• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Pararoja” e Gjirokastrës…?!

Shkodra foto e vjeter
Simon Stefani Enveri
Enveri në Byro: Kooperativistët e Lenka Çukos ofruan fonde për tërmetin, të huajt duan të na japin, kurse gazeta “Pararoja” e Gjirokastrës…?!
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
3
Shares
499
VIEWS

Memorie.al publikon dokumente historike me proces-verbalin e datës 19 prill të vitit 1979, ku Enver Hoxha zhvilloi një mbledhje me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, Simon Stefani, etj., ku diskutuan rreth situatës që kishte krijuar tërmeti i 15 prillit të atij viti, si dhe nismat që kishin marrë disa ndërrmarje dhe kooperativa bujqësore në mbarë vëndin për të dhënë fonde fianciare apo nga një ditë pune për zonat e dëmtuara, si dhe kritikat e forta të udhëheqësit komunist ndaj gazetës lokale “Pararoja” të Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës, të cilët nuk kishin pasqyruar ngjarjet e tërmetit, por ishin mjaftuar vetëm me një shkrim me 15 rreshta…

 

SHTYPI TE PROPAGANDOJE INICIATIVAT REVOLUCIONARE NE NDIHME TE ZONAVE TË DEMTUARA NGA TERMETI

 Nga biseda në takimin ditor të sekretarëve të K.Q. të P.P.SH. 19 prill 1979

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

SHOKU ENVER HOXHA: Të gjithë njerëzit te ne janë të shqetësuar për dëmet që shkaktoi tërmeti në rrethet e Veriut, u ka therur në zemër fatkeqësia e vëllezërve të Shkodrës, Lezhës etj. Gjatë këtyre ditëve na kanë ardhur shumë telegrame e letra nga punëtorë, kooperativistë, ushtarakë etj. nga i gjithë vendi, në të cilat shprehen solidariteti i tyre dhe gatishmëria për të ndihmuar vëllezërit e rretheve të dëmtuara. Midis të tjerave, mësova se në një nga ndërmarrjet e Tiranës ishte bërë një mbledhje e posaçme ku punëtorët e kuadrot kishin shprehur gatishmëri revolucionare për të kontribuar me pagën e një dite pune për ndërtimin e banesave. Mua më duket se kjo është një iniciativë e mirë dhe përbën një ndihmë të konsiderueshme për likuidimin e pasojave të tërmetit, se mesatarja e pagës së një dite pune është për çdo punonjës 20 lekë.

SHOKU SIMON STEFANI: Kjo iniciativë e lavdërueshme e punëtorëve, me siguri që do të përqafohet edhe nga punëtorët e nëpunësit e ndërmarrjeve të tjera.

SHOKU ENVER HOXHA: Me siguri që të tërë do ta përkrahin, si punëtorët, edhe nëpunësit.

SHOKU HYSNI KAPO: Kur dëgjova mbrëmë radion, shoku Enver, më bëri përshtypje lajmi për iniciativën e një kooperative bujqësore, e cila ka marrë përsipër të ndërtojë me shpenzimet e saj dy shtëpi në një nga fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Edhe kjo është një iniciativë e vlefshme dhe plotësisht e mundshme për t’u realizuar, sepse në vendin tonë ka sot kooperativa që kanë fonde e mundësi për të përballuar shpenzimet që duhen për një gjë të tillë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ne sot kemi shumë kooperativa të tilla, në gjendje që të japin kontribute të kësaj natyre.

SHOKU SIMON STEFANI: Dje bisedova me shokët drejtues të Komitetit të Partisë të Rrethit të Lushnjës. Shoqja Lenka më tha se kooperativistët e Divjakës kanë shprehur dëshirën t’i japin shtetit një fond prej 100 apo 200 mijë lekësh t’i përdorë për zonat e dëmtuara nga tërmeti.

SHOKU ENVER HOXHA: E si të mos i japin ndihmë shtetit të tyre anëtarët e kooperativave tona bujqësore, kur neve na ofrojnë ndihma për këtë rast edhe të huajt, por që ne në asnjë mënyrë nuk i pranojmë? I gjithë populli ynë patriot, i edukuar nga Partia me ndjenja të larta revolucionare, me frymën e lartë të solidaritetit socialist, është ngritur në këmbë dhe po ndihmon shtetin, ndihmon vëllezërit e tij të dëmtuar nga tërmeti. Këto zotime e iniciativa janë të mira. Shtypi t’i propagandojë si duhet ato. Unë mendoj që letrat, telegramet e punonjësve, sidomos ato në të cilat bëhet fjalë për zotime e iniciativa konkrete, siç është rasti i kësaj ndërmarrjeje të Tiranës, t’i jepen shtypit dhe të propagandohen si iniciativa revolucionare. Kështu i gjithë populli, duke u njohur me to, do t’i përkrahë menjëherë. Kudo po vihet re një mobilizim e entuziazëm i madh revolucionar, jo vetëm për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga tërmeti, por, në të njëjtën kohë, edhe për realizimin e detyrave në frontin ditor të punës. Sot kisha një telegram nga Shkodra. «Të tërë jemi në këmbë, — thuhej atje, — i jemi përveshur punës dhe, me të gjitha masat që kemi marrë e do të marrim, do t’i ndërtojmë fshatrat, shtëpitë e objektet e tjera para afatit të caktuar. Do të realizojmë dhe do të tejkalojmë planin në industri, në bujqësi e në tërë sektorët e tjerë”. Kjo frymë e lartë revolucionare e masave tona punonjëse të pasqyrohet mirë në shtypin tonë qendror e lokal. Gazetat lokale ta pasqyrojnë patjetër gjendjen e rëndë që është krijuar, veçse gabimi u bë qysh në fillim me dhënien e komunikatës për tërmetin. Ditën kur lexova komunikatën u thashë shokëve që pse keni vënë në to vetëm Shkodrën dhe Lezhën, kur tërmeti ka goditur edhe 5 rrethe të tjera, si Mirditën, Matin, Pukën, Tropojën dhe Dibrën. Një gjë e tillë nuk është reale, për arsye se nuk janë prekur vetëm 2 rrethe, por gjithë Veriu i vendit tonë është dëmtual rëndë. I lexova me radhë gazetat, edhe ato të rretheve. Të gjitha në kryeartikujt e tyre me tituj me germa të mëdha shkruanin për mobilizimin e masave, i bënin thirrje popullit për t’u vajtur në ndihmë të dëmtuarve. Por, t’ju them të drejtën, më bëri shumë përshtypje qëndrimi i shokëve të gazetës «Pararoja» të Gjirokastrës. Atyre u duhet hequr veshi për qëndrimin indiferent që po tregojnë në këto momente, kur kudo gjendja zien. Ndodhi një tërmet kaq i madh në vendin tonë dhe, kur të gjitha gazetat e rretheve kanë mbushur faqen e parë me njoftime për këtë ngjarje, në gazetën «Pararoja» janë mjaftuar duke vënë në një qoshe vetëm nja 15 radhë. Pse, nuk u bëri atyre përshtypje ky tërmet? Nuk i tundi vendimi i Komitetit Qendror të Partisë dhe i Qeverisë për zhdukjen e pasojave të tërmetit? Tash po tundet e gjithë Shqipëria, kurse në gazetë flitet për gjëra të dorës së fundit. Sigurisht, edhe ato duhen, se çdo gjë ka rëndësinë e vet, por momenti aktual dikton diçka tjetër më të rëndësishme. Pse, me ato pak radhë që janë vënë në gazetë do të mobilizohet populli i Gjirokastrës? Apo mendohet se, meqë vjen gazeta «Zëri i popullit», nuk ka nevojë të shkruhet? Është gabim po të mendohet kështu, ndryshe Komiteti Qenclror i Partisë nuk do të kishte vendosur për nxjerrjen e gazetave lokale. Pastaj, jo të gjithë ata që abonohen në gazetat lokale marrin edhe «Zërin e popullit». Gazetat kanë një mision e detyrë të rëndësishm, prandaj duhet treguar kujdes që në to aktualisht të pasqyrohen mirë edhe hovi revolucionar e mobilizimi i masave për zhdukjen e pasojave të tërmetit.

(Botohet për herë të parë sipas tekstit të nxjerrë nga biseda e incizuar, që gjendet në A.Q.P.P.SH)

Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share3TweetPinSendShareSend

Previous Post

Fotot e Teatrit Kombëtar në shkurtin e ‘46-ës me fasadën ballore dhe ballkonin që nuk është më ...

Next Post

Kujtimet e kolonelit Hysni Daja: Në dhjetorin e ’44-ës, kur ndiqnim forcat gjermane në tokat jugosllave...(fotot e papublikuara)

Artikuj të ngjashëm

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
Next Post
Memorie.al

Kujtimet e kolonelit Hysni Daja: Në dhjetorin e ’44-ës, kur ndiqnim forcat gjermane në tokat jugosllave...(fotot e papublikuara)

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!