• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, January 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

“Nga ‘STAMLESS’ në Durrës, ‘Mërkur’ në Korçë, ‘SITA’ në Tiranë, e ‘Portland Cemento Shkodra’, te ‘SAIDE’ në Elbasan e, ‘DRINOS’ në Sarandë, të cilat…”/ Kush ishin aksionerët e kompanive të famshme, në Shqipërinë e viteve ’20-’30-të
Princ Widi duke i pershendetur te pranishmit me 7 mars 1914 ne Durres
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Në mars 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së pavarur, por kërcënimi grek, ku turma thërriste; ‘Rroftë Greqia’…”/ Historia e panjohur e patriotit korçar

Nga Aleksandër Cangoja

Memorie.al / Kështu do e perifrazonte paria e Durrësit, qytetin e tyre në një letër publike të dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme Shqiptare, me datë 19 janar 1919. Mbas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, si shumica e qyteteve të Shqipërisë dhe Durrësi kishte dalë me dëmtime të mëdha. Ushtritë pushtuese Italiane dhe Austro-Hungareze njëra pas tjetrës, disa herë e kishin bombarduar këtë qytet, duke i sjellë kështu dëme materiale dhe viktima. Në atë kohë mbas mbarimit të luftës, Durrësi vazhdonte të ishte kryeqytet i Shqipërisë, i zgjedhur qysh nga viti 1914, moment ky kur Princ Vidi do merrte zyrtarisht detyrën si Princ i Shqipërisë, vendosur nga Fuqitë e Mëdha.

Dhe mbas Kongresit të Durrësit nga e cila doli dhe qeveria e saj në vitin 1918, destinacioni si kryeqendër nuk do lëvizte, paçka se kishin filluar tentativa të ndryshme nga njerëz me influencë për ta zhvendosur kryeqytetin në një vend tjetër si Tiranë, Shkodër, Vlorë apo Elbasan. Kjo gjë filloi të diskutohej nëpër Durrës, duke u thënë se qeveria do e lëvizte qendrën drejt Tiranës dhe se një nga shkaqet ishte mungesa e banesave për nëpunësit e qeverisë.

Me këtë rast njerëzit me influencë të qytetit apo paria nëse do e quajmë kështu, vendosi të mblidhej dhe t’a diskutonte këtë problem, i cili për ata ishte shumë shqetësuese. Kjo mbledhje do zhvillohej në ambientet e Katundarisë (Bashkisë) dhe do ishin pjesëmarrës figura si; Perikli Spiru, Jusuf dhe Aqif Çelkupa, Eqrem Beshiri, Myslim Katroshi, Kasem Durrësi, Perikli Goga, Vanc Goga, Sabri Dermani etj., po ashtu dhe të gjithë përfaqësuesit e Klerit Katolik, Orthodoks dhe Mysliman të Durrësit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

“Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, Ramadan Çitaku dhe Pilo Persiteri, të cilat ia thanë në sy se…”/ Fragment nga libri “Enigma e një epoke”, të Ahmet Xhavit Delvinës

Të gjithë këta përpiluan një deklaratë bashkërisht ku i drejtoheshin Ministrit të Punëve të Brendshme dhe nxirrnin në dukje gjërat pozitive dhe benefitet që i jepte ky qytet qeverisë së Shqipërisë. Kjo letër i dërgohet qeverisë me datë 19.I.1919, ndërsa me datë 22.I.1919, dërgohet një letër tjetër, por këtë radhë nga një komision i posaçëm i zgjedhur nga paria e qytetit, ku shkruheshin arsyet pse qyteti i Durrësit kishte probleme me banesat dhe kush ishin shkaqet që e kishin sjellë deri në këtë pike.

Nga njëra anë ishin shkatërrimet e mjaft objekteve që ishin bërë gjatë luftës, nga krahu tjetër ishte se shumë banesa ishin në përdorim të ushtrisë italiane, e cila ishte prezente në Durrës. Kështu ata ishin të gatshëm për të bërë sakrifica, vetëm e vetëm që kryeqyteti mos të largohej nga Durrësi. Ata i kërkuan Ministrit një lloj leje të posaçme, për të sjellë një sërë materialesh ndërtimi, të cilat do shërbenin për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara prej bombardimeve të Luftës së Parë Botërore.

Gjithashtu ata i kërkuan edhe një numër prej 50 deri në 60 punëtorë, të cilët do punonin në këto objekte të dëmtuara. Komisioni vente në dijeni se problemi i banimit për nënpunësit e Qeverisë dhe godinat për Gjykatat, tashmë ishin të siguruara dhe nuk kishte asnjë arsye që kryeqyteti të lëvizte drejt Tiranës, por të vazhdonte të qëndronte në Durrës.

Gjithsesi, mbas Kongresit të Lushnjes qendra e qeverisë praktikisht u ndryshua duke u vendosur në Tiranë, sepse vendosja e saj në Durrës, u pa e pamundur nga Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, ku shkak ishte se ushtria italiane vazhdonte të qëndronte në Durrës dhe kjo nuk i jepte siguri Qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Por juridikisht Durrësi vazhdoi të ishte kryeqytet, deri më 31 janar 1925, dhe Tirana si pjesë e prefekturës së Durrësit.

Nga këto dy letra do vërejmë se Durrësi në atë kohë kishte disa burra që e donin shumë qytetin, mbase dashuria e tyre prej disave sot mund të quhet dhe “lokalizëm”, por kjo është ajo që i mungon Durrësit prej shumë e shumë vitesh, lokalizmi tyre buronte nga dashuria për qytetin ku jetonin dhe punonin.

Më poshtë janë të transkriptuara dy letrat e dërguara nga Paria e qytetit Qeverisë Shqiptare:

Letra e parë e parisë së Durrësit, dërguar qeverisë më 19.I.1919

Të shkëlqyeshmes Ministrisë të Punëve Përbrendshme në Durrës.

“Kemi nderin me u diktu bashkërisht në zyrë të madhënushme të Zotnis Juj, për me paraqit dishirën e përgjithshëm të Popllit Ketushëm.

I ndriçëm Ministër që jeni përshtypsi dhe ruajtësi i vërtet i të drejtës Komtare: N’u ka lajmruë se për disa shkaqe vetjake të Nëpunsve, asht tuj u menduë me u Zgjedhë Tirana si qendër i përgjithshëm, e jo Durrësi që në çdo pikëpamje, asht N’ana i gjithë vendeve shqiptare dhe që qyshka qytetnore i ka m’a të plotshme se të tjerat.

Asht e ditun se e deri më sot të gjitha qeverinat e formume prej atyne shkaqeve të natyrshme e diplomatike dhe prej nevojë Kombëtare të domosdoshme për Kryeqytet, ka Zgjedhë e venduë kët Durrësin e bukur.

A nuk asht ky Durrës, si nga ana e qetësisë vendit, në te cilën asht e mbyshtetun shpirti i Komsiës, si nga rrojtja qytetnore e përgjithshme, asht e meritume me pas rrandsiën dhe nderën e nji vendit Avropjan.

Durrësi asht ma e shkëlqyeshmja pasqyrë se Tirana, për me ba shërbimin që me mprojt e provuë të drejtat Kombëtare kundrejt Avropës, që sot fatin ton e ka në dorë.

E kështu dobinat e mëdhaja shqiptare priten prej Trupit të shkëlqyeshëm të Zotnis Juj, tyke pasun qendër të përgjithshëm Durrësin, i cilli e dhe në pikëpamje të përshtypjes përmrendshme, ka zanë nji vend të nalt e të veçant, në të gjitha Zemrat Kombëtare dhe vendet shqiptare.

E pra për sigurimin e dobinave atdhetare, në zgjedhjet të qandrës përgjithshëm i duhet me u marrë parasyshë nevojat vetjake të Nëpunsve, po vetëm lypet m’u pas parasyshë dobiën e përgjithshëm të atdheut përbashkëm, dhe për shtërnguat shtepiake duhet me duruë e deri sa mund të plotsohen të metat e sotshme.

Prandaj në emën të Popllit Durrësit, ju lutemi Trupit të shkëlqyshmes të Zotnis Juj, tyke menduë dobina e shpresume mos me e ngrejt qandrën e përgjitshëm prej Kryqytetit të vendosur.

Me nderime të posaçme e të përulta”.

Plaku i Varoshit, Plaku i Kallas, Imami i Kalas, Imami i Varoshit Myderriës i Durrësit, Truja, Perikli Spiru, Neki Libohova, Gjorg Vlashi, Vlash Dovana, Mati Fishta, Famulltari Katolik Durrësit, Imami Xhamis, Kaja Hanëmi, Vasil Roço, Eqrem Beshiri, Vanc Goga, Jusuf Çelkupa, Perikli Goga, Vangel Spiru, Dr. A Zaguridhi, Myrteza Goci, Pieter Vlashi, K. Durrësi (Kasem), H. Myshketa (Hysen), I. Kadiu, Sabri Dermani, Myslim Katroshi.

(Nënshkrimet e tjera nuk dallohen qartë, ose janë shkruajtur me gërma Arabe).

Letra e dytë e parisë së Durrësit, dërguar qeverisë më 22.I.1919

Shkëlqesës së Tij

Delg. Të Punravet të Permbranshme Durrës

“Të nenshkruarit, kan nderin me ju tregue Sh.J., që po sa u ndigjue zani se Qeveria ynë, tuj qit per shkakë mungesen e zyrave dhe banimin e Nëpunsavet, dashka të ngrej nga këtu Qendren dhe të vej në Tiranë, me të shpejtë populli i Durrsit u interesua dhe me një Mbledhje të pergjithshme, qi u mbajtë në Katundarië (Godina e Bashkisë), formojë një Kommision per me menduar mbi këte çështje; si e qysh të largohet ç’do mendim u shuanë qi ka per qellim të ngrejtmen e Qendrës së Qeverriës, tuj marrë para syshë, jo vetem pse Qyteti Durrës per Istoriën e tij të bukur e per gjendjen geografike, të njoftun pergjithësisht si ma i randësishmë ekonomikisht e politikisht, nji gja e provume dhe e pelqyme si Kryeqytet i Shqipniës prej gjithë Fuqive të mbëdha, kurë u proklamu të parën herë mëvetësija e Shqipniës; por edhe shkaku i gjendjes së soçme e shkaktume nga lufta, e ngrejtmja e Qendrës do te baj nji pershtypje, e per ket shkakë u muarrë persiper bara, të cilën e murme me deshirë dhe kemi ardhë në këto perfundime:

  1. a) Populli po sakrifikon sa mundet tuj u shtrenguar per me lëshue banime per Npunes, perveç 124 shtëpija qi janë zanë nga ushtrija, janë shenjue edhe 36 të mjaftushëm per Nëpunës.
  2. b) Për Nepunës beqar; veç atyne qi u permenden, kemi parapa të pakten për 20.
  3. c) Kemi Hotelet “Royal” e “Aristide Sarvall” (“Aristill Shallvari”), shpijat e Hysen Ef. Kruetanit, Thoma Teokaridi, Ismail Beshiri, qi me pak spenxhime mund të ndreqen, prej të Zott. Mallit e të Qeverriës për hesap…..(nuk dallohet) shenjumun nga Kommisioni.

Prej atyne shpijave qi janë zanë nga ushtrija, kemi lutun Komanden të na liroj – 5 shpi të mdha, qi janë: Vll. Margariti, Aristide Sarvalli, Giumurteka, Sul Met Rama e, Hani Kristaqi Spiru.

Komisioni ka lutun edhe per me na dhanë nji leje të posaçme per me mujt me sjellë material gadi e: gelqere 1000 kg., Tulla 40000, tjegulla 40000, Xhama 200 arka, gozhdë 100 fuçia gjithëfarësh, çimento 250 kg. – Perandaj lutemi Sh. J. të mirrni masa e të shkruni nevojen qi kemi per këto material dhe veç këtyne, me na dhan edhe afro 50-60 puntor.

Mbasi Komisioni i veçante per banime ka gjetur per të gjithë Nepunesit vend (banim), kështu edhe per Gjykata ma të nalta, qi pas rregullës të pelqyeme pergjithësisht prej gjithë fuqive, e cila duhet pas arësyes të rri në Kryeqytet dhe pa as nji shkak nuk duhe të ngrehet nga Këtu, se si kundër per gjyra tjera, kështu edhe per Gjykatat e Nalta, kemi të shenjue gadi ventim. –

Me shprese se do të kemi dhe ndihmen e Qeverriës së ndershme, per permbarimin të deshires Kombtare, perfundohemi me nderë të veçante”.

Durrës, 22.I/1919

Nënshkrimet:

Neki Libohova, Ilia Llavda, Dr. Zaguridhi, Eqrem Beshiri, Vanghel Spiru, (nënshkrim me germa Arabe), Perikli Spiru. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pjetër Guraziu nga Shkodra, është rekordmeni i parë të atletikës shqiptare, me rezultatin 6.15 metra, më 11 prill 1925 në Bari të Italisë...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të sportit shqiptar

Next Post

“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët...”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite

Artikuj të ngjashëm

“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85
Dossier

“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

January 14, 2026
“Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, Ramadan Çitaku dhe Pilo Persiteri, të cilat ia thanë në sy se…”/ Fragment nga libri “Enigma e një epoke”, të Ahmet Xhavit Delvinës
Dossier

“Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, Ramadan Çitaku dhe Pilo Persiteri, të cilat ia thanë në sy se…”/ Fragment nga libri “Enigma e një epoke”, të Ahmet Xhavit Delvinës

January 13, 2026
“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85
Dossier

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85

January 13, 2026
“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914
Dossier

“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914

January 13, 2026
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
Dossier

“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985

January 12, 2026
Dëshmia e të birit: “Babai im, ish-kryebashkiak i Durrësit, organizoi Kongresin në Lushnje, por u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët…”
Dossier

“Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti dhe nxjerr një kamë, që j’a vë më grykë italianit…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarsisë, për Ahmet Zogun, që mbrojti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes

January 11, 2026
Next Post
“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët…”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite

“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët...”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme