• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, January 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

Memorie.al / Gjon Mili konsiderohet fotografi shqiptar më i suksesshëm në botë për 100 vitet e kaluara. Botimi në vitin 2000 i fotografisë së tij “Pikaso” në albumin “The Photo Book” të shtëpisë botuese prestigjioze të Londrës “Phaidon” është një argument më tepër për këtë përfundim. Një komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur në këtë album 500 fotografë nga 59 vende të botës, me krijimet e tyre që nga fillimet e këtij arti (rreth 150 vite më parë), deri në fund të shekullit të kaluar.

Po kush është Gjon Mili, ky fotograf i përmasave botërore që deri para 10 – 12 vitesh ishte, jo për faj të tij, i panjohur dhe i padëshiruar për Shqipërinë e asaj kohe? Rrjedh nga një familje korçare dhe ka lindur në Korçë me 1904, ende pesë vjeç, bashkë me familjen emigroi në Rumani, ku jetoi deri sa kreu shkollën e mesme, e më vonë më 1923, shkoi në SHBA-ës. Aty u mor shpejt me artin fotografik me entuziazmin e një artisti të ri me fantazi të begatë, duke u bërë specialist në fushën e teknikave të reja të fotografimit.

Pasi u diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masashusetsit si inxhinier ndriçimi, ai u dallua me punën e tij në ndërmarrjen “Westinghouse” që prodhonte pajisje elektrike. Më 1937 mori titullin profesor dhe përdori për herë të parë “Flashin elektronik” dhe aty “dritën stroboskopike” të shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton), me të cilin edhe bashkëpunoi.

Emri i Gjon Milit “shqiptarit gjenial” (‘the genial albanian’) sipas dramaturgut Shon O’Kejsi (Mili – Photographs and Recolections, Boston, 1990), përmendet në shumë botime serioze në botë mbi artin e fotografisë, qoftë me riprodhime të fotove të tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marrë si shembull për ilustrimin e përfundimeve studimore (Feininger, Gautrand, Kismaric etj.) fotografi dhe studiuesi ynë i njohur i artit grafik, Piro Naçe, shkruan për të: “Ai ishte serioz deri i rreptë për shkencën e ndriçimit dhe për kërkimet fotografike” (Revista ‘Skena dhe Ekrani, 3/1988).

Gjithashtu mund të lexoni

“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

“Sapo vdiq babai në 1981-in, mua dhe vëllait Albertit, na njoftuan të dorëzojmë kostumet e fanfarës dhe të mos shkonim më në koncerte…”/ Dëshmia e të birit të Gjergj Bushit, muzikantit të njohur durrsak

Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos në revistën e njohur “Life”, puna me të cilën e bëri të vizitonte vende të ndryshme dhe të fotografonte figura të njohura në to. Më 1934 hapi ekspozitën e parë vetjake, ndërsa të fundit më 1980 në Nju Jork, me rastin e 75 – vjetorit të lindjes, ku u paraqitën 140 fotografi nga e gjithë krijimtaria e tij. Shoqata “New York Graphic Society” botoi për nder të tij albumin “Mili – fotografi e kujtime”.

Ai ka lëvruar me sukses shumë zhanre të fotografisë si portretin, peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime, sportive) etj. Në librin e Susan Kismaric “Americans Politicans” – photographs from 1843 to 1993 – të botuar nga “The museum of Modern Art”, Nju Jork, 1994, ndërmjet shumë fotografive gjejmë edhe dy krijime me temë politike të Milit.

Fotografia “Pikaso i famshëm duke vizatuar me dritë”, siç e quan Michel Frizot në librin e tij “New History of Photography”, Paris, 1998, është bërë me sugjerimin e Milit në vitin 1949, në vilën ‘Valauris’ në Francën e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografinë me dy shpejtësi drite.

Piktori ka vizatuar në ajër me një llambushkë një centaur, veprim i bërë në errësirë të plotë me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohëzgjatjen e duhur, pastaj pa lëvizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit, është mbyllur obturatori, është ndriçuar një mjedis (hapur dritarja në të djathtë të figurës) dhe me kohëzgjatje marramendësish të shkurtër (disa të mijtat e sekondës) është bërë impresionimi mbi të njëjtin kuadër filmi, i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dalë fotografia.

Fotografi dhe studiuesi i shquar gjerman Andreas Feininger, shprehet për fotografinë se; “me gjithë fokusimin e përsosur, jep idenë e lëvizjes” (La nuova tecnica della fotografia, Romë, 1991). Edhe qëndrimi i piktorit në një pozicion tejet kalimtar, e thekson idenë e lëvizjes. Syri i djathtë i piktorit, megjithëse nuk është në boshtin optik të fotografisë, përbën qendrën e gravitetit kompozicional të saj, ku “ngec” shikimi që në sekondat e para të këqyrjes së saj.

Nuk është shikimi i qetë me “sy depërtues që duken sikur shpojnë letrën ku janë stampuar” (G. Clavenzi, Specchio, 24. 6. 2000) i fotografit të njohur amerikan Arnold Newman bërë Pikasos. Në rastin e Milit kemi një sy të djathtë të piktorit, fiksuar në një gjendje shpërthyese, në rezonancë të plotë me mjedisin dhe sidomos me figurën e centaurit.

Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili në mitologjinë e lashtë greke ishte një përbindësh gjysëm njeri e gjysëm kalë dhe që simbolizonte pasionet e egra dhe të papërmbajtura, është bërë afërsisht në të njëjtën kohë kur një pëllumb i bardhë i pikturuar nga ai ishte kthyer në “pëllumbin e paqes”, si simbol i propagandës kundër luftës që zhvillonin forcat e majta në Europë, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, me demagogjinë e tij tradicionale.

Vërtetë figura e Pikasos bën t’i rritet “fusha manjetike” kësaj fotografie, por nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Gjon Mili, ka fotografuar edhe personalitete të tjera të shquara të artit e kulturës botërore, si regjisorin Hickok, aktoren Helen Vaigel (e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O’Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, këngëtarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj.

Gjithashtu Mili është fotografuar nga artisti i shquar i fotografisë, francezi Henri Kartje – Breson, gjatë në bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij.

Përmasat e personalitetit të Gjon Milit shtohen po të kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mos ndryshimin e emrit dhe të kombësisë si dhe përdorimin e “gjuhës shqipe, të cilën e fliste dhe e shkruante aq bukur”, siç thekson Piro Naçe, vlerësimi që bota e artit fotografik ka bërë dhe bën për fotografin me origjinë shqiptare Gjon Mili, na ngjall një krenari të natyrshme për bashkëkombësin tonë dhe na nxit që të këtë figurë të shquar ta bëjmë të njohur gjerësisht në vendin tonë dhe dashamirët e këtij arti të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”
Art & Kulture

December 27, 2025
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Art & Kulture

“Sapo vdiq babai në 1981-in, mua dhe vëllait Albertit, na njoftuan të dorëzojmë kostumet e fanfarës dhe të mos shkonim më në koncerte…”/ Dëshmia e të birit të Gjergj Bushit, muzikantit të njohur durrsak

December 23, 2025
“Kur ishin kapërcyer momentet më të vështira, zbatuesit e projektit u gjendën para të papriturës, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit që u përball me Manush Myftiun, për ndërtimin e 15 – katëshit

December 19, 2025
“Gjatë vendosjes së memorialit, ciceroni Gabrile, ish- i mbijetuari nga ai kamp shfarosës, na tregoi se shqiptarët e burgosur aty…”/ Dëshmia e specialistit që vuri skulpturën e Paskalit në Mathauzen

December 18, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Ai ishte një shpirt i pakufizuar dhe, si i tillë çmonte lirinë, për të cilën thoshte; ‘Unë me njerëzit rri për edukatë’, dhe kur e pyetën për një kolegun e tij në Shkodër…”/ Ana e panjohur e poetit Frederik Reshpja

December 16, 2025
“Mjerisht, në përgjithësi kosovarët e sotëm, s’e dinë kontributin e Koliqit për arsimin shqip, dhe është e trishtueshme që të vinë me kurora lulesh, në varrin e diktatorit…”!/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
Art & Kulture

“Koliqi tregon vasalitetin e komunistëve shqiptarë, si shërbëtorë të zellshëm të huajve, ku thotë; Pse na ka lëshue dorë në kët mënyrë Perëndia, sa me hangër…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

December 15, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme