• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Funeralin e Gaspër Thaçit, më 26 maj 1946, rinia katolike e qytetit, e ktheu në një protestë antikomuniste dhe kamionin që e vunë në rrugë, ata e…”/ Historia e panjohur e Arqipeshkvit të Shkodrës

Gasper Thaci
“Funeralin e Gaspër Thaçit, më 26 maj 1946, rinia katolike e qytetit, e ktheu në një protestë antikomuniste dhe kamionin që e vunë në rrugë, ata e…”/ Historia e panjohur e Arqipeshkvit të Shkodrës
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
Memorie.al
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Nga Dom Marjan Lumçi

-Imzot Thaçi, nuk pranoi ta takonte Mehmet Shehun në Katedralen e Shkodrës dhe refuzoi kërkesën e Enver Hoxhës, të shkëputej nga Vatikani-

Memorie.al / Imzot Gaspër Thaçi, ka lindur në Shkodër me 23.I.1889, në familjen e dëgjuar shkodrane të Thaçëve. Më 26 maj është përvjetori i vdekjes së Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit, i cili ndërroi jetë në  vitin 1946. Figurë e madhe kombëtare e kishtare, Imzot Gaspër Thaçi, qe bari shpirtëror i vërtetë, mbrojtës e kultivues i vlerave kombëtare e kishtare, kulturore e shpirtërore. Dëshmitar i patrembur i fesë në Krishtin e mbrojtës i të vërtetës. Shquhej për guxim të jashtëzakonshëm, kur duhej mbrojtur Ungjillin e grigjën që i qe besuar. E kjo, në kohë të vështira, kur Kisha Shqiptare, me kryqin e rëndë mbi supe, po ngjitej, e sharë, e pështyrë, e gjakosur, në majën e Golgotës. Nuk u bë kurrë vegël e asnjë politike: mbeti atdhetar i kulluar, predikatar i zjarrtë i Lajmit të Mirë

Me vdekjen e Imzot Lazër Mjedjes, Kryeipeshkvit të Shkodrës, vendin e tij me 19 mars 1936, e zuri Imzot Gaspër Thaçi, i cili ka lindur në Shkodër me 23.I.1889, në familjen e dëgjuar shkodrane të Thaçëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

Mësimet fillore Imzot Thaçi, i kreu në shkollat kishtare të vendlindjes, në Shkodër e pastaj, sikurse edhe shumica e klerikëve të tjerë shqiptarë, vijoi studimet teologjike e filozofike, në Insbruk, Austri.

Meshën e parë e çoi më 21 nëntor 1911 dhe menjëherë filloi shërbimin si famullitar, në dioqezin e Sapës në Nënshat, Dajç e Qelëz të Pukës, ku me 8 dhjetor 1912, ngriti edhe flamurin shqiptar.

Nën drejtimin e tij u organizuan shumë konferenca tepër të rëndësishme me karakter doktrinor e shoqëror, që patën për qëllim përgatitjen e besimtarëve katolikë, për kohët që po afroheshin nën diktaturën komuniste.

Imzot Gaspër Thaçi, nuk u bë kurrë vegël e asnjë politike: mbeti atdhetar i kulluar, predikatar i zjarrtë i Lajmit të Mirë, orator i shquar, njeri që nuk dinte t’i përdridhte fjalët, shpirt i kulluar, meshtar i vërtetë i Krishtit. Prandaj i tërhiqte aq fort besimtarët, që shikonin në Të, njeriun i cili jetonte ashtu si predikonte.

Imzot Thaçi qe organizatori i komitetit për kremtimin e festive jubilare të Shna Ndout e të Shën Luigjit, si edhe 700-vjetorit të lindjes së Shën Françeskut, ngjarje të cilave, shtypi i asaj kohe u kushtoi vëmendje të veçantë.

Si klerik dhe atdhetar i spikatur kur ishte famullitar në dioqezën e Sapës, Qelzën e thellë malore, do të ngrinte flamurin e Shqipërisë me 8 dhjetor 1912. Mbas sëmurjes së Imzot Lazër Mjedës, me 19.III.1936, së bashku me Imzot Vinçenc Prennushin, O.F.M. shugurohet Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe Metropolit i Shqipërisë, nga Delegati Apostolik, Imzot Gjon Della Pietra, në Katedrale.

Është Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezit të Shkodrës dhe famullitar i saj, që aso kohe kishte afro 15 mijë katolikë e afro 50 meshtarë (rast i rrallë po të krahasohet me çdo qytet tjetër). Me këtë funksion, Imzot Thaçi shërben nga viti 1936, deri në vdekjen e tij, në fund të vitit 1946, në Shkodër.

Si Arqipeshkëv, ndihmon në ndërtimin e kishave ndër të cilat atë të Bërdicës, kishën e Rusit, Kapelen e Varrezave të Rrmajit, shuguron elterin e Shna Ndout në Kishën Françeskane, ndihmon në botimin e revistave, si; “Kumbona e së dieles”, etj. Lë përshtypjet më të mira në autoritetet e vendit e të huaja, që takohen me të.

Nuk i del në pritje gjeneral-major Mehmet Shehut, kur erdh për vizitë në Pallatin e Arqipeshkvisë, ditën e Pashkëve, një javë mbas pushkatimit të Dom Ndre Zadejës.

Mbrojtës i zjarrte i Fesë dhe idealeve të Tija, politikan e diplomat në kushtet e vështira që jetoi, shkëlqeu kurdoherë në dobi të Fesë dhe të kombit. Ishte Arqipeshkëv i Shkodrës dhe primat i Kishës Katolike, kur komunistët morën pushtetin në Tiranë. Së bashku me Imzot Prennushin, thirret nga kryeministri Enver Hoxha, i cili i propozon të shkëpusin marrëdhëniet me Vatikanin e Romën, por ata e refuzojnë kategorikisht.

I vendosun në rezidencë nën kontroll, e në kushte izolimi, të thuash arrest shtëpije për vete, asiston i pafuqishëm ndaj arrestimit të priftërinjve, ekzekutimin dhe eliminimin e urdhrave fetare, për mbledhjet që ishin bërë e drejtuar prej Tij. Por duke u shtrembëruar e veshur me pabesitë komuniste. E dinin se ishte i sëmurë, e megjithatë policia vinte çdo ditë për ta pyetur ose kalonte në zyrën e tij.

Presioni dhe ngjarjet e kobshme të periudhës, kërcënimi e pushkatimet e kolegeve të tij, Dom Lazer Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Atë Anton Harapi e, mbi të gjitha pushkatimet në masë të datës 4 mars 1946, me Atë Gjon Shllakun, Padër Xhovani Faustin, Padër Danjel Dajanin e, sa të tjerë civilë, bëhen shkak të rëndimit të menjëhershëm të gjendjes dhe të vdekjes së tij.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, vdiq mbas një survejimi të rreptë, me 26 maj 1946, në ato kushte tmerri e terrori që jetonte qyteti i Shkodrës e posaçërisht Kleri Katolik Shqiptar, mbasi vuante edhe nga diabeti.

U bë një funeral nëpër qytet e, kur po kthente proçesioni pranë Katedrales, ngjau ai incident, që tashmë e dimë të gjithë. Një kamion kishte zënë udhën në mes, i vumë me qëllim. Atëherë të rij e, burra të fortë, e shmangen kamionin, për t’i lirue vend funeralit.

Në liceun e shtetit, drejtoria ndalonte studentët të merrnin pjesë në funeral, por ishte i pamundur ndalimi. Zhvillohet ai funeral i guximshëm nga rinia, nëpër gjithë qytetin e Shkodrës, që më vonë do të bëhet shkak, për burgosjen, torturimin e dënimin e sa e sa klerikëve dhe qytetarëve tjerë. Ja përse e cilësuam atë si; “funerali që solli aq shume viktima“!

Ishte vetëm një funeral, por kishte një domethënie të madhe…e, edhe një ndëshkim edhe më të madh. Përmes atij funerali, Shkodra donte t’i tregonte diktaturës, se: “Nuk e donte komunizmin, nuk e donte diktaturën dhe ateizmin e saj”, ndërsa pala tjetër, do ti tregonte Shkodrës, se ai mendim, ai qëndrim, në diktaturën e proletariatit, do të kishte një ndëshkim të rëndë.

Nuk mund të numërohen viktimat e atij funerali, sa të burgosur, sa të martirizuar e të pushkatuar, sa të vrarë në kufi gjatë arratisjes e, ndër qelitë e Sigurimit gjatë masakrimit të tyre, sa të rinj e gjimnazistë por edhe sa klerikë e deri pleq, si romancieri i parë shqiptar, Dom Ndoc Nikaj, që aso kohe ishte jo më pak se 80 vjeç dhe “shëtitej”, rrugëve të Shkodrës me një armë në krah për ta diskredituar!

Nuk mund të numërohen viktimat e atij funerali, sa të burgosur, sa të martirizuar e të pushkatuar, sa të vrarë në kufi gjatë arratisjes e, ndër qelitë e Sigurimit gjatë masakrimit të tyre, sa të rinj e gjimnazistë por edhe sa klerikë e deri pleq, si romancieri i parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, që aso kohe ishte jo më pak se 80 vjeç dhe “shëtitej “rrugëve të Shkodrës me një armë në krah për diskreditim…!

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, varroset në Katedralen e Shkodrës dhe eshtrat e tija qëndrojnë aty, deri në marsin e vitit 1967 kur, duke u kthyer në Pallat Sporti, do të treteshin, pa ju ditur ende dhe sot, vendi i tyre. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Dhjetor 2023

Next Post

“Ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelësh, që kemi shumë gjynahe’, - më tha ish-oficeri i lartë i Sigurimit, që vuajti 10 vite burg, si miku i Mehmet Shehut...”/ Rrëfimi i rrallë, i Simon Mirakajt

Artikuj të ngjashëm

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”
Personazh

“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm
Personazh

“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm

August 20, 2026
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
Personazh

“Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin Shqipërinë në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, plazhe…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

August 19, 2026
“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas
Personazh

“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili…”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas

August 18, 2026
“Pas vitit 1944, shtypshkronja e tij në ‘Rrugën e Kavajës’ ku ishin shtypur librat e vëllezërve Frashëri u shtetëzua dhe përfundoi në Skrapar për rast lufte…”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm
Personazh

“Pas vitit 1944, shtypshkronja e tij në ‘Rrugën e Kavajës’ ku ishin shtypur librat e vëllezërve Frashëri u shtetëzua dhe përfundoi në Skrapar për rast lufte…”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 18, 2026
Next Post
“Kur hetuesi i humbi shpresat se Agroni do t’i pranonte akuzat, hapi sirtarin dhe i tregoi deklaratat që kishin firmosur dy vartësit e tij të ndërmarrjes, ku thuhej…”/ Dëshmitë e ish-të burgosurit politikë

“Ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelësh, që kemi shumë gjynahe’, - më tha ish-oficeri i lartë i Sigurimit, që vuajti 10 vite burg, si miku i Mehmet Shehut...”/ Rrëfimi i rrallë, i Simon Mirakajt

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme