• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, December 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Gjatë vendosjes së memorialit, ciceroni Gabrile, ish- i mbijetuari nga ai kamp shfarosës, na tregoi se shqiptarët e burgosur aty…”/ Dëshmia e specialistit që vuri skulpturën e Paskalit në Mathauzen

“Në Mauthausen ne sillnim drutë që do digjeshin shokët tanë dhe kur u ktheva në Tiranë, Enver Hoxha më tha: Mos ke qenë spiun i gjermanëve…”?!/ Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit
“Gjatë vendosjes së memorialit, ciceroni Gabrile, ish- i mbijetuari nga ai kamp shfarosës, na tregoi se shqiptarët e burgosur aty…”/ Dëshmia e specialistit që vuri skulpturën e Paskalit në Mathauzen
“Gjatë vendosjes së memorialit, ciceroni Gabrile, ish- i mbijetuari nga ai kamp shfarosës, na tregoi se shqiptarët e burgosur aty…”/ Dëshmia e specialistit që vuri skulpturën e Paskalit në Mathauzen
“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”
“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”
“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”

Nga Ing. Adem Kormaku

Memorie.al / Pesëdhjetë e katër vjet më parë, me porosi të udhëheqjes së kohës, një grup specialistësh shqiptarë, do të nisnim punimet për ndërtimin e memorialit kushtuar të rënëve shqiptarë në kampin famëkeq në Mauthausen të Austrisë. Ka qenë data 15 gusht 1968, kur na thirrën ministrat e Ndërtimit e të Arsimit, përkatësisht Rrahman Hanku e Thoma Deljana dhe na komunikuan porosinë e udhëheqjes, për të ndërtuar në Mauthausen, ashtu si edhe shtetet e tjera, memorialin kushtuar viktimave të këtij kampi famëkeq shfarosës nga vendi ynë. Në takim ishin: projektuesi Robert Kote dhe specialistët Adem Kormaku, Llazar Mazniku e Taqo Miho. Ne ishim tre specialistë ndërtimi me përvojë nga Ndërmarrja “21 Dhjetori” që kishim marrë pjesë në ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Tiranë, që kurse “Heroi i Punës Socialiste” Trojçe Mazniku, vuri gurin e parë të fillimit të punimeve, ku merrte pjesë edhe ish – udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov, i cili fillimisht premtoi ndërtimin e këtij objekti si dhuratë, por më vonë e anulloi po vetë ai.

Me përfundimin e punimeve të Pallatit të Kulturës u shpërndamë në objekte të tjera ndërtimi të Ndërmarrjes “21 Dhjetori”, deri kur na përzgjodhën për të zbatuar punimet e memorialit në Mauthausen, në këtë objekt të përcaktuar si të rëndësisë së veçantë nga udhëheqja e kohës, sepse do përfaqësonim shtetin shqiptar.

Porositë e udhëheqjes për rëndësinë politike e shtetërore të objektit

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai ishte një shpirt i pakufizuar dhe, si i tillë çmonte lirinë, për të cilën thoshte; ‘Unë me njerëzit rri për edukatë’, dhe kur e pyetën për një kolegun e tij në Shkodër…”/ Ana e panjohur e poetit Frederik Reshpja

“Koliqi tregon vasalitetin e komunistëve shqiptarë, si shërbëtorë të zellshëm të huajve, ku thotë; Pse na ka lëshue dorë në kët mënyrë Perëndia, sa me hangër…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

Në takimin me ministrat Hanku e Deljana na u dorëzua edhe projekti i përfunduar nga inxhinieri Robert Kote, me të gjitha detajet për zbatimin e punimeve të monumentit. Ndërkohë skulptori i mirënjohur Odise Paskali kishte marrë detyrën për të përgatitur bustin prej bronzi të partizanit fitimtar, në këmbët e të cilit do të ishte ushtari gjerman i shtrirë pas goditjeve me qytën e pushkës, i cili simbolizonte fitoren mbi fashizmin. Ne, porsa morëm detyrën, studiuam dhe zbërthyem projektin me detaje për çdo zë e proces punimesh.

Paracaktuam me saktësi materialet e duhura për përfundimin e këtij objekti që do të merreshin nga Shqipëria. Kombinati “Josif Pashko” kishte marrë detyrën për të prodhuar të gjitha materialet e nevojshme, pllakat e mermerit, gurët për veshjen fillestare të kolonës e çdo material tjetër që dilte nga zbatimi i projektit, sipas listave të hartuara. U punua me përgjegjësi e përkushtim, si nga Kombinati “Josif Pashko”, ashtu edhe nga sektorët e ndërmarrjes “21 Dhjetori”, ku u përgatitën hekurat e bazamentit e të kolonës e të tjera…!

Fondet e objektit i dispononte Ministria e Arsimit e Kulturës. Pas një muaji përgatitjeje, nën përgjegjësinë tonë si specialistë që do të zbatonim punimet, kontrolluam cilësinë e prodhimit dhe sasinë e çdo lloj materiali. Depozituam gjithë bazën materiale në magazinë dhe vajtëm të tre e i raportuam ministrit Rrahman Hanku, se ishim bërë gati për t’u nisur për në Austri. Të nesërmen na thërret Ministri i Arsimit dhe Kulturës Thoma Deljana, në zyrën e tij, për të na shpjeguar me hollësi rëndësinë politike dhe shtetërore të ndërtimit të këtij memoriali. Detyra e veçantë e të dy ministrave ishte që Memoriali të përfundonte për festat e Nëntorit të atij viti.

Koha e acarimit të marrëdhënieve Shqipëri-Bashkimi Sovjetik

Pas disa ditësh morëm pasaportat e përgatitura nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe disa udhëzime. Të tre ishim me emocione; të gëzuar nga njëra anë, por edhe me ankth, për këtë detyrë të rëndësishme e me përgjegjësi që na ishte ngarkuar. Prisnim me padurim ditën e nisjes. Data 20 shtator përkoi me një situatë të rënduar në vend si rrjedhojë e acarimit të marrëdhënieve Shqipëri-Bashkimi Sovjetik. Në ato rrethana na vjen fletë-thirrja me tre vija të kuqe, për mobilizim nën armë. Menjëherë paraqitemi në Degën Ushtarake Tiranë, ku pasi i sqaruam për detyrën që kishim marrë, me pasaportat e kthimit në dorë, u lejuam të vazhdonim misionin e ngarkuar.

Të nesërmen u paraqitëm në ndërmarrje ku gjetëm të rreshtuara tri maune me rimorkiot e mëdha. Parku i eksportit Durrës ishte ngarkuar për transportimin e të gjitha materialeve të ndërtimit nga Tirana për në Mauthausen të Austrisë. Më 23 shtator, mbas dite u nisëm nga Tirana për në Elbasan, nga ku të nesërmen të kalonim sa më shpejt kufirin e Qafë Thanës për në Jugosllavinë e atëhershme. Maunet ishin të mbingarkuara, kështu që nuk mund të ecnin me shpejtësi. Ishte koha kur ish-kryeministri Mehmet Shehu denoncoi Traktatin e Varshavës, kur buçisnin radiot duke transmetuar fjalimin e tij, ndërkohë që ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe i gjithë populli shqiptar ishte në gjendje alarmi…

PERIPECITË E UDHËTIMIT DERI NË VJENË, AKOMODIMI NË DHOMAT KU KISHIN FJETUR OFICERËT E GESTAPOS

Më 24 shtator 1968, në mëngjes kaluam kufirin e Qafë Thanës dhe në orën 12.00 mbërritëm në Strugë, ku bëmë një pushim të shkurtër sa për të pirë një kafe. Për ne ishte udhëtimi i parë jashtë shtetit. Do bënim 2.000 km. rrugë nga Tirana për në Vjenë. Shoferët e eksportit i dinin mirë rrugët dhe njihnin çdo qytet ku kalonim. Kënaqësi dhe lodhje. Ditari i atij udhëtimi është i mbushur me kujtime nga më të ndryshmet: Strugë-Ohër-Manastir-Nish-Beograd-Zagreb-Maribor dhe më 27 shtator në kufirin austriak, ku na nxorën disa probleme në doganë, sa për të na vonuar! Dogana e Austrisë na shoqëroi deri në Vjenë. Mbërritëm në orën 03 të mëngjesit të 28 shtatorit. Të trija maunet u bllokuan në doganën e Vjenës.

Ne të tre fjetëm në një hotel brenda ambienteve të doganës. Qëndrimi tre ditor për verifikimin e dokumenteve në doganë, për ne qe një boonus që na favorizoi të vizitonim qytetin e Vjenës me bukuritë e tij mahnitëse. Më 1 tetor, në orën 05.30 të mëngjesit u nisëm për në Mauthausen, ku pas pesë orësh arritëm në destinacion, në kampin ku do shkarkonim materialet nga tri maunet. Punonjësi i ambasadës shqiptare në Vjenë që na shoqëronte, bëri një takim me administratorin e godinave, i cili na dha një kapanon të madh ku do shkarkonim materialet e ndërtimit dhe morëm çelësat e magazinës. U akomoduam për të fjetur në kampin afër punës, në dhomat ku kishin banuar oficerët e Gestapos. Dhomat kishin tre krevate, frigorifer dhe vend për të gatuar…!

NISJA DHE VAZHDIMI I PUNIMEVE NË MAUTHAUSEN

Më 2 tetor 1968 u ngritëm në mëngjes herët. Kishim kërkuar nga ambasada të njoftohej Zyra e Urbanistikës e Linxit, që kishte nën administrim territorin e Mauthausenit. Me korrektësi, që në orën 8.00 të mëngjesit vjen kryearkitekti i Linxit me një Gentplan ku ishte përcaktuar parcela për ndërtimin e memorialit shqiptar. Na komunikoi rregullat që duhet të zbatonim gjatë procesit të ndërtimit. Nuk lejohej bllokimi i rrugës. Dherat e objektit dhe mbeturinat e ndërtimit, do hidheshin 5 km. larg….e kështu morëm lejen për fillimin e punës. Në bazë të koordinatave që morëm për sheshin, menjëherë bëmë piketimin e objektit dhe filluam nga puna. Na priste një volum i madh punimesh. Do të bënim edhe punëtorin e thjeshtë, që nga gërmimi e hedhja e dherave…! Ditari i zhvillimit të punimeve dhe vështirësive që na shoqëruan është shumë i gjatë.

Administratori Emanuele i kampit u miqësua me ne. Pasi na shihte duke punuar vetë në gërmimin e sheshit të bazamentit, një ditë na pyeti: -“Po specialistët për ndërtimin e objektit, kur do të vijnë”?! – Ju përgjigjëm se gjithçka deri në përfundimin e memorialit do të bëhet nga ne të tre dhe ai ngeli i habitur.

Punuam me përkushtim me orare të zgjatura, sepse po afronte ardhja e dimrit dhe në atë zonë temperaturat zbrisnin deri në minus 25-30 gradë. Emanuele, spanjoll me origjinë, ishte dëshmitar okular i torturave në këtë kamp të shfarosjes. Ai, pasi kishte shpëtuar i gjallë, ishte stabilizuar me banim në Mauthausen dhe punonte si ciceron dhe administrator i godinave të mbetura…! Shpjegonte me hollësi të gjitha ngjarjet që kishte përjetuar në këtë kamp. Dhe ne ishim me fat për faktin se shoku ynë, Llazar Mazniku, komunikonte italisht me Emanuele.

Një ditë ai na tha: “Ju shqiptarët jeni popull shumë i mirë. Kam njohur këtu në kamp shumë shqiptarë që për fatin e keq i dogjën në krematoriumet apo vdiqën nga torturat dhe mungesa e ushqimit”. Dhe më pas vijoi: “Ju të tre jeni artistë e do të ngrini këtu një shtatore në kujtim të atyre martirëve që sollën lirinë. Ndaj, para se të nisni punën, duhet të njihni historitë tragjike që kanë ndodhur këtu, pasi do ju ndihmojnë shumë në punën tuaj”. Emanuele na tregoi histori të tragjedive çnjerëzore të pafundme…! Gjatë punës me orare të zgjatura hasëm shumë vështirësi. Nuk kishim as mjet transporti për të hequr dherat e mbeturinat. Vendi mori pamje tjetër. U ngrit kollona afër 8 m., u sistemua sheshi me 120 m2; u bë bazamenti i skulpturës. Veshëm kollonën me mermer, e cila kishte mbishkrimin në shqip dhe gjermanisht. Në dy krahët u vunë grushtet e bronzit në kollonë sheshi. Kollona e ambientit morën pamje tërheqëse. U bë në fakt një mrekulli.

Afroheshin vazhdimisht vizitorë nga shumë vende të botës dhe na përgëzonin për punën që kishim bërë. Ndjenim vërtetë krenari kur na thonin: “Albania! Bravo Albania”! Vizitorë të shumtë na shprehnin mirënjohje për Shqipërinë e ne ndjeheshim krenarë që ishim bij të këtij vendi. Më 16 nëntor 1968, në Mauthausen ra bora e parë. Por ne kishim përfunduar punimet kryesore. Po sistemonim e pastronim ku bora nuk na pengonte. Ishim në fund të punimeve dhe në pritje të skulpturës prej bronzi, e cila duhej të kishte ardhur. Punimet në Mauthausen i ndoqën diplomatët e ambasadës tonë hap pas hapi, si Rakip Hoxha, Koli Bezo etj. Ata kishin krijuar një konsideratë të veçantë për ne e na respektonin tej mase. Kjo, si rezultat i kontakteve, punës që kishim bërë, por edhe informacioneve që ambasada kishte grumbulluar me rrugët e mënyrat e saj, për karakterin dhe përkushtimin tonë.

Më 25 nëntor njoftohemi se kishte mbërritur skulptura që ne e prisnim me padurim, pasi të gjitha punimet e tjera i kishim përfunduar. Shkarkimi nga maunia dhe dërgimi në bazament, nuk ishte i lehtë, mbasi dy trupa bronzi dhe bazamenti i tyre po prej bronzi, ishin shumë të rëndë. Vinçi për shkarkimin e saj nuk mund të vinte kur e donim ne dhe për të mos humbur kohë, ndërtuam një planshe, shtruam dërrasat dhe me anën e rulave, me shumë kujdes e zbritëm dhe po me rula e planshe e vendosëm me sukses mbi bazament. Pa e gërvishtur aspak arritëm ta ngremë në këmbë. Tashmë, partizani fitimtar, simbol i fitores së popullit shqiptar mbi fashizmin u ngrit madhështor në Mauthausen. Kjo vepër arti me simbolikën e saj të veçantë na gëzoi pa masë, jo vetëm ne që punuam për realizimin e saj, punonjësit e fotografin e ambasadës shqiptare në Vjenë, por edhe vizitorët e shumtë nga të gjitha vendet e botës. Më 27 nëntor 1968, në një të ftohtë të veçantë, mblodhëm veglat e punës dhe materialet dhe i ngarkuam në makinë. U përshëndetëm e u ndamë miqësisht me Grocia Emanuele, që u tregua i gatshëm për çdo ndihmë që i kërkuam.

DËSHMI TRONDITËSE NGA KAMPI I MAUTHAUSENIT

Nga vizita që bëmë në Muzeun e Kampit famëkeq të Mauthausenit mësuam vetëm dëshmi e fakte rrëqethëse. Kampi i Mauthausen ishte një kamp përqendrimi nazist i vendosur pranë fshatrave të Mauthausen dhe Gusen në Austri, rreth 20 km. në lindje të qytetit Linz. Në vitin 1940, Mauthausen-Gusen ishte bërë një nga komplekset më të përqendrimit në territoret e kontrolluara nga Gjermania naziste në Evropë. Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej; “Mulliri i kockave”.

Kampi Mauthausen ishte një kompleks kampesh pune dhe përqendrimi, me 5 kampe kryesore. Kampi Mauthausen është i famshëm për “Shkallët e Vdekjes”. Të burgosurit duhej të ngjisnin 186 shkallë duke mbartur blloqe betoni që peshonin 50 kilogram dhe vendoseshin njëri pas tjetrit. Nëse binte dikush, binin edhe të tjerët pas tij prej efektit domino që krijohej. Më të fortët kishin mundësi të zgjidhnin për t’u pushkatuar (që quhet vdekje e kollajtë e, gjoja të bëjnë nder) ose të shtynin një të burgosur tjetër nga pas që të vdiste, e ai të vazhdonte jetën. Shumë zgjidhnin pushkatimin.

Në janar 1945, kampet e drejtuar nga zyra qendrore në Mauthausen, përmbanin rreth 85.000 të burgosur. Numri i të vdekurve mbetet i panjohur, edhe pse burimet cilësojnë midis 122.766 dhe 320.000 të vdekur për tërë kompleksin. Ndër 122.766 të vdekurit në këtë kamp shfarosës ishin: 32.182 rusë; 8203 francezë, 30.203 polakë; 12.890 jugosllavë; 5730 italianë; 742 belgë; 7300 grekë; 12.123 hungarezë; 6502 spanjollë; 4473 çekosllovakë,1500 antifashistë gjermanë; 235 austriakë. Gjithashtu u shfarosën mijëra familje nga Luksemburgu, Anglia, Hollanda, Amerika etj. Dy kampet kryesore, Mauthausen dhe Gusen ishin të vetmit kampe në të gjithë Evropën të etiketuar si “e klasës së III-të”, apo kampe që kishin për synim eliminimin e “armiqve politik të pakorrigjueshëm”.

Shqiptarët në kamp                             

Numri i shqiptarëve të dënuar në kamp ishte diku te 600, ndërkohë që mendohet se shumica e të burgosurve shqiptarë kanë vdekur në këtë kamp. Në vitet 1943-‘45 nazistët arrestuan në Shqipëri rreth 530 vetë kryesisht në Vlorë, Durrës e Tiranë dhe i nisën në burgjet e Prishtinës, Zemunit dhe Bajnicës në Jugosllavi dhe më pas në kampet e përqendrimit në Mauthausen. Sipas të dhënave të kampit, figuron se aty kanë hyrë 427 shqiptarë, nga të cilët mbijetuan vetëm 24 persona. Pjesa më e madhe e të dënuarve ishin internuar në kamp si bashkëpunëtorë me Lëvizjen Antifashiste apo për shkak të rezistencës kundër pushtimit. Midis tyre kishte partizanë, komunistë, nacionalistë, republikanë, zogistë e anarshistë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më e vështira ishte kur më zhytnin kokën në një si lava-pjatë dhe me dorë më shtrëngonin testikujt, aq sa vreri më dilte jo nga goja, por...” Dëshmia e rrallë tropojanit që vuajti 25 vjet në burgjet komuniste

Next Post

“Për evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte, si; njerëz të deklasuar, ish-çifligarë, bejlerë, agallarë, etj...”/ Zbulohet dokumenti si hartoheshin listat e vdekjes

Artikuj të ngjashëm

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Ai ishte një shpirt i pakufizuar dhe, si i tillë çmonte lirinë, për të cilën thoshte; ‘Unë me njerëzit rri për edukatë’, dhe kur e pyetën për një kolegun e tij në Shkodër…”/ Ana e panjohur e poetit Frederik Reshpja

December 16, 2025
“Mjerisht, në përgjithësi kosovarët e sotëm, s’e dinë kontributin e Koliqit për arsimin shqip, dhe është e trishtueshme që të vinë me kurora lulesh, në varrin e diktatorit…”!/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
Art & Kulture

“Koliqi tregon vasalitetin e komunistëve shqiptarë, si shërbëtorë të zellshëm të huajve, ku thotë; Pse na ka lëshue dorë në kët mënyrë Perëndia, sa me hangër…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja

December 15, 2025
“Ashtu si Aleksandër Moisiu në SHBA-ës, kur para shfaqjes i dhanë një telegram, e lexoi dhe e futi në xhep, edhe Sandër Prosi, kur i thanë se i kishte vdekur…”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm
Art & Kulture

“Ashtu si Aleksandër Moisiu në SHBA-ës, kur para shfaqjes i dhanë një telegram, e lexoi dhe e futi në xhep, edhe Sandër Prosi, kur i thanë se i kishte vdekur…”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm

December 14, 2025
“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat…”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit
Art & Kulture

“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat…”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

December 9, 2025
Nderim përherë Presidentit Rugova
Art & Kulture

Dr. Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë, shkrimtaren e persekutuar shqiptare Musine Kokalari, pasi në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill 1983, botoi katër tregime të saj

December 5, 2025
“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës
Art & Kulture

“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës

December 2, 2025
Next Post
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

“Për evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte, si; njerëz të deklasuar, ish-çifligarë, bejlerë, agallarë, etj...”/ Zbulohet dokumenti si hartoheshin listat e vdekjes

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme