e Sigurimit, R.Xh. në Shkodër e arrestuam se ndihmoi një vajzë për qëllime të ulta….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme