• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)

Smith2- Kapiten anglez dhe shofer3- Kapiten Marcus Lyons
Kapiten anglez dhe shofer3- Kapiten Marcus Lyons
Anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerikanet
anglo amerokanet
Bill McleanXhelal StaraveckaPeter Kemp
Corporal Davis
Johan AmeryWilliam McheanDavid Smiley
Kadri Hoxha
pas-betejes-se-Spillese
Robbinson
SAUD - marshalli i ajritOahley Hill
Stefan Treska2- Edvard Nikolas
Thoma Stefani
Woodard funksionar i U.N.R.A.Ç me pergjegjesine e bujqesise
Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)
Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)
Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)
Mbi 350 avionë anglo-amerikanë në inkursione luftarake në qiellin shqiptar duke bombarduar forcat gjermane….Dokumentet sekrete (fotot e panjohura)

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al publikon dokument arkivore me dosjet e panjohura të veprimtarisë së aleatëve Anglo-amerikanë në vendin tonë gjatë periudhës së Luftës, 1943-1946, të nxjerra nga Arkiv Qendror i Shtetit, fondi “Veprimtaria e misioneve aleate Anglo-amerikane në Shqipëri”, ku hidhet dritë mbi kontributin e tyre vendimtar në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga italianët e gjermanët. Si u rrëzuan në Shqipëri me dhjetëra avionë aleatë, duke u kapur rob nga qindra parashutistë si dhe viktimat nga popullsia civile në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore forcat aleate anglo-amerikanë morën pjesë aktive që në fillimet e rezistencës antifashiste në Shqipëri duke u inkuadruar në çetat e para nacionaliste dhe ato partizane, ata financuan dhe furnizuan rregullisht me para, veshmbathje, paisje shëndetësore, municione, armatime, teknikë luftarake, e gjithçka tjetër që i duhej forcave të asaj rezistence në vendin tonë. Aleatët anglo-amerikanë  kryen me qindra inkursione ajrore fluturimi duke bombarduar pa pushim të gjitha trupat dhe vend-instalimet gjermane, kudo që ndodheshin në të gjithë krahinat, fshatrat e qytetet në gjithë territorin e Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe ato që ndodheshin në Malin e Zi, Kosovë e Maqedoni.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Dhe si rezultat i gjithë këtij angazhimi të tyre, gjatë viteve 1943-1946, vetëm në territorin e Shqipërisë janë rrëzuar disa dhjetra avionë aleatë, duke u vrarë, kapur rob prej gjermanëve, apo zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, disa qindra ushtarakë anglo-amerikanë. Shumica e të cilëve më pas përfunduan krematoriumeve të Auschwitz, Mat’hauzen, Dakao, apo kampeve të tjera shfarosëse që nazistët kishin ngritur në shtete të ndryshme të Europës. Por të gjitha këto, për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij komunist, patën vlerë deri në vitin 1946, kur lufta kishte mbaruar dhe ai nuk kishte më nevojë për ta.

Në atë kohë, Hoxha i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me anglo-amerikanët dhe më pas, gjithçka që ata kishin bërë për Shqipërinë, u fshinë të gjitha sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Që nga ajo kohë e deri në fillimin e viteve ’90-të, historiografia e propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm që e pasqyronte ndihmën dhe rolin e tyre në Shqipëri si tejet sporadike, por përkundrazi: i konsideronte ata si pengesë në Luftën Antifashiste, duke i identifikuar si “tradhtarë dhe renegatë” të kauzës e idealeve të tyre komuniste. Si rezultat i gjithë kësaj propagande afro gjysëm shekullore, gjë e cila fatkeqësisht vazhdon ende dhe në ditët e sotme, në imazhin e përfytyrimin e pjesës më të madhe të shqiptarëve, aleatët anglo-amerikanë, janë ata që “hidhnin dy këpucë të një këmbe”, apo “biskota dhe çokollata të prishura, duke “ndihmuar vetëm agjentin e tyre, Bazin e Canës”.

Nisur nga këto ç’ka thamë më lart, pa dashur kurrsesi që të glorifikojmë rolin e tyre, e të mohojmë apo minimizojmë rolin e kontributin e të gjithë atyre shqiptarëve që u ngritën e luftuan kundër pushtuesve të huaj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, por me të vetmin qëllim për të hedhur dritë sadopak mbi të vërtetën, Memorie.al. që nga ky numër e në vazhdim, do të publikojë një sërë dokumentesh arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, “Top Secret”, ku pasqyrohet më së miri, veprimtaria e aktiviteti i Anglo-amerikanëve në Shqipëri.

Misionet e para anglo-amerikane në Shqipëri dhe ndihma ndaj partizanëve

Sipas dokumenteve arkivore të cilat korrespondojnë edhe me kujtimet e disa prej ish-misionarëve Anglo-amerikanë në Shqipëri, (të botuar fillimisht në SHBA e Angli, e më pas edhe në Tiranë) ideja për të penetruar ushtarakët Anglo-Amerikanë në Shqipëri, u hodh nga Jualian Amery që në vitin 1940, kur ai shërbente si atashe ushtarak në ambasadën britanike në Beograd. Ndërsa i pari ushtarak që shkeli në vendin tonë, ishte: Oakley Hill, i cili në prillin e vitit 1941, së bashku me vëllezërit, Said, Gani dhe Hasan Kryeziy, si dhe me Abaz Kupin e Mustafa Gjinishin kaluan kufirin shqiptar nga Jugosllavia. Kurse misioni i parë aleat në Shqipëri, u hodh dy vite më vonë, në prillin e vitit 1943, kur Billy McLean, Garry Duffy, Williamson dhe David Smajl, nga Greqia u futën në vendin tonë. Më pas vijuan edhe shumë grupe të tjera misionarësh, të cilat hynë menjëherë në kontakte me krerët kryesorë nacionalistë dhe të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, që kishin apo po krijonin çetat e para për të luftuar kundër pushtuesve italianë.

Kjo konfirmohet edhe nga dokumente arkivore të fondit “Veprimtaria e misione aleate Anglo-amerikane në Shqipëri”, ku misionarët britanikë, kishin arritur deri në Nikaj të Mërturit, duke bërë propagandë apo duke organizuar rezistencën antifashiste. Pas organizmit të kësaj rezistence, ata kaluan në ndihma konkrete duke iu përgjigjur pothuaj të gjitha kërkesave që kishin eksponent kryesorë të Lëvizjes Antifashiste në Shqipëri. Kjo gjë konfirmohet qartë edhe në një dokument arkivor që mban datën 3.VIII.1944, ku zv/Prefekti i Beratit, kapiteni i I-rë, Gani Jashari, njofton Zyrën Politike të Ministrisë së Brendshme në Tiranë., ku shkruhet:

“Kemi informata të sigurta se englezët në Skrapar këto ditët e fundit i kanë shumzue shkarkimet të çdo lloji materiali e ushqime, në zonën bazë Staraveckë me qendër në Helmës. Prej disa ditësh Brigada e Shtatë dhe shumë njësina të Brigadave të ndryshme si të Kurveleshit, Zagorisë e tjera janë grumbullue në katundin Therepel ku kanë bërë organizimin e forcimit dhe stërvitje me armë të rënda artilerie dhe murtaja. Pararojat e këtyne fuqirave, sot janë diktue në katundet ma të afërta me këtë qytet. Nga këto informata na rezulton se të kuqtë në të gjithë zonën e kontrolluar prej tyne kanë bërë mobilizimin e përgjithshëm. Gjithë këto përgatitje i bëjnë për sulmin dhe okupimin e këtij qyteti. Mbasi përballimi i sulmit të tyne të fuqishëm me forcat që kemi sot duket tepër i vështirë, lutemi të intervenohet mundësisht sa më parë për dërgimin e një fuqie tjetër të mjaftueshme” (AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl. 26)

Bombardimet e anglo-amerikanëve ndaj forcave gjermane

Kulmi i veprimtarisë dhe i kontributit të aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri, arriti në vitet 1943-’44, kur ata intensifikuan goditjet ndaj gjermanëve, me anë të inkursioneve ajrore të bombardimit. Lidhur me këtë bëhet fjalë edhe në një dokument arkivor që mban datën 29.IV.1944, ku Prefekti i Elbasanit, Lutfi Shehu, në një njoftim që i bën Ministrisë së Brendshme në Tiranë, shkruan: “Komanda e Qarkut Gjindarmërisë këtushme na njofton se më datë 15 të këtij mueji, aeroplanë të huej kanë mitralue rrugën Librazhd-Prenjas, ma tepër kazermat ku ndodhen ushtarë gjermanë; në qendër Librazhd, janë vrarë katër ushtarë Gjermanë dhe gjatë rrugës së sipërme janë djegë dhe shkatërrue ma se,14-15 makina ushtarake dhe në Përrenjas janë vra tetë ushtarë Gjermanë. Shtojë se deri tani mungojnë informata që t’jenë damtue dhe popullsia civile; përfundimi ka me Ju njoftue”.  (AQSH. Fondi 152, Viti 1944. Dosja 374. Fl.102)

Në një tjetër dokument arkivor të kësaj natyre, shkruhet: “Shteti Shqiptar. Nënprefektura e Pukës. Nr.25/22. KONCEPT. Pukë më 1.7.1944. P.T. Prefekturës. Kemi nderin me ju njoftue se Rreth komanda lokale si mbas lajmërimit që ban, na njofton se më datën 29/VI/944 ora 19.30 Aeroplanët Inglez kanë mitraljue objektivat ushtarake Gjermane, baraka, makina, në Qendrën e Pukës si dhe gjatë rrugës Pukë-Rrapë, gjuejtun autokolonën ushtarake tue djegun 8 makina. Në popull asnjë dam nuk asht shkaktue.

Nënprefekti (Et’hem Rrema, vula firma).

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl. 135.)

Po kështu në një dokument që bën fjalë mbi bombardimet ndaj forcave gjermane, thuhet: “Shteti Shqiptar. Prefektura e Elbasanit. Elbasan më 8 maj 1944. Komuna e Kl.I-rë Librazhd. Nr.125. Librazhd më 29. IV. 1944. P.T. Prefekturës Elbasan. Kemi nderin t’ju njoftojmë se sot në ora 3 dhe 5.30, mbas dreke qendra e kësaj Komune asht bombardue e mitralu, por fatmirësisht këtë herë gjatë ktyne inkursioneve ajrore nuk u provokue as një viktim ndër popull. Me qenë se ndërtesa ku banojnë ushtria Gjermane janë 15-25 metro afërsi me zyrat Qeveritare, tregun dhe banesat familjare nga këta, xhamat e dritarevet të ndërtesave të naltpërmenduna shumë prej sish janë damtue. Me qen se tregu i kësaj komune ndodhet në kryqëzimin e tri udhëve me rëndësi, dhe gjeografikisht e rrethuese prej maleve dhe kodrave të nalta n’afërsi 200-300 metro me tregun, mbasi ushtria dhe vendi ku asht vendosun materiali ushtarak ndodhet shumë afër me zyrat Qeveritare, tregun dhe banesat familjare, për kët arsye efektet e bombardimit janë të randa e shumë të rrezikshme për popullatën e tregut, sido qofshin strehimet mbrojtëse. Nga këto rrethana popullata e tregut dhe Nëpunësit janë mjaft të tronditur. Nëse bombardimet do të vazhdojnë, funksionimi në qendrën e këtushme do të jetë i pamundshëm. Me qenë se pozita e vendit, asht shumë e vështirë dhe e vogël e kurrsesi nuk lejon të vendoset ushtri në ndërtesat e tregut të këtushëm, as vend për depozitim të materialit ushtarak, mbasi diktohen shumë lehtë. Pra për me mund me shpëtue popullin e tregut nga ky tmerr, lutemi të demarshohet ku duhet, që këto ndërtesa të zbrazen mundësisht sa ma shpejt dhe si ushtria dhe materiali ushtarak, të vendosen ndër vende të mbëshefta, të paktën 1500-2000m. larg tregut mbasi ka vende shumë të përshtatshme. Kryetari i Komunës, Ibrahim Dedja d.v.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 374. Fl. 139)

350 avionë anglo-amerikanë në Prishtinë, qindra viktima nga popullsia civile

Bombardime të shumta të aviacionit aleat, pati edhe në viset shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, ku fatkeqësisht si edhe në të gjitha territoret e tjera të Shqipërisë, së pas 1913-ës, pati viktima të shumta nga popullsia civile. Lidhur me këtë bëhet fjalë edhe në një dokument arkivor, që mban datën 7.7.1944, ku zv/Prefekti i Prishtinës, Reshit Mehmeti, në një njoftim që i bën Ministrisë së Brendshme në Tiranë, i shkruan:

“Për dijeni kemi nderin t’ju njoftojmë se, më datë 23/6/44, një numër prej gati 350 aeroplanësh të huaj kanë përshkue prej këtij qarku, prej ku janë shpërnda me drejtime të ndryshme: Serbi e Bullgari. Pak ma vonë, dy prej atyne avionëve, janë kthye dhe kanë lëshue, dy bomba në katundin Pleshinë të Ferizajt, tue plagosë dy druvarë, të cilët ende nuk janë identifikue, mbasi janë marrë prej Gjermanëve e dërgue menjëherë në spital. Gjithashtu, mbas pak kohe, janë kthye dhe dy avionë të tjerë të cilët kanë lëshue një mitraloz në Babush dhe një në Shtimje të Ferizajt, bashkë me disa vegla mitralozi, janë marrë prej gjermanëve. Në mbrëmjen e datës 24 të k.m. një sasi aeropllanash kanë fluturue mbi qytetin e Ferizajt dhe m’andej, kanë marrë drejtimin e Lubetenit, në majë të të cilit flakëronte një zjarr. Atje janë sjellë për disa minuta. Ka mundësi që të kanë hedhë material lufte çetave komuniste”.

Në disa dokumente të tjera që i përkasin kësaj dosje, jepen njoftime të tjera të prefekturës së Prishtinës, ku bëhet e ditur edhe për shumë bombardime të tjera të avionëve aleatë, si në Pejë, Ferizaj Gilan, Gjakovë etj. Ku veç dëmeve të shumta që iu shkaktuan forcave gjermane, pati me dhjetra viktimave nga popullsia civile (me listat përkatëse për çdo qytet), si edhe shumë avionë anglo-amerikanë, të rrëzuar e pilotë të kapur rob nga forcat qeveritare e gjermane.

Bombardimet ndaj gjermanëve në Lezhë

Bombardime të shumta të aleatëve, kundër forcave gjermane pati edhe në qytetin e Lezhës dhe fshatrat përreth. Lidhur me këtë bëhet fjalë edhe në një telegram urgjent të datës 30.3.1944, ku zv/Prefekti i Lezhës, major Llesh Marashi, njofton Ministrinë e P. të Mbrendshme në Tiranë, duke i shkruar: “Nënprefektura e Lezhës njofton se, prej bombardimeve dhe mitralimeve të aeroplanëve të huaj popullsia e Lezhës janë larguar për në katunde ma t’afërme. Lutemi na njoftoni se ç’masa duhet të merren për zyrat qeveritare në rast të inkursioneve të vazhdueshme”. Në një tjetër dokument arkivor të Komandantit të Qarkut të Lezhës, major Llesh Marashit, që mban datën 28 mars 1944, me anë të një telegrami me nr.7/13, ku ai njofton Komandën e Përgjithshme të Gjindarmërisë (Zyra e III-të) në Tiranë, thuhet: “Rrethi i Lezhës na njofton se me datën e djeshme, ora 11 p.d. në vendin e quejtun Fusha Hanit, në breg të Drinit të qytetit Lezhës, asht bamë një bombardim prej aeroplanëve të huaj tuj shkaktue viktima e damet e poshtë treguese. Surije Kruja, vjeçe 10 vdekun, plagosë randë Muçe Kruja vjeç 5, Fildese Kruja vjeç 3, Alija Kruja vjeç 2, të gjithë fëmijët e Muhamet Krujës, sekretarit gjyqit Lezhës. Esat Hamza vjeç 2 vdekun, Istref Hamza plagosë randë e plagosë lehtë Nadire Hamza fëmijët e Hasan Ramës. Halil Dini vjeç 60 vdekun, Donika Nikolla Karnese vjeç 35 vdekun. Ndërtesat ku banojshin këta kan pasë dame të mëdhaja. Po në rrugën e Kakarriqit, ajrorët armiq kanë djegun një kamion gjerman po pa ndonjë dam në persona, sasia e bombave të hedhura janë 3, vetëm njëna prej tyne ka ra në ndërtesën e damtueme. Hollësina me raportin shkoqitë”. (AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl 23.) Në këtë dosje jepen edhe dëmet e shumta të shkaktuara forcave gjermane në fshatrat Zejmen, Rrilë, Shënkoll etj, si dhe lista e viktimave nga popullsia civile në qytetin e Lezhës e fshatrat përreth.

Bombardime në Tiranë, qindra viktima nga popullsia civile

Sipas dokumenteve arkivore, intensiteti më i madh i bombardimeve të aleatëve ndaj gjermanëve, ka qenë në Qarkun e Tiranës. Lidhur me këtë, në një dokument që mban datën 5 prill 1944, Komandanti i Gjindarmërisë së Rrethit, kapiten Xhelal Staravecka, njofton Prefektin e Tiranës, Qazim Mulleti, duke i shkruar: “Parashtrojmë se më datën 30/3/1944, në orën 12 deri në 13, nga aeroplanë të huaj ngelën të vramë vdekur 10 persona dhe të plagosun randë 12, nga të cilët deri tash asht identifikue vetëm Musa Hamzai, i bir’i Saliut dhe Hanës, dl. 1926, lindun në katundin Nange të Bicaj e Lumës, e banues në Tiranë, karrocier, ngel i vdekur. Si të vramit ashtu dhe të palgosunit mbas inkursjonit jan dërgue në spitalin civil, për mjekimin e të vramit, për varrim mbasi të identifikoheshin. Për identifikimin e personave të vramë dhe të plagosun janë dhanë urdhënat e duhuna dhe përfundimisht do tu lajmërohet”. Në një dokument tjetër me nr. protokolli 50/11, që mban datën 11.IV.1944, ku Komandanti i Rrethit të Brendshëm, Tiranë, kapiten Xhelal Staravecka, njofton Prokurorinë e Shtetit Tiranë, midis të tjerash shkruhet: “Ju parashtrohet se me datën 30/3/1944, nga inkursioni ajruer, ishin vramë tre persona pranë centralit t’elektrikut, të cilët kishin mbetun të paidentifikuem, dhe kufomat e tyne ishin transportue në Spital, të cilët ma vonë u identifikuen dhe janë: Ibrahinm Plaku i biri i Musajt, dhe i zonjës, dl. 31/12/1914, lindun në katundin Marcinep të Komunës së Prezës, Prefekturës Durrsit puntorë. Maksut Ismaili, i biri i Beqirit dhe i Hanëmes, vjeç 40 lindun e banues në Marsenik të Prefekturës Durrësit, puntorë. Musa Sali Hamzaj nga katundi Nangë i Lumës, dl.1/10/1926, ish-shërbëtuer pranë Mehmet Qyqes në Tiranë. Viktimave u janë gjetë për sipër këto sende: Ibrahimit Fr.Ar.123 bashkë me portofolin ju dorzuen axhës së tij, Vath Plakut.  Mbasi viktima kishte qenë një kohë të gjatë pranë këtij dhe ky kishte një obligim tjetër ndaj familjes së viktimës. Proçes-Verbali i mbajtun mbi identifikimin e tyne dhe dorzimin e të hollave ngjitun ju paraqitet”. (AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 374. Fl.76)/Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share1TweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e panjohura të Anglo - Amerikanëve në vitet 1943 -1946

Next Post

Kam cënuar unitetin Enver-Mehmet, por Petriti me Hiton përqendruan armët në Shtatmadhori…./Letra e Beqir Ballukut nga burgu

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
GJENERALET_SHQIPTARE_BALLUK

Kam cënuar unitetin Enver-Mehmet, por Petriti me Hiton përqendruan armët në Shtatmadhori…./Letra e Beqir Ballukut nga burgu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!