• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, July 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gaz’-i i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, shkoi disa herë për ta arrestuar Ismailin, te vendi i punës së tij, por ai…”/ Historia e panjohur e oficerit të Pashalimanit, i specializuar në Sevastopul

Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….
“Gaz’-i i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, shkoi disa herë për ta arrestuar Ismailin, te vendi i punës së tij, por ai…”/ Historia e panjohur e oficerit të Pashalimanit, i specializuar në Sevastopul
“Gaz’-i i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, shkoi disa herë për ta arrestuar Ismailin, te vendi i punës së tij, por ai…”/ Historia e panjohur e oficerit të Pashalimanit, i specializuar në Sevastopul
“Gaz’-i i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, shkoi disa herë për ta arrestuar Ismailin, te vendi i punës së tij, por ai…”/ Historia e panjohur e oficerit të Pashalimanit, i specializuar në Sevastopul

Nga Fuat Memelli

Memorie.al / Prej kohësh kam dashur të shkruaj për sinicarin Ismail Memelli. Kjo dëshirë buronte për përkushtimin e tij në punë dhe arritjet që pati, për dashurinë e tij për Sinicën dhe Shqipërinë, si dhe për pengesat e trishtimet që pati në jetë nga sistemi i kaluar, të cilat e brejtën shpirtin e tij, por nuk e mposhtën. Ismaili ishte një nga gjashtë fëmijët e Zylfos dhe Byles. Lindi në Sinicë të Devollit në vitin 1938. Fëminia e tij ishte e vështirë. Vendi nuk ishte çliruar ende nga okupatorët e huaj. Shkollën fillore dhe shtatë vjeçare, e kreu në vendlindje. Më pas mbaroi shkëlqyeshëm shkollën dy vjeçare të “Rezervave të Punës” dhe më pas shkon të kryejë shërbimin ushtarak, në Bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit.

Vitet në nëndetëse 

Në vjeshtën e vitit 1957, shkoi për specializim në Savastopol të ish Bashkimit Sovjetik, ku qëndroi disa muaj bashkë me një grup marinarësh dhe oficerësh. Kur u kthye në atdhe, shërbeu në bazën e Pashalimanit. Siç tregon ushtaraku Fahri Perona, me origjinë nga Suli i Devollit, i cili ka shërbyer në atë bazë, Ismaili ka qenë pjesëtar i efektivit të parë, të krijimit të Brigadës së Nëndetëseve, rreshtuar në nëndetësen e parë, me detyrë komandant i grupit të elektricistëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

Ai dhe gjithë efektivi i parë i nëndetëseve, u specializua në Sevastopol të ish Bashkimit Sovjetik, për disa muaj. Siç thotë Fahriu, vështirësitë në nëndetëse ishin të mëdha si: temperaturat e larta në lundrim, prezenca e hidrogjenit dhe e gazit karbonik, në ambient të mbyllura, ushqimet e konservuara, shërbimet e shpeshta, gatishmëria e lartë, shpesh tre muaj pa shkua në shtëpi, etj.

Në bazën e Pashalimanit, dolën hapur kontradiktat me sovjetikët. Ata deshën të marrin katër nëndetëset, por nuk ia arritën qëllimit dhe më 4 qershor 1961, u larguan nga vendi ynë. Pas largimit të sovjetikëve, ndihej nevoja e vazhdimit të punës në nëndetëse, sepse pas 4-5 muajsh, liroheshin detarët e specializuar. Ju bë thirrje të qëndronin aty dhe Ismaili ishte ndër të parët që iu përgjigj.

Nga një ngjarje e ndodhur asokohe, siç do tregojmë më poshtë, e kaluan nga nëndetëset në kantierin e riparimit të anijeve detare. Këtu ai përgatiti një grup elektricistësh, të cilët me kalimin e viteve, përvetësuan teknologjinë e riparimit dhe garantuan gatishmërinë e anijeve të Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Në vitin 1964, u martua me Myrveten, me origjinë nga Korça. Kur ishte në Pashaliman, lindën dy vajza, Arianën dhe Albinën.

Kalvari i vështirësive që nuk e mposhtën 

Si pasojë e një ngjarje të ndodhur asokohe, e pësoi Ismaili. E pësuan edhe dy vëllezërit e tij, Rasimi dhe Ibrahimi, etj. Pas kësaj ngjarje, Ismailin e kaluan për ca kohë në repartin e riparimit të anijeve të Flotës Ushtarake Detare. Duke ditur që me këtë “cen” në biografi, nuk mund të vazhdonte të punonte në Pashaliman, kërkoi vetë të largohet. Por, ku të shkonte?! Historia e persekutimit komunist, e ndiqte nga pas. Mendonin se Ismaili, mund t’i shërbente sovjetikëve, me që kishte qenë në Sevastopul dhe kishte punuar bashkë me ta, në Pashaliman.

