• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
0
Shares
194
VIEWS

Nga Gjet Kadeli

Pjesa e katër

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze (dosja formulare e përpunimit dhe ajo hetimore e gjyqësore ) në ngarkim të Gjet Kadelit, me origjinë nga fshati Bulshar i Oroshit të Mirditës dhe me banim në Bushnesh e Mamurras të Kurbinit, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili kaloi plot 16 vjet në kampet dhe burgjet komuniste, si në Spaç, Burrel, etj. Siç do të shohim nga dokumentet që ndodhen në dosjen në ngarkim të Gjet Kadelit, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, survejimi dhe ndjekja ndaj tij, ka filluar që në vitin 1957, kur ai ishte në moshën 17 vjeçare, me raport-informacionin e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Fahri Kraja, (në bazë të të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dylli i Bardhë”, me miratimin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, nënkolonel Muhedin Kërxhalliu), ka vazhduar më pas edhe gjatë periudhës që ai ndodhej në kampe dhe burgje, si në Spaç, ku pas revoltës së majit vitit 1973, Gjeta u ri-dënua, pasi ishte ideatori kryesor për ngritjen e flamurit pa yllin komunist, duke vijuar më pas në burgun e Burrelit, me raport-informacionet e Punëtorit Operativ, Piro Nuredini, etj., për bisedat e Gjetës me të dënuarit e tjerë të atij burgu, si: Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Abdulla Sallaku, Spartak Ngjela, Avni Aliko, Luan Burimi, Çaush Çoku, Kapllan Resuli, Bardhosh Gjonzeneli, Bashkim Shehu, etj. Survejimi dhe ndjekja ndaj Gjet Kadelit, ka vijuar edhe pas daljes nga burgu në vitin 1987, duke vazhduar deri në janarin e 1991-it, me shembjen e regjimit komunist, kur dosja e tij u mbyll përfundimisht duke u arshivuar në arshivën sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit. Po kështu, një vend të rëndësishëm në dosjet e në fjalë, zë edhe korrespodenca me letra e Gjetës dhe familjes së tij, me babanë e tyre, Pjetër Kadeli, ish-ushtarak i Monarkisë së Zogut, i cili pasi kishte shpërthyer qelitë e burgut të Degës së Brendshme të Rrëshenit, qëndroi disa kohë në male në arrati e më pas në vitin 1949, mori dhe djalin e tij, Gjonin dhe u arratis në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku qëndroi si emigrant politik, deri në fillimin e viteve ’90-të, kur u kthye përgjithmonë në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe 35 vjeçare, që Gjet Kadeli është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ndaj tij janë angazhuar dhe aktivizuar  33 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që kanë dhënë raportet e tyre, duke filluar nga “Dylli i bardhë” në 1957-ën,  e deri te “Dallëndyshja e Malit” në 1990-ën, të cilat, do të pasqyrohen  të plota, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me vendimin e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, Dhosi Pecani, për intesifikimin e ndjekjes dhe survejimit të Gjet Kadelit

 APROVOHET                                                                               TEPËR SEKRET

KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TË BRENDSHME                     Krujë, 27.4.1967

DHOSI PECANI

                                                      V E N D I M

“Mbi ndryshimin e kategorisë së dosjes nr. 190 në 2/B në ngarkim të Gjet Pjetër Kadelit dhe kalimit të saj në 2/A”

Unë Punëtori Operativ i lokalitetit të Mamurrasit, Fejzo Behaj, efektiv i Degës së Punëve të Brendshme Krujë, nga studimi që i bëra dosjes formulare nr. 190, në 2/B, në ngarkim të Gjet Pjetër Kadelit, dhe nga studimi i materialeve të fundit që disponojmë në ngarkim të tij:

Gjeta:

Se: Gjetë Pjetër Kadeli, i ditëlindjes 1940, lindur në katundin Bulshar të rrethit të Rrëshenit dhe me banim në Mamurras të lokalitetit të Mamurrasit të rrethit të Krujës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i paorganizuar në Parti, i dënuar njëherë me tre vjet burg për mbajtje armë pa leje, i martuar me dy fëmijë, me arsim shtatëvjeçar, ka kryer shërbimin ushtarak, me profesion marangoz:

