• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
hysni-kapo
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
“Një komunitet armenësh u vendosën në vitet ‘20-të në Durrës dhe ata ishin pjesë aktive, si në jetën ekonomike, tregtare, kulturore e sportive, si Grigor Bodikian, i cili…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ngjarja e trishtë me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Josep Limprecht, i cili ndërroi jetë më 19 maj të vitit 2002, nga një infarkt kardiak, teksa ishte duke u ngjitur në një mal në zonën e Lurës në rrethin e Dibrës, së bashku me bashkëshorten e tij, Nensi dhe zëvendës-ambasadorin, (edhe ai me bashkëshorten), drejtorin e USAID, Haward Sumka, kreun e komunës Hysni Buci dhe shoqëruesit e eskortës, nuk është rasti i vetëm kur diplomatë të huaj, madje titullarë kryesorë të dy prej ambasadave më të rëndësishme në Tiranë, kanë humbur jetën në vendin tonë.  Ngjarje të tilla fatkeqësisht kanë ndodhur në Shqipëri edhe para viteve ’90-të, gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur dy ambasadorë të huaj, kanë humbur jetën, po nga “atakë kardiake”!

Rasti i parë ka qenë ai i ambasadorit francez në Tiranë, Iv Pino, i cili vdiq më datën 28 tetor të vitit 1968 dhe rasti tjetër, ka qenë me ambasadorin turk, Bulen Kostell, i cili vdiq më 16 gusht të vitit 1977. Po në ç’rrethana humbën jetën në kryeqytetin shqiptar, dy diplomatët kryesorë të ambasadave nga më të rëndësishmet me të cilat ishte lidhur Tirana zyrtare, siç ishte ajo franceze që Enver Hoxha e kishte të vetmen “portë” me Perëndimin dhe ajo turke, për shkak edhe të lidhjeve të ngushta mes dy popujve, në disa shekuj?!

A mund të shpëtohej jeta e ambasadorit francez dhe përse mjeku shqiptar i caktuar për të huajt në Tiranë (me autoambulancën) i shkuan një orë e gjysëm me vonesë, pas marrjes së lajmërimit nga stafi i ambasadës franceze?! Për çfarë insistonte bashkëshortja e ambasadorit francez, dhe çfarë i kërkoi ajo kuzhinierit shqiptar që shërbente në atë ambasadë dhe cili ishte shënimi i Hysni Kapos lidhur me atë ngjarje? Po ambasadori turk, vërtet ndërroi jetë nga konsumimi i “pesë shisheve me birrë” në oborrin e ambasadës së tij, apo pas këtyre “atakëve kardiake” fshiheshin të tjera gjëra?

Gjithashtu mund të lexoni

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme, bënë…”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924?

Sa më sipër këto mbeten vetëm në kuadrin e hamendësimeve dhe ndoshta këto dy histori nuk do të zbardhen kurrë, (ashtu siç kanë mbetur shumë e shumë histori të tjera me diplomatët e huaj në Tiranë gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia) dhe në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore për ngjarjet në fjalë, të cilat janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe publikohen për herë të parë (bashkë me faksimilet përkatëse) nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 29 TETOR 1968, KU NJOFTOHET VDEKJA E AMBASADORIT FRANCEZ NË TIRANË, IV PINO, NGA VONESA E MJEKUT SHQIPTAR

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                 SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                            Ekzemplar Nr.1

“DEGA E PËRGJITHSHME”                                                      Tiranë, më 29.10.1968 

                                             KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 258

DEGA E II-të

Njofton se më 28.X.1968, vdiq ambasadori francez, Iv Pino, nga infarkti i miokardit. Është mësuar se në pasdreken e kësaj dite, ambasadorit i është ankuar gruas së tij duke i thënë se nuk e ndjente vetën mirë dhe se në orën 19.20 është njoftuar Poliambulanca për të dërguar një mjek se ndodhej keq.

Mjeku përkatës për të huajt nuk ndodhej aty dhe me gjithë kërkimet e bëra, nuk e gjetën, kështu që drejtori i Poliambulancës ka urdhëruar të shkonte për ta parë ambasadorin, Dr. Besnik Petrelën, së bashku me një infermier.

Në kohën që ka arritur mjeku, d.m.th., një orë e ca vonesë, ay vdiq.

Njerëzit e familjes së ambasadorit ose të personelit të ambasadës franceze, nuk kanë shfaqur ndonjë ankesë. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje funksionari i ambasadës italiane, Damesi.

Gruaja e ambasadorit siç duket ka dyshuar për helmim, sepse ka thirrur kuzhinierin (shqiptar) dhe ka kërkuar që zorrët të vendosen në një kasë – siç duke për t’i marrë me vete në Francë për ekzaminim.

Kufoma u dërgua në spital për autopsi dhe në mëngjesin e datës 29.X.1968, ajo do t’i jepet familjes në pritje për ta nisur për në Francë.

ZV. KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                             KOLI SHUKE 

SHËNIMI I HYSNI KAPOS NË KOMUNIKATËN OPERATIVE SEKRETE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË DATËS 29 TETOR 1968, KU NJOFTOHET VDEKJA E AMBASADORIT FRANCEZ IV PINO

Drejtorisë së I-rë

Pse kaq keq Poliambulanca? Kjo s’na nderon. Të shihen nëse pengojnë këto gjëra si mjeku i kërkuar, ai për urgjencat, që duhet të shkoj shpejt kur duhet?!

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 17 GUSHT 1977,  KU NJOFTOHET VDEKJA E AMBASADORIT TURK NË TIRANË, BULEN KOSTELL, PASI KISHTE PIRË PESË BIRRA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                    SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                             Ekzemplar Nr.1

“DEGA E PËRGJITHSHME”                                                        Tiranë, më 17.8.1977

                                             KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 193

TIRANË

Më 16.8.1977, në ora 13.30 në oborrin e ambasadës turke, u gjet i vdekur nga punëtoria e ambasadës, ambasadori turk Bulen Kostell, i cili kishte pirë pesë shishe birrë në atë vend.

Mjekët konstatuan se ai ka vdekur na infarkt akut miokardit. Ka qenë i sëmurë me këtë diagnozë dhe është shtruar dy herë në spital.

Në vend shkuan shokët e protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zyra e Trupit Diplomatik dhe nga Poliklinika Qendrore./ Memorie.al

                                  KRYETARI

                                 PILO SHANTO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja dhe rikujtoja fjalët e tij; nuk është për moshën tënde, moj vajzë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë për librarin e famshëm të Gjirokastrës

Next Post

Kalendari 18 Shkurt 2026

Artikuj të ngjashëm

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953
Dossier

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

August 18, 2026
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Dossier

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme, bënë…”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924?

August 17, 2026
“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

August 17, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

August 17, 2026
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
Dossier

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan…”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

August 18, 2026
“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek
Dossier

“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

August 14, 2026
Next Post
Kalendari 01 Shkurt 2026

Kalendari 18 Shkurt 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme