• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 30, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Fotot e Teatrit Kombëtar në shkurtin e ‘46-ës me fasadën ballore dhe ballkonin që nuk është më …

Memorie.al
Memorie.al
Fotot e Teatrit Kombëtar në shkurtin e ‘46-ës me fasadën ballore dhe ballkonin që nuk është më …
72
Shares
716
VIEWS

Memorie.al publikon dy foto të Teatrit Kombëtar që i përkasin shkurtit të vitit 1946, kur aty zhvillohej gjyqi ndaj ish-pjestarëve të Regjencës në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit, si Padër Anton Harapi, Maliq Bushati dhe Lef Nosi, të cilët akuzoheshin si “armiq të Popullit”, ku dallohet qartë sheshi para hyrjes kryesore të asaj godine, që është mbushur nga qindra banorë të kryeqytetit dhe kureshtarë që ndiqnin seancat e atij gjyqi, si dhe fasada ballore e godinës e cila ka pësuar ndryshime të shumta nga ndërhyrjet që i janë bërë asaj ndër vite…

Në shkurtin e vitit 1946, pas disa muajsh hetuesie, regjimi komunist i Enver Hoxhës nxorri në gjyq tre ish-pjestarë të Regjencës, Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, të cilët akuzoheshin si “armiq të popullit” dhe “kriminelë lufte” për arsye të funksioneve të larta që ata kishin mbajtur dhe ushtruar gjatë pushtimit gjerman të vëndit nga shtatori i ’43-it deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e ’44-ës. Ndërsa historia e tyre dhe e atij gjyqi që i dënoi me vdekje, me pushkatim, dhe ekzekutimin diku në vëndin e quajtur Kodra e Priftit në 14 shkurt të atij viti, tashmë është e njohur, me interes janë këto foto të rralla që Memorie.al publikon për herë të pare, pasi aty duket godina e Teatrit Kombëtar, e cila prej afro dy vitesh ka qenë dhe mbetet në qëndër të vëmëndjes për shkak të vendimit të qeverisë për ta shëmbur atë ndërtesë dhe kundërshtisë që ajo ka hasur nga një komunitet i madh aktorësh dhe artistësh të përfaqësuar nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe qindra e qindra mbështetës të tyre,nga banorë të kryeqytetit. Gjë e cila ka bërë që kjo  godinë t’i rezistojë deri më sot vendimit të qeverisë si dhe gjithashtu tërmetit të fortë të 26 nëntorit dhe atyre që pasuan atë. Siç duket qartë dhe nga dy fotot në fjalë, nga godina e Teatrit Kombëtar që asokohe shërbente edhe si kinema, ku po zhvillohej gjyqi ndaj “armiqëve të popullit”, dallohet vetëm një pjesë e vogël e fasadës ballore të saj, si dhe sheshi përballë i cili nxin nga shumë banorë të kryeqytetit dhe kureshtarë që ndiqnin seancat e atij gjyqi të bujshëm, për shkak të funksioneve të larta që kishin mbajtur të pandehurit që “gjykoheshin” aty. Mes turmës së madhe të popullit që po ndjek me vëmendje daljen e të pandehurve nga salla e gjyqit dhe “sistemimin” e tyre në një kamion të mbuluar nën shoqërinë e rojeve të shumta, (ku dy syresh po ndihmojnë Patër Antonin për të hipur në kamion) duken më së shumti ushtarakë të armatosur që siguronin “mbarëvajtjen e seancave”, intelektualë, fshatarë me qeleshe të bardha, shitës ambulantë me tezga në krah, punëtorë  me vegla pune në supe, fëmijë të vegjel, etj., Ajo që vihet re nga kjo pjesë e godinës së Teatrit, që duket qartë në të dy fotot, është fasada ballore me ballkon  mbi dy dyert kryesore të hyrjes së Teatrit, i cili tashmë nuk ekziston, pas shembjes dhe shkatërimit të tij./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Gjithashtu mund të lexoni

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni dhe Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

Fotot e rralla të qyteteve të Kosovës

Share72TweetPinSendShareSend

Previous Post

Enveri në Bahçallëk: Tërmeti preku 500 fshatra e disa qytete, shembi 17 mijë shtëpi dhe 100 mijë banorë pa strehë, por nuk lëkundi shqiptarin…

Next Post

Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Pararoja” e Gjirokastrës…?!

Artikuj të ngjashëm

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni  dhe  Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.
Galeria e Fotove

Foto e rrallë / Galezzao Ciano, i shoqëruar Francesco Jacomoni dhe Achille Starace etj., duke vizituar maketin e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

May 25, 2022
GJAKOVE, 1916 Trupat bullgare dhe shqiptare në Gjakovë
Galeria e Fotove

Fotot e rralla të qyteteve të Kosovës

April 15, 2022
Fotot e panjohura/Nga miqtë e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqi e Padër Gjergj Fishta, te i vëllai, Dom Mikeli, motrat Margerita e Antonieta dhe …”/ Imazhet e rralla të Ernest Koliqit
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura/Nga miqtë e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqi e Padër Gjergj Fishta, te i vëllai, Dom Mikeli, motrat Margerita e Antonieta dhe …”/ Imazhet e rralla të Ernest Koliqit

January 21, 2022
Fotot e panjohura: “Leningrad 1961, kur marinarët shqiptarë dhe ata rusë, ishin ‘ballë për ballë’, gati për…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën
Galeria e Fotove

Fotot e panjohura: “Leningrad 1961, kur marinarët shqiptarë dhe ata rusë, ishin ‘ballë për ballë’, gati për…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën

October 12, 2021
Fotot e panjohura të Ramiz Alisë: “Nga Mehmet Elezi,  Sokol dhe Liljana Hoxha, te veteranët e Luftës, familjet e dëshmorëve dhe…”/ Imazhet e rralla të fiksuara më 8 gusht 1988, në Helmës të Skraparit

August 8, 2021
Foto e rrallë: “Pesë klerikët katolikë të pandehur në gjyqin komunist në qytetin e Shkodrës, ku dy prej tyre u dënuan me vdekje dhe…”/ Imazhet nga revista “Në shërbim të popullit”, e vitit 1968

June 10, 2021
Next Post
Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Pararoja” e Gjirokastrës…?!

Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Pararoja” e Gjirokastrës…?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!