Gjeta rrjedh nga një familje e mesme fshatare, gjatë okupacionit të Zogut, ka pasur xhaxhanë e tij, Mark Ndrec Kadelin, n/toger të Xhandarmërisë, po kështu dhe i ati i tij, ka qenë nënoficer i Xhandarmërisë, gjatë kësaj kohe familja e tij, i ka shërbyer me besnikëri atij regjimi dhe ka pasur përkrahjen e atij regjimi të asaj kohe, dhe mbas ardhjes së okupacionit fashist Italian, i ati i Gjetës, Pjetër Kadeli, ka qenë n/toger i Xhandarmërisë dhe i ka shërbyer me besnikëri atij regjimi, këtë gjë e vërtetoj menjëherë mbas çlirimit të vendit, kur dy xhaxhallarët e Gjetës, Zef dhe Mark Kadeli, për strehime të kriminelëve, janë arrest dhe dënuar nga organet tona, kurse i ati i tij, Pjetër Kadeli, mbas arrestimit të vëllezërve të tij, vazhdonte të strehonte kriminelët dhe për këtë gjë, është arrestuar nga organet tona dhe pa dalë në gjyq, arratiset nga burgu, merr djalin e tij, Gjon Kadelin, dhe arratiset për në Jugosllavi, më vonë ka shkuar në Amerikë, kurse tani, aktualisht, ndodhet në Belgjikë, së bashku me të birin e tij, Gjon Kadelin.

Vetë Gjeta, për shkak të moshës së tij të vogël, nuk ka ndonjë veprimtari në kohën e kaluar, pasi ka mbaruar shkollën shtatëvjeçare, ka filluar punën si marangoz, më vonë ka kryer shërbimin ushtarak, dhe përsëri është kthyer në shtëpi, ku ka fillua punën si marangoz, ka qenë me strehim dhe banim në Bushnesh, por kohët e fundit, ka blerë një shtëpi në Mamurras, 140 mijë lekë të vjetra, ku është stabilizuar me familjen  e tij. Gjeta ka mbajtur korrespodencë të vazhdueshme me të atin dhe vëllanë që ka në Belgjikë, ata e kanë ndihmuar nga ana financiare në mënyrë të vazhdueshme.

Kohët e fundit, nga e dhëna e B.p. “Manushaqja”, na rezulton se, Gjetë Kadeli, të ketë lidhje me legatën Belge, ku ka marrë takime me ta, ka marrë letra nga i ati, nëpërmjet legatës, ka shfaqur tendencën e arratisjes, me ndihmën e kësaj legate, këtë material, B.p. “Manushaqja”, e ka mësuar nëpërmjet Pjetër Lugjës, nga ana tonë, u muar në proces-kallëzimi, thëniet e Pjetrit dhe për këtë gjë, është bërë një kombinacion dhe një vijë sjellje, për Pjetër Lugjën, ku kjo u krye në Tiranë, atje u bë dëgjimi me anë të T.O., ku thëniet e Pjetrit, përputhen me raportin e survejimit dhe të T.O.

Nga e dhëna e B.p., “Çezma e Trojës”, na rezulton se Gjet Kadeli, në vitin 1966, ka hipur në një makinë të legatës jugosllave.

Duke parë materialet në ngarkim të Gjet Kadelit,

Vendosa:

Që Gjet Kadelin, ta marrë në përpunim aktiv 2/A, si lidhje e e Legatës jugosllave dhe si agjent në shërbim të tyre.

           Punëtori Operativ

              Fejzo Behaj

          Shënim Operativ i dt. 6.7.1967

Unë Punëtori Operativ, Fejzo Behaj, efektiv i Degës së Punëve të Brendshme Krujë, më datën 6.7.1967, mora dëshmitarin Pjetër Lugjën nga Mamurrasi, për të fiksuar vendin se ku ka qenë me Gjet Kadelin, (i cili ndiqet nga ana jonë, si lidhje e Legatës Jugosllave), Pjetri më çoi në të gjitha vendet, ku ka qenë me Gjet Kadelin.

Pjetri tha se; neve, u nisëm në orën 9 paradite dhe ndenjëm deri në orën 16.30 mbas dite, neve shkuam nga Piaca drejt “Rrugës së Elbasanit”, ku kaluam përmes legatave italiane dhe franceze, nga këndej kaluam në Kishën e Shën-Prokopit, ku ndenjëm disa orë, deri sa hëngrëm drekën, pastaj u kthyem nga Fakulteti Ekonomik, drejt legatave italiane dhe franceze, pastaj u kthyem në Rrugën “Asim Zeneli”, ku bëme dy-tre xhiro në këtë rrugë dhe Gjeta atje, lexoi dhe afishet që kishte nxjerrë legata e RDGJ-së, pastaj u kthyem përsëri në drejtim të legatës italiane, ku ndenjëm në cep të rrugës, ku ka kopshtin legata italiane.

Atje Gjeta, më tha, se këtu unë i bëj shenjat që takohem me këta të legatës, por, kam disa kohë që nuk kam takuar dhe sot, nuk më dolën që t’i takoja. Në të gjitha këto vende, u shkua së bashku me Pjetër Lugjën dhe u vërtetua plotësisht thëniet e tij të mëparshme, me verifikimin që u bë në vend. Me Pjetrin, shkoi Punëtori Operativ, Fejzo Behaj, ku bërë verifikimin në bazë të thënieve të tij.

          Punëtori Operativ

           Fejzo Behaj

Raporti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Thanas Toto, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Mbrehija”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Gjet Kadelit dhe bisedat e tij, me persona të ndryshëm

                                                                                                       Marrë: P.Op. Thanas Toto

                                                                                                       Dhënë: B.p. “Mbrehja”

                                                     Raport i dt. 12.2.1968

Burimi njofton se Gjet Kadeli ka lidhje me emigrantin kosovar, Adem Hoxha dhe nëpërmjet këtij, Gjeta, është njohtur me emigrantin tjetër, i cili banon në Lushnje, dhe ka ardhur nga Jugosllavia, para 20 vjetësh dhe para dy vjetësh, është martuar me një vajzë në Durrës, ky emigrant, në Jugosllavi, ka lënë gruan dhe katër djem dhe sot këta, janë me punë shtetëror të gjithë, këtë emigrant.

Gjeta e ka marrë për drekë në shtëpinë e tij dhe i ka therur dy pula, në biseda që Gjeta ka bërë me këtë, i ka thënë se unë, e kam babën të arratisur jashtë shtetit dhe deri kohët e fundit, na ka çuar pako dhe dollar, por këto tani, na i kanë prerë dhe nuk na vijnë më. Ky emigrant tha Gjeta, më premtoi, duke më thënë se këto punë i rregulloj unë, pasi, në Jugosllavi, unë kam familjen time dhe u shkruaj djemve, që këtë t’i shkruajnë babës tënd, që pakot, baba jot, t’i dërgoj në Jugosllavi, në familjen time, ata të mitë, dërgojnë mua dhe unë t’i jap ty dhe për këtë ne do të lëmë takim në Durrës tek familja e gruas sime.

Më andej, ai duke biseduar me Gjetën i tha se a të ka çuar ndonjë letër baba dhe ku është sot. Gjeta tha se kam ca ditë që nuk u kam shkruar, kur kishim korrespodencë, unë u shkruaja me shifra, për të më dërguar sa më shumë, me qëllim që unë të kisha rezervë, por ata, nuk më dërguan, se për çfarë u shkruaja unë apo nuk më kuptuan. Më andej, Gjeta tha, se ata jetojnë mirë dhe mua do të më ngelet merak që të shkoj njëherë andej dhe të shëtis gjithë ato vende ku ndodhet baba dhe vëllai, e kësaj do ja gjej rastin, kur të kem kohë.

                       “Mbrehija”

Detyrë:

  1. Vazhdoni të kryeni detyrat e para dhe në takimin e ardhshëm të raportoni.
  2. Të sqaroni emrin e kosovarit që është takuar me Gjetën, i cili ka premtuar për ta ndërlidhur me babanë e tij, që t’i dërgojë pako dhe dollar.
  3. Çfarë personi është Adem Hoxha dhe si i mbajnë lidhjet me Gjet Kadelin, çfarë flasin këta për njeri tjetrin.

Masat Operative:

E dhëna e B.p., të shtypet në dy kopje dhe mbasi të sqarohet se cili është kosovari në Lushnje, t’i dërgohet e dhëna kësaj Dege.

Mbasi të sqarohet kosovari të korrespondohet me Lushnjen, për të sqaruar pozitën e tij dhe të mendohet për të bërë ndonjë kombinacion, për t’i dëgjuar me T.Op. në një vend të caktuar, me që këta, kanë lënë pikë takimi në Durrës.

Punëtori Operativ

       Thanas Toto

Raporti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Thanas Toto, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Mbrehija”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Gjet Kadelit dhe bisedat e tij, me persona të ndryshëm

                                                                                 Marrë: nga Punëtori Operativ Thanas Toto

                                                                                      Dhënë: B.p. “Mbrehija”

                                         Raport i dt. 13.9.1968

Burimi njofton se me datën 11.9.1968, është takuar me Gjet Pjetër Kadelin nga Mamurrasi, në biseda ra muhabeti i Çekosllovakisë, ku Gjeta tha: “Se komunizmi mori fund, nuk ka më komunizëm, tani që vendi jonë po del nga Traktati i Varshavës, shtetet që kanë qenë në këtë traktat, nuk u vjen mirë që vendi jonë të dalë dhe kështu, ata nuk do të rrinë duar kryq, por edhe këtu, ata tha Gjeta, nuk do të kalojë shumë gjatë, por do të zaptohet menjëherë, pa bërë asnjë pushkë, edhe pastaj edhe llafosim bashkë.

“Mbrehija”

Detyra:

  1. Takohu me Gjetën dhe në biseda me të, vazhdoni të kryeni detyrat e para që ju janë ngarkuar, po kështu në biseda me të, mësoni se çfarë flet për situatën dhe ndryshimin e situatës.

Sigurimi i të dhënës:

E dhëna e B.p.-së duhet besuar, kjo për vetë faktin, sepse të dhënat e këtij B.P., në drejtim të Gjetës, kanë rezultuar të vërteta. Gjeta është tip aventurieri, mban lidhje dhe kontakte që përpunohen nga organet tona, ka babanë e tij me gjithë vëllanë të arratisur jashtë shtetit, dhe që ky, sot me çdo kusht, pret ndryshimin e situatës.

                   Punëtori Operativ

                    Thanas Toto

Raporti sekret i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Thanas Toto, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Mbrehija”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Gjet Kadelit dhe bisedat e tij, me persona të ndryshëm

                                                                                    Marrë nga Punëtori Operativ Thanas Toto

                                                                                    Dhënë: B.p. “Mbrehija”

                                Raport i dt. 24.9.1968

Burimi njofton se më datën 20.9.1968, është takuar me Gjet Kadelin, takimin e kanë bërë në shtëpinë e Gjetës, mbasi u përshëndetën në biseda, Gjeta tha: “Tani pritet dita ditës, që vendi im të sulmohet, në afërsi të kufijve tanë, në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, këta do ta kishin sulmuar me kohë vendin tonë, por kanë hall, që të mos dëmtojnë popullin, kështu që, ata, duan të vijnë këtu, por nga populli të mos dëmtohet asnjë një gjë më e vogël, se populli nuk ka faj, fajin e kanë disa që rrinë në Tiranë dhe bëjnë plane se si popullin, ta bëjnë të pakënaqur. Më gjatë, Gjeta nuk e vazhdoi bisedën.

“Mbrehija”

Detyrat:

  1. Takohu përsëri me Gjetën dhe në biseda me të, thoni se qëkur kemi biseduar bashkë herën e parë, unë diçka jam më në rregull, por ajo që ne kemi ndërmend, ma merr mëndja, të na plotësohet, ti mund ta dish më mirë se unë, por unë kështu them e, megjithëse nuk e di shumë, pasi më kanë bërë hallet që të jem kështu, kjo me qëllim, se çfarë do të thotë Gjeta.

Mundohuni që në biseda me Gjetën, të marrësh edhe një person tjetër, me qëllim që të fiksojmë të dhënat, i cili, ky të vijë e të denoncojë në organet tona. Memorie.al

                       Marrë nga Punëtori Operativ                         

                                  Thanas Toto

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 12 Mars 2023

Next Post

“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe...”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
Next Post
“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe…”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar

“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe...”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!