Vajza e tij, Ariana Disha (Memelli) më tregon për kalvarin që kaloi Ismaili. Më tregoi se urdhri në fillim, ishte për internim dhe konfiskim pasurie. Ismaili tentoi të fillojë punë në Korçë, por punonte pak ditë dhe e largonin. Sigurimit të Shtetit, nuk i shpëtonte asgjë. Filloi punë edhe në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Elbasan, por edhe këtu e njëjta histori, punoi dy javë dhe e larguan, sikur të kishte sëmundjen e “murtajës”. Gruaja me dy vajzat, për dy vjet jetuan në Sinicë, te prindërit e Ismailit, ku bëheshin 11 vetë e siç dihet, në vitet e kooperativës varfëria ishte e madhe.

Pas dy vjet sorollatje, më fund ish-kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Librazhdit, Koci Sinica, me origjinë nga ky fshat, e ndihmoi dhe filloi punë si elektro-auto, në Ndërmarrjen e Ndërtimit në këtë qytet. Ata që e kanë njohur nga afër në Librazhd, flasin fjalët më të mira. Një prej atyre që më ka folur, ishte poeti i njohur Koçi Petriti, i cili disa vjet ka jetuar në Librazhd, më ka thënë: “Ismaili ishte duarartë. Atë e vlerësonin të gjithë në Librazhd”.

Megjithatë nuk e linin rehat. Disa herë e provokonin që të fliste ndonjë fjalë dhe ta arrestonin. Një spiun që punonte aty, jepte informacione të rreme dhe te puna e Ismailit, kishte shkuar dy-tre herë “Gaz”-i i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, për ta arrestuar, por ai ka ditur të mbrohet. U mbyll në vetvete dhe fliste vetëm për punën. “Shok” i afërt, iu bë duhani, që nuk e ndau kurrë sa ishte gjallë.

“Shoqe” të afërt kishte edhe kitarën. I binte asaj dhe këndonte në familje dhe te njerëzit e tij. Duke vlerësuar kontributin e tij, kur ishte në Pashaliman, kanë ardhur dy herë në Librazhd dhe kanë takuar Ismailin, ushtarakët e asaj baze, Aleko Pojani dhe Fahri Perona, megjithëse ai ishte me “njollë” dhe ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Ismaili në botën tjetër, familja në Amerikë 

Pas ditëve e viteve të trishta, era e ndryshimeve për këtë familje, nisi me ardhjen e demokracisë. Ismaili e mirëpriti dhe ishte ndër anëtarët e parë të Partisë Demokratike. U zgjodh edhe kryetar i Sindikatës së Pavarur që mbështeste programin e kësaj partie, në Librazhd. Kaluan pak vite dhe ai ndjeu zhgënjim. Në sindikatë dhe struktura të tjera, u zgjodhën njerëz jo idelistë dhe të përkushtuar, siç kishte menduar ai.

Në vitin e mbrapshte mbrapshtë 1997, vajza e tij, Anila, duke qenë nxënëse e shkëlqyer, shkoi me studime në Amerikë, nëpërmjet ndihmës së një shoqate. Duke e përcjellë në aeroportin e Rinasit, i ati Ismaili, i kishte thënë: “Ti po shkon me studime, por krahas rezultateve në mësime, mbi të gjitha të jesh njeri. Të ndihmosh mamin dhe motrat. Mua vallë do më gjesh, por mos u mërzit dhe mos lerë shkollën, që të vish”.

Vajza e re që po nisej me gëzim për studime, u çudit nga fjalët e të atit; “vallë do me gjesh”?! E pyeti përsëri të atin, por nuk i dha më shpjegime. U përqafuan dhe ky ishte takimi i fundit me të. Në trupin e Ismailit, ishte shfaqur sëmundja e pashërueshme, por nuk ia kishte thënë ende familjes. Më 10 prill të vitit 1997, ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Librazhdit.

Pas viteve 2000, vijnë në Amerikë me bashkim familjar edhe dy motrat e tjera, Albina dhe Ariana, bashkë me familjet e tyre. Jetojnë në Las Vegas dhe janë integruar shumë mirë në jetën amerikane. Mbajnë lidhje me Shqipërinë dhe e duan atë me gjithë shpirt, pasi vendlindja është vendi ku robërohet shpirti, pavarësisht trishtimet e mëdha, që patën nga regjimi i kaluar. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ish-oficeri i Marinës nga Berati, që më propozoi të bëhesha spiun dhe u rrah keqas nga Muharrem Dyli, s'qëndronte gjatë në kamp, se e çonin birucave, për...”/ “Kujtimet e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Ç`i grise shamitë së lari në krua, sytë i ke tek ujët, mend i ke te mua, nga pragu te gardhi, shkon thua më thua...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për kolegun nga Struga

Artikuj të ngjashëm

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 15, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
Next Post
“Ç`i grise shamitë së lari në krua, sytë i ke tek ujët, mend i ke te mua, nga pragu te gardhi, shkon thua më thua…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për kolegun nga Struga

“Ç`i grise shamitë së lari në krua, sytë i ke tek ujët, mend i ke te mua, nga pragu te gardhi, shkon thua më thua...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për kolegun nga Struga

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme