• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Fotot e panjohura /”Kur Enveri u jepte ushtarakëve ‘sihariqin e madh’ për heqjen e sistemit të gradave në Ushtrinë Shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme…”/ Mbledhja e vitit ‘66

Memorie.al publikon  disa foto  të mbledhjes së Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, me eksponentët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, e zhvilluar në datën 6 mars të vitit 1966, ku sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, diskutoi në praninë e ushtarakëve të lartë, çështjen e heqjes përfundimtare të sistemit të gradave nga Forcat e Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë.   

Nisur nga vendimi unanim që u mor për heqjen e sistemit të gradave pas publikimit të së ashtuquajturës ‘Letra e Hapur e Komitetit Qendror të PPSH-së’, dërguar nëpunësve, punëtorëve, ushtarakëve dhe fshatarësisë kooperativiste, duket qartë se ajo mbledhje ishte thjesht një formalitet, pasi miratimi për heqjen e gradave dhe vendosjen e komisarëve politikë te radhët e Forcave të Armatosura të Ushtrisë Shqiptare, ishte marrë tashmë.

Në këto imazhe të papublikuara, shihen qartë ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (midis të cilëve gjeneralë dhe kolonelë) të cilët, miratojnë të “entuziazmuar” futjen e sistemit kinez të një ushtrie dhe policie pa grada, ku automatikisht binte roli i komandantit dhe ngrihej roli i komisarëve, nën parullën e famshme “Partia në komandë”, gjë e cila e kthente ushtrinë nga profesioniste, në një forcë të armatosur ku sundonte ideologjia.

Ky sistem i cili për kohën, duhet theksuar se ishte unik në botë, pasi përveç ushtrisë së Republikës Popullore të Kinës, atë do ta përvetësonte vetëm Shqipëria, dhe asnjë forcë e armatosur e ndonjë vendi tjetër i botës. Ndonëse vendimi i Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së për heqjen e sistemit të gradave në Ushtrinë Shqiptare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, u “prit me entuziazëm” nga ushtarakët, shkaktoj dhe shumë pakënaqësi në radhët e tyre, por ajo gjë ishte në heshtje.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

I vetmi ushtarak madhor, madje me gradën gjeneral-major, që kundërshtoj heqjen e gradave në Ushtri, ishte Halim Xhelo, që asokohe mbante funksionin, Drejtor i Sigurimit të Ushtrisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Por kundërshtimi i tij nuk ishte i hapur, por me anë të një letre anonime dërguar Enver Hoxhës, ku përveç problemit të heqjes së gradave, ai ngrinte edhe një sërë problemesh të tjerë për vijën politike që po ndiqte asokohe udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe gjendjen e mjeruar ekonomike ku e kishte çuar vendin ajo.

Por ajo letër anonime u zbulua nga makina e shkrimit me të cilën ishte shkruar dhe gjeneral-major Halim Xhelo Koçiu (me origjinë nga Dukati i Vlorës), u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg, por ai vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1974, në rrethana që edhe sot kanë mbetur të paqarta.

Një tjetër ushtarak i lartë që u dënua për kundërshtimin e hapur që i bëri vendimit të udhëheqjes së PPSH-së për heqjen e gradave, ishte kolonel Dilaver Radëshi (me origjinë nga fshati Radësh i rrethit të Skraparit), i cili ishte studiues dhe historian ushtarak, i diplomuar në ish-Bashkimin Sovjetik. Kolonel Radëshi u arrestua në mënyrë demonstrative në mbledhjen e mbajtur në Shtëpinë Qendrore të Ushtarakëve në Tiranë, dhe vuajti dënimin kryesisht në burgun e Burrelit nga ku u lirua në vitin 1990 dhe ndërroi jetë pas disa vitesh në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës.

Heqja e sistemit të gradave në Ushtrinë Shqiptare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se u bë nga Enver Hoxha, pasi ai i trembej ushtarakëve madhorë, ku pjesa më e madhe e tyre kishin studiuar dhe ishin diplomuar në ish-Bashkimin Sovjetik, cilët sipas paranojës së diktatorit komunist shqiptar, në çdo moment ata mund të “thyenin besnikërinë” ndaj Partisë dhe të organizonin një “grusht shteti” të mundshëm.

Por heqja e gradave ishte vetëm “hapi i parë’ që ndërmori Enver Hoxha për të vënë nën trysni dhe kontroll të plotë Ushtrinë Shqiptare, pasi tragjedia e vërtetë mbi ushtarakët madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndodhte disa vite më vonë. Pikërisht në vitet 1974 – ‘75 e para do të goditej Ushtria, me eliminimin e treshes kryesore Balluku-Dume-Çako, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan në vitin 1975) dhe në vitet 1982 – ‘83 do të përmbyllej me eliminimin e kastës drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me dënimin me vdekje dhe pushkatimin e treshes: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu dhe LLambi Peçini. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Autokritika e aktorëve të teatrit të Durrësit: “Ndjehemi të turpëruar që pëlqyem ‘Njolla të murrme’ dhe…”/ Si u ‘kryqëzua’ drama pasi u kritikua nga Enveri

Next Post

Kalendari Historik 12 Mars

Artikuj të ngjashëm

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953
Galeria e Fotove

March 7, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Galeria e Fotove

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

April 2, 2024
Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930
Galeria e Fotove

Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930

January 29, 2025
Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920
Galeria e Fotove

Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920

July 6, 2023
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Galeria e Fotove

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet 1921-1924

June 24, 2023
Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930
Galeria e Fotove

Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930

June 19, 2023
Next Post
Mars

Kalendari Historik 12 Mars

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!