Memorie.al publikon disa foto të rralla që i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore në vitet 1914 – 1917, të cilat na paraqesin pamje nga qyteti dhe fshatrat e rrethit të Korçës, që asokohe ishte nën kontrollin e trupave franceze të komanduara nga gjenerali Sarrai, të cilat hynë në qytet me dt. 29 nëntor 1916 pasi larguan me luftë trupat italiane. Imazhet e rralla e të panjohura, nga trupat ushtarake të Legjionit Francez të Lindjes që janë në frontin e luftës me Greqinë apo të rreshtuar për një ceremoni të rastit në qendër të qytetit të Korçës, senatori francez, Justin Godart, që i rrethuar nga ushtarakë të lartë, viziton banorët e varfër të fshatit Gjonomadh, te spitalet me personelin mjeksor të veshur me bluzat e bardha dhe të plagosurit që kuroheshin aty…!
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016