• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

“Më 2 tetor 1948, çeta ra në përpjekje në Kamçisht, ku u vra toger Xhezo Makashi, shefi i Sigurimit të Tepelenës dhe më pas, ata u drejtuan nga Berati…”/ Historia e panjohur e kryengritjes së Zhapokikës
“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit
“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog
“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog
“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog
Memorie.al

Nga Sadik Bejko & Çerçiz Loloçi

Memorie.al / Gjyshja, vajza dhe mbesa, në një udhëtim biblik për të takuar njeriun e tyre të afërt, të burgosur padrejtësisht nga regjimi diktatorial, është pak a shumë thelbi i librit më të ri autobiografik të Dr. Iris Halilit, titulluar “Eleganca e lotëve”, botimet Onufri 2025. Në pamje të parë duket si një kronikë familjare, por që del jashtë saj sepse personazhe nuk janë vetëm Ganimet Gjilani Fratari, Sabire Halili dhe vajza e saj e mitur, autore e librit, por dhjetëra familje të tjera të të përjashtuara nga shoqëria e të konsideruara “armiq të popullit e të Partisë”, të persekutuara, të internuara, të burgosura apo akoma më keq, me pjesëtarë të familjes të pushkatuar apo të zhdukur, që ende edhe sot nuk u gjenden eshtrat.

Ganimeti, me një bukuri të lindur, si e pikuar nga Perëndia, ishte 20 vjeç kur mbaroi Institutin Femëror “Nana Mbretëreshë” në vitin 1937, duke folur dhe shkruar anglisht, frëngjisht e italisht, shoqe e ngushtë e shkrimtares martire Musine Kokalari, e cila përjetoi pak vite të lumtura, përfshi martesën e saj me major Rauf Hajredin Fratarin, lindjen e dy fëmijëve dhe momente të tjera të gëzueshme me vëllain e motrën, por jeta e saj u vu përpara rrethanave të jashtëzakonshme, kur burri nacionalist, u arratis në SHBA-ës dhe u eliminua nga Sigurimi i Shtetit i regjimit komunist në vitin 1973 dhe djali iu dënua me 25 vjet burg, me dy fasha dënimesh: 15 vjet sabotim dhe 10 vjet agjitacion e propagandë.

Për një regjim që mbante si ikonë frymëzuese “luftën e klasave”, nuk kishte asnjë rëndësi që vetë Ganimeti vinte nga një familje e madhe nga Gjilani i Kosovës, as vjehrri i saj, Hajredin Fratari, dëshmor i kombit, përkrahës i qeverisë së Ismail Qemalit dhe vrarë pabesisht nga strukturat e mbrame të perandorisë turke.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndonëse ia dinin vlerat, pasi ai punonte sa për katër veta, drejtuesit e Institutit, nuk i dhanë asnjë titull a gradë shkencore, nuk e dërguan asnjëherë jashtë shtetit, pasi…”/ Historia e panjohur e Palok Dakës!

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

Po ashtu ishin të papërfillshme kontributet kombëtare të Rauf Fratarit, me shkollë ushtarake në Modena të Italisë në vitet 1923-1927, me studimet e larta në Akademinë Mbretërore të Romës në periudhën 1929-1933, majori i Gardës Mbretërore të Mbretit Zog në vitet 1935-1939, i burgosur dy herë nga regjimi fashist në Tiranë dhe Gjirokastër, delegat i Konferencës së Pezës në 1943 dhe asaj të Mukjes në 1943, komandant i batalionit “Hajredin Fratari”.

Krye-motivi i librit në formë ditari të Iris Halilit, është se duhet ta duash atdheun, edhe kur jeta të bëhet e pamundur nga sunduesit e pamëshirshëm të tij ose, kur të detyron të shkosh në skajet më të papërballueshme të saj. Ganimeti, me dy fëmijë të mitur, 4 dhe 2 vjeç, e kishte së brendshmi, se duke dashur familjen, e dashuron edhe më shumë atdheun tënd.

E bukur, e hijshme, e hirshme, sharmante, e admiruar nga dhjetëra moshatarë të saj, që turbullonte të gjallë e të vdekur, “Gano mos shko më në varre/se të vdekurit i ngjalle”, asaj nuk i hynin më punë hovet revolucionare. Përkundër tyre jetonte me paraardhësit e vet, me burrin e arratisur, me fëmijët që ishin pagëzuar me dy emra të spikatur, Sabirenë e Frashëllinjve, mbesën e Naim Frashërit dhe Hajredinin e ri, nipi i Fratarit të parë.

Në fëmijërinë e hershme e deri në vitet studentore në kohën e Mbretërisë, nuk pranoi të përfshihej në formacione apo lëvizje politike, madje kishte një fije mosbesimi për vëllain e motrën që u bënë debatikas. Por ishte gjithaq mosbesuese kur po ndahej fizikisht një herë e përgjithmonë, me bashkëshortin e saj që u largua nga Shqipëria në dhjetor 1944, me shpresën se do të rikthehej sërish në gjirin e familjes, pas ndërhyrjes së anglo-amerikanëve.

Nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme gjatë kohës së paktë martesore dhe me ndonjë letër të rrallë që i vinte herë nga Italia e, herë nga SHBA-ës kur u vendos përfundimisht, duke marrë dhe azilin politik. Aq më pak nuk deshi të rilidhej me ndonjë nga krerët komunistë, për të filluar një jetë tjetër pa mundime e vuajtje, që po i sillte pushteti i ri.

Ajo besonte te një fuqi që dilte mbi njerëzit dhe i lutej përditë në heshtje për një ditë më të mirë të nesërmen, për një vit më të mbarë, për një dekadë dhe kështu me radhë për 46 vjet, kur nisën proceset demokratike dhe ajo ndodhej në një moshë të tretë.

Një çift që simbolizonte lidhjen e pandashme Kosovë-Shqipëri, të shkolluar të dy, të ardhura nga familje të njohura, e parashikonin fare mirë se çfarë mund të ndodhte me një pushtet që bënte lidhje jo natyrore me serbo-sllavët dhe jo me krahun perëndimor që i përkiste historikisht.

Fëmijët, vajza dhe djali, ky ishte motivi i vetëm i mbijetesës dhe për ta do të bënte gjithçka mundej. Madje edhe kur pati një infeksion që shkonte deri në prerjen e njërës këmbë, ajo u lut fshehurazi në një vend të shenjtë dhe ia doli të bënte atë jetën e heshtur, mbi makinën qepëse, për të mbajtur familjen e saj. Një lloj burrneshe, jo nga ato që vishen dhe jetojnë si burrat, siç ngjet në disa vise shqiptare, por me një përkushtim dhe vet mohim të pangjashëm.

Në kopertinën e librit është një pikturë e realizuar nga një hebre që ishte strehuar në shtëpinë e Rauf Fratarit në kohën e Luftës kundër nazifashistëve, ndërkohë që kërkoheshin në çdo skutë nga gjermanët në gjithë Europën. Pasi kishte bërë portretet e Hajredin Fratarit dhe Sabire Frashërit, ai i kërkoi një tablo për bashkëshorten e vet, nga Gjilani.

Në tablo është Ganimeti, pak kohë pas martesës, që megjithëse kishte pozuar disa herë para tij, disa bulëza loti i rishfaqeshin befas. Pikërisht këtë gjendje fiksoi edhe piktori anonim hebre, sikur të parathoshte fatin e saj, që do vuante e sfilitej një kohë të gjatë, por nuk do të mposhtej. Tabloja u ruajt nga vajza e saj dhe u rinxor pas viteve nëntëdhjetë, si një kujtesë për gruan e hijshme e me një shpirt të bukur.

Pas eliminimit të bashkëshortit, Ganimeti përjetoi edhe një ndodhi tjetër, burgosjen e të birit pas asnjë faj, (ndëshkimi vijonte kështu në brezin e dytë, por kishte edhe në tri breza), një inxhinier i njohur dhe pikërisht nga ky moment nisin përjetimet e një vajze të mitur në provincën jugore të Tepelenës.

Janë gjithmonë tri personazhe: gjyshja, mamaja dhe mbesa që ndjekin fatin e njeriut të tyre të burgosur në Ballsh, Qafë-Bari, Zejmen e Burrel, por nuk mungojnë edhe protagonistë të tjerë, si Musine Kokalari, Drita Kosturi, At Zef Pllumi, Pjetër Arbnori, apo tipa të konsideruar “të përtishëm”, që e tejkalonin regjimin me ligësinë e tyre.

Tridhjetë e një kapituj e librit, risjellin jetën e shqiptarëve në diktaturë, ata që përkraheshin dhe të tjerë që përflakeshin; vështirë se mund të gjeje qoftë edhe një familje shqiptare pa u prekur prej diktaturës; goditjet vinin valë-valë, fillonin me nacionalistët, pastaj me krerët kryesorë të formacioneve partizane, më pas grupet armiqësore çdo pesëvjeçar, me paranojat që zbrisnin në formë zinxhiri nga kupola më e lartë e, deri te strukturat më të imta të pushtetit. Pikërisht kjo tablo e zymtë ri-vjen në faqet e këtij libri, jo vetëm si mesazh për t’u kujtuar, por edhe për të mos u përsëritur./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndaj Gjermanisë Perëndimore në 1967-ën, ku ne barazuam, 0 me 0, u tha se luajtëm për Jugosllavinë dhe se Ramiz Alia para ndeshjes....”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar, Todo Vaso  

Next Post

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

Artikuj të ngjashëm

“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Personazh

“Ndonëse ia dinin vlerat, pasi ai punonte sa për katër veta, drejtuesit e Institutit, nuk i dhanë asnjë titull a gradë shkencore, nuk e dërguan asnjëherë jashtë shtetit, pasi…”/ Historia e panjohur e Palok Dakës!

November 11, 2025
“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek
Personazh

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

November 10, 2025
“Përse tre kriminelët më tipikë, Aranit Çela, Rrapi Mino e Zylyftar Ramizi, që pas ’92-it u dënuan me vdekje, gjetën strehim politik, pikërisht në Perëndim…”?! /Refleksione të historianit dhe diplomatit të njohur
Personazh

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

November 8, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Personazh

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

November 9, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Personazh

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

November 6, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
Next Post
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme