• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelësh, që kemi shumë gjynahe’, – më tha ish-oficeri i lartë i Sigurimit, që vuajti 10 vite burg, si miku i Mehmet Shehut…”/ Rrëfimi i rrallë, i Simon Mirakajt

“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
“Përse Enveri vendosi  të eliminonte Hysniun dhe Mehmetin që në vitin 1973, …”/ Dëshmitë e rralla të kolonelit, njeriut më besnik të ish-kryeministrit Shehu
“Në Baldushk, rrinim edhe nga tre ditë pa ngrënë, por motra, pastruese të një lokal në ‘Brrakë’, mblidhte mbeturinat e…”! /Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite burg
“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….
“Te Klubi i Gjuetisë në Lezhë, kur Enveri e pyeti Mehmetin se çfarë do lexonin atë natë, ai i tha…”/ Dëshmia e njeriut besnik të ish-kryeministrit

Nga Simon Miraka

Memorie.al / Po shkoja drejt “Tajvanit”, për të pirë një kafe. Ishte një ditë e bukur dimri me diell, po shikoja të gjej një tavolinë, përballë shatërvanit. Ndigjoj një zë që më thërret: – “O Mirak, eja…”! Kthej kokën, shikoj një të moshuar në tavolinë, ishte vetëm. Ju afrova: – “Ulu”, më thotë me një zë urdhërues. – Nuk po më njeh”?! – “Jo më fal, nuk po të njoh”. – “Jam I.S.”!

Idriz Seiti quhej, kur më tha emrin të cilin e kisha hasur në dokumentet e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një oficer madhor i ish-Sigurimit të Shtetit, desha të ngrihem, por e mbajta veten. Kamerieri erdhi dhe porosita një kafe.

– “Të lutem sa bëjnë këto” dhe i nxora lekët.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

– “Të thirra unë”, tha I.S.

– “Faleminderit, por kafen do e paguaj unë”.

– “Mirë faleminderit…”!

Ishte i veshur si mos më keq, me t’u dhimbtë.

– “Edhe unë kam bërë burg z. Mirakaj, mbas vrasjes së Mehmet Shehut, u arrestova si një mik i tij, më dënuan 10 vjet, i bëra në Burrel”.

– “Ju mor zotëri, nuk ishit kundra diktatorit, se i shërbyet me një zell të madh, por ishte ai kundra jush”, i them unë dhe vijova:

– “Po a mund të të bëj një pyetje, si ka mundësi që nuk u bëtë burra një herë?! Por ju vuri Enver Hoxha kundra njeri tjetrit (duke vrarë), e filluat me Zai Fundon, Mustafa Gjinishin e, të tjerë! Kurse ne, e dinim se çfarë do ndodhte me Enver Hoxhën e të tjerë”.

– “E more zoti Mirakaj, ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelësh”, dhe i dridhej buza.

– “Unë emrin tuaj, e kam hasur në dokumenta, se kam punuar disa vite në arkivin e Ministrisë së Punëve Brendshme, ke qenë me pozitë të lartë, në ish- Sigurim, ke qenë kryetar Dege, etj”.

– “Po është e vërtetë, keni gjynahe në kurriz”.

– “Krimet që keni bërë ju mbi njerëzit e pafajshëm, nuk ka det që i lanë”.

– “Po ke të drejtë, unë kam ndjekur dhe babain tënd në mal, po ta kishim zënë, do e kishim vrarë”.

– “A keni trashëgimtarë (fëmijë)”? i thashë unë.

– “Ehh, kisha dy djem, njërin ma mbytën, tjetrin ma çmendën, po pe një burrë me çantë të zezë në krah, me libra, ai është im bir”. “Ti, – m’u drejtua – mbahesh mire, ju keni vuajtur shumë”.

– “Më vjen keq, po ju përgjigjem, pse unë mbahem mirë. Unë mbahem mire, se i kam besuar Zotit, ju jeni në këtë gjendje, sepse i besuat djallit.

– “Do kisha dëshirë, të rrija me ju, se jeni burrë i mirë, se unë ju njoh mirë si familje, por po çohem se nuk ndihem mirë. Po u bëra mirë, do shihemi prap, se dua të flas me ty, se di shumë gjëra”, – më tha.

U ngrit, mezi tërhiqte këmbët. E përcolla me sy me keqardhje, pantallonat i kishte lidhur me spango. Takimi tjetër nuk u bë i mundur, mbasi për pak kohë, ai ndërroi jetë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Funeralin e Gaspër Thaçit, më 26 maj 1946, rinia katolike e qytetit, e ktheu në një protestë antikomuniste dhe kamionin që e vunë në rrugë, ata e...”/ Historia e panjohur e Arqipeshkvit të Shkodrës

Next Post

“Mora dy bombat e dorës e revolverin, i mbështolla me strajcën që mos lageshin e fillova kalimin e lumit, drejt kufinit...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, i arratisur nga Shqipëria, në 1959-ën

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Next Post
Relacioni sekret: “Si e vramë shkelësin e kufirit, Sokol Vreshti dhe kapëm të gjallë shokun e tij, Gjelosh Gega, pasi do të arratiseshin në Jugosllavi…”?! / Ngjarja e 2 tetorit ’86, në Vermosh

“Mora dy bombat e dorës e revolverin, i mbështolla me strajcën që mos lageshin e fillova kalimin e lumit, drejt kufinit...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, i arratisur nga Shqipëria, në 1959-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme