• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, November 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën

21 prill 1921, kur hapej Parlamentit i parë / Historia e panjohur e zgjedhjeve dhe votimeve në Shqipëri: nga dy parti në 1921-’24-ën, te Zogu dhe ato me gogla e një kandidat të Enverit
“Pashkët s’u festuan, u arrit një sukses, por grekët na provokuan me 20 vajza të degjeneruara, që kërcyen dancin dhe…” Letra sekrete për Ramizin
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën
“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën

Dashnor Kaloçi       

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që i përket vitit 1965, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi aksionin për prishjen në masë të objekteve të ndryshme fetare si: kishat, xhamitë, manastiret, tyrbet, teqetë, etj., por ai veprim pati një reagim të fortë, jo vetëm nga disa klerikë, kryesisht ata të besimit katolik, që shërbenin në Qarkun e Shkodrës, por edhe nga shumë besimtarë nga rrethe të ndryshme të vendit. Një reagim i tillë erdhi dhe nga besimtarët elbasanas, të cilët i dërguan dy letra Enver Hoxhës, ku i kërkonin që të ndërhynte sa më shpejt, për të ndaluar prishjen e xhamisë së Ballijes, sepse për ndryshe, ata do t’i shkonin në Tiranë…?!

                   Letra e besimtarëve elbasanas për Enver Hoxhën

         Shokut Enver Hoxha                                                Tiranë

Gjithashtu mund të lexoni

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

Ashtë letra e dytë që po ju dërgojmë juve shoku Enver dhe për një kohë u ndaluan punëtorët për prishjen e xhamisë Ballje, mirë por sot më dt. 27. X. 1965 filluan prishjen e xhamisë, na Xhamiati dhe besimtarët syni ishin të pikëlluar dhe kërkojnë që xhamia në fjalë të mos prishet dhe të qëndrojë në vend. Ne e dimë që feja është e lirë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat fetare dhe prandaj kërkojmë që xhamia Ballje është historike, por në se nuk e pranojmë historike, ta zbukurojmë dhe të rregullohet por vetëm të rrijë xhamia në vend dhe të mos prishet. Nga fetarët, nga Xhemitë dhe besimtarët të qytetit Elbasan. Vetëm urdhri juaj ndalon çdo veprim.

Mbesim me shpresë të naltë.

 27. X. 1965

Shokut Enver Hoxha

Tiranë

Ashtë letra e tretë që ju dërgojmë dhe asnjë gja nuk u ba për xhamin Ballje në Elbasan, por vazhdojnë ta prishin. Asht mëkat i madh që të prishet një xhami si kjo, që asht shumë e mirë dhe që asht në mes të qytetit.

I shkoj fjala dhe Kryetarit të Komitetit të Qytetit se asht xhami ajo që prishet se po të ishte kishë, nuk do të përfundonte kështu dhe Myftiu i qytetit të Elbasanit bashkë me kryetarin e fesë në Tiranë, shikojnë që të marrin pare dhe nuk pyesnin për xhamit, por shikojnë që të mbushin xhepat e tyre, dhe për xhamit nuk kanë gajle por një gja asht se xhamit i ka goditur populli dhe populli të pyet, se sa e keqe i vjen që prishen xhamit sot dhe që i kanë bërë depo shumë prej tyre që bin në sy se janë brenda në qytet.

Sa për Myftiun e qytetit ai e ka bërë si i do qejfi, hoxhallarët e qytetit dhe të fshatit e kanë frikë se ashtu me kobure në brez dhe bajnë si i thotë ai nga frika se i kërcënon, prandaj e gjithë kjo që ka ardhë krejt me Myftiun e Qytetit është bërë, prandaj ne kërkojmë që të mos prishet xhamia sa nuk asht vonë, nëse edhe ne si fetarë i gëzojmë të gjitha të drejtat si ato që nuk besojnë, të na shihet e drejta, ose urdhëroni që të prishen të gjitha xhamit që kështu ta dimë se ne si besimtar nuk i gëzojmë të drejtat si të gjithë, por të prishen, bashkë me Myftiun e Qytetit, që e ka delenisë fenë deri në këtë gjendje.

Na kërkojmë që xhamia të mos prishet sa nuk është vonë dhe Myftiu të na hiqet fare nga feja. Nëse nuk ndalohet prishja dhe të rregullohet xhamia, ditën e martë më datë 2 do të vijmë një pjesë e besimtarëve që të takojmë me juve që të sqarohemi.

Me nderime Xhemiati dhe besimtarët e qytetit e të fshatrave të Elbasanit./Memorie.al

Me besim me shpresë të plotë.

 30. X. 65

(A.Q.Sh. f.14 / A.P. S.T.R. V.1965 D.1014 fq.76)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share83TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia e rrallë e 90-vjeçarit nga SHBA: “Unë i’a dhashë Vasil Laçit revolverin që qëlloi Mbretin Viktor Emanuelit III-të, sepse ai…”/ Historia e panjohur e atentatit

Next Post

Biseda e Enverit: “Për të prishur një xhami, në asnjë mënyrë s’duhet me u acaru me popullin, mos provokoni, po se shembët sot…”

Artikuj të ngjashëm

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

November 18, 2026
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

November 17, 2026
“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve
Dossier

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

November 18, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

November 16, 2026
Next Post
Biseda e Enverit: “Për të prishur një xhami, në asnjë mënyrë s’duhet me u acaru me popullin, mos provokoni, po se shembët sot…”

Biseda e Enverit: “Për të prishur një xhami, në asnjë mënyrë s’duhet me u acaru me popullin, mos provokoni, po se shembët sot…”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme