• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gruaja gjermane, Irene Blank, përkthyese në Radio-Tirana, s’vjen kurrë në Galerinë e Arteve me burrin e saj, por me një gjerman tjetër dhe…”/ Relacioni sekret i Hekuran Isait, për Komitetin Qendror

“Te vendi i fshehtë, që lidh godinën e Radios me Televizionin Shqiptar, u dashuruan shumë çifte, regjisorë e gazetarë të njohur, si …”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktores së RTSH-së
“Fati tragjik i kolegut në Radio-Tiranës që u burgos 8 vjet, pasi kishte…”/Kujtimet e ish-gazetarit të Radios së Jashtme, ‘Zërit të popullit’ dhe ‘RD’-së
“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Ditën e përvjetorit të Konferencës së Pezës, në Televizion ndodhi një ‘skandal i madh politik’, kurse regjizorja Vera Grabocka, ka humbur një bobinë me…”/ Relacioni i agjentit “Kalaja”, shtator ‘84
“Gruaja gjermane, Irene Blank, përkthyese në Radio-Tirana, s’vjen kurrë në Galerinë e Arteve me burrin e saj, por me një gjerman tjetër dhe…”/ Relacioni sekret i Hekuran Isait, për Komitetin Qendror
“Ditën e përvjetorit të Konferencës së Pezës, në Televizion ndodhi një ‘skandal i madh politik’, kurse regjizorja Vera Grabocka, ka humbur një bobinë me…”/ Relacioni i agjentit “Kalaja”, shtator ‘84
“Gruaja gjermane, Irene Blank, përkthyese në Radio-Tirana, s’vjen kurrë në Galerinë e Arteve me burrin e saj, por me një gjerman tjetër dhe…”/ Relacioni sekret i Hekuran Isait, për Komitetin Qendror
“Gruaja gjermane, Irene Blank, përkthyese në Radio-Tirana, s’vjen kurrë në Galerinë e Arteve me burrin e saj, por me një gjerman tjetër dhe…”/ Relacioni sekret i Hekuran Isait, për Komitetin Qendror

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Nisur nga specifika e veçantë që kishte Radio-Televizioni Shqiptar, si një nga institucionet më të rëndësishme të informacionit dhe propagandës së regjimit komunist, deri në fundin e viteve ’80-të, ai ishte jo vetëm nën vartësinë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, por edhe të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit, të cilat si “ORV” (Objekt i Rëndësisë së Veçantë), e mbanin atë nën një kontroll të rreptë, jo vetëm nga ana e sigurisë fizike të atij institucioni, por deri te “pastërtia dhe figura morale e politike” e punonjësve të tij, biografia e të cilëve shikohej me hollësi në disa breza, duke i kaluar ata në  “sitë”  vit pas viti.

Jo vetëm kaq, por organet e Sigurimit të Shtetit, me anë të agjenturës që kishin rekrutuar brenda atij institucioni, e kishin dhe e mbanin Radio-Televizionin në një kontroll të vazhdueshëm e të rreptë, duke penetruar në të gjithë hallkat e tij, si; drejtoria, redaksitë përkatëse, pikat e montazhit, studiot e transmetimit, studio e regjistrimit të zërit, arkiva, grupet e realizimit të filmave, magazinat, prapavija, shoferët dhe automjetet e tyre, e deri te kontrolli fizik i punonjësve dhe të ftuarve, te dyert ky hynin e dilnin. Të gjitha këto, veç të tjerash, bëhen të ditura edhe nga një sërë dokumentesh arkivore, që janë pjesë e një dosje që i përket këtij institucioni tejet të rëndësishëm, që nga krijimi i tij në vitin 1961, e deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Nga kjo dosje e nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (fondi i ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat tashmë janë pjesë Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), kemi përzgjedhur disa dokumente që i përkasin viteve ’70-‘80-të, duke filluar publikimin e tyre me tre dokumente të periudhës së viteve 1978, 1980 dhe 1981, ku drejtorët e Drejtorisë Punëve të Brendshme të Tiranës, përkatësisht Nustret Dauti dhe Zef Loka, informojnë Komitetin Qendror të PPSH-së, mbi të gjithë problematikën e këtij institucioni.

Për më shumë rreth kësaj, na njohin dokumentet në fjalë, ku krahas një numri të madh punonjësish të atij institucioni, që janë ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit ndër vite, rezultojnë gjithashtu edhe disa prej emrave shumë të njohur, që janë konsideruar si “ikona” të Radio-Televizionit Shqiptar, para dhe pas viteve ’90-të, si; Robert Shvarc, Gaspër Çurçia, Alfon Gurashi, Gjon Simoni, Qemal Xhomo, Viktori Xhaçka, Meropi Xhai, Shpresa Musliu, Gjergj Pekmezi, Alfred Papuçiu, Xhezair Abazi, Shpëtim Gina, Edmond Dilaveri, Mërkur Bozgo, Agron Aranitasi, Jochen dhe Irene Blanke, Muhamet Oseku, Arben Xoxe, Janka Selimi, Timo Luto, Xhuni Tejlor, Arjan Bakiri, Gazmor Halilaj, Mond Lako, e deri te Vera Grabocka, etj. Këto dokumente, publikohen për herë të parë në disa numra ekskluzivisht nga Memorie.al

                                                 Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI SEKRET I HARTUAR NGA MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME, HEKURAN ISAI, LIDHUR ME DY GJERMANO-PERËNDIMORËT, JOCHEN DHE IRENE BLANKE, MIQ TË PARTISË, ME PUNË PEDAGOG NË UNIVERSITETIN “ENVER HOXHA” DHE PËRKTHYESE RADIO-TIRANA, TË CILËT “ZHVILLONIN VEPRIMTARI ARMIQËSORE DHE SPIUNAZH KUNDËR SHQIPËRISË”!

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                          S E K R E T

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                      Ekzemplar Nr. 1

 DREJTORIA E I-rë                                                                                      Tiranë, më 8.6.1987

 Lënda: Për miqtë e Partisë, Jochen dhe Irene Blanke

Ju informojmë se në ngarkim të përkthyesve gjermano-perëndimorë, Jochen dhe Irene Blanke, i pari me punë në Universitetin Shtetëror “Enver Hoxha” të Tiranës dhe e dyta me punë në Radio-Tirana, (në emisionin për gjuhën gjermane), kanë dalë materiale për veprimtari armiqësore, në formën e spiunazhit dhe të agjitacionit e propagandës kundër shtetit.

Jochen Gunter Blanke, është i datëlindjes 1917, lindur në qytetin Bremer dhe me banim në Hamburg të RFGJ-së me kombësi gjermano-perëndimore, me arsim të lartë, me profesion mësues i gjuhës gjermane.

I përmenduri fillimisht, ka ardhur në vendin tonë në vitin 1983, si turist, më pas deri në vitin 1984, si përgjegjës i grupeve turistike gjermane të firmës “Skanderbeg-Raisen”. Nga data 3.5.1985, e në vazhdim, ka qëndruar në vendin tonë, si pedagog i gjuhës gjermane, pranë Universitetit “Enver Hoxha” në Tiranë.

Irene Fricrick Blanke, e datëlindjes 1947, lindur në Lubeck dhe me banim në Hamburg të RFGJ-së, me shtetësi dhe kombësi gjermano-perëndimore, me arsim të lartë, me punë spikere e gjuhës gjermane në Radio-Tirana. Është bashkëshortja e Jochen Blanke, me të cilin ka tre fëmijë.

E përmendura, në vitet 1983-1984, ka ardhur si turiste në vendin tonë, ndërsa nga data 3.8.1985, ka ardhur së bashku me burrin e saj në Tiranë dhe me punë spikere në Radio-Tirana. Theksojmë se të dy këta gjermano-perëndimorë, banojnë në Vilat e Miqve dhe trajtohen nga Drejtoria e Pritjes, si miq të Partisë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, kanë dalë këto materiale:

Qytetarja A…A…, me datën 1.3.1986, denoncon: “Në Galerinë e Arteve, ku unë punoj, vjen pothuaj çdo ditë, një çift gjerman. Më bën përshtypje fakti, se pavarësisht se ata e kanë parë shumë herë ekspozitën, përsëri vazhdojnë ta frekuentojnë atë.

Ditën e premte, më 28.2.1986, në orën 17.30, në kohën që gruaja gjermane ishte në katin e dytë të Galerisë, hyn me të shpejtë një burrë rreth 50 vjeç, me trup të gjatë, i mbushur, me fytyrë të vrazhdë, së bashku me një fëmijë, i cili duhet të ishte shqiptar.

Ky, porsa u takua me gruan gjermane, bisedoi për rreth 10 minuta në gjuhën gjermane, bëri një shëtitje rreth galerisë dhe u takua përsëri me gruan gjermane dhe u largua nga galeria me nxitim. Gruaja gjermane, është Irene Blanche…!

Përgjegjësja e Vilës së Miqve, Fitnete Xh…., punonjëse e Drejtorisë së Pritjes, në datën 4.10.1986, informon: “…rreth datës 25.9.1986, tek miku gjerman Jochen Blenke, ka vajtur një fëmijë rreth 7 vjeç, i shoqëruar nga prindi i tij, prindi ka qëndruar në hyrje të vilave. Kur roja i vilës i ka kërkuar emrin këtij prindi, ai nuk e tregoi, mori fëmijën dhe u largua me nxitim. Në këtë kohë, Jocheni që vrojtonte nga vila e tij, i thotë rojës, se; përse m’i ktheni njerëzit e mi…?!

Më datën 5.10.1986, punonjësi i Drejtorisë së Pritjes, Mustafa Gj…., informon: “Nga fundi i muajit gusht 1986, rreth orës 03.00 të natës, ka parë mikun gjermano perëndimor, Jochen Blanke, të dalë jashtë territorit të vilave dhe nuk dihet kur është kthyer përsëri në vilën e tij…”!

Më datën 6.2.1987, Drejtori i Radios së Jashtme, Kiço P…, informon se: “Çifti më i vështirë që na krijon probleme, është çifti gjermano perëndimor, Jochen dhe Irene Blanke….ata janë tepër kurioz, shpesh përdorin aparatet fotografike dhe të filmimit, me të cilët filmojnë gjëra negative që hasin gjatë vizitave.

Një natë, Jochen, takohet me një qytetar, i quajtur B…K…, ish-përkthyes i gjuhës çeke në Radio-Tirana, pasi u përshëndetën, i futi krahun dhe u futën në errësirë, në një rrugicë tek Liceu Artistik, më tërhoqi vëmendjen fakti, se ishte një gjë e jashtëzakonshme që, Jochen të dilte në atë orë të vonë të mbrëmjes, nga puna.

Çifti i mësipërm, ka kërkuar që në lajmet e jashtme, të japim kritika dhe hollësira që trajtohen nga shtypi i brendshëm, me pretekstin që: “jashtë të njihet më mirë socializmi”, kanë kërkuar që të lëvizin pa shoqërues, në transportin publik…”!

Më datën 13,10.1986, punonjësi i Drejtorisë së Pritjes, informon se: “Sot në ora 8.00, ka gjetur të hedhur tek Vila e Miqve një bllok të citateve të Mao Ce Dunit, të cilin e dorëzoi”.

Nga korrespodenca postare që Jochen dhe Irene Blank, mbajnë me lidhjet e tyre në RFGJ-, rezulton se këtë shkruajnë armiqësisht dhe informojnë me hollësi ato, për situatën e gjendjen në vendin tonë, për problemet që trajtohen, si dhe u dërgojnë materiale të ndryshme, me qëllim për të injoruar ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Ja si shkruajnë konkretisht:

“…këtu jetesa është e vështirë, ushqimet për vendasit, janë të racionuara me biletë. Është shumë interesante se çfarë ndodh këtu, shpesh ndërpritet energjia elektrike ose uji dhe duhet të mbushim enët, për të gatuar dhe larë, këtu shiten gjëra të këqija dhe të shtrenjta, ne kemi vënë re se fëmijët përgjithësisht i kanë dhëmbët e prishur, gjë që vjen nga ushqimi i varfër…”!

“…qëndrimi në Shqipëri është i këndshëm por duhet të mbash ndaj saj qëndrim parimor dhe shumë pozitiv. Po të jesh i lëkundur, apo të kesh nerv ca të dobëta, duhet të ndërpresësh, qëndrimin e mëtejshëm…”!

“…një dëgjues i emisioneve, shkruante se Radio-Tirana, gënjen kur thotë se në Shqipëri është gjithçka në rregull, se kudo është keq, përveç në Shqipëri. Ne s’arrijmë t’a kuptojmë, se përse këta nuk pranojnë, se këtu nuk ka probleme, këtu pjesa më e madhe e punëve përballohen me krahë, po të shikosh fshatra, ka shtëpi kaq të ulta, sa që nuk mund të konceptohet tek ne, rrugë të ngushta, mbeturina shtëpish, fekalet rrjedhin nëpër kanalet e hapur, ujë të rrjedhur, ka vetëm në disa qendra”.

“…Akademikët këtu, megjithëse kanë një vlerësim të madh, nuk kanë lekë. Lidhur me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, nuk është shkaku i milionave që duhet të paguajmë, por puna është të mos përulemi ndaj një “populli të parëndësishëm”, të mos pohojmë të këqijat dhe padrejtësitë tona, siç vepruam me polakët”.

“…Posta jonë kalon pa u kontrolluar, kështu që sillni libra që ju pëlqejnë juve, ne kemi një sasi të madhe filmash, mbi 100 të tillë dhe ja u kemi dërguar me Pier Rifingerin, që i ka akoma ato për të bërë nga një kopje”.

Në bazë të kërkesës së bërë prej këtij çifti, Qendra Federale e Formimit Politik në Bon, të Republikës Federale Gjermane, dërgon 3 pako me literaturë politike, që flasin për federalizmin e Gjermanisë, për demokracinë gjermane, për Rajhun e III-të e nazizmin, për jetën dhe karrierën e Hitlerit, etj.

Ndërsa lidhjet e këtij çifti në RFGJ, në letrat e tyre shkruajnë me ironi për rrugën e ndjekur nga Partia jonë, për ndërtimin e socializmit, si dhe e quajnë jo të drejtë, luftën e Partisë sonë për zbulimin, goditjen, dhe eliminimin, e pasojave të veprimtarisë së poli agjentit Mehmet Shehu dhe bandës së tij”.

“Ne këtu në Gjermani, e konsiderojmë komunizmin, si një shpikje, mashtrim, ne kemi të njëjtin gjykim, si për komunizmin ashtu dhe për imperializmin. Unë e di mirë gjendjen në Shqipëri. Unë e di mirë se çfarë do të thotë diktaturë dhe shtypje. Kam mësuar se ajo, është një gjysëm Hitleri”.

“Shumë faleminderit për dokumentet e Kongresit të 9-të që më dërguat. Raportin mbi planin 5 vjeçar e lexova. Mbetet të shpresohet se përpjekjet e tyre për forcimin e ekonomisë, nuk do të dëmtohen nga “poli agjentë të poshtër” të grupit të Mehmet Shehut. A ka aktualisht informacione, për punët që ka bërë ky element “tradhtar”. A keni biseduar me njerëz jashtë ambienteve ku ju punoni, për atë dhe bandën e tij”?!

Po nga kontrolli postar, del gjithashtu se ata kanë krijuar marrëdhënie me disa shtetas shqiptarë përkatësisht, me 3 vajza në Durrës, të cilat i kanë pritur dhe në vilat e tyre, kanë shkëmbyer dhurata, dhe i kanë përdorur për informacion. Nga bisedat me një shoqe në Radio dhe 3 “bukuroshet” në Durrës, mësoj shumë gjëra të tjera”

Jochen ka shoqëri me një studente që e njeh nga i ati, me të cilin janë njohur gjatë zgjedhjeve” i shkruan Irene Blanke një mikes së saj në RFGJ.

Nga tërësia e materialeve që disponojmë në ngarkim të tyre, rezulton se; Jochen dhe Irene Blanke, zhvillojnë agjitacion e propagandë armiqësore kundër vendit tonë dhe duhet të jenë agjentë në shërbim të zbulimit gjermano-perëndimor.

Prandaj me qëllim që të zbulojmë dokumentojmë, dhe parandalojmë, veprimtarinë armiqësore, propozojmë që të merren në përpunim dhe të kontrollohen nga organet e Sigurimit.

          MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

                      HEKURAN ISAI

DOKUMENTI SEKRET I HARTUAR NGA DREJTORI I DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, AGRON TAFA, DREJTUAR SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT TË PARTISË SË TIRANËS, PIRO KONDI, LIDHUR ME “VEPRIMTARINË ARMIQËSORE” TË ÇIFTI GJERMANO PERËNDIMORE, JOCHEN DHE IRENE BLANKE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                   S E K R E T

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                             Ekzemplar Nr. 1

 DREJTORIA E E PUNËVE TË BRENDSHME                                       Tiranë, më 30.1.1987

                                                           INFORMACION

                            SEKRETARIT TË KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT

 SHOKUT PIRO KONDI

       TIRANË

 Ju informojmë se në drejtim të përkthyesve gjermano-perëndimorë, Jochen dhe Irene Blanken, i pari me punë në Universitetin e Tiranës, “Enver Hoxha” dhe e dyta në Radion e Jashtme, (emisionet në gjuhën gjermane), kanë dalë disa materiale për veprimtari armiqësore në formën e spiunazhit, e konkretisht:

Qytetarja…..ndër të tjera ka denoncuar, se: “….në Galerinë e Arteve, ku unë punoj, vjen pothuaj çdo ditë një çift gjerman, paradite nga ora 9.30, deri në orën 10.00, si dhe pasdite në orën 17.30, kurse ditët e diela, ka raste që vijnë edhe paradite edhe pasdite.

Më bën përshtypje fakti, se ata edhe pse e kanë parë dhe stërparë ekspozitën shumë herë, përsëri vazhdojnë të frekuentojnë atë…!

Ditën e premte, më datë 28.2.1986, rreth orës 17.30, në kohën që gruaja gjermane ndodhej vetëm, në katin e dytë, me shpejtësi hyn në Galeri një burrë rreth 50 vjeç, trupgjatë, i mbushur, me fytyrë të vrazhdë, së bashku me një fëmijë, i cili dukej që ishte shqiptar.

Personi në fjalë, pasi u ngjit në katin e dytë dhe bisedoi për rreth 10 minuta me gruan në gjuhën gjermane, u largua për një moment, duke bërë shëtitje në mjediset e Galerisë, pastaj u takua përsëri me të dhe në përfundim u largua me nxitim.

Unë këtë person, nuk e kam parë kurrë në Galerinë e Arteve Figurative. Gruaja gjermane që përmenda më lart, nuk vjen kurrë në Galeri me burrin e saj, por me një gjerman tjetër dhe ky së bashku me djalin e tij, vizitojnë shpesh ekspozitën.

Nga verifikimi i bërë duke ekspozuar disa fotografi për njohje, rezultoi se gruaja gjermane që bëhet fjalë në këtë shënim, është Irena Blanken.

Po kështu në një bisedë me përgjegjësen e Vilave të Miqve, …..punonjëse e Drejtorisë së Pritjes, ndër të tjera, ajo tha se: “Rreth datës 25.9.1986, tek miku gjerman, Johanes, ka vajtur një fëmijë 7 vjeç, i shoqëruar nga prindi i tij, prindi ka qëndruar në hyrje të vilave.

Roja i Drejtorisë së Pritjes, i ka kërkuar emrin këtij prindi, por ai nuk e ka treguar dhe ka marrë fëmijën e është larguar. Johanesi i vrojtonte që nga vila e tij dhe i ka thënë rojës: pse m’i ktheni njerëzit, e për këtë problem, ka marrë takim me shokët e aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së”.

Nga një bisedë me punonjësin e Drejtorisë së Pritjes, shokun Mustafa Gj…., i cili punon pranë Vilave të Miqve, ky shpjegon se: nga fundi i muajit gusht 1986, rreth orës 03.00 të natës, kamë parë mikun gjerman, Johanes të dalë jashtë territorit të vilave dhe nuk e di kohës se kur është kthyer…”!

Gjithashtu nga kontrolli postar, nga një letër e Mariana Trox, dërguar në adresë të Irene Blanken, ku ndër të tjera, shkruhet: “…ne këtu përfytyrojmë komunizmin, si një shpikje, mashtrim. Gëzohem që ti po e jeton këtë realitet.

Sinqerisht të uroj të fitosh përvojë të mirë….ne kemi të njëjtin gjykim, si për komunizmin, ashtu dhe për imperializmin. Ti këtë nuk mund ta mohosh (dhe për këtë nuk duhet të më qortosh), sepse kjo do të ishte një shpirtvogëlsi nga ana jote….emisionet e tua janë për vetëm për jashtë shtetit dhe jo për brenda vendit, apo jo? A nuk është kjo propagandë?

Unë besoj se ti je e kënaqur që po bën diçka për popullin. Në rrethin tim shoqëror, ka simpatizues të Shqipërisë, por unë jam me qëndrim skeptik ndaj tyre. Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë diktaturë dhe shtypje……si shpjegohet që shqiptarët puthen kur takohen me njerëzit e të njëjtës gjini…?! Mos…”?!

Në disa letra që Irena Blanken, u ka dërguar lidhjeve të veta në Gjermaninë Perëndimore, ankohet për trajtimin që u bëhet. Kështu në këto letra, ajo shkruan se: “Propozimet tona për përmirësimin e emisioneve, nuk priten me qejf. Shqiptarët janë krenarë dhe të ndjeshëm. Përse të ndryshohet diçka që ka 30-40 vjet, që vazhdon ashtu?

Në Radio, kam disa shoqe me të cilat shkëmbejmë kafe…..kjo shoqëri është diçka e bukur dhe nga këto biseda dalin dhe gjëra të tjera……shpesh gjatë gjithë ditës japin emisione që janë të mërzitshëm dhe skematikë…….! Ndërkohë po shumohen kontaktet tona, me të ashtuquajturit “shqiptarë normal”, e kjo gjë na jep gëzim, mua dhe Johanit.

Neve na duhet të lodhemi shumë për të njohur Shqipërinë prapa mantelit ideologjik, por është shumë interesante, se çfarë ndodh këtu. Shpeshherë, ndërpriten energjia elektrike dhe uji, dhe ne na duhet që të mbushim enët paraprakisht për të gatuar dhe për në banjo. Dhe kur Johani punon e, atëherë ndërpriten dritat, fillojnë të sharat…….”!

Nga kontrolli postar, del se kanë krijuar marrëdhënie miqësore me disa shtetas shqiptarë, si p.sh., me tre vajza nga Durrësi, me të cilat janë njohur në plazh, i kanë pritur në shtëpinë e tyre dhe kanë shkëmbyer dhurata me njëri tjetrin.

Nga tërësia e materialit që disponojmë në ngarkim të tyre, dalin dyshime për qenien e Jochen dhe Irena Blanken në pozita armiqësore, ndaj lutemi të na miratohet marrja e tyre në përpunim për këtë veprimtari. Memorie.al

DREJTORI I DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

                         AGRON TAFA

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komunizmi vret e masakron elitën e një kombi, keqtrajton mesatarët dhe ngre lart inferiorët e mediokrit, pasi...”/ Refleksione të studiuesit të njohur nga SHBA-ja

Next Post

“Regjimet komuniste, shkaktuan 18 milion viktima në të gjithë botën, më shumë se të dy luftrat botërore, të marra së bashku, kurse në Shqipëri....”?! / Refleksionet e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
Dossier

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

July 5, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

July 5, 2025
“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  
Dossier

“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  

July 3, 2025
“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit
Dossier

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

July 3, 2025
Next Post
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit

“Regjimet komuniste, shkaktuan 18 milion viktima në të gjithë botën, më shumë se të dy luftrat botërore, të marra së bashku, kurse në Shqipëri....”?! / Refleksionet e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme