• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, October 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Home
  • Dossier
  • Interview
  • Personage
  • Documentary
  • Photo Gallery
  • Art & Culture
  • Sport
  • Historical calendar
  • Others
  • Home
  • Dossier
  • Interview
  • Personage
  • Documentary
  • Photo Gallery
  • Art & Culture
  • Sport
  • Historical calendar
  • Others
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Others

“Enver Hoxha më bëri një listë me materiale, po kurrë s’bëri një bisedë strategjike për luftën, nga shokët e tij kuptova se pas lufte…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shëbimit të fshehtë amerikan

Nga Auron Tare

Pjesa e dytë

Memorie.al / Nga Kajro në Shqipëri. Në fillim te nacionalistët e më vonë me komunistët. James Hudson, ish-kapiteni i shërbimit të fshehtë amerikan, në një rrefim për Shqipërin e vitit 1943.

Do të doja ta filloja me një pyetje të thjeshtë: Kush është Kapiteni James Hudson?

Gjithashtu mund të lexoni

“I will tell you about the beautiful and noble girls of Shkodra, from Qamilja, Ana, Dhurata, Greta and Violeta, to Klaudja, Viola and Meri, the ‘Mice’ who…”/ Memories of the former prosecutor, friend of artists and Shkodra

“Even after three decades since the collapse of communism, Albania and Kosovo remain ‘problematic countries’ regarding press freedom, because…” / Reflections of the renowned journalist, Director of the ‘Voice of America’ for Euro-Asia.

Unë kam mbaruar kolegjin në Pensilvani dhe u diplomova për kimi dhe fizikë. Unë u zgjodha nga ushtria, për të qenë një oficer i shërbimeve speciale amerikane. Ata më futën në disa projekte si dhe më trajnuan se si të merresha me mikrofilmat dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Arsyeja ishte se atyre u duhej dikush që të regjistronte me kamera nw dorë, ngjarjet e luftës. D.m.th. një tip kronikani.

                                                              Vijon nga numri kaluar

A takuat ndonjë udhëheqës të partizanëve vendas?

Partizanët më trajtonin mirë dhe asnjëherë nuk pata probleme me ta. Pothuaj kisha gjithnjë me vete një shqiptaro-amerikan, si Albert Toli apo Nik Kukiç, të cilët përkthenin për mua, pasi nuk flisja shqip, gjë që duhet ta kisha mësuar që në fillim. Isha pak dembel. Nuk mund të bisedoja si duhet me ta, megjithëse është e çuditshme se si ndonjëherë arrin të merresh vesh me shenja e lëvizje pa e ditur gjuhën. Ata më jepnin ushqime herë-herë, edhe pse unë kur hidhesha kisha 20-30 pako me vete.

Nuk mund të merrnim shumë, sepse nuk është mirë të kesh shumë parashuta me pajisje kur hidhesh. Udhëheqësit më trajtuan gjithnjë mirë. Fjala që përdornin shpesh ishte “Tedski”, tregonin me gisht nga një drejtim e, donin të më thoshin të kisha kujdes nga gjermanët.

Sipas pikëpamjes suaj, a mendonit se partizanët po luftonin gjermanët? A ju krijua përshtypja se ata ishin forca e vetme që po luftonin gjermanët?

Jo, aspak. Ia thashë këtë Fulzit dhe të gjithë të tjerëve. Unë nuk isha dakord me Tom Stefan, gjatë gjithë kohës. Partizanët qëndronin në zona të veçuara. Një nga gjërat që ata bënë ishte se kishin një perimetër të mirë mbrojtës.

Sa herë që një kamion gjerman kalonte, kishte një skuadër mbi të, pra pothuaj çdo lloj kamioni gjerman që shihje, do të kishte 12 vetë. Ata ishin stërvitur që në prita të ndalonin menjëherë dhe hidheshin nga anët e kamionit. Ishin trajnuar të mos bënin zhurmë, pra ata hidheshin dhe nuk gjuanin.

Po ju them se është shumë e vështirë që të gjesh guerilje, të cilat mund t’i trajnosh. Ata janë një grup i pavarur dhe secili në kokë të vet dhe qëllonin kudo. Si përfundim, gjermanët i zbulonin menjëherë dhe i qëllonin. Ngaqë gueriljet humbisnin shumë burra në këtë mënyrë, ajo që ata bënin zakonisht, ishte t’i linin të iknin, sepse nuk kishte asgjë strategjike aty, por vetëm male.

Pajisjet e tyre i kishin në zona shumë të veçuara lart në male, në ato kampet partizane ku ndoshta qëndronte Hoxha. Unë e imagjinoj, sepse nuk e kam parë kurrë, se duhet të kenë bërë edhe ndonjë luftë të fortë, sepse përpiqeshin të gjenin pajisjet më të mira. Por ata që kam takuar, ishin zakonisht në këtë perimetrin e mbrojtur. Ata më trajtonin mirë, më ndihmonin.

Çfarë mendoni për dokumentin e gjeneral Trockit, që thotë se partizanët ishin ata që duhej të pajiseshin me armatime?

E mendova si një gjë jo të mençur. Mund ta shikoja se sa pa kuptim ishte si strategji, ne nuk kishim një mision taktik, ne nuk kishim trupa në Shqipëri. Taktikisht ne nuk kishim punë të ishim aty, strategjikisht po, meqë ishte si pjesë e Ballkanit. Misioni ynë ishte që të çlironim Shqipërinë dhe jo të luftonim me Shqipërinë, as të luftonim me gjermanët në Shqipëri. Ne donim ta çlironim atë, ju e dini, do të ishte vendi i parë që do çlirohej në të gjithë Europën.

Pra ne donim vetëm ta çlironim dhe mënyra më e mirë për ta çliruar, ishte ta linim në rregull. Gjermanët ikën dhe ju keni një shtet, një qeveri. Nuk është aq e lehtë të formosh një shtet, ka shumë për të bërë. Kështu njerëzit si puna e Frashërve, po e mbanin shtetin në këmbë. Ata e kishin një infrastrukturë, jo shumë, por ishte diçka.

A ju instruktoi Fultz se si të silleshit me partizanët?

Jo, asnjëherë.

A ju instruktoi, apo dëgjuat idenë për të krijuar një rrjet spiunazhi që do të përdorej edhe pas luftës? A mendonte Fultz për pas lufte?

Në të vërtetë ai asnjëherë nuk ma tha hapur këtë, por unë me siguri që e ndieja një gjë të tillë.

A po përpiqej ai të krijonte një rrjet që do të përdorej pas lufte?

Po, por nuk mund ta them me siguri, nëse ai e ka shkruar apo ma ka thënë një gjë të tillë. Ai e bënte 99% të punës së vet, me Memo.

Enver Hoxha e akuzoi Fultz-in, se ai ishte një spiun i amerikanëve dhe se përdorte studentët e vet për të mbledhur informacione. A mendoni se kishte të drejtë për këtë çështje?

Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se Fultz ishte dakord me marrëveshjen apo vendimin e anglezëve, për të pajisur partizanët kundrejt ‘Ballit Kombëtar’. Fultz pothuaj kishte të njëjtat mendime me mua, në lidhje me ‘Ballin Kombëtar’. Ai ishte një djalë Tirane, ai kishte jetuar në Tiranë dhe e njihte mirë qeverinë. Ai nuk ishte tipi i Hoxhës.

Atë nuk do ta shihje nëpër male, ishte një djalë qyteti i shkolluar, i mprehtë dhe shumë i zgjuar. Nuk më la në asnjë moment përshtypjen se pas lufte do të bënte diçka kundër dikujt. Mendoj se ai po luante drejt dhe ishte pjesë e ushtrisë amerikane, duke u munduar të fitonte luftën.

Kam lexuar disa raporte ku OSS amerikane, po ankoheshin nga trajtimi i anglezëve. Dukej sikur kishte një lloj rivaliteti midis OSE dhe OSS në Shqipëri dhe se OSE nuk i pëlqente t’i kishte amerikanët nëpër këmbë…?

Në grupin me të cilin punoja unë me të tjerët, ishim kudo në Shqipëri, asnjëherë nuk patëm ndonjë problem me Shërbimin Sekret Britanik, ishim të gjithë një. Djemtë e Shërbimit anglez që vinin për misione speciale, të tipit të hidhnin ura në erë etj., ishte zor që t’i takoje. Shumë rrallë mund të kem parë ndonjë prej tyre.

Kë takuat ju nga britanikët? Takuat Smiley apo…?

Po, e kam takuar Smiley.

Julian Emery?

Jo, nuk e mbaj mend këtë.

Po Smiley-n e keni takuar?

Po, po.

Do të doja të dija ndonjë detaj personal të shqiptaro-amerikanëve me të cilët ti ke punuar, siç është Tom Stefani. Si ishte Tom Stefani?

Po e njihja mjaft mirë. Ai ishte një djalë shumë zyrtar që nuk pëlqehej shumë nga njerëzit e vet, por që e zotëronte mirë gjuhën shqipe dhe ishte oficer. Ky ishte një ndryshim shumë i madh dhe ishte e habitshme, sepse edhe në Shërbimin amerikan, oficerët ndiheshin ndryshe dhe trajtoheshin ndryshe.

Harry Fultz e dinte se ju operonit dhe punonit në një territor të Ballit Kombëtar. Pse ju parashutoi në Shtabin e Enver Hoxhës?

Për një arsye shumë të mirë. Ata e dinin se koha e këtij komandanti po vinte.

Harry Fultz ju parashutoi pranë Shtabit të Hoxhës, për çfarë arsyeje?

Fultz nuk i besonte më Tom Stefanit. Tomi u afrua aq shumë me Hoxhën, sa zor se ndaheshin. Djemtë e Shërbimit vlerësoheshin vazhdimisht nga eprorët e tyre dhe përdoreshin terma si “prirjet” dhe ai prirej…, unë nuk e akuzoj atë, por ai prirej drejt komunistëve. Në rastin tim, nuk kishte mëdyshje, të gjithë e dinin që unë isha pro ‘Ballit Kombëtar’.

A kishit ndjesinë se ndoshta komunistët kishin penetruar në informacionet e OSS?

Po, e kisha. Gjithsesi e besoj këtë.

A besoni se partizanët infiltruan në Shërbimin amerikan?

Po. Dhe do t’ju them pse. Unë njihja disa oficerë OSS, që nuk kishin lidhje me ne, por ata dinin shumë. Dhe mendoj se ata ishin komunistë, amerikanë. Ata m’u afruan në Bari qetësisht dhe me kujdes, por unë i thashë se i urreja aq shumë komunistët, saqë ata u larguan prej meje. Por sigurisht besoj se kishte komunistë të infiltruar në radhët e Shërbimit amerikan.

Ju takuat Enver Hoxhën. Çfarë ndjetë gjatë bisedës me të? Apo ndonjë detaj rreth tij apo njerëzve që e rrethonin?

Unë kurrë nuk u shoqërova me të. Kisha vetëm takime zyrtare në lidhje me atë problemin e zbarkimit të komandove. Ajo që ai bëri sa më takoi, ishte se filloi të më kërkonte një listë me materiale, si p.sh.; “dua më shumë municione, dua më shumë nga kjo, apo ajo”. Asnjëherë nuk patëm ndonjë bisedë strategjike me të, se çfarë do të bënte në fushën ushtarake.

Por ama kisha dëgjuar mjaftueshëm nga njerëzit e tij, se ata kishin ndërmend të merrnin në dorë drejtimin e vendit dhe për këtë nuk kishte asnjë dyshim. Ata nuk jepnin detaje nëse do t’i vrisnin të gjithë armiqtë e tyre, por unë kisha përshtypjen se kjo do të ndodhte dhe do të derdhej shumë gjak, kur ata të arrinin aty ku synonin. Të gjitha këto që ju them, i kam të dokumentuara. Shumë të tilla, letra nga Fultz, se si të ndërtojmë inteligjencën, se si Tomi po merrte një rol tjetër etj.

Çfarë menduat kur takuat Hoxhën? Ju duk si një luftëtar gueril, apo si një komandant i njerëzve të vet?

Patjetër që e ndjeva se ishte si një që komandonte. Nuk kishte dyshime mbi këtë, ai ishte një udhëheqës. Dhe njerëzit e ndiqnin, por kishte edhe shumë frikë mes tyre. A ishte një diktator që atëherë? Të jem i sinqertë me ty, nuk e quanin të tillë, por ai sillej si udhëheqës dhe kishte gjithë lidhjet me Rusinë.

Por ata kërkonin një autoritet të lartë, sepse nuk kishin një të tillë. Kjo ishte tipike e të gjithë shqiptarëve të asaj kohe, ata nuk kishin një autoritet për t’i udhëhequr. Komunistët kishin Hoxhën, sepse ai ishte i vetmi person që kishte një staturë me këdo.

Mund ta klasifikoni si një njeri të zgjuar?

Unë nuk fola mjaftueshëm me të, që të kem ndonjë mendim filozofik për të, por personi i tij të jepte të kuptoje se padyshim ai ishte komandanti. Nuk kishte asnjë që e sfidonte atë me sa shihja unë. Nga ky këndvështrim, unë them se ai kishte kontroll të plotë.

A mendoni se OSS kishte njerëzit e vet mes partizanëve? Është bërë një debat i madh në Shqipëri, për ish-kryeministrin shqiptar Mehmet Shehu, i cili ishte një ish-student i Fultz dhe një udhëheqës i famshëm partizan. A ka punuar ai për Fultz gjatë luftës?

Opinioni im është se në atë kohë Fultz, nuk kishte arritur në atë shkallë të lojës. Ai filloi të ndryshojë në vjeshtë të 1944. Atëherë të tërë filluam të mendoheshin për këtë dhe kjo është arsyeja pse unë u largova dhe shkova në Austri, për të komanduar një rrjet të Shërbimit Amerikan atje. Personalisht nuk besoj se Fultz donte të shkonte në atë drejtim më parë. Por pas vjeshtës së 1944, po.

Në të gjitha dokumentet që keni parë, në njohuritë tuaja, apo në ato që mund t’ju ketë thënë Fultz, a ka ndonjë kontakt pikërisht për Mehmet Shehun, që ishte një nxënës i Fultz dhe u bë një udhëheqës shumë i famshëm komunist?

Unë isha me të vërtetë shumë afër Fultz, megjithëse ai nuk ishte ndonjë i muhabetit siç e përmenda. Mehmet Shehu ishte ndryshe. Nuk është se u afrova shumë me të, por e njihja. Gjithsesi nuk kam dëgjuar asgjë të tillë.

Zbarkimi anglez në Sarandë si dhe urdhrat e famshme që ju morët nga Hoxha që të shkonit te britanikët dhe të ndalonit pushtimin e Shqipërisë. A mund të më thoni diçka për këtë?

Po, me detaje. Si fillim bëra një udhëtim prej 120 miljesh, për 3 ditë, gjë që ishte vetëvrasje. Lumi i Dukatit ishte fryrë dhe përrenjtë në ato male janë të rrezikshme, kur janë në lulëzim. Kisha me vete një toger të plagosur të forcave ajrore amerikane në një barelë dhe duhej të kalonim lumin e Dukatit, për të arritur në bregdet.

Në një moment u ndamë, por më në fund i gjeta përsëri në anën tjetër të lumit dhe kështu vazhduam drejt bregut. Gjëja tjetër është se ata kishin vendosur trupat përgjatë malit në pjesën lindore, që nuk bënin gjë tjetër, veçse qëndronin në shi dhe i zuri gangrena e sëmundje të tjera në këmbë, e nuk kishin as një palë këpucë që t’i ndërronin, nuk më besohej që ishin komando.

A bënë ndonjë betejë atje me gjermanët?

Jo, deri atëherë. Por më vonë po, bënë, por jo shumë. Gjermanët u përpoqën t’i ngacmonin pak.

Po partizanët? Sepse përmendët një betejë të famshme midis partizanëve dhe gjermanëve?

Po, e di. E vetmja gjë që ne pamë, ishte ajo puna e Korfuzit, që gjuanin nga anijet me armë të rënda.

D.m.th. anglezët nuk bënë shumë luftime aty?

Jo, me siguri që jo.

Në kujtimet tuaja, ju përmendni të famshmin ‘Libër të Bardhë’, në të cilin amerikanët mbajnë emrat e miqve që i ndihmuan gjatë luftës. Çfarë ndodhi me këta miq?

Ju e dini se ai libër ishte një pjellë e imagjinatës sime.

Po, e di, por jam i interesuar të di se çfarë ndodhi me miqtë? Miqtë u vranë apo jo?

Po. Meqë ra fjala që atëherë jam përpjekur ta bëj ushtrinë tonë, që të ketë një libër të tillë. Edhe tani ka shembuj të tillë tek CIA apo Shërbimi Ushtarak, por askujt nuk i intereson. Shiko se çfarë bëni ju, ne, të gjithë ne. Shkojmë andej–këtej dhe u kërkojmë njerëzve të japin jetët, paratë, shtëpitë për ne.

Çfarë ndodhi me rrjetin e OSS që ndërtuat? Çfarë ndodhi me ata njerëz?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Kuptohet që unë di për ata që u kapën dhe u vranë, por jo për të tjerët.

Por a nuk mendon se ata njerëz u braktisën në fatin e tyre?

Po. Kjo është ajo që më bën të ndihem keq, dhe ne e bëmë këtë.

Disa britanikë të SOE, në fakt, si Julian Emery apo David Smiley, njerëz të njohur në shoqërinë angleze, kanë shkruar në librat e tyre, apo e kanë thënë publikisht, se si britanikët ndiheshin të turpëruar që kishin braktisur miqtë e tyre shqiptarë, në duart e komunistëve. Mendoni se e njëjta gjë ndodhi dhe me njerëzit që ndihmuan OSE, d.m.th. u braktisën tek komunistët?

Po. Lejomëni t’ju them se çfarë më zhgënjeu. Nuk kam parë fare interes tek amerikanët, duke përfshirë dhe OSS. Mendoj se ata nuk kanë treguar aspak dhembshuri për atë që ndodhi, ose përgjegjësi. Kjo të lëndon karakterin. Por unë me të vërtetë fajësoj shumë frikën tonë dhe Konferencën e Teheranit dhe bashkë me të faktin se ne kishim kaq shumë frikë, se mos irritonim rusët.

Kush ishte Kapiten James Hudson?

Ka mbaruar kolegjin në Pensilvani dhe është diplomuar për kimi dhe fizikë. Është përzgjedhur nga ushtria për të qenë oficer i shërbimeve të fshehta të SHBA-së. Është trajnuar në disa projekte për t’u angazhuar me mikrofilmat dhe procese të tjera speciale.

I thirrur në shërbimiet inteligjente fillimisht nga nevoja se duhej që dikush të regjistronte luftën. Ka shërbyer për disa kohë në Kajro në stafin e gjeneralit Russell Maxwell, kreut të Komandës së Forcave të Ushtrisë Amerikane të Lindjes së Mesme. Më vonë ka ardhur me mision në vendin tonë. / Memorie.al

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Calendar 28 October, 2026

Next Post

"In December 1924, the students of the Gjirokastra high school, led by the 16-year-old Enver Hoxha, were looking for weapons to fight against the return of Zog..."/ 1969 biography, from Enver's personal collection

Artikuj të ngjashëm

“Tonin, oh how many nights we spent in that beloved room, where you and Justi would sing until sunrise – oh God, what a pleasure…!” / The memories of the former liberal prosecutor, the friend of Shkodra’s artists.
Others

“I will tell you about the beautiful and noble girls of Shkodra, from Qamilja, Ana, Dhurata, Greta and Violeta, to Klaudja, Viola and Meri, the ‘Mice’ who…”/ Memories of the former prosecutor, friend of artists and Shkodra

March 11, 2026
“Even after three decades since the collapse of communism, Albania and Kosovo remain ‘problematic countries’ regarding press freedom, because…” / Reflections of the renowned journalist, Director of the ‘Voice of America’ for Euro-Asia.
Others

“Even after three decades since the collapse of communism, Albania and Kosovo remain ‘problematic countries’ regarding press freedom, because…” / Reflections of the renowned journalist, Director of the ‘Voice of America’ for Euro-Asia.

February 22, 2026
“In the years 1932 – ‘33, due to Stalin’s policies, nearly 7 million Ukrainians died of starvation…” / The testimony of Oleksandra Radchenko, who was persecuted for her diaries.
Others

“In the years 1932 – ‘33, due to Stalin’s policies, nearly 7 million Ukrainians died of starvation…” / The testimony of Oleksandra Radchenko, who was persecuted for her diaries.

December 18, 2025
“After the ’90s, when I was Chief of Personnel at the Berat Police Station, my colleague I.S. told me how they had once eavesdropped on me at the Malinati spring, where I had said about Enver [Hoxha]…”/ The testimony of the former political prisoner.
Others

“After the ’90s, when I was Chief of Personnel at the Berat Police Station, my colleague I.S. told me how they had once eavesdropped on me at the Malinati spring, where I had said about Enver [Hoxha]…”/ The testimony of the former political prisoner.

November 9, 2025
“Whoever uses violence or intimidation to prevent or disrupt the meetings and exercise of judicial bodies, to influence their decisions, shall be punished…”/ What did the 1928 Criminal Code provide?
Others

Why should the Albanian state celebrate September 1st – the day of the proclamation of the Kingdom?!

October 9, 2025
“When I was entering prison, I was leaving Shkodra to collapse under the heaviest weight of a savage terror, unimaginable, with the prisons full and the people…”/ Testimony of Ahmet Bushati
Others

“Head of the Internal Affairs Branch, Hilmi Seiti, as a former student of the Shkodra high school, would find some of his former classmates in prison…”/ Memories of Ahmet Bushati

June 27, 2025
Next Post
He was arrested because when Enver died he painted himself with lipstick and did laps…. / The rare story of Nora Pros, who told the Security: Let Nexhmija keep the mourning…

"In December 1924, the students of the Gjirokastra high school, led by the 16-year-old Enver Hoxha, were looking for weapons to fight against the return of Zog..."/ 1969 biography, from Enver's personal collection

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Home
  • Dossier
  • Interview
  • Personage
  • Documentary
  • Photo Gallery
  • Art & Culture
  • Sport
  • Historical calendar
  • Others