• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Institucionet e shtetit tonë, i bëjnë nder vetes, të njohin se vitet 1920-‘24, që u kurorëzuan me ‘Triumfin e Legalitetit’, më 24 dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare…”/ Refleksionet e politikanit të njohur

1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Institucionet e shtetit tonë, i bëjnë nder vetes, të njohin se vitet 1920-‘24, që u kurorëzuan me ‘Triumfin e Legalitetit’, më 24 dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare…”/ Refleksionet e politikanit të njohur
“Institucionet e shtetit tonë, i bëjnë nder vetes, të njohin se vitet 1920-‘24, që u kurorëzuan me ‘Triumfin e Legalitetit’, më 24 dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare…”/ Refleksionet e politikanit të njohur

Nga Ekrem Spahiu

Memorie.al / Sot, është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe e vullnetit politik, të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më pare, të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri, siç u kthye më 25 dhjetor 1924 në Shqipëri, Ahmet Zogu, i larguar nga Shqipëria në qershorin e atij viti, për të evituar gjakderdhjen, pas kryengritjes së armatosur dhe grushtit të shtetit të forcave rebele fanoliste. Legjitimiteti – e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës, është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti, mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-konomik. Vetëm mbi bazën e këtij , mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.

Në këtë prizëm, duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime, në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.

Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923, për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre, për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eliminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu, me atentat.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit, e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh, më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.

Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale, për përmbysje pushteti.

Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur, për të përmbysur organet legjitime, duke përdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë. Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.

Historiografia komuniste dhe propaganda e saj zyrtare, për gati 45 vjet me radhë, e ka cilësuar këtë ngjare si revolucion, duke e reklamuar si vlerë, ngjashmërinë e tij, me Revolucionin Bolshevik Rus të vitit 1917. Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit, për përmbysjen e qeverisë legjitime, nuk mund të emërtohet ndryshe, përveçse; grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit me forcën e armëve, Asamblea Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit”, nuk përbënin shumicën.

Zotimet për reforma radikale, që mori qeveria “revolucionare”, me në krye Fan Nolin, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar, për realizimin e programit tij. Në këto kushte, të një qeverie jo legjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.

Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion, e dëshmon mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist, ndjehej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia, llogariste kështu më shumë mundësi, për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore, nuk pranonin asnjë kontakt, së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu, si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.

Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet, ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike, për rikthimin e legjitimitetit.

Për këto arësye, rikthimi i legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, (i njohur ndryshe si Triumfi i Legalitetit), është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin shqiptar. Ndërkohë, rikthimi i procesit politik legjitim, shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime, shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.

Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë, që i është bërë datës 24 Dhjetor 1924. Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes, të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.

Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze, më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I-rë”, u vendos monumenti i Ahmet Zogut, si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”. Është në dinjitetin e Institucioneve të Shtetit shqiptarë që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 18 dhjetor 1981, kur erdha në mëngjes në punë, shoqja ime që kishte fjetur natën aty, Mimoza T., më tha se; pasi ike ti në orën 22.00, Mehmet Shehu më kërkoi që…”/ Dëshmia e rrallë e ish punonjëses së shërbimit, Farije Koçiraj

Next Post

“Hetues më caktuen Shyqëri Çokun i cili, urdhëroi policët të më zgidhnin duart dhe si shkodran që ishte, unë i thashë; nadja e mirë, por ai…”/ Kujtimet e ish-Ipeshkrvit të Shkodrës, Dom Zef Simoni

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
“Hetues më caktuen Shyqëri Çokun i cili, urdhëroi policët të më zgidhnin duart dhe si shkodran që ishte, unë i thashë; nadja e mirë, por ai…”/ Kujtimet e ish-Ipeshkrvit të Shkodrës, Dom Zef Simoni

“Hetues më caktuen Shyqëri Çokun i cili, urdhëroi policët të më zgidhnin duart dhe si shkodran që ishte, unë i thashë; nadja e mirë, por ai…”/ Kujtimet e ish-Ipeshkrvit të Shkodrës, Dom Zef Simoni

